Muli bën gati fjalimin per bashkimin e madh në Kryesi

2 Mars 2024, 19:53Antena TEMA

Pasi ranë dakord për bashkimin me grupin e Gaz Bardhit, Muli është mbyllur brenda të shkruajë fjalimin e madh të bashkimit.

Lelo i dha dorën e fundit dhe ja çoi në tavolinë të printuar me germë 18, që të mos ngatërrohej:

“Të dashur demokratë!

Sot jemi mbledhur jo thjeshtë për të festuar bashkimin, por mbi të gjitha për të festuar faktin që të gjithë biem dakord për mënyrën se si kjo parti do funksionojë në të adhmen.

Ka pas plot njerëz që kanë dash të fusin shkopinj nën rrota, duke thënë se nënkryetarët apo titullarët e tjerë të partisë duhet të zgjidhen me votë.

E gjithë kjo bëhej që të nxiste frymën e grupazhit dhe përçarjes në parti.

Duke spekuluar në emër të votës së lirë brenda parties, formoheshin grupime kundër njëri- tjetrit dhe ofrohej përçarja.

Në momentin që Doktori pa këtë situatë, me gjenialitetin e tij ai bëri një propozim të madh.

Ai na rekomandoi të mos bënim më zgjedhje, por njerëzit të emëroheshin prej tij.

Ai e ka provuar veten që është simbol i unitetit dhe bashkimit dhe nuk kundërshtohet nga askush.

Dhe kështu bëmë.

Ai zbuloi se për t’i marrë Bashës postet në Kuvend, ne do bëjmë të kundërtën e tij.

Atë që ai e ka bërë nënkryetar Kuvendi, ne e bëjmë nënkryetar partie, atë që ka kryetare komisione, e bëjmë nënkryetare e kështu me radhë.

Dhe ata tani quhen tanët.

Në këto kushte ata po të duan le t’i prekin postet në Kuvend.

Tym e flak do ta bëjmë.

Pra kjo na zgjidh jo vetëm bashkimin, por dhe të ardhmen e unitetit, duke i emëruar të gjithë Doktori.

Kështu s’ka më debate dhe përçarje.

Ky është çelësi i artë i unitetit mes grupeve në PD”.

Sapo Muli mbaroi, presor Mondi bërtiti nga vendi.

-Poshtë përçarësit. Poshtë Lula Basha. Rrofshin zgjedhjet e lira.

Lini një Përgjigje