Meqë të hënë fillon Ramazani, Muli mori masa që sot për fjalimin që do mbahet poshtë penxheres me rastin e Dites së Ramazanit.
Thirri Lelon dhe i tha ta shkruante fjalimin sikur do ta mbante vet Muli.
Dua të përcaktosh se cilat janë sakrificat që na presin në Muajin e Shenjt të Ramazanit ne si demokratë dhe pse duhet të përballemi me këto sakrifica.
Lelo mori detyrat u ul në kompjuter dhe ja dorëzoi fjalimin pas pak.
Ja disa pika ku mbështet fjalimi i Mulit.
Muaji i Ramazanit është Muaji i Sakrificës që zoti ua shpërblen, ndaj në radhë të parë mendimet tona janë për Sakrificën e Doktorit i cili çdo natë nga penxherja e tij i flet popullit shqiptar dhe i tregon Udhën e Shpresës.
Në të ftohtë dhe në shi, në diell dhe në erë, ai vesh robishanin e tij rregullon mikrofonin dhe i flet popullit. Nuk e shmang asnjë natë sakrificën e tij. Ndaj nderi i parë shkon për të.
Nderimi i dytë shkon për gjithë ata demokratë dhe demokrate të vendosur që qëndruan heroikisht më 8 janar kundër përpjekjes së Edi Ramës për të marrë selinë, dhe sot pranojnë me dorë në zemër dhe duartroktije ardhjen e Gazit Salianjit e të tjerëve bashkë me ne.
Durimi është një sakrificë e Madhe por duket që Allahau i Madh i ka udhëzuar drejt në rrugën e sakrificave.
Nderimi i tretë shkon për gjithë demokratët të cilët edhe pse nuk ka mbushur ende një javë që ka ardhur në partinë tonë, i besojnë Gaz Bardhit negociatat me Edi Ramën. Kjo tregon se at mposhtin dhimbjet dhe vuajtjet brenda vetes për hirë të çështjes së madhe.
Nderimi i fundit shkon për gjithë popullin shqiptar, i cili është gati të pres deri në vdekje rikthimin e Doktorit në pushtet. E dimë sa e vështirë është të besosh se ai do fitoj, por fakti që shqiptarët po e presin do të thotë se Zoti i ka bindur se nuk do ta marrë shpejt afër vetes.
Lini një Përgjigje