Pas mitingut, Mulin e shqetësoi deklarata e Gazit, që tha se tani gjykata duhet të na japë vulën.
E thirri Lelon se si duhet ta menaxhonin këtë punë.
-Ky Gazi, tha Muli, kërkoi që gjykata të na kthejë urgjent vulën pas mitingut.
D.m.th sipas tij qëllimi i mitingut është të na kthehet vula.
Sipas Doktorit është të sulmohej Blinken.
Sipas militantëve është të rrëzohet Rama.
Pra ka disa qëllime. Tani kjo kërkesa e Gazit duhet parë seriozisht.
-Po çfarë të keqe ka, tha Lelo?
-Ka patjetër, tha Muli. Se mund ta ketë dëgjuar gjykatësi, është trembur nga mitingu dhe shkon kërkon aty kërkesën e Gaz Bardhit për vulën.
E merr, e nxjerr në seancë plenare dhe i kthen vulën.
-Po le të na e kthejë, tha Lelo. Ne atë duam.
-Po jo mo burrë, se kërkesa e fundit e Gaz Bardhit për vulë është që t’ia kthejë Lulit.
Ai s’ka bërë kërkesë të re të na e kthejë ne.
Do na bëjë lëmsh gjykatën.
-Ka dy skenarë, tha Lelo.
Skenari i parë i keq, është ky që thua ti.
Që gjykata të trembet nga mitingu dhe të plotësojë kërkesën e Gazit, që fiton Luli.
-Po.
-Skenari i dytë është që gjykata të mos trembet nga mitingu, të dëgjojë Gazin dhe nga inati të na e japë ne.
Ky është skenar më pozitiv.
-D.m.th ti thua, tha Muli, që më mirë që gjykata të mos trembet nga mitingu e të na japë ne, se sa të trembet e t’ia japë Lulit gabimisht.
-Po, i tha Lelo.
-Po e mori vesh ai burri, si duhet fare vula.
Atij i duhet të trembet gjykata.
Kjo puna e vulës është kot.
Lini një Përgjigje