Muli i çuditur nga fjalimi i Doktorit për burgjet 

25 Shkurt 2024, 20:34Antena TEMA

Sot tek penxherja Doktori mbajti një fjalim për gjendjen në burgje dhe sidomos mbushjen e paraburgimit me njerëz të pafajshëm. 
Muli thirri Lelon të diskutonin se çfarë mesazhi ishte ky. 
-Mesazhi i parë ka të bëjë me drejtësinë e re tha Lelo që arreston njerëz të pafajshëm, siç është dhe rasti i Doktorit dhe dhëndrit të tij. Nëse e vure re ti, ai tha se i arrestojnë njerëzit për statistikë. Edhe Doktorin për statistikë e kanë arrestuar. Ndaj deshi t'i mëshojë fort kësaj teze. 
-Dakord jam tha Muli, por duket sikur ky e ka të sigurt që do shkoj në burg dhe po interesohet për kushtet. Kjo i demoralizon demokratët. 
-E di tha Lelo. Por ka dhe një mesazh të dytë të fortë ai fjalim. Mesazhi është pavarësisht se kushtet në paraburgim janë të vështira ne nuk i trembemi burgut dhe e sfidojmë atë. Ndaj Doktori po flet tani që nuk është në paraburgim, që mos t'i duket personale, pro tregon që nuk i trembet burgut. 
-Dakord, dakord tha Muli, por na duhet një mesazh më optimist. Duhet ta përkthejmë vetë këtë mesazhin për demokratët, që të tregojmë optimizëm dhe ta lidhim me protestën e 20 Shkurtit. 
-Atëherë të themi që pas 20 Shkurtit Edi Rama është i mbaruar dhe e ka vendin në burg, por ne nuk jemi si ai, ne duam ta rregullojmë këtë punën e paraburgimit.  

Lini një Përgjigje