Diaspora shqiptare ka luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm në historinë tonë, nga periudha e Rilindjes Kombëtare, deri te kontributet për lirinë dhe zhvillimin e trojeve shqiptare. Diaspora mund të ketë ndikim real tek vendet amë përmes: lobimit politik dhe institucional, promovimit të vlerave demokratike, mbështetjes së reformave si dhe përfshirjes së brezit të dytë dhe të tretë të emigrantëve, që shpesh janë ura lidhëse mes dy kulturave. Por sot shtrohet pyetja për të cilën debatohet shpesh: a duhet diaspora të jetë e politizuar?
Përgjigjja nuk është e thjeshtë, por duhet të jetë e qartë: Diaspora nuk duhet të jetë partizane, por duhet të jetë politikisht e vetëdijshme. Kjo do të thotë që shqiptarët jashtë vendit nuk duhet të ndahen sipas ngjyrave politike të partive në atdhe, por të bashkohen rreth interesit kombëtar, zhvillimit, arsimit dhe drejtësisë. Politizimi partiak e dëmton diasporën, sepse e dobëson zërin e saj dhe e shndërron në një arenë konfliktesh. Një diasporë e bashkuar dhe e pavarur nga partitë mund të ketë shumë më tepër ndikim sesa një diasporë e ndarë në kampe partiake.
Nga përvoja ime personale, mendoj se një diasporë aktive qytetarisht, që mban qëndrim kritik, që lobon për çështjet shqiptare dhe kërkon transparencë e integritet nga qeveritë, është një forcë pozitive dhe e domosdoshme. Ajo mund të lobojë politikisht jashtë vendit, për pranimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian, për integrimin europian te Kosovës apo për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon, etj..Po ashtu, ajo mund të ndihmojë ndërtimin e institucioneve të forta, jo të individëve apo partive. Prandaj, diaspora nuk ka nevojë për flamuj partiakë, ajo ka nevojë për vizion, unitet dhe përgjegjësi kombëtare.
Diaspora shqiptare në Gjermani (ku unë jetoj prej 33 vjetësh) është ndër më të mëdhatë dhe më të organizuarat në Evropë dhe ka fituar me punë, përkushtim dhe dinjitet një vend të rëndësishëm në shoqërinë gjermane. Por përveç rolit ekonomik e kulturor, ajo ka edhe një rol politik, sepse shumë prej anëtarëve të saj votojnë në zgjedhjet e Shqipërisë apo të Kosovës, sikurse ndodh edhe në Greqi, Itali apo SHBA. Kjo është e drejtë legjitime dhe një shprehje e lidhjes me vendlindjen. Por pjesëmarrja politike nuk duhet të ngatërrohet me politizim partiak.
Të votosh është akt qytetar; të ndihesh pjesë e një ideje, vizioni ose programi është normale. Por kur diaspora përçahet sipas partive, humbet fuqinë e saj për të vepruar si një trup i bashkuar dhe me ndikim. Në vend që të jetë shtojcë e politikës së brendshme, diaspora duhet të jetë zë kritik, i pavarur dhe i bashkuar, që kërkon llogari dhe promovon transparencë. Në Gjermani, diaspora shqiptare mund të tregojë se si funksionon një demokraci e vërtetë: duke qenë aktive, e informuar dhe konstruktive, por jo e përdorur nga partitë. Sepse forca e diasporës nuk qëndron te vota për një parti, por te uniteti për një qëllim më të madh: zhvillimi dhe dinjiteti kombëtar.
Diaspora në përgjithësi, nuk ka nevojë për slogane partiake, por për bashkim, përfaqësim dhe përgjegjësi. Sepse një diasporë e vetëdijshme politikisht, por jo e politizuar, është një forcë që mund të ndryshojë realisht të ardhmen e shqiptarëve, si në Gjermani, Itali, Greqi, Amerikë ashtu edhe në atdhe.
Ke 100 për qind të drejtë moj Moza, por ke harruar se diaspora shpesh herë përfaqësohet nga llumi, lumpen proletariati, nga njerëz pa shkollë dhe pa dije. Që grumbullohen rreth klubeve "patriotike" ku janë gati të vriten po tu shash Berishën. Ato që shkruan ti, janë për intelektualët që vêjnë kombin dhe atdheun mbi partitë. Por 99 përqind e diasporës janë dru me pre. Qoftë nga Shqipëria, qoftë andej nga është yt shoq.
Po me Ne te ikurit cfare pidh te robve keni??????
Kush do merret me politike, kush do nuk merret. Vlen per shqipot qe jane brenda ne Shqiperi dhe ata qe jane jashte. Nuk eshte turp te angazhohesh politikisht, por eshte turp e poshtersi te bashkepunosh me dinozauret e korrupsionit (PD, PS, PL dhe derivatet e tyre).
Edhe Shemsi Premci dikur ne vitet 90 te vriste po ti shaje Berishen.Ai thoshte une e mbroj me jeten time SB
Ëh! Pikërisht kjo e gënjeu Berishën. Shoqatat e diasporës i kanë krijuar budallenjtë që ishin me PD..... Ose të tjerë që janë larguar që në kohën e diktaturës dhe kujtojnë se mentaliteti shqiptar është ai i vitit 1992......... Dhe këto shoqata dhe drejtuesit e tyre, duke mos njohur qytetarinë e masës së madhe të emigrantëve, i thonin Berishës që të kërkojë vendosjen e votës së diasporës. ....... . Mirëpo shumica e emigrantëve, sepse votuan emigrantët nuk votoi diaspora, votuan për PS. Bile në diasporë PD u mund më thellë se sa në Shqipëri.......... . Pikërisht se emigrantët nuk pjerdhin për shoqatat e politizuara, por votojnë sipas bindjeve të tyre.......