200 euro për dy shtretër dhe një çadër? Pothuaj secili turist do t’u tregojë gishtin e mesit

18 Korrik 2025, 19:47Blog TEMA
200 euro për dy shtretër dhe një çadër? Pothuaj

Edhe të tjerët kanë det: kryeministri kroat me dëshpërim apelon te operatorët turistikë dhe gastronomia për përgjegjësi në politikat e çmimeve. Gazeta e njohur italiane “Corriere della Sera” njoftoi se Shqipëria nuk është më e popullarizuar tek italianët siç ishte viteve të fundit. Në një plazh në Mal të Zi turistët s’mund të hyjnë pa paguar 200 euro. Përkundër rënies së fluksit të turistëve nga Italia, Shqipëria mbetet ende një vend shumë atraktiv për pushime - jo vetëm për shkak të çmimeve ende relativisht të ulëta, por edhe imazhit si “vend i paharxhuar”, që duhet të zbulohet (ose në shqipen e re: eksplorohet).

Nga Enver Robelli

Plazhe të bukura, plazhe të zbrazëta. Siç shkruajnë mediat kroate, në disa destinacione bregdetare çmimet për dy shtretër (ose në shqipen e re: shezlongë), çadra dielli dhe pije kanë arritur nivele marramendëse, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë pushimin për njerëzit me buxhet të kufizuar.

Në sezonin veror 2023, resorti luksoz Aman Sveti Stefan në Mal të Zi e kishte rezervuar të ashtuquajturin “Plazhi i Mbretëreshës” vetëm për klientët e vet, ndërsa në plazhin ngjitur – “Plazhi i Mbretit” – vizitorët e tjerë mund të hynin, por duhej të paguanin deri në 200 euro për një vend me dy shtretër dhe një çadër.

Situata është e ngjashme edhe këtë vit: në një pjesë të plazhit në Përzhno, që i përket hotelit Maestral, turistët e raportojnë të njëjtin çmim – 200 euro për dy shtretër dhe një çadër. Ky shërbim është falas vetëm për mysafirët e hotelit. Popullariteti i këtyre vendeve dëshmohet edhe nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale. 200 euro për dy shtretër dhe një çadër? Secili turist do t’ua tregojë gishtin e mesëm! Shumica nuk pjerdh në popullaritet të plazheve.

Edhe në Kroaci ka debate të zjarrta mbi çmimet, sidomos në bregdet. Ka turistë të huaj që thonë se do të mendojnë nëse do të kthehen sërish në këtë vend, të tjerët janë më të kujdesshëm me kritika.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, i ka paralajmëruar operatorët turistikë dhe sektorin e gastronomisë të jenë të përgjegjshëm me çmimet. Ai ka thënë për mediat kroate se politika e çmimeve ndikon drejtpërdrejt edhe në inflacion dhe u ka bërë thirrje operatorëve turistikë që të jenë të arsyeshëm, sepse shumë turistë europianë e bazojnë zgjedhjen e destinacionit veror, duke i marrë parasysh edhe çmimet. “Nuk kemi vetëm ne det, kanë edhe të tjerët”, ka deklaruar Plenkoviq. Prandaj, vendimet për çmimet duhet të jenë të balancuara, në mënyrë që vizitorët të rikthehen edhe vitin tjetër. Kryeministri kroat tregoi se viti i kaluar ishte sezoni më i suksesshëm turistik për Kroacinë, me 21.7 milionë hyrje, 110 milionë qëndrime dhe 15 miliardë euro të ardhura nga turizmi dhe aktivitetet e lidhura me të.

Në mediat sociale ka mjaft turistë që shprehen të habitur mbi çmimet në bregdet dhe në ishujt kroatë. Në profilin e njohur të Instagramit, WorldTraveler, janë publikuar disa video nga dyqanet në Kroaci, ku tregohen çmime shumë të larta për produkte të zakonshme. Për shembull, një krem kundër diellit kushton rreth 30 euro, një qese me çipsa më shumë se 4 euro dhe një çokollatë e vogël mbi 8 euro. Disa komentues shprehen të habitur se si kroatët arrijnë të mbijetojnë me rroga aq të ulëta.

Të premten edhe gazeta e njohur italiane “Corriere della Sera” njoftoi se Shqipëria nuk është më e popullarizuar te italianët siç ishte viteve të fundit. Interesimi i turistëve italianë për t’i kaluar pushimet në Shqipëri ka rënë ndjeshëm në vitin 2025, pas një periudhe trevjeçare kur bregdeti shqiptar tërhiqte gjithnjë e më shumë italianë falë çmimeve të lira dhe bukurive natyrore. Sipas agjencisë turistike “Goodays” në Bari, rezervimet për pushime në Shqipëri janë përgjysmuar krahasuar me tre vjet më parë.

Arsyeja kryesore është rritja e çmimeve në Shqipëri, që e ka prishur raportin dikur të favorshëm mes kostos dhe shërbimit. Ndërkohë, agjencia ka pasur më shumë sukses me udhëtime të organizuara drejt vendeve, si Egjipti, Dubai dhe Spanja. Imazhi i Shqipërisë si “vend i lirë” për pushime nuk qëndron më, shkruan e përditshmja nga bregu tjetër i Adriatikut. Shërbimet, transparenca e çmimeve dhe cilësia e ofertës turistike në Shqipëri kërkojnë ende përmirësim, gjë që e kanë vënë re edhe vetë udhëtarët, vazhdon gazeta.

Përkundër rënies së fluksit të turistëve nga Italia, Shqipëria mbetet ende një vend shumë atraktiv për pushime - jo vetëm për shkak të çmimeve ende relativisht të ulëta, por edhe imazhit si “vend i paharxhuar”, që duhet të zbulohet (ose në shqipen e re: eksplorohet).

37 Komente

  1. i
    iriqi

    Vend i pazbuluar o Robelli. I paharxhuar nuk ka kuptim. Harxh do të thotë shpenzim, në turçe! Ndërsa shezlong përkthehet si karrige e gjatë. Shtrat nuk është përkthimi i duhur. Ndofta do të ishte mirë të përdorej plazhulëse. Edhe plazh (plage) edhe shezlong janë frëngjisht. Ndryshe tërheqja e vëmendjes për rritjen e çmendur të çmimeve në Kroaci, Mal të Zi, Shqipëri, do të shtonja Mikonos në Greqi është antiekonomike për vetë hotelierët. E rëndësishme është që plazhi nga deti deri te 60 metra në thellësi të jetë i lirë dhe i papushtuar nga hoteleritë.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Paharxhuar

      Ma more fjalen nga mendja. Cfare gazetaresh qe shkruaj paharxhuar. Aty ngelsh tek gazeta meruas perjete!

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Ne fakt Robelli nuk eshte gazetar patatinash,ato qe pretendon zottote se i ka gabim, i ka kushtezuar si "shqipja e re" dhe ne thonjeza,nuk me duket pak per nivelin qe kemi.

        Përgjigjjuni
      2. A
        Arber

        Per 2-3 vjet do kthehen prape aty ku e nisen. Sdo kene me kliente dhe do shkojne cmimet 30 Eur nata. ????

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qytetari

          PA PASTERTIA kudo ne zonat bregdetare,kudo,mbetet problemi qe do ta rrenoje turizmin shqiptar ! Qytetari

          Përgjigjjuni
          1. H
            Haaa Shezllongu

            Nuk e di si dhe nga ka hyre ne fjalore fjala ( Shezllong ) e folur me ( LL ) accent sllav , ne fakte shkruhet Chaise longue ne frengjisht ne shqip perkethehet ( karrige gjate ) por qe duhet pershtatur me nje fjale me te denje shqipe . Edhe emertimi rrugeve me emrat franceze shkruhet gabime ne orale psh rruga ( Zhan Dark ) por ne fakte duhet ( Jeanne d'Arc ) bashkia duhet te nderhyje si dhe média duke larguar fjalen jo shqip...

            Përgjigjjuni
            1. .
              ......

              ku dreqin keni mesuar shqip o plak.....ke degjuar ndonjehere per Emil Lafen or mik? Emrat e njohur ndërkombëtarë zakonisht shqiptohen dhe shpesh edhe shkruhen në përputhje me shqiptimin shqip, sidomos në tekstet letrare, publicistike apo historike. Jeanne d’Arc → Zhan Dark George Washington → Xhorxh Uashington Jules Verne → Zhyl Vern William Shakespeare → Uiliam Shekspir 2. Në tekste akademike ose të sakta historikisht, mund të ruhet forma origjinale në kllapa ose krahas formës së përshtatur: > Heroina franceze Zhan Dark (Jeanne d’Arc)

              Përgjigjjuni
              1. H
                Haaa Shezllongu

                Une o plak kam lindur ne France nese ti e e shkruan français sa une shqipen te thème chapeau...

                Përgjigjjuni
                1. .
                  ......

                  Atehere vendos emrin ne orale ne shqip dhe poshte vendos emrin correct , por te défiguré emrin eshte skandal ...te pakten une mendoje keshtu

                  Përgjigjjuni
                2. A
                  Al

                  Edhe ti ke bere nje gabim dhe ndoshta pa e verejtur. Shkruhet Jean d'Arc.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Alll

                    Al c'thua eshte femer o pall nuk eshte Jean

                    Përgjigjjuni
                  2. S
                    Sefer Daja

                    Kur i mençuri tregon hënën, budallai shef gishtin!!! Normal shqipja duhet ruajtur , po ti o "Haa Shezlongu", ke mbrojt frëngjishten, e nuk ke folur asnjë fjalë për shkrimin! Çmimet e pushimeve në Shqipëri po bëhen të papërballueshme dhe për të huajt, imagjino për ne!!! Ty të vjen keq që nuk shkruhet Jeanne d'Arc, po Zhan Dark( dhe pse korret në shqip është kjo e fundit, se shqipja shkruhet siç lexohet!), e nuk të vjen keq që paguajmë shuma stratosferike për çmimet e plazheve! E shumicën e rasteve, këto çmime të larta shkojnë në xhepat e individëve që abuzojnë me pronat e të gjithëve!!!

                    Përgjigjjuni
                  3. R
                    Robellileshi

                    Po pse çfare do shkruaje gazetar shikoni ne Shqiperi .......artikull koti . Kur fillone sezoni France godet Espagne per te trembur touriste franceze qe mos te frekuentojne plazhet e Espagne , eshte lufte ... Nese kjo gazette italienne do shkruante pozitivisht ti palo gazetar do ta merje te mireqene ( mbas çdo artikull positive e négatif ) eshte dikush qe fshihet pas sikurse dhe ti ...qe ke nje urrejtje pathollogjike per Shqiperine

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Berati

                      Kokes ja bejne shqipot. Vjet shkova ne Krete. Plazhi buze qytezes me ombrelle dhe dy krevatet gratis. Mjafton te beje nje konsumim. Dhe sa kushtonte? Nje birre qe ta sillnin ne nje kove me akull 3 euro. Nje ekspreso te ftohte 2,5 euro. Te rinj qe benin tutje tehu duke marre porosite dhe sherbyer ne çdo moment. Plazhet shume te bukur dhe te paster. Uji kristal. Shkova dhe ne plazhe ku paguhej 15 euro kompleti por edhe 10 euro ne anen jugore qe eshte me pak e zhvilluar. Gjithçka normale dhe e llogjiksme. Nje shishe uje 50 cent ne te gjithe ishullin. 7 vete 150euro haje darke.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Berati beribati

                        Thuhet 7 persona o idiot e jo 7 vete , dhe ke shpenzuar 150 euro normale keni mare Coca-Cola..... Udhetimi ose ( voyage ) eshte per shtresa te pasurish dhe jo per masen popullore , mesoje ...... Ne vitet 1970 kur ekonomia u rite ne Europen perendimore njerzit filluan te frekuentonin plazhet e Espagnes pasi mbas luftes dyte boterore u vendose sistemin pension 60 vjeç kur njerzit jetonin deri 45 vjeç dhe leje zakoneshme ....per mos tu zgjatur çfare pushime kerkoni ju qe i keni portât e shtepiscte prishura , qe nuk fini te Hani me pirrun e thik qe e hani orizin pilaf me luge ..... Ju po flini akoma te kuzhina e mamit atje ku gatuhet ju lini plehrat te déra e appart . Udhetimi eshte per nje klase qe harxhon tepericen e ekonomise e jo ju qe lypni tek te afermit me dergo nje 100 euro. Udhetimi eshte per ate qe ka bote qe lexone qe e di kush e ka ndertuar kullen Eiffel e jo per te bere foto e per ti hedhur fb te shikoje tjetri qe ti ke qene ne Paris. Per cmimet eshte normale te larta pasi eshte biznes 3 mujore qe do mburoje shpenzimet e vitit o palle Vakefi . Kurseni leket dhe rrrgulloni wc , portât , muret rrethues nuk jeni ju per turizem.

                        Përgjigjjuni
                        1. G
                          Gomari i mënçur

                          O idiot që na paske mësuar gjasme frëngjishten. Por më duket se as frëngjishten dhe as shqipen nuk i di mirë? Pse u dashka thënë 7 persona dhe jo shtatë vetë o kar? Kur u bëre ti që të mësosh të tjerët se çfarë duhet të bëjnë. Te ajo lëtyrë qe ke shkruar kam numëruar 34 gabime drejtshkrimore dhe 2 fjali krejt të pakuptueshme! Pallë o pallë.

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Bummm.bumbum

                            Uçi u bëre lëmsh me këmbët e tua dhe bëre autogol themi ne ktej nga ushnja. Rri aty në franc e fillo mëso nai gjuh gabelêsh se as frëngjishtja stp hyn më në pun,, se ashtu si êsht mbushur franca me arrixhinj të zë malli kur shef nai të bardh . Sa për pushime ty stë del koha as ti afrohesh detit. Neve ktej mos na e qaj shum hallin se edhe me biçkilet pas gjys ore prap mbrijm me gjith çarçaf e trastat me buk . Kush e shijon jetën nuk e ka shum problem se ka krevat plazhi apo ka çarçaf. Mjafton të jet aty ku zemra i gjen qetësi.

                            Përgjigjjuni
                            1. .
                              ...

                              E ke thënë fiks fare .

                              Përgjigjjuni
                              1. U
                                Une

                                Na e hangsh karin, ti francez i rrejshem!

                                Përgjigjjuni
                          2. R
                            Rorirota

                            Ore pse gënjeni? Dje isha tek fizioterapisti dhe ndërsa po shkëmbenim bisedat në lidhje me pushimet, e pyes si ku kishte qënë se dukej se qe nxirë nga dielli. Në Shqipëri më thotë. Ou, u habita ku? Në Durrës. Kur më tha emrin e hotelit, kish qënë diku nga Currilat. Ishte kënaqur me gjithshka, e kishte bërë me makinë, nga Suedia, s’kishte fare lidhje me Shqipërinë, hera e parë që shkonte dhe do shkoj prapë tha. Njerëz të mirë, shërbim i mirë, i kish pëlqyer Durrësi dhe qetësia e siguria që kishte përjetuar. Sigurisht që më erdhi mirë, se dhe unë vetë isha dy javë dhe u kënaqa, por unë jam shqiptare. Prandaj mos nxini e përhapni vetëm zi për Shqipërinë, kush e ka bërë ndërmënd të shkojë, nuk lexon shkrime të tilla. Sa për Kroacinë e provova vitin që shkoi, një natë në hotel 160 euro, dhe na mbytën mushkonjat. Të keqen e Shqipërisë.

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              Rusti

                              Ju lutem gazeta Tema ndërhyni diku se një orkestër amatorësh lë zgjuar gjysmën Pogradecit me muzikë tallava deri në mesnatë. As policia e as bashkia nuk marrin asnjë masë. Janë përballë hotel Pogradecit. Mu desh të ndroj hotel se nuk.mbyllja dot sy.

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                Rust

                                Po ti palle kerkone qehtesi ne sezone plazhi......nese do qehtesi frekuento alpet. Me trego nje vende bregderar qe nuk ka zhurrme naten .....

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Rust

                                  O rust pallaveshi, nuk po kërkoj qetësi absolute o kokë katror. Po muzikë tallava në mes të natës me volum që bën të dridhen edhe xhamat e hotelit nuk e gjen as në Vlorë më, jo më në një fshat si Pgradeci. Muzikë sa të duash por për të kënaqur klientët, jo për të shqetësuar ata që duan qetësi. Po më duket se do jesh ndonjë orkestraxhi dasmash zotnia jote.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Sefer Daja

                                    O Rust! Të gjith vendet bregdetare, kan muzikë, por e para: Vjen ora e caktuar: stop ahengu!!! Ka " aheng" në vende të mbyllura, ku zhurma dëgjohet vetëm brenda ambientit, pa bezdis as kalimtarët, lene mo pushuesit e tjer nëper shtepia a hotele!!! E dyta: dhe lokalet e hapura, baret e plazhit, kan një volum muzike që nuk të shqetëson, dhe dëgjohet brenda subjektit! Këtu nga muzika pa rregull , krijohet një kakofoni zërash, sa më ka ndodh që nga njëra anë e çadrës dëgjoja Altin Shirën, nga ana tjetër Shakirën, nga mbrapa ABBA-t, dhe nga bregu detit: "Hajde misra t'pjek! Cigare letra bixhozi, syze patatina!!" Po ti nuk ke faj, mbase kështu i do pushimet, përderisa tjetri u anku për Pogradecin, e ti e quan qytet bregdetar!!!

                                    Përgjigjjuni
                                2. V
                                  VLONJATI

                                  DUAM VITE TE NDERTOJME MENTALITET TURISTIK. FJALA TE LUTEM, ME FALNI, PERKTHEHEN LEGEN,DEBIL, LUME SHQIPTARET PER SHQIPERIN DHE MJERE SHQIPERIA PER SHQIPTARET. HAJDENI TURISTA TE LAHENI NE KANALET E MUTIT SE ÇMIMET JANE ULUR

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Shqip

                                    Quhet Karrige Shtrirëse. Në italisht I thonë Sedia a Sdraio.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. m
                                      muhat

                                      shqiperia duhet te beje vetem nje gje . te edukoje njerezit. po edukimi nuk behet me propagande. duhen ligje te forta dhe dore e hekurt. shkurt demokraci komuniste

                                      Përgjigjjuni
                                      1. a
                                        aleks

                                        gjuhen shqipe po e shkaterrojne keta koqevaret, qe per fat te keq edhe majmunet shqiptare te shqiperise po e kopjojne pa ja ditur kuptimin fjaleve, ne vend qe ata te mesojne gjuhen shqipe nga ne te shqiperise po ndodh e kunderta.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Alex bravo

                                          Kam degjuar te thone ( remitanca , infantile , rapide , .... kryesisht nga shqipfoles koqevar ku kampion per prishjen e shqipes eshte Bâton Haxhiu nje fare shimpaze Bubuzhel dhe majmunet e kazaneve tona . Por bukuria eshte kur thone ( infantile ) e artikulojne ne shqip por qe ne fakte ( in ) artikullohet ne ( ën ) ne français orale , ne shqip del ( ënfontil ) ....haaa humour me gjysem shqipfoles me skandal eshte nje tjeter nje Dukagjin Gorani ( nuk dua te baltos nivelin e tij intelektual ) munde te jeté gjeni por e fillone frazen me nje fjale shqip e vazhdon me nje fjale anglisht i futé ndonje fjale frengjisht kalone ne nje fjale gjysem shqipe ku ngateron gjinin nga ( m )ne ( f ) dhe vazhdon vazhdon dhe majmunet e studiove tona fillojne imitimin del Grida Suma dhe fillone frazen ja fut anglisht per te treguar qe ka nivelé por qe harrone qe nuk di shqip kur nje anglez nuk te pranone per angles dhe nje shqiptar te perbuze qe nuk di shqip , çfare i ngelet ? vec ti thoshe jane magjyp..

                                          Përgjigjjuni
                                        2. T
                                          Turizmi

                                          Nëse nuk ke kokëçarje për parking dhe është pastër, do të vijnë turistë. Çmimet (vet)rregullohen nga oferta dhe kërkesa.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. k
                                            kamarieri

                                            Bravo o fshatare se keni per te fituar koqet e dashit me keto mendesi qe keni...!!! Derri po derr mbetet .....prisni se do te vijne turistet dhe do te hedhin para me grushta dhe you vetem harboni ne endrrat e juaja...!!!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. D
                                              Dani

                                              Pushimet ne shqiperi jane shtrenjte, Sherbimi I dobet, infrastruktura dhe transporti jashte standarteve. Aeroporti kryesor eshte ne rremuje totale. Plazhet te mbipopulluara, muzika (pergjithesisht rap koqevar) ne kupe te qiellit, edhe kur je duke ngrene, Nje birre apo gote vere kushton 4 euro, ambrella e plazhit 10 euro, parkime te sajuara me pagese. Duke shtuar parregullsite dhe papasterine qe ndesh ne cdo qoshe, na jepni nje aresye perse duhet te kthehen prape turistat?!!!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. T
                                                Tanguli

                                                Normale qe do ja tregojne Fuck se e meritojne..!!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. f
                                                  ferit aliaj

                                                  Ne Antalya perfect and cheap....

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. s
                                                    spata

                                                    Per ju patronazhista ,biznesmen,politikan,shtetat,administrator,niper e mbesa,familiar te tyre,kete vit kafshuat e mashtruat me crime turistet,vitin tjeter, do merrni Noc Rrokun.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. S
                                                      Shqiptar I lumtur

                                                      Ça turizëm thonë këta mua më iku jeta te dyqani I bukës dhe në tualet

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. T
                                                        Turizem pa higjen.

                                                        Ne vitin 1994 nje gjerman me pyeti;sa impiante te pastrimit te ujrave te zeza keni ne Shqiperi? (nuk i njihnim akoma)... Po tani ne 2025 kush me thote sa kemi? Nje qe eshte ne Durres nuk funksionon!!! E FRIKSHME...!

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje