A mund të bëhemi aq pro shqiptarë sa amerikani Engel?

19 Korrik 2023, 11:19Blog TEMA
A mund të bëhemi aq pro shqiptarë sa amerikani Engel?

Nga Andi Bushati

Tragjikomikja e një pjese të mirë të shqiptarëve është se ata bëhen shumë më pro amerikanë sesa vetë amerikanët. Aq e vërtetë është kjo sa që shpesh harrojmë interesin tonë kombëtar për t’u hequr si idhtarë të shtetit më të fortë në botë. Kjo fabul e përsëritur pafundësisht, këtë herë, është shfaqur në një formë të re, pas fërkimeve që kryeministri Albin Kurti ka pasur me diplomacinë amerikane, rreth konfliktit Kosovë-Serbi.

Në Tiranë dhe në Prishtinë nuk janë të paktë ata që kanë vënë kujën se Albini po na largon nga ShBA, se nuk po koordinohet me ta, se po krijon çarje me perandorinë që na çliroi dhe na bëri shtet.

Në vend që të shtrojmë pyetje racionale ne prodhojmë përjetime emocionale.

Po sërisht, shembulli se si duhet të bëjmë të parën, se si duhet sillemi ndryshe, na ka ardhur ironikisht nga përtej Atlantikut. Një ish- kongresmen, shefi i komisionit të jashtëm i dhomës së përfaqësuesve, i njohur për lidhjet e tij me shqiptarët, Eliot Engel, ka ngritur një dilemë të kundërt me atë që zhurmon publikun tonë. Në vend që ti bashkohet korit që vajton krisjen e mardhënies Kosovë-SHBA, ai ka shtruar pyetjen: A mos vallë në këtë rast po gabon Uashingtoni?

Në një shkrim për referencialen “Foreing Policy” ai ka hedhur tezën se meraku për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, po e shtyn administratën Biden të favorizojë Vuçicin. Ndërkohë që në Tiranë dhe në Prishtinë fajësojë Albin Kurtin se nuk u koordinua me aleatët, se provokoi me çështjen e targave, se ka ndryrë “Oso Kukën” në Leposevaç, ish kongresmeni tregon me gisht nga Vuçiçi. Ai përmend me fakte se vendi i tij nuk e ka ndëshkuar mjaftueshëm Serbinë, as se qëndroi pas bojkotit të zgjedhjeve në veri, as se ushtroi dhunë mbi KFOR-in, as se nxit bashkombasit e saj të mos pranojnë targat, as se keqtrajton deri në “spastrim etnik me mjete administrative” pakicën shqiptare në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc.

Me largpamësinë e një veterani të politikës së jashtme amerikane ai lëshon dhe një paralajmërim ogurkeq: themelimi i asocacionit të komunave me shumicë serbe, nuk është një zgjidhje ideale për qetësimin e konfikitit. Pra sipas tij, ajo që SHBA dhe BE po e kërkojnë me ngulm, si mjet për të vendosur paqen, është thjeshtë një zgjidhje e përkohshme, sepse thotë Engel, “Asociacioni nuk do ta zgjidhë problemin themelor – kundërshtimin agresiv të Serbisë për një Kosovë të pavarur”.

Tani le ta marrim këtë qëndrim dhe ta krahasojmë pak me atë që mban kryeministri Rama.

Në ditën kur anulloi mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, për të goditur pas shpine Albin Kurtin, dhe kur shpalli se ka një draft të tijin për themelimin e asocacionit, Rama argumentoi se themelimi i shoqatës së komunave me shumicë Serbe do krijonte mundësine njohjes së Kosovës nga të gjithë vendet e BE-së, do siguronte ulësen në OKB dhe do përshpejtonte njohjen reciproke me Serbinë. Ndonëse të treja këto janë gënjeshtra që si ka premtuar askush tjetër veç kryeministrit tonë, të rëndësishme këtu janë konceptet. 

Ndërkohë që Engel thotë se krijimi i Asocacionit nuk e do e pengojë Serbinë në betejën e saj kundër pavarësisë së Kosovës, Rama predikon, pa asnjë garanci, të kundërtën.

Natyrisht duke bërë këtë krahasim e di se ka nga ata që do të nxitojnë të thonë: “E ç’është Eliot Engel sot, thjesht një pensionist”. Ka të tjerë që do ironizojnë me faktin se ky ish shef i politikës të jashtme të kongresit, ka qenë tejet i ndikuar nga mardhëniet që ka pasur me lobin shqiptar në SHBA.

Por fabula e tij vlen për tjetër gjë. Ai reshtohet pro atyre zërave, si ish diplomatë apo njohës të rajonit, që si amerikanë të cilët i kanë shërbyer vendit të vet, e kritikojnë sot atë për një qasje të gabuar në marëdhënien Kosovë- Serbi. A është e drejta në anën e tyre? Kjo i vlen të diskutohet. Por mesazhi që ata japin është se nuk është aspak herezi që mos biesh dakord me një politikë të caktuar, të një momenti të caktuar, që vendos të mbajë administrata amerikane. E duke bërë këtë, ata i japin fund pro amerikanizmit tonë folklorik. 

Sado i tërhequr nga pozicionet e dikurshme, i ndikuar nga lobi shqiptar, apo i sonsorizuar prej tij të jetë Eliot Engel, asnjëri prej nesh nuk ka të drejtën të predikojë për Kosovën një standart më të ulët sesa i tiji. Ne nuk mund të jemi flamurtarë të SHBA-në më shumë sesa ky veteran i shërbimit karshi saj, por mbi të gjitha nuk mund ta duam interesin tonë, më pak sesa ai. Prandaj shpesh, përpara se të shtrojmë pyetjen, ku po gabon Albini me Uashingtonin, na takon të kuptojmë se pse ky i fundit, këto kohë, po përkëdhel pak si shumë Vuçiçin?

17 Komente

  1. s
    shqipua

    Per ty flas me bindje te polte qe smund te besh kurre pasi e ke shitur sumen me dhjetra raste jo vetem tek idiotet antishqiptare te tipit Sali e Ilir,por dhe tek sherbimet e huaja sekrete

    Përgjigjjuni
    1. I
      Italiani

      O Andi k....va Mjafton vetem dy rreshtat e pare te kuptosh qe ke mbeter komunist Tamam si prindet dhe gjyshrit e tuaj

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gurabardhi

        Si urdhëro Sh. Hysni! Keni shumë të drejtë! Na keni lënë një pasardhës antiamerikan, shumë të denjë. E kam fjalën për këtë Andi Debilin. Eeeh, more Sh. Hysni, sa mirë do të kishte bërë ajo vajza e jote nëse, në vend të kërthizës, t'i kishte prerë kokën këtij sharlatani.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Luani

          Mut i jati mut i biri mut ai që bëri tanë.. kurrd ste lexojë vetë të shkruaj për të thënë qe je mut muti..!!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Saliu dhe Albini armiqte e kombit shqiptar

            Kur flet edhe ky koqe kandari I neveritshem qe na shet idiotsirat e tij neper keto shkrime si patriotizem, luften kunder imperializmit amerikan si nje domosdoshmeri per sovranizem alla Saliste e Albiniste.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Li

              Mundohet të na mbush menjen ky gjithollogu. Po të ishe kaq i ditur kishe prokopsur ne familje mo shpirt zi. Po kot mundohesh . Partia të ka brumosur qe të luftosh armiqte imagjinare të Shqiperise ata armiq qe ty bashke me ne të tjeret na ben me dy Shtete Shqipe ne rajon. Po sa i vockel je ti si mund të arrish ti kuptosh keto gjera.

              Përgjigjjuni
              1. S
                SPAK

                Ruajuni nga idioti qe e din veten te zgjuar! kam njihur ne jete shume berishiste qe vertet besonin tek ai,nuk e kam kuptuar kurre arsyen! Kam njohur nga ata se vetem se Saliu jepte urdher te mos paguan Energjine dhe Ujin ,qe me pas i paguan te gjithe te vrisnin po te shanit Saliun,kam njehur mercenare te tij si Andi,Tosi,Shkullaku,Rakipi,Sejamini,Erla,Grida,Preshi,Profesori,motrat kurva Vokshi, te kuptohemi lista e shushunjave te Saliut eshte e gjate! Kam njohur malesore qe te vrisnin po te shaje Saliun dhe nuk e kam kuptuar kurre psene e vertete! Idiote te zgjuar,dinake apo vetem thjesht Shqiptare primitive osmanllinj?! E njejta gje ne Kosove! Komentues qe te shjne dhe s'te lene gje pa thene me nje fjalor qe do ta kishte zili edhe Djalli vete, i cili egziston ne shpirtrat te Kombit Shqiptar por edhe te Kombit me te ri Albin Kosovar! A ka me turp qe jetojme ne Europe me kete mentalitet! Degjova Takun qe thoshte se , Europa nuk na do! Europa nuk do injorancen e kombit tone! Dil neper Europe ne Amerike ne te gjithe Boten dhe do te kuptosh njerezit e Kombit Shqiptar kur ecin ne rruge,si jetojne ne familje akoma,mentalitetin e tyre! Por sigurisht edhe Taku ka semndjen e Diabetit!

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tironci

                  Me ne fund u "lehtesua" Nipcja........ Vertet tani po shtjellon lirshem "Tezat" e Gjyshit ! Edhe ky i perket "Grupit" qe vertet ju pelqen dhe ndjehen mire kur bejne "shurren kunder eres" ! Tironci

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Andi bushati kryetar i te persekutuarve te bllokut

                    po te ngjallet gjyshi jot qe e kishte sirtarin me flori,gjyshja jote qe tha "cfare te beja me pare te qaja hysniun apo te pushoja saliun"po u be yt ate edhe nje here kryetar dege dhe te internoj ilirin e moniken,se saliu eshte i shtepis,atehere ne behemi pro shqiptar si puna jote me familje kriminelesh

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Beni

                      ANDI PO FLET ME FAKTE DHE SHUME QARTE,KURSE JU BYTH QIRAT E TEMES QE SHISNI BYTHEN PER NJE RROGE NE SHTET SHANI SI LEGENA.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Li

                        Fakte të padiskutushme qe ti e Andi i keni. O ben mavria qe ngele si Andi krenarë me Salehun po të dhje.ë.

                        Përgjigjjuni
                      2. A
                        Arben

                        Beja pyetjen vetes sepse ti je antishqiptari kryesor. Ne te tjeret duam Shqiperine por jo Shqiptaret e korruptuar, kriminela, dhe dashakeqes. Nuk je antishqiptar nese shan qeveritaret, deputetet, analistet, prokuroret, apo gjykatesit qe vjedhin. Ke ngaterruar terminologjine o shoku Bushati.

                        Përgjigjjuni
                        1. J
                          Jimny

                          Artikulli nuk i jep pergjigje thelbit te ceshtjes. Dmth, qe SHBA-te duhet te tregohen me te forta ne qendrimin ndaj Serbise, kete e kupton dhe e deshiron cdo shqiptar, kendej dhe andej kufirit. Por kjo nuk po ndodh, dhe ne fakt arsyet i jep vete Engel: per shkak te luftes ne Evrope, eshte zgjedhur (perkohesisht, mejtoj une) nevoja pragmatike per stabilitet ne rajon, kundrejt parimeve te tjera te demokracise… Tani, pyetja eshte: a i diktojme ne dot SHBA te jete me e forte ne qendrimin ndaj Serbise dhe deri ku/kur do ta testojme kete? Rama mendon se Kosova e ka kaluar cakun, ndersa Kurti sic duket mendon se litari mund te terhiqet akoma pa u keputur. Une mejtoj se koha qe kalon dhe ajo qe po vjen, nuk eshte ne favorin tone. Duket se Bota po ndahet prape ne kampe antagoniste, jo vetem per arsye ideologjike. Edhe SHBA-te qe i vleresojme si mbeshteteset me te medha te shqiptareve, kane deridiku nje stabilitet politik te brishte, persa kohe qe rreziku Trump (apo Trump-like) mbetet pas dere. Nese konfigurimi politik atje do te ndryshoje, edhe Evropa do te kaloje ne pasivitet dhe kampi pro-rus do te perfitoje tolerime te ndryshme. Druaj se Kosova mund te kthehet ne objekt neglizhimi, harrese, pazari, me pasoja te renda per te gjithe shqiptaret. Nuk duhet lene qe kjo te ndodhe ne asnje menyre, per asnje arsye.

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            Irena

                            Në fakt ti po racionon përvëlakun racial kur ndërjetë kërkohet ; shtet , qënësish , si t'ishe ti , një më vete . Siç jep e merr me , nëse një i tillë jam unë . Meqë , në , essencë , s'flitet për komb . Nuk është komb . Është , një gatesë , kœmbesh . Lako përbërësit pa , dallesë , si ca për kalifat , e për një tërësi laïke . Qënësi me neps n'epërsi , si kalli . I pa fat , me fat ku mbiu .

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              Rama Vučić

                              Pse po sillet Amerika dhe EU shumë butë me Serbinë? Kur Edi Rama ia ka hapur dyert hapakrah Serbisë dhe bëhet avokat i saj deri edhe për mosvënie sankcionesh ndaj Rusisë, pse ata tjerët të mos jenë të butë?

                              Përgjigjjuni
                              1. PER ATDHETARET PA ATDHE.

                                Amerikanet po mundohen te ndreqin gabimet e administrates Klinton.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Sara

                                  Saktë, shkurt, shqip. Ka edhe këndvështrimin tjetër. Merruni me problemin e jo personin. Sharjet, ofendimet nuk janë argument, përkundrazi .

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje