Muli përgatit deklaratën për pjesëmarrjen në miting 

19 Shkurt 2024, 13:09Antena TEMA

Muli po diskutonte sot me Lelon se si ta bëjnë që të shpallin pjesëmarrje masive në miting. 

-Mendoj që kjo çështje është e zgjidhur, tha Lelo.

Doktori ende pa filluar mitingu si zakonisht do thotë që ky ishte mitingu më i madh në histori. 

-Po këtë e ka thënë disa here, tha Muli. 

-S’ka problem.

Po na pyetën që e ka thënë disa here, do themi kjo është histori e re, është historia e burgut politik të Doktorit.

Ky është mitingu më i madh në këtë histori. 

-A, shumë mire, tha Muli. Po për numrin sa të themi. 

-Po shiko, nëse aty marrin pjesë 1200 vetë, ne kemi të drejtë ta themi që morën pjesë 5200, siç ka thënë Gazi për pjesëmarrjen në Kongres.

Pra pesë herë kemi të drejtë t’i shtojmë prej Gazit. 

-Ah po, më kishte ik nga mendja kjo, tha Muli. 

-Pastaj kemi të drejtë që të themi se mitingun e kanë ndjekur 500 mijë vetë.

Po na thanë ku ishin njerëzit se nuk i pamë, do themi që ishin online.

Protestat tani zhvillohen dhe online.

Ashtu si qeveria bën kuvendin online, dhe ne bëjmë protestën online.

Në fund të fundit rëndësi ka mbështetja e protestës, jo prania fizike aty.

E rëndësishme është kush merr pjesë me mendje dhe zemër.

Dhe ata nuk kanë si t’i mohojnë 500 mijë vetë online, se ne kemi marrë 500 mijë vota si opozitë zgjedhjet e fundit. 

-Ky po është argument, tha Muli.

Po të vëmë Gazin ta thotë këtë, se atij i kanë lezet këto llogaritë online. 

-Patjetër, tha Lelo. Se ai është dhe simbol i bashkimit.

Njerëzit kanë besim kur e thotë ai, se kur shikojne Gazin ndjehen të bashkuar. 

2 Komente

  1. U
    U gajasa

    Kur shikojne Gazin bashkojne bolet me bythen

    1. r
      reti11

      Oooo Muuuhhli! Vota jeme veç për ty! Je shenjtori i shërbëtorëve/bythëlëpirësve të gjithe globit. Bashke me Paloqen.

      Lini një Përgjigje