14 rreziqe, që kërcënojnë sot “Shqipërinë turistike”!

18 Korrik 2023, 16:00Blog TEMA

14 rreziqe, që kërcënojnë sot “Shqipërinë

Nga Kreshnik Spahiu

“Shqipëria turistike” nuk ka ekzistuar kurrë në historinë e kombit tonë.
Atë që vendet e mesdheut kanë më shumë se një shekull e investojnë, për ne shqiptarët është një zhvillim i ri.
Kurrë më parë nuk kemi pasur një
“Shqipëri turistike”:
- as në mbretëri,
- as në komunizëm,
- as në demokraci.
Sot Shqipëria mes 1000 halleve dhe problemeve është “parajsa mesdhetare” e pa eksploruar nga bota.
Dikur ishin aq të pakët turistët në Shqipëri sa kur kalonin në rrugë mbetej në hundët tona disa ditë era e parfumit dhe sapunit që përdornin ata “jashtokësor” që kalonin në Bulevardin e Tiranës.
Ne fëmijët e asaj periudhe themi ende sot: sapun “turistësh”.
Bota na ka parë gjithmonë si “ishulli i Tarzanit”.
Në ishull nuk hynin dot se kishin frikë ose nuk lejoheshin dhe në imazh banorët e Shqipërisë perceptoheshin si “Tarzanë”, njerëz të izoluar dhe jashtë realitetit.
Pamjet e viti 1997 ku i madh dhe i vogël mbante në duar një kallashnikov na fundosën dhe friksuan çdo kënd që mund të udhëtonte dhe pushonte si turistë si pasojë e skenave afgane në një toke europiane.
Fatmirësisht sot Shqipëria është si ajo parajsa e filmit të Leonardo Di Caprit një mrekulli në planet por e rrezikuar nga shumë “peshkaqenë” dhe “pushtues”.
Sot turizmi shqiptarë ndjehet i kërcënuar nga shumë faktorë që suksesin ta humbasim nëse nuk parandalojmë disa fenomene:
- “Shqipëria turistike” sot preferohet për çmimet e lira dhe ende konkuruese krahasuar me shtetet fqinjë Kroaci, Greqi, Itali dhe nëse nuk frenojmë babzinë e fitimit psh: Një shezlon 300 euro do largojmë çdo adhurues të plazheve tona.
- “Shqipëria turistike” është e kërcënuar nga pushtuesit e “tokës xanun”, që po sharrojnë çdo pemë dhe betonojnë brenda në rërë duke humbur shumë shpejt “mitin” bregdetit tonë për “plazhet të virgjëra”.
- “Shqipëria turistike”, duhet parandalojë urgjent rracizmin apo trurizmin selektiv duke preferuar rusë apo gjerman dhe duke larguar “kosovarë” apo “fshatarë shqiptarë”. Ne jemi shtet i destinuar për plazhe popullore dhe jo elitare.
- “Shqipëria turistike” është e kërcënuar nëse orjentohet drejt luksit. Nëse ndërtojmë vetëm hotele me 5 yje dhe jo agri-turizëm. Turistët e huaj nuk kërkojnë luksin në Shqipëri sepse atë e gjejnë 100 herë më lartë si standard në Spanje, France, Portugali, Kroaci, Turqi. Nëse ne do kopjojmë këto modele do e humbasim dyndjen turistike. Ne duhet ruajmë turistët e shtresës mesme që janë shumica apo 80% e numrit të përgjithshëm në botë që nuk kanë para të shkojnë në Hotele me 10.000 euro java.
- “Shqipëria turistike” duhet të zhvillojë dhe zgjerojë gastronominë dhe kuzhinën në disa parametra internacional dhe jo vetëm orjentimin 90% restorante italiane. Turistët e huaj nuk shkojnë në Shqipëri që të hanë cdo ditë kuzhinë italiane për tre arsye: 1- Nuk kanë ardhur në Itali por në Shqipëri. 2- Kuzhina italiane është më e shtrenjtë se shqiptare, turke, spanjolle, kineze, ballkanike, 3- “Spageti me fruta detin” 10 dite rresht nuk hahet, prandaj duhet diversitet restorantesh internacionale dhe kombëtare.
- “Shqipëria turistike” është e rrezikuar të fundoset nga mungesa fuqisë puntore. Në asnjë fshat nuk mund hapesh një resort gjigand me 100 kuzhinjerë dhe 1500 kamarierë sepse nuk mund ti gjesh, prandaj duhet urgjentisht një strategji për hapjen e dyerve për emigrante nga Indonezia, Filipinet, Tajlanda, Afrika etj të cilët pranojnë të punojnë me pagat tona. Teoritë që ne duhet “të ndalim emigracionin” nuk funksionojnë sepse e kane provuar Kroacia, Mali i Zi, Turqia, Serbia, Italia dhe kane deshtuar para nesh. Edhe sikur ta frenojme emigracionin shqiptar sërish tregu ynë i punës nuk e perballon dot nje fluks prej 20 milionë turistë qe mund të vinë pas 3-4 vitesh.
- “Shqipëria turistike” mund të dështojë nga kapacitetet e kufizuara. Në portet e Shqiperisë nuk mund te vij në anije kroçere me 2000 pasagjerë sepse ne nuk kemi një Hotel me 2000 shtretër ku të fusim të gjithë pasagjerët e anijes. Imagjinoni të vinë disa tragete.
- “Shqipëria turistike” mund të goditet nga turbulencat e kursit të valutës. Një turist europian që shpenzonte para një viti 5000 euro në Vlorë, këtë vit duhet të këmbej 5800 euro që të ketë të njëjtën sasi lekësh.
- “Shqipëria turistike” është e kërcënuar nga tregtarët matrapaz të çmimeve selektive sipas kombësive të klientve ku psh: 1 kg qershi, shqiptarve ja shesin 3 euro, kosovarve 5 euro, polakve 6 euro, rusëve 7 euro, gjermanve 10 euro.
- “Shqipëria turistike” kërcënohet nga të pronarët e paedukuar që as fjalët “mirëdita” apo “të lutem” nuk e njohin në fjalorin e ture karshi kilentëve apo nga halabakët dhe rrugaçët që zihen dhe rrihen me bishta çadre pse afrove pak shezlonin afër çadrës sonë apo pse parkove anazh Range Roverit tim.
- “Shqipëria turistike” kërcënohet nga ata që vendosin 5 yje në derën e Hotelit por nuk kanë lexuar 5 revista për turizmin apo nuk kanë bërë as 5 ditë trajnime për hoteleri.
- “Shqipëria turistike” kërcënohet nga injoranca e pronarve që nuk e kuptojnë se 50% e klientve kane vizituar gjysmën e botës dhe e njohin turizmin, hotelerinë apo kuzhinen më mirë se pronarët e hoteleve apo restoranteve tona, por edhe nga mentaliteti (KÇK) “Kap ça të kapësh”, ku turisti nuk është “Zoti shtepie” por shikohet si kalimtar që s’do kthehet më.
- “Shqipëria turistike” mund të shfryhet nëse qeveria nuk vendos një studim për investimin në infrastrukturë si prioriteti mbi prioritetet duke dhjetëfishuar burimet. Miliona turistë nuk mund të mbajnë hundët e tyre me duar kur vjen ora e derdhjes së ujrave të zeza në det, apo nuk mund të mbyllin dritaret kur vjen ora e djegjes së plehrave te kazanët që nuk vjen kurrë komunalja ti mbledh.
Shqipëria turistike sot është krenaria jonë dhe e brezave. “Bunkeri” Europës sot po vizitohet nga gjithe miliona turistë. Tradita, mikëpritja dhe reklama ishin të sukeseshme për këtë ngjallur kureshtjen, por ende janë të mjaftueshme për ta dhjetëfishuar turizmin. Ne duhet ta ruajmë Shqipërinë turistike si ishullin e thesarit. Dhe thesari ynë nuk ruhet me “Tarzanë” por me investime, strategji dhe profesionalizëm.
Fillimi është i mbarë. Hapja e porteve dhe aeroporteve të reja është prognoza e një Shqipërie të kërkuar dhe vizituar nesër nga gjithë planeti. Ndoshta është koha për një strategji kombëtare 100 vjeçare për “Shqipërinë e re turistike”

19 Komente

  1. l
    llazi usa

    Bravo qe e ke shkruar kete artikull z.Spahiu, ke te drejte kur thua tok e xanun, se komplet pyllin e Darzezes (Kernicen) e ka bllokuar Fatmir Kajolli, i kerkuar nga drejtesija Italjane, pjesen tjeter deri ne Vjose e ka bllokuar Dem Backa (i ndjer) dhe shteti jone nuk mer asnje mase, i kane lene myzeqaret me gisht ne goje, dhe nuk guxon njeri te shkeli ne ate zone.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emër

      Shqipëria turistike rrezikohet nga pronarët budallenj dhe të pashkollë, të cilët nuk e shohin veten si shërbëtorë, por si bosa të cilët nuk e njohin parimin klienti ka gjithmonë të drejtë............... Pra pronari është klienti. Ti je shërbëtori. Ti po i shërben atij.................................... ----- Turisti i huaj do edhe hapësirën publike, ku të parkojë kamperin e tij, apo të ngrejë çadrën...........

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arben B.

        Shume dakort! Qe te pranohesh si analist i pavarur politikisht, ashtu si ia atribon Edi Rames me te drejt problemet e ndryshme, njihja dhe meritat per turizmin dhe te tjera, sepse keshtu edhe ti vete do ti sherbesh me mire vendit.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mesuesi

          Gjithollog, i biri botës, jo shaka!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Asdfg

            Bravo, bravo, bravo! Edhe pse nuk kam ndonje simpati per ty! Ketu e ke qare!

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sufllaqja me qepe

              “Turizmi” yne eshte ne funksion te pastrimit te parave te droges. Nuk eshte industri me vete

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vlora

                Më në fund shkruajte një shkrim i sakt

                Përgjigjjuni
                1. a
                  astrit

                  Ore kur ishte ne Shqiperi kete Kreshnikun se perfillte kerkush e sot jashte Shqiperie te le pa mend per kapacitetin intelektual qe ka, i di te gjitha biri e nanes, ju e puesni e ai goja si pushon. Ju lutem mos e pyesni sa te kaloje kjo vape!

                  Përgjigjjuni
                  1. « kreshnik » bythqiri vs bamut hajdut legen topi

                    Pse nuk arrestohet ky bq-ja i kld-se I cili bashke me bamut topin mirrnin nga 300 mije euro per nje magjistrat dhe nga 1 miljon euro per nje emerim ne gjykatat e Tiranes dhe Durresit?!!

                    Përgjigjjuni
                    1. ?
                      ????????????????????????

                      cfar kingu eshte si thoni ju

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        katarakti

                        Shkrim me vlerë: Përveç të tjerave autori me të drejtë tërheq vëmendjen se:"...nëse nuk frenojmë babëzinë e fitimit psh: një shezlon 300 euro do largojmë çdo adhurues të plazheve tona. - “Shqipëria turistike” është e kërcënuar nga pushtuesit e “tokës xanun”, që po sharrojnë çdo pemë dhe betonojnë brenda në rërë duke humbur shumë shpejt “mitin” bregdetit tonë për “plazhet të virgjëra”... Këtu duhet ndalur dhe fort. Ku është qeveria?! Si lejohen këto veprime prej gangsterësh?! Apo meqë janë gangsterë dhe i kanë bërë këto para me krime dhe drogë, duhet të mbyllim njërin sy?! Kur ata po shkretojnë atdheun e 2 milionë shqiptarëve?! Ore në një shtet normal një çadër nuk e vendos dot jashtë perimetrit të caktuar nga komunalja. Jo të zaptosh tërë plazhin, të sharrosh pemët, të privatizosh pyllin dhe të betonosh në rërë! Kësaj i thonë të të luajë mendj e kresë. Këto gjëra sot nuk ngjasin më as në Afrikë. Me këto dukuri le të merret Edi Rama dhe ta lejë Albin Kurtin me shokë, se Kosova i zgjidh vetë problemet e saj. Dhe duket se ndeshemi me të njëjtin problem: Paaftësi, papërgjegjjshmëri nga ana e pushtetit në zgjedhjen e njerëzve që nevojshëm dhe të aftë. Kur zgjedh hajduta deri edhe për zëvëndës, nuk kanë sesi punët të shkojnë më mirë...

                        Përgjigjjuni
                        1. C
                          Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga VICIDOLI

                          E lexova me kenaqesi artikullin e shkruar nga K.Spahiu , edhe pse nuk kam pasur ndonje simpati per te , qe nga koha kur ishte ne Keshillin e larte te Drejtesise dhe me pas me fodullekun dhe mendjelehtesine qe tregoi kur krijoi Kuq e Zinjte , me pretendime per t`u bere force e pare , . . . si tip aventurieri . Tani duket sikur po piqet , por i kaloi koha per t`u "martuar " e bere "dhender ". Vetem nje here mund te ndodhe qe te te vije zogu ne dore , pastaj . . . vetem ta veshtrosh se si fluturon .

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kapterri

                            Do plasi edhe flluska e Shqipërisë turistike. Është një zhvillim dhe investim i sforcuar nga qeveria për të lyer buzët me të kuq dhe makiazh për fytyrën. Por pjesa tjetër e trupit është e kalbur. Turizmi do kulturë jo kopje nga të tjerët. Turizmi do konkurrencë të ndershme jo biznes hajdutësh dhe kriminelësh që i kanë ndërtuar hotelet me lekë drogë. Prisni se nuk keni parë akoma gjë, ka thënë vetë Rama

                            Përgjigjjuni
                            1. I
                              I juaji EDrama

                              Pirdh pirdh Kreshniki, seshpejti do te shpallim "strategjinë mushkonja turistike" Delet te shohin me dylbi detin Jon. Do ta mbyll rrugen e bregdetit si xhaxhi Enver ( I miss him very much). Ne jug do bej plazh vetem une dhe ata qe kane llogari mbi 5 000 000 euro ( me koke te madhe) Ti si gojore aktive mund te punosh si roje parkimi. Keshtu qe pirdh edhe ca kohe.

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Goditesi

                                Turizmi rrot cmimet dhe shkaterron floren dhe faunen. Turizmi sjell pusjtues te huaj qe do bejne cdo gje ne Shqiperi dhe so hyjne lloj lloj njerzish te semure, kriminelat, drogaxhinj, terrorista dhe pedofila. Turizmi behete per te hequr vemendjen nga Pasurite natyrore qe Po na I vjedhin Amerikanet. Turizmi nuk eshte zgjidhje ekonomike sepse te gjitha vendet qe mbahen vetem me turizem Shkojne ne falimentim. Ne kemi pasuri te jashtzakonshme natyrore ai gaz, nafte dhe miniera qe Po Ti shfrytezonim do jetonim 10 here me mire se Kuvajti Por ky debili do te permbyt Shqiperine me rraca te huaja ne vend qe ti rrit pagat dhe kushtet Shqiptareve

                                Përgjigjjuni
                                1. I
                                  Ilir

                                  E vërtetë për atë që shkruhet. Qeveria duhet të japë krahas reklamave "Shqipëria turistike " edhe përfitimet që ka ekonomia shqiptare nga ky sektor. Pasi nga 10 milionë turistë që janë regjistruar në kufi vetëm 1,4 milionë janë regjistruar në hotel e bujtina. Që do të thotë që ka një informalitet shumë të lartë. Nga ana tjetër tek ato biznese që marrin 300 euro për shezllon nuk japin kupon tatimor dhe inspektorët e tatimit kanë frikë të kontrollojnë. Problemet janë të shumta por kontrollet tatimor janë inekzistentë kështu që rritet informaliteti dhe përfitimet i marrin oligarkët e të fuqishmit por jo ekonomia shqiptare. Ata përfitojnë nga investimet por nuk paguajnë taksa e tatime . Nga ky këndvështrim del se ky lloj turizmi do rritë e thellojë pabarazinë në Shqipëri.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Tina

                                    Bravo

                                    Përgjigjjuni
                                    1. E
                                      ELEKTORATI GRI

                                      Industria e turizmit qe reklamohet me te madhe gjithandej se shpejti do te deshtoje .Deshtimi i saj eshte i pritshem dhe i pa evitueshem.Shkaqet jane te ndryshme objektive dhe subjektive dhe kane nje tematike te gjere per tu Shpjeguar .TE kuptojme piksepari se Shqiperia nuk eshte as qendra e botes por as vendi i vetem i turistik ne bote .

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Tarzani

                                        Shqipëria do të dështojë në turizëm sepse qytetarët atje, të cilët merren me turizëm nuk kanë kulturën dhe edukatën elementare të turizmit dhe mikpritjes. Në këtë vit është vërejtur mendjemadhësia e shqiptarëve në turizëm duke ngritur çmimet në nivele më të larta se në Greqi e Turqi, mdërsa shërbimet i kanë të tmerrshme në krahasim me vendet tjera që kanë çmime më të ulëta.

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje