Muli përgatit skenarët se çfarë t’i thotë prokurorit për rrahjen e qytetarit

23 Shkurt 2026, 20:27Antena TEMA

Pas denoncimit në polici dhe rrëfimit të ngjarjes së qytetarit me të cilin është përleshur Muli, duket që Muli mund të ketë probleme me prokurorinë.
Thirri Lelon për ta vlerësuar sa e rrezikshme është kjo.

— Nuk mendoj që ka ndonjë rrezik — tha Lelo. — E vërtetë është që e ke dhunuar, por qeveria po dhunon një popull të tërë dhe nuk e gjen gjë. Ti me dy grushta do dënohesh?

— Po kam hall se merret për ters ajo e Xhelalit që e ka kontrolluar për armë. Do na thonë jeni grup paraushtarak.

— Jo — i tha Lelo. — Xhelali boll t’i thotë jam nga Kamza dhe është i falur. Ata të kontrollojnë sa herë hipën në autobusët e Kamzës në xhepa. E kanë traditë. Nuk e lidhin me ty këtë, mos ki frikë.

— Epo mirë — tha Muli. — Po kam frikë mos më çojnë për heqje imuniteti, se kur rrahu Ztrazon ai nga Laçi, i hoqën imunitetin, madje dhe e futën në burg.

— E di — tha Lelo — por ndryshon situata. Ai e rrahu në Parlament, ka rëndësi dhe vendi. Ti në rrugë e rrahe. Ai ka fyer dinjitetin e korridorit të banjave të Kuvendit.

— Ky qenka argument i mirë — tha Muli. — Domethënë unë t’i them thjesht: mu duk si narkotrafikant se kishte xhup të mirë?

— Vetëm kaq — tha Lelo. — Thuaj pastaj: kur nuk e lufton SPAK narkotrafikun, detyrohemi ta luftojmë ne me mjete rrethanore.

— Nuk kam hall se më dënojnë — tha Muli — se burgu për burra është, por kam hall se demoralizohen këta demokratët më 28 shkurt po morën vesh që do më dënojnë mua dhe bie kjo vala e molotovëve.

— Larg qoftë — tha Lelo — por unë mendoj që dënimi jot mund të shkaktojë mobilizim më të madh në PD. Por mos ta ndjellim.

2 Komente

  1. A
    Al

    Muli, baba i mushkut ????????????

    Përgjigjjuni
    1. o
      o drejtesi pse po merni ne qaf veten tuaj pse nuk

      po more malok i ndyre me duket se te erdhi fundi. o flamur muti noka. o idjot o deputeti me i ndyr ne parlament.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje