Muli përgatit një sulm ndaj vizitës së Zelenskit 

26 Shkurt 2024, 20:25Antena TEMA

Vizita e Zelenskit në Tiranë dhe bllokimi i rrugëve, është një ngjarje e dyshimtë për Mulin.

Ai dyshon se Rama e ka bërë këtë të shmangë grumbullimin tek rrugca e Doktorit në mbasdite. 

Për këtë ai vendosi t’i bëjë një thirrje të hapur Zelenskit të anullojë vizitën në Tiranë, ose të pranojë kushtet e Doktorit: 

-I nderuar president Zelenski.

Polcia e Edi Ramës, vëllait të Vuçiqit dhe mikut të Putinit, na ka njoftuar se do të ndalohet protesta te rrugica e Lirisë në Tiranë, për shkak të ardhjes suaj në Tiranë. 

E gjithë kjo bëhet që të sabotohet një nga rezistencat më të lavdishme që Evropa ka parë këto muaj, për liri e demokraci.

Edhe lufta juaj kundër Rusisë është heroike, por ajo është e pakrahasueshme me rezistencën tonë.  

Lufta juaj përkrahet dhe mbështetet nga SHBA dhe gjithë vendet e Evropës perëndimore, ndëra ne po luftojmë të vetëm të izoluar, madje duke i pasur kundër SHBA dhe vendet perëndimore. 

Dhe në këtë pikë qëndresa jonë është shumë herë më e madhe se ajo juaja. 

Qëndresa jonë vërtet nuk ka të vdekur, por ajo përpiqet të shpëtojë nga vdekja mijëra shqiptarë që kanë mbetur peng nën këtë regjim kriminal. 

Ndaj ju bëj thirrje që të mos pengoni protestën tonë dhe t’ia vendosni si kusht Edi Ramës se ju do të vini, me kusht që ne të vazhdojmë protestën. 

Nëse ai nuk pranon, ju duhet të bëni një gjest tjetër

Të vini të takoni liderin e opozitës Sali Berisha, i cili së shpejti do të jetë kryeministër dhe do festoni bashkë fitoren mbi Putinin. 

Nëse nuk bëni asnjë nga këto, dihet se do na kesh përballë tek Rrugica e Shpresës. 

1 Komente

  1. S
    Saliu baxhella nongrata

    Ku vajti puna jote o Saleh, te fshihesh në nevojtore dhe te nxjerresh grate te te mohojne. Sa turp !! Po sikur te ishte hasmi ( ti ke plot te tille) cfare do ndodhte ? Do të dhiste në goje me keq se Amerikanet , ty dhe gerdalles tende , Liries hajdute e nongrata , bashke autores se pjelles me te prishur e te shemtuar , kriminele Argita e Xen bythqiri. Dite të zeza te kane ardhur por me zi akoma do vijne për ty. Te pret fundi Duçes në bulevard, në furine e popullit revoltuar . Ke shume gjynahe moj kerrme, qe nga koha kur vrate priftin në Berishe te madhe te Pukes. Vdis o hiene me mire, hidhu nga ballkoni agonise tende. Lumturo nje popull more cope muti. Ngordh !!!

    Lini një Përgjigje