Muli kritikon grupin për mefshtësi në luftë 

4 Mars 2024, 19:30Antena TEMA

Pas mbarimit të seancës plenare, Muli thirri me urgjent Lelon për t’u konsultuar rreth qëndrimit që duhet të mbajnë ndaj grupit parlamentar, që nuk e mbështetën atë deri në fund në luftën me gardistët. 

-Tani unë jam numri 1 i partisë, tha Muli.

Kur numri 1 hidhet në luftë, të tjerët duhet ta ndjekin pas.

Ndryshe duket sikur më refuzojnë si komandant.

Kjo është e patolerueshme. 

-Po kemi patur ca mungesa, tha Lelo.

Fjala vjen po të ishte Albana, më ndryshe do ishte.

Ajo do t'i hidhej sipër gardistit që i vure ti zhurmuesin në faqe. 

-Për atë s’kam dyshim, tha Muli, por këta të tjerët që erdhën tani.

Këta duhet të tregonin sot mbështetje ndaj liderit.

Dhe lideri aty jam unë. 

-Duhet t’ua themi me takt, tha Lelo, se mërziten e na ikin prapë. Mezi i bindëm. 

-Po tani le të ikin po të duan, tha Muli, s’kanë ku shkojnë.

I kanë pshurur gjithë gurët, s’kanë ku mbështesin kokën.

O të jenë luftarakë si unë, ose do marr masa. 

-Cfarë masa mund të marrim, tha Lelo? 

-Nuk e di, ta mendojmë, tha Muli, por dhe kështu nuk mund të kalojë.

Mbeta unë i vetmi aty që sulmoja, dhe deputetët socialistë dhe gardistët.

Asnjë tjetër nuk afrohej. 

-Po dhe kjo ka anën e vet positive, tha Lelo, se konfirmohesh si lideri nr 1 i partisë duke qenë në krye të sulmit.

Dhe më mirë që nuk ka një të dytë, se pastaj fillon rivaliteti.

Tani aktualisht Salianji nuk të mbështeti se priste të hidhej Gazi në sulm.

Gazi nuk lëvizte se priste të hidhej Bylykbashi.

Bylykbashi nuk lëvizi se priste të hidhej Gjekmarkaj.

Kështu që ata e kanë me njëri- tjetrin betejën.

Ti je i shkëputur nga ata, je tjetër kategori, nuk konkurron me ata.

Ti konkurron me gardistët. 

1 Komente

  1. E
    ENTSOE

    Tamam Muli konkuron me Gardistet dhe Horrat!!

    Lini një Përgjigje