Pas Foltores së sotme, ku Doktori u deklaroi demokratëve se “shpresa e Shqipërisë jemi ne”, Muli i kërkoi Lelos të gjente disa argumente dhe ta shpërndanin këtë si tezë kryesore.
— Duhet ta bëjmë slogan këtë fjali, — i tha. — “Shpresa jemi ne” duhet të jetë fjalia e parë që t’i themi çdo qytetari.
— Po çfarë të gjejmë? — tha Lelo. — Të themi “shpresa jemi ne se kemi Doktorin”? E themi, po është pak qesharake… është 82 vjeç.
— Jo, s’ka nevojë ta zësh në gojë Doktorin, — tha Muli. — Edhe pa Doktorin bën.
— Kam frikë se pa Doktorin na marrin në gojë ne të tjerëve, — tha Lelo. — Do thonë “shpresa jemi ne se kemi Mulin”.
— Nuk ka nevojë për emra, — tha Muli. — Gjej argumente pse socialistët janë dorëzuar dhe tani e kemi radhën ne.
— Aha, kështu po, — tha Lelo. — Ja, të themi që emërimi i Dash Sulës është shenjë që Edi Rama ka mbaruar dhe po merr njerëz nga tanët.
— Në asnjë mënyrë, — tha Muli. — Ai duhet trajtuar si tradhtar, jo si shpresë për demokratët.
— Si tradhtar? — tha Lelo. — Se demokratët po e shikojnë si shenjë që po u vjen radha.
— Jo, jo, — tha Muli. — Duhet thënë që Rama po merr mbetjet e PD-së, se s’ka më njerëz.
— Kam frikë se kështu do fillojnë protestat në PD me sloganin:
“Edhe unë jam mbetje, dua një vend pune”,
— tha Lelo. — Dhe na i merr Rama të gjithë.
— Nuk e di si do ta gjesh, — tha Muli, — por duhet patjetër ta godasim këtë si fenomen dhe të ngjallim shpresë.
— Po çfarë shprese të ngjallim? — tha Lelo. — Alizoti më tha më ka ikur gjithë PD-ja e Elbasanit me Dashin sapo morën vesh lajmin. Kanë 12 vjet rrugëve…
Kishim nje vleresim pozitiv per Dash sulen! Para disa muajsh ka deklaruar publikisht se: Garantonte opinionin se vitin e ardheshem,(pra gjate vitit 2026), PD dhe PS pra Berisha dhe Rama do te benin ndryshime kushtetuse ne dem te SPAK-t...!?!? Po ky kaperxim e tij cfare tregon? Njerzit edhe bejne levizje ne funksion te interesave personale, por...ne rastin konkret, ai u hodh ne preherin e Rames, i cili edhe sipas Sules, dyshohet per korrupsion, qendrime kunder drejtesise se re etj etj. Mendoj qe njerzit me integritet nuk e prisnin kete levizje te Sules. Ai mund te qendronte i pavarur si nga PD dhe PS...., por sic duket edhe ai shkoi ne gjirizin e korripsionit, sepse sot ne Shqiperi aparatciket luftojne vetem per para dhe asgje tjeter. Ti vije turp! Vetem kaq mund te themi.
Duket siku ti je i vetmi njeri i pa informuar per qendrimin e Sules. Ai e ka thene shpesh ne TV qe eshte i gatshem te ofroje experencien dhe sherbimet e tij qeverise po qe se i kerkohen. E ka thene vazhdimisht kete neper biseda e portale ku eshte ftuar dhe per kete arsye Rama ja ofroi dhe ai e pranoi. Mos u merzitt qe je i pa informuar, nuk eshte fundi botes.