Muli analizon shkaqet pse Rama bllokoi rrugën në Librazhd.

24 Shkurt 2026, 20:24Antena TEMA

Bllokimi i aksit të Librazhdit ka rritur vështirësinë e shkuarjes në Korçë dhe Muli po mendonte sot se si mund ta përdorim më shumë për të marrë votat e korçarëve këtë histori.

— Unë mendoj të dalësh vetë, i tha Lelo, si dhëndërr korçe që je, dhe të thuash: “Se tani doni të na ndani edhe nga njerëzit e gruas; mirë që me gratë na keni ndarë se mbetëm mitingjeve.”

— Jo, jo, tha Muli, se nuk e them dot këtë që me gratë na keni ndarë, se gati janë këta pastaj më kujtojnë këto historitë hot.

— Po mirë, tha Lelo, hiqe atë fjali, thuaj që Edi Rama është tmerruar nga Ivi Kaso në Korçë dhe po përpiqet ta bllokojë Korçën me Tiranën që mos të ketë mundësi të shkojë Ivi.

— Po jo, mo, se Ivi shkon nga Përmeti, me atë rast takon edhe dajën, tha Muli. Nuk ngjit ajo punë.

— Po sikur të themi që ky bllokim është hakmarrje e Ballukut ndaj Ramës për t’i treguar se ajo mund ta bllokojë gjithë Shqipërinë, të mos lëvizë njeri nga Tirana?

— Jo, jo, se na del më e fortë se Gaz Bardhi se ai bën kërcenime të tilla.

— Epo çfarë të themi, tha Lelo, se atë punën e zhavorrit e tha Doktori.

— Po ja, të gjejmë diçka më politike.

— E gjeta, tha Lelo.

— Hë?

— Të themi se Rama e bllokoi aksin e Juglindjes, pasi andej do vinin vala më e madhe e protestuesve në mitingun e datës 28 që do të rrëzojë Ramën. E kishim të konfirmuar. Madje do vinin edhe nga Greqia.

— Kjo po, tha Muli. Kështu ka kuptim se kemi çfarë themi në datë 28 kur të ketë 1 mijë vet.

Lini një Përgjigje