Muli u shpjegon demokratëve përfitimet nga marrëveshja e Gazit

15 Mars 2024, 18:49Antena TEMA

Muli thirri sot Lelon të bënin gati tezat për përfitimet që kanë demokratët nag marrëveshja e Gazit.

-Duhet t’u krijojmë idenë që gjunjëzuam Edi Ramën, tha Muli.

Dhe që Doktori arriti ta mundë atë dhe nga penxherja.

-Dakod, tha Lelo. E kuptoj, por duhet t’u bëjmë shpjegime praktike.

Fjala vjen, t’u themi që gratë deputete do jenë më të qeta, se nuk do fshehin në vende intime, gaz lotsjellës, apo bilbila, që mos t’ua kapë Garda.

Burrat deputetë do jenë më të qetë, se nuk do rrihen me gardistë apo t’i dhunojnë ata duke djegur duart me bomba tymuese.

Demokratët do jenë më të qetë, pasi nuk do dalin çdo ditë në protesta për të nisur revolucionin.

Për më tepër ketë muaj që është dhe muaji i Ramazanit, duhet të jenë të qetë dhe të fokusohen tek bindja ndaj Allahut.

-Ja këto janë teza shumë të mira, tha Muli, se shqiptarët duan të dinë gjithmonë çfarë fitojnë vetë.

Këto prekin direkt interesin e çdo demokrati.

Vetëm do ta kem vështirë për dezhurnë tek rrugica tani, se këta demokratët mendojnë se tani Doktorin do ta lirojnë.

-Ekziston rreziku që të ketë dhe sulme ndaj Gazit, tha Lelo.

Më kapi njëri sot e më tha: Mor legena, ju na thatë që e morëm Gaz Bardhin, e ndryshuam, e futëm në rrugë të drejt tek “Rrugica e Doktorit”, nuk na thatë që do na marrë Gaz Bardhi, do na ndryshojë dhe do na bëjë si vetja.

-Po ti çfarë i the, tha Muli?

-Unë i thashë rëndësi ka të ndjehemi mirë, pa nuk ka rëndësi kush na bën të ndjehemi mirë.

-Dhe mua më kapi njëri i inatosur qëparë.

Ça është ky gëzim për këtë marrëveshjen e Gazit si me qenë marrëveshja për gazin rus, tha.

Dhe në fund na del që është marrëveshja për Gazin amerikan.

-Ça të bëjmë, i thashë. I bëhet mirë Doktorit, na bëhet mirë të gjithëve.

Lini një Përgjigje