Pak fjalë për tragjedinë e 21 Janarit 2011
Nuk do të them asgjë të re nga ato që janë thënë dhe shkruar, por theksin do ta vë tek çështjet që janë të natyrës ligjore. Siç dihet, fill pas ngjarjeve të 21 Janarit 2011, mazhoranca parlamentare vendosi të ngrejë një komision hetimor (opozita nuk mori pjesë në këtë komision). Objekti i hetimit ishte: “hetim rreth veprimtarisë së institucioneve shtetërore sipas kompetencave të përcaktuara në ligje, për zbulimin dhe identifikimin paraprak të kërcënimeve dhe sinjaleve për organizimin e veprimtarisë kriminale për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues si dhe masat e marra për parandalimin e këtij krimi të ngelur në tentativë.”
Në ditët e para të muajit Shkurt 2021, një gazetare kërkoi mendimin tim, nëse ngritja e këtij komisioni me objektin e mësipërm ishte ose jo në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Intervista në përgjigje të kësaj pyetje u botua në një faqe të tërë të gazetës “Shqip”.
Unë u shpreha në mënyrë kategorike se ky vendim binte ndesh me nenin 77, pika 2 të Kushtetutës, ku bëhet fjalë për komisionet hetimore, vendimin interpretues të Gjykatës Kushtetuese nr. 18, datë 14.05.2003 dhe nenet 281, 282 dhe 283 të Kodit të Procedurës Penale. Në këtë intervistë i referohesha vendimit të mësipërm të Gjykatës Kushtetuese ku veç të tjerave thuhet: “objekti dhe fusha e komisioneve hetimore duhet të respektojë parimet kushtetuese dhe normat e gjithëpranuara të së drejtës ndërkombëtare, duke mos cenuar pavarësinë dhe duke mos penguar veprimtarinë e organeve të pushteteve të tjera.”
Për mazhorancën parlamentare që miratoi objektin e këtij komisioni nuk vihej në diskutim “fakti” i organizimit të veprimtarisë kriminale për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues. Shqetësimi për të cilin u ngrit komisioni ishte përse institucionet shtetërore nuk kishin zhvilluar dhe parandaluar këtë veprimtari kriminale!
Është e qartë se legjislativi (mazhoranca) duke krijuar këtë komision merrte atribute të prokurorisë dhe gjykatës megjithëse për këtë krim (përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues) nuk kishte filluar asnjë çështje penale, nuk ishte dhënë asnjë vendim i formës së prerë të gjykatës.
Duke patur parasysh këtë tabllo natyrshëm lindin disa pyetje: a) A e dinte Kuvendi (mazhoranca) se ngritja e këtij komisioni me objektin që përmendëm më lart nuk ishte në përputhje me Kushtetutën? Kam bindje se e dinte. b) A e dinin anëtarët e komisionit ku përfshiheshin edhe katër juristë (njëri prej të cilëve ishte kryetar i tij) se ky objekt hetimi ishte në kundërshtim me vendimin interpretues të Gjykatës Kushtetuese si dhe me disa dispozita të Kodit të Procedurës Penale? Kam bindje se e dinin.
Në vështrim të dy pyetjeve të mësipërme lind e treta, por më e rëndësishmja: Derisa e dinin përse vepruan në kundërshtim me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese?
Mendoj se problemi ishte i qartë: nëpërmjet këtij hetimi synohej të tërhiqte vëmendjen se opozita nëpërmjet kësaj proteste synonte të përmbyste me dhunë rendin kushtetues gjë që legjitimonte përdorimin e armëve me pasoja vrasjen e personave.
b) Prokuroria duhet të fillonte çështjen penale për veprën e përmbysjes me dhunë të rendit kushtetues dhe të mos angazhohej në ngritjen e akuzave kundër Gardës së Republikës. Përkundrazi, Garda e Republikës duhej falenderuar që parandaloi kryerjen e veprës së mësipërme.
Komisioni hetimor thirri Prokuroren e Përgjithshme dhe i kërkoi asaj informacion dhe llogari. Mbas disa veprimeve të natyrës konspirative dhe konfidenciale ai pushoi së funksionuari pa dhënë asnjë sqarim, pa përgatitur asnjë raport.
2) Në 21 Janar 2011 Prokuroria e Tiranës me nismën e vet filloi hetimet për veprat e vrasjes, shpërdorimit të detyrës, pjesëmarrjes në tubime të paligjshme, etj. U pyetën 92 dëshmitarë, por nuk u bë e qartë përse nuk u pyetën me cilësinë e dëshmitarit: Ministri i Brendshëm, Kryeministri, Presidenti i Republikës dhe kryetari i opozitës se atëhershme. Këta kishin dijeni për ngjarjen dhe nuk përfshihen në personat që sipas nenit 157 të Kodit të Procedurës Penale përjashtohen nga detyrimi për të denoncuar.
3) Në 21 Janar 2011 prokurorët urdhëruan ndalimin e 6 oficerëve të lartë të Gardës së Republikës. Urdhëri nuk u zbatua. Përse prokuroria nuk filloi çështjen penale ndaj atij, kushdo që të ishte ai, për moszbatim të këtij urdhëri? Kemi parasysh se gardistët ndaj të cilëve ishte urdhëruar ndalimi, u dorëzuan në Prokurorinë e Tiranës në 8 Shkurt 2021, dmth mbas 18 ditëve.
4) Gjykata që shqyrtoi çështjen kundër gardistëve vendosi që të ndryshonte cilësimin e akuzës nga vrasje me dashje, në vrasje nga pakujdesia. Në fakt N.P dhe A.LL kishin qëlluar drejt turmës, pra vrasja ishte me dashje, pavarësisht cilin apo cilët persona do të kapte plumbi. Ata duhet të parashikonin pasojat e mundshme që në fakt ndodhën. Arsyetimi i gjykatës se “nuk ishte provuar që të akuzuarit të kishin qëllim të vrisnin personat në fjalë” nuk gjen mbështetje as në prova, as në ligje dhe as në doktrinën juridike.
Vlen të përmendet gjithashtu se dy mjekë të Spitalit të Traumës në Tiranë kishin deklaruar se për tre protestues që kishin vdekur, plagët tregonin se ishin shkaktuar nga armë të lehta, të gjuajtura nga një distancë e afërt. Nuk është bërë e qartë, nëse ky ekspertim është kryer ose jo me vendim të prokurorit dhe nëse mjekët ishin ose jo ekspertë të mjekësisë ligjore.
Si shpjegohet që Kryeministri, pak orë pas protestës deklaroi se sipas raporteve paraprake viktimat ishin qëlluar nga afër me armë të një lloji të ndryshëm nga ato që përdor policia dhe Garda e Republikës?
5) Gjykata e Strasburgut është vënë në lëvizje nga familjarët e viktimës A.N. Kërkesa e tyre u pranua. Është konstatuar shkelja e nenit 6/2 të KEDNJ.
Mbështetur në këtë vendim, çështja lidhur me viktimën A.N është në hetim. Kur u njoha me vendimin e gjykatës së Strasburgut më kanë tërhequr vëmendjen çështjet e mëposhtme: a) Dyshohet nëse autoritetet ekzekutive ishin ose jo të përkushtuara që në fillim për të hetuar plotësisht këtë ngjarje të rëndë dhe për të mos devijuar apo ndërhyrë në hetimin penal. Komisioni hetimor që u krijua, thuhet në këtë vendim, nuk synonte sqarimin e fakteve dhe përgjegjësisë së shtetit për ngjarjen e 21 Janarit, por për të hetuar abuzimet e dyshuara nga prokurorët që hetonin ngjarjen.
b) Gjykata ka shprehur gjithashtu dyshimet e saj lidhur me ato që kanë deklaruar punonjësit e Gardës dhe oficerët e lartë se askush nuk i ka urdhëruar ata për të qëlluar në ajër ose me ndonjë mënyrë tjetër.
c) Para këtij shkrimi rilexova përsëri vendimin e Strasburgut dhe konstatova se sa e kujdesshme është treguar ajo në analizën e çështjeve, me objektivitet dhe paanshmëri për të mos krijuar asnjë lloj keqinterpretimi. Ajo ka vlerësuar në mënyrë të ekuilibruar si provat direkte edhe ato indirekte, që nënkupton se kur është rasti edhe këto të fundit duhet ti nënshtrohen verifikimit në kompleksin e tyre.
Ka individë që bëjnë kritika në adresë të SPAK-ut. Pretendojnë se hetimi është i ngadaltë, se kësaj çështjeje nuk i jepet prioritet, etj. Kur kritika ose pretendime të tilla nuk janë të natyrës së presioneve, ndërhyrjeve apo fyerjeve, mendoj se janë normale. E them këtë se për ngjarjet e 21 Janarit 2011 ende nuk kemi një vendim përfundimtar. Ka 15 vjet që hetimi vazhdon me disa pauza (pezullime, rihapje, etj).
Hetimet kanë patur boshllëqe që i ka konstatuar edhe GJEDNJ në vendimin e saj. Jo vetëm familjarët që asnjëherë nuk kanë shprehur ndonjë hakmarrje, por edhe opinion i gjerë publik është i ndjeshëm sepse, siç dihet, vonesa të tilla shoqërohen edhe me vështrirësi që kërkojnë durim, këmbëngulje dhe aftësi profesionale.
Kjo dhe ca te tjera si kjo jane arsye te forta per te marre te pandehur gjithe juristst qe u tallen me keto dosje. Ky sistem drejtesie eshte degraduar totalisht dhe duhen masa te forta per ta normalizuar.
21 Janari si ngjarje ne total , ka disa aktore qe duhet te mbajne pergjegjesi PENALE , dhe nje qe duhet te mbaje pergjegjesi MORALE. Keta te paret njihen mire , dhe te gjithe flasin per ta sidomos per njerin. Sigurisht Saliu eshte urdheruesi direkt i vrasjeve dhe duhet te mbaje pergjegjesi PENALE. Por edhe Like Floriri , sepse videoja e tij e korrupsionit dhe blloku i tij i zi ishin shkaqet e shperthimit te protestes. Por kjo ceshtje ndaj Likes u mbyll nga gjykata dhe ngeli pa pergjegjesi PENALE.Duhet rihapur nga SPAK......por kemi edhe ate personin qe ka pergjegjesi MORALE.Sigurisht qe behet fjale per Mbretin dora vete. E thirri protesten , u mblodhen njerezit , por kur pa Salen qe shkrepi dyfekun , u fsheh si lepur te pallati perballe , dhe shikonte njerezit e tij qe gjakoseshin...por nuk u tha ikni te gjithe te shpetoni koken sic beri vete.....dhe pastaj , 2 vjet u mundua te PERDORE gjakun per te hipur ne pushtet , por pasi e pa se me PERDORIM nuk fitoi gje , vendosi TA PERDHOSE DHE TA SHKELE kur beri aleancen e qelbesirave me LIKE floririn . Ky INVESTIM GJAKU , rezultoi shume i frytshem per Mbretin , qe akoma eshte ne pushtet...por sigurisht askush nuk te denon PENALISHT per gjera te tilla.....por ne sy te atyre qe kane pak cipe , ky person ngelet nje funderrine per ate qe beri.
Dire Strate , a e kontrollon veten se cfar po thua ? ! Kur Garda hapi zjarr me arme luftarake kunder protestuesve , protesta kishte filluar te shperndahej dhe si duket , Saliu e kishte llogaritur per t`iu dhene nje mesim te mire opozites , por rasti rezikonte t`i delte nga dora , ndaj ewdyhe se protesta po mbyllej , ai u nxitua per t`iu dhene mesimin qe kishte planifikuar . Me te hapur zjarr garda , njerezit automatikisht u shperndane per te shpetuar koken secili ,, Keshtu qe nuk ka asnje kuptim qe Edi Rama duhej te jepte urdher per mbylljen e protestes . Me keto budallalleqe qe po thua , ti je plotesisht i nje mendje me shpellarin e Vicidolit . Ajo proteste nuk mund te quhet kurrsesi grusht shteti apo k/revolucion , sepse per ta quajtur te tille duhet te jene te pranishme e ne funksion armet e zjarrit nga k/revolucionaret . Ne te vertete , ne proteste nuk ka pasur as edhe nje protestues i vetem arme luftarake . Eshte e qarte si drita e diellit qe bajraktari serb i Vicidolit e beri kete masaker per te tmerruar opoziten qe te mos guxonte me here tjeter te delte ne protesta dhe ai te mbreteronte sa te ishte gjalle e ndoshta te krijonte dinastine e tij . Vetem nje budalla nuk e kupton kete gje fare te xhveshur lakuriq ! Po ti , ku e fut veten ? ! .
Me dt 21 janar kryekriminheli Sali Bisha do te beje kunderrevolucionin dhe do te zhduke nga faqja e dheut qeverine. Kjo eshte perdhosja e shtetit demek-kratik.
Vrasja ishte me urdher te sali ktiminelit hajdutit non grades qe ta haje m..... .Po e krmi zakon te leme gjerat e fatkeqesite e shkaktuara nga njerzit te pa ndeshkuara dhe mbetemi.rumpaalle.Jemi dembela dhe bejme premtime kot se koti.Nje muaj e gjysme ba paska genjyer kryeministri u tall me pensionistet do u jap kaq e aq ne janar e der ne dhjetor te gjitheve tani del qe mbi 60 perqind te pensionisteve u perjashtuan na Issh qe mos ju degjofte emeri.A bene nje llogari keta njerez pse genjyen pensionistet e shkrete .Sa turp sa budallenj.
O zotëri nga ana juridike mund të kesh të drejtë e sdua tët fyej, por një gjë po ta them se ska as e nji gomar e jo njeri që ta besojë që ata katër njerëz si vrau shteti e jo çadrat pistolet. E ky shtet ka nji emër SB. Spaku të shohë brekët e jo vrasjet, e pastë për turpin e vet. Ne populli e dimë ka kaq vjet e bota po vetëm qorri SPAK as sheh e as dëgjon gjë. Hajde besoje pastaj.
Pyetni ripjellen e ramovicit qe ka 15 vjet n’pushtet dhe se ka z’bardh..nje nder premtimet e famshe e t’shumta te tija..gjithashtu fajesoni sherbetorin komunist me emen sali se ju ka fajet per gjithcka..pjelle e peshtire sllavo komuniste turko mongole
Ju bëj thirrje ju zotërive të S.P.A.K. -ut , Pse nuk çoni në gjykatë dosjen e Gërdecit dhe të 21 Janarit? Thonja popullit dhe atyre familjeve të dëmtume, ose nuk ju len Amerika ose keni frik. Mos i zvarritni më se çdo durim ka një kufi se populli mund të ju marrin edhe ju për zhelesh e tju nxjerrin nga zyrat dhe të bëheni shembull ju në vend të fajtorëve që dihen se kush janë. Po patët frikë jepni dorheqen apo nuk mund të rrini pa marrë miljonat edhe duke mos e bërë punën.
Zoteri ne krimet we fajtor Jane familja berisha nuk ka ndeshkim , jo saliu jo gredeci jo cezi etj
Ujku hante delet ne vathe, kadiu thoshte te gjejme gjurmet nga u fut Brenda. Kadilaret akoma kerkojne gjurmet
Duhet kapur per leckash dhe futur brenda Eduard Halimi, kryetari i komisionit hetimor parlamentar, qe me urdher te berishes mbylli kete tragjedi. SPAK-u k apergjegjesi se nuk deshi ta hetoje fare 21 janarin, por ia kaloi Prokurorise se Tiranes. A nuk mban ai pergjegjesi te rende ligjore qe zvarrit qellimisht kete ceshtje edhe pse u detyrua nga Gj. Strasburgut......
O njerez te mire e te ndershem qe kerkoni drejtesi,ne te drejten hynore.Por a mund te behet drejtesi ne nje vend si yni ku gjithe gjarat i ka ne dore personi me antishqiptar,me antihuman,njeriu qe cdo gje ti thuash do ta kishte hak.Kerkojme drejtesi kurte gjithe politikanet tane jane thjesht ca dykembesha qe pasurohen pa fund.Kerkojme drejtesi kur prokurore e gjyqtare jane thjesht ushtare te politikes dhe rrine gatitu para tyre.Nga kush e kerkojme drejtesine?Njerez a shohim njerin nga ata qe shkaktoj tragjedine e Gerdecit si bene vara-vingo ne USA dhe na del e deklaron qe eshte i pa fajshem.Degjojme nga mengjezi ne darke Z.Ngjela,Z.Lubonja e cdo ana list,se drejtesia do te vije nga USA,Evropi e ngado por jo nga ne.Politika na i ka vendosur festen sic kemi koken.
O i nderuari Njazi Jaho , nese ka krim te rende , por edhe te lehte per tu gjukuar e denuar eshte vrasja e kater njerze ne mes te dites , ne mes te bevardit ne sy te te gjithe botes .e te ndofta qindra kamerave e kur autoret dihen . Po ketu eshte shtet leshi thuaj o i nderuar , duhet te vriten nje a dy kriminela njeri me tjetrin , ti lene te ikin ne drejtime te pa ditura e pastaj ngrihet i tere shteti ne kembe e harxhohen milione Euro , ndersa per kete qe eshte i zbardhur si krim nuk denohet autori . Ai , autori e ka deklaruar vete ne tv jo njehere ne sy te tere botes jo kater po do vrisnja deri 3 - 400 vete bile edhe liderin e opozites kisha 4 snajpera ne pikat me te larta e nje ne penxhere te zyres per ta vrare , c'fare provash duan me prokuroret e Spaku . Pa u denuar ne fillin te gjithe ata prokurore qe e kane zvarritur kete krim pa denuar autori kryesor nuk ka per tu bere drejtesi ne kete vend . I pari dhe ndofta i vetmi prokuror edhe si drejtues eshte Altin Dumani i korruptuar .