Muli diversion me Lulin rreth bashkimit 

1 Mars 2024, 20:01Antena TEMA

Muli ka organizuar një plan që të mbajë gjallë idenë që PD po bashkohet.

Pas bashkimit të grupit të Gaz Bardhit, Muli ka hapur fjalë se do bashkohet dhe Luli me ta. 

Lelo, i cili është ngarkuar me detyrë që të përhapë këtë si thashethem në media, ka disa probleme.

-Më duhet të sqaroj se çfarë qëndrimi do mbash ti kur të bëhet lajmi public, i tha Lelo, Mulit.

Unë tani kam vënë këta djemtë e Syrit ta thonë nëpër kafe që do vijë dhe Luli.

Por nëse kjo bëhet publike, ti duhet të mbash qëndrim.

-Unë do vazhdoj të refuzoj, tha Muli. Do bëj si i vështirë.

Rëndësi ka që të duket sikur Luli do të vijë me çdo kusht, por unë dhe ai burri hezitojmë.

-Pra ideja është që ta paraqesim Lulin si një njeri të dorëzuar, që po na lutet ta marrim dhe atë, tha Lelo.

-Po, tha Muli.

-Po ndërkohë që ne themi që ai po na lutet të vijë, ne po na dezertojnë njerëz e po shkojnë tek Luli.

Ja na ikën dy në Klos. Si ta interpretojmë këtë?

-Kjo ka një shpjegim, tha Muli.

Njerëzit mendojnë se Luli është me Ramën dhe po shkojnë me të.

Ndaj duhet ta bëjmë që po na lutet ne, që të mos shkojnë njerëz tek ai.

-A, e kuptova, tha Lelo.

D.m.th ne duhet të hapim fjalë që Luli po na lutet ne, që njerëzit të mos shkojnë më tek Luli. 

-Po pra, kaq e thjeshtë është, tha Muli.

-E kuptova, tha Lelo. Por duhet ta shtyjmë sa më shumë këtë bashkimin në në parti me Gaz Bardhin, se ata që mbeten pa gjë kthehen prapë tek Luli.

Ky është halli i madh.

Lini një Përgjigje