Lajmet se Ilir Meta ka kërkuar që Salianji të jetë kryeministër i opozitës, e shqetësoi seriozisht Mulin.
Edhe pse atë gjë e ka në dorë Doktori dhe nuk e lejon, Muli u shqetësua tek frika që kanë demokratët nga ndonjë përçarje e re.
-Ne kemi tre vjet që nuk mbyllim dot sherrin për tradhtinë e Lulit, tha Muli.
Hajde të fillojmë nga e para për tradhtinë e Salianjit.
-Ke të drejtë, tha Lelo, por nuk më duket se ka vend për panik.
Ky mund të jetë diversion i Metës.
Që kur t’i themi ne jo, ai të thotë dakord po bëhem vetë.
-Po më mirë të bëhet vetë Meta, se Salianji, tha Muli.
Të paktën u themi demokratëve u detyruam ja dhamë Metës se s’na dalin votat, po si mund të themi u detyruam ia dhamë Salianjit....
-Ka vetëm një gjë të keqe, tha Lelo.
Lajmi që Meta ka propozuar Salianjin ka dalë në një ditë kur PD e Lulit dha dakordësinë për amnistinë, që nuk fal Salianjin. Pra e djeg atë.
Dhe duket sikur Luli bashkëpunon me Doktorin në këtë pikë, për të djegur Salianjin.
Ndërkohë ne e kemi akuzuar se bashkëpunon me Ramën.
Duhet ta ndajmë këtë punë.
Nëse na duhet Salianji duhet të denoncojmë Lulin që po na e djeg.
Nëse nuk na duhet Salianji, nuk duhet ta denoncojmë për amnistinë, se po na ndihmon ta heqim qafe me dorën e tij.
-Kjo është shumë e komplikuar, tha Muli.
Ne duhet të denoncojmë Lulin që bashkëpunon me Ramën dhe të themi që ai do të fusë në burg Salianjin, që ta bëjë hero e të bëhet kryeministër.
Kjo është skemë e tyre.
-Puna është se kush mund ta thotë nga ne këtë, tha Lelo.
-E thotë presor Mondi, tha Muli, se atij i hapet perspektivë në Korçë.
Lini një Përgjigje