Muli i paqartë për mënyrën e vazhdimit të revolucionit 

22 Shkurt 2024, 20:23Antena TEMA

Pas mbarimit të mitingut Muli e spostoi debatin në mbledhje të grupit parlamentar.

Puna është se si duhen mbajtur të karikuar, të mos i kapë depresioni pas mitingut.

Për këtë Lelo propozoi që në mbledhje të hidhen sa më shumë mendime të ndryshme, që udhëheqja të ketë mundësi të thotë që do mendohemi ca kohë se çfarë do bëjmë.

-Gazi të bëjë propozime radikale, tha Lelo.

Propozime të tipit grevë urie, ngujim në Kuvend etj.

Klevesi të propozojë ngujim tek pallati i Taulant Ballës, që të mos dalë në mëngjes në punë.

Paloka të propozojë ngujim në Surrel para shtëpisë së Edi Ramës, që të mos guxojë të shkojë në shtëpi.

Ina Zhupa të propozojë grevë urie tek shtëpia e Mirela Kumbaros, kati i pare, që të mos dalë nga shtëpia.

Por meqë në atë pallat e ka shtëpinë dhe Albana, të spostohet protesta tek Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Këto hyjnë tek propozimet radikale, tha Lelo.

Pastaj na duhen ca propozime të moderuara, që duhet t’i bëjnë këta deputetët e Gaz Bardhit që nuk janë radikalë si Bardhi.

Propozimet të jenë të tipit, bojkotim i udhëtimeve jashtë shtetit me delegacione parlamentare ku bëjnë pjesë socialistët, bojkotim të kafesë së Kuvendit kur aty pi kafe Rama apo Taulant Balla, bojkotim të dietave dhe hoteleve derisa të rimbursohet Doktori etj.

-Dakord, tha Muli, po puna është çfarë do vendosim?

-Puna është të mos vendosim gjë, tha Lelo, ndaj na duhen propozime të ndryshme.

Kjo na krijon idenë që partia ka mendime të ndryshme dhe debatet lulëzojnë.

Ky do të jetë fryti i parë i revolucionit, demokratizimi i debatit, derisa të mbyllet kjo puna e Doktorit se çdo bëhet me të.

Pastaj shohim e bëjmë.

Lini një Përgjigje