
Nga Skënder Minxhozi
Më në fund doli dosja e parë për shpalljen non grata të Sali Berishës. Një lëmsh justifikimesh që nuk bindin asnjë fëmijë shkolle, por edhe një listë e gjatë fajtorësh të pretenduar e imagjinarë, ku përfshihen ambasadorë, gazetarë, politikanë e të tjerë akoma. Sali Berisha e gjen kudo fajin dhe autorësinë për statusin e vet të të padëshëruarit në Amerikë e Britani, përveçse tek dy qeveritë respektive e mbi të gjitha, tek vetvetja!
Ai vazhdon t’i fryjë të njëjtës përrallë dhe vazhdon të na bëjë presion që të pranojmë edhe një herë më tepër se tollumbacja e tij e fajit ka brenda Xhorxh Soros, dy-tre ambasadorëve dhe pak zyrtarë të tjerë në Londër e Uashington. Këta janë sipas tij burimi i vetëm i kalvarit diplomatik ku ka hyrë prej dy vitesh.
Megjithëse e kanë përjashtuar nga të gjitha protokollet zyrtare, megjithëse zyrtarisht SHBA e Britania e Madhe kanë bërë të ditur se Sali Berisha s’mund të shkelë më në territorin e tyre dhe as të ketë kontakte të çfarëdoshme me përfaqësues të administratave përkatëse, shefi i Rithemelimit vijon t’i mëshojë fabulës mikroskopike të komplotit të dy ambasadorëve, financuar nga Soros!
Nuk ka devijim, manipulim dhe justifikim më hipokrit sesa të tregosh me gisht dy diplomatë lokalë e një miliarder që jeton dhjetë mijë kilometra larg, si shkaktarë të damkosjes zyrtare të dy prej vendeve më të fuqishme të botës. Kuptueshëm kjo strategji tenton të përjashtojë faktin që Berisha është i përjashtuar nga shtetet në fjalë, por më shumë është një viktimë e një prapaskene me dy-tre veta brenda. Një kulisë kafeneje, jo një vendim sovran qeverish! “Enveri nuk di gjë, këto punë i kanë bërë ata poshtë tij”, plagjiarizmi logjik i Sali Berishës është perfekt me kohën kur ishte anëtar i partisë tjetër, asaj komuniste.
Ashtu siç pritej, fabula personale e Doktorit po i merr kohë dhe energji të vyera opozitës. Në prezantimin e dosjes fantomatike ishin prezentë të gjithë krerët politikë të asaj opozite që sot identifikohet tek Berisha. Deputetë, ish-ministra e ofiqarë të të djathtës që rrinin e dëgjonin me seriozitet (për të njëqindën herë) sesi një politikan në muzgun e karrierës përpiqej të shpëtonte faqen nga damka anglo-amerikane.
Ky akumulim vëmendjeje e energjish tek fati personal i Berishës, po merr jo vetëm kohën që do duhej të përdorej për të ndërtuar shtegun e rikthimit në pushtet, por po vazhdon ta identifikojë opozitën me luftën vetjake të ish-kryeministrit. Teksa flet për të ardhmen dhe hapjen e partisë nga mëngjesi në darkë, opozita grupohet e vihet në rresht sa herë i thërret e shkuara e Doktorit. Një paradoks që humbet rrugës edhe votat, edhe besimin e shqiptarëve të lodhur e të mërzitur me të njëjtat rrokanisje trush.
Sali Berisha vijon i pashqetësuar të bëjë të vetmen që gjë kishte ndërmend të bënte qysh në 8 janar, kur yshti turmat drejt selisë së partisë së vet. Jo të fitonte, por të vetëmbrohej. Rikthimi i tij në krye të zyrës më të lartë të opozitës nuk ka qenë kurrë të gjejë, të shpikë apo t’i japë formë një formule fitoreje për të djathtën që dergjet në një krizë pa fund e krye.
Qëllimi i tij i vetëm dhe i patjetërsueshëm ka qenë, siç e provon edhe dosja antibritanike, që ta keqpërdorë zyrën e kryetarit të PD si një municion luftarak për hallet e veta personale. Në luftë kundër Britanisë së Madhe, kundër SHBA dhe gjithçkaje që lidhet me ta.
Prandaj sot kemi një dosje për hallin e ish-kryeministrit, por jo ende një dosje për mënyrën sesi opozita do të vijë dikur në pushtet. Mesa duket ky është kolapsi që e ka detyruar edhe përkrahësen e orëve të fundit të Doktorit, Evi Kokalarin, që të shkruajë “Berisha, boll ju lutem! Boll! Jemi lodhur te gjithe ne rrugetimin tuaj per te mbrojtur veten dhe familjen, sepse ne rradhe te pare ti nuk mbrojte PD e rithemelimit, nuk mbrojte voten e lire, nuk mbrojte primaret, nuk mbrojte ndryshimin qe premtove.” Më mirë se kaq s’mund të shprehet frustrimi i një opozitari të sotëm.
Mire Berisha qe ka hallin e vet, po Minxhozi hallin e kujt po qan? Qeverise po i plasin skandalet njeri pas tjetrit po Minxhozi nuk rresht se marri vec me Berishen!
Analiza me e dobet e shkruar ndonjehere nga minxhozi! Kane rene ne hall te madh.
Ne, duke parë gjithë këto skandale të qeverisë, po bëhemi gati për protestën më të madhe që ka parë Shqipëria ndonjëherë, të udhëhequr nga opozita, e cila zhvillohet së shpejti............... . Ju bëjmë thirrje gjithë shqiptarëve që më datën 1 shtator 2051, të mblidhen të gjithë në sheshin Edi Rama, për të rrëzuar nga pushteti, Zaho Edi Ramën, i cili ka 10 vjet që po ju pi gjakun shqiptarëve............. Ne do të fitojmë.....Beteja tani fillon.
Hhaahha sa kam qesh. Mirë ja ke bere.
Hhaahha sa kam qesh. Mirë ja ke bere.
Berisha eshte kriminel ķa vrarembì 4p vetè
Dosja e gabuar e Arben Ahmetaj, ministrit te Edrahmanit!…..lol
Per sa kohe Berisha sjell verdall nje popull per tu shmangur dhe per te reshkitur nga drejtesia pergjigja eshte:-SHTETI GJYSMAK
Turp o Minxhoz kur sherbehesh me te degraduaren e shallvareve qe ben sikur ka harruar shqipen. Sharabajga bredh mbas lekt si mizat mbas m..... po sa per sali gerdallen, ke te drejte. Ka ndjer dicka saliu qe po derdellit neper konferenca. I ka ardhur zjarri tek by.... a e fishkur.
Komunist ishe dhe komunist ngele o shoku Sali, por fatkeqesia jone thuaj qe sna u ndane kokrrat e komunistave qe te vrisnin e se kishin per gje me te bo dhe per budalla.....ptuuu far e keqe
Minxhoz, më duket se sa i perket Salehut dhe hallit te tij, te gjithe i biem rrotull e rrotull, sikur ai eshte i pa qarte. Perkundrazi, sa i perket atij vete, ai eshte shume i lexueshem. Problemi eshte të dime dhe te kuptojme hallin e atyre qe i rrine prane e qe i bejne hosana atij, here me ze e here heshturazi (me pjesmarrje në vidiokonferencat e perditshme te tij, e kudo si konet e tij, ai i therret). Keta ashtu si vete Saleh Berisha e dine mire se nuk do vine më në pushtet, por nëse groposet ai, ata nuk janee me asgje. Ata dine po aq mire se duan te fitojne aq sa mund te fitojne, qe edhe pse do t'i humbin zgjedhjet, te mos i humbin ato qe presin te fitojne, deri ne 2025 nese mbijeton Salehu. Pra ata jane, sot per sot, forca e Saliut, thembra e Akilit, per hllin e tyre, por njeherazi jane defacto mjerimi i opozites. Aty ishin psh Fahri Balliu, Lym Murrizi, Aldo Bumçi, Genc Pollo etj. Sigurisht qe në skoten e tij jane Noka, Paloka, Spaho, Vokshi etj, po per te njejtat arsye. Se perndryshe perveç Berishes gazetareve dhe stafit te aferm te tij, ç'duan ata aty, te degjojne marrezite e Salehut?! Epo budallenj nuk jane, ndaj edhe ata e kane nje hall. U duhet Salehu sepse ai ka shume mbeshtetes te verber, militante apo injorante, të cilet ata nuk i kane. U duhet pra te gjitheve Salehu deri në 2025, te rezistojne qofte dhe me shpirt neper dhembe, sepse ai, siç shpresojne ata do ta kete mundesine (duke shpresuar në nje legalizim te tij si kryetar dejure, apo nepermjet koalicioneve, si deri më sot), te hartoje listat per deputete dhe me siguri, secili per hesap te vet, shpreson të jete në to (perjashtim ben vetem Balli Fahriu, i cili ka hallin e djalit). Gjithsesi, vartesisht sistemit zgjedhor qe shpresojne bashke me te tjere te brenda opozites të bere çorap ta ndryshojne, do t'i fitojne ca vende, dhe secili pretendon te jete në krye te listave fituese (siç ndodhi per keshilltaret bashkiake në zgjedhjet e 14 majit). Sipas planit futurist te tyre në koke, mbasi të ndodhe kjo atehere te lehtesuar do, sipas francezeve do te therrasin, : "Poshte mbreti, rrofte mbreti!", ose sipas shqipove: "Kalova lumin te dhjefsha kalin!". Ja pse u duhet Salehu. Pare keshtu, them se keta jane dhe e keqja e vertete e vendit. Salehu politikisht, i vdekur se i vdekur eshte, po keto vemjet (ata qe do munden) do jene aty, në parlament sa per të bere zhurme si gjoja opozita, e cila ashtu si deri më sot, nuk i lë pa gje (?!). E në fund te fundit, ç'i duhet pushteti? A do bythe ta ushtrosh, e akoma më shume ta mbash. Dhe ata e kane treguar se nuk jane as te afte dhe as te deshirueshem nga shqiptaret që ta kene ate. Po gjithsesi shpresa vdes e fundit dhe ata ne te drejten e tyre shpresojne! Ndryshe jane te dale nga politika perfundimisht, gje e cila per ta perben një makth i vertete.
Ore shokëni, akoma me këtë të vdekurin e pa kallur do të merreni? Lëreni gomarin në hallin e vet dhe në endrrat e parealizuara sikur është në Shtëpinë e Bardhë apo në zyrën e Westminsterit duke u takuar me presidentë e kryeministra perëndimorë. Sali haleja ka mbaruar o shokëni, mos u merrni më me të!!!! Ashtu do shkojë kjo punë: në hale të gomarit e të mutit do përfundojë kjo hale me aromë aq të rëndë saqë nuk e duron më kush.
Shpresojme qe ne hale te marre me vere : Meten, Ramen/Lulushjen….lol
Dakort me ty o Mendimtar ! Une gjykoj qè shqetesimi qytetar nuk eshte per Saliun , por per opoziten kryesore shqiptare qe eshte bere copa copa dhe i gjati ne pushtet po ha bar pa shkop . Saliu , si thote i gjati , ka vdekur politikisht po nuk ka vdekur fizikisht dhe po dominon opoziten shqiptare . A e pate se kush ishte ne konferencen e tij ? Ata enderojne per karrike ne zgjedhjet e ardhshme , se nuk ju digjet barku per Saliun , pra shpresojne tek nje i vdekur politikisht . Idiote komplet , por nga halli .
Sakte, sakte, sakte, deri ne perfeksion
Berisha po shkruan vellimin e dytë, të veprës së Enverit, "Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë"
Mire ai ka vdekur per se gjalli, po te gjallet pse jan ngjitur si muti pas kepuces dhe nuk i shqiten. Rrinin si mumje para tije sikur po rrinin ne klase para Sokratit dhe benin te habiturin.
SALIU po ndjen rrezikun qe eshte afer dhe, po ben perpjekjet e fundit te shpetoje cfare te mundet nga anija qe po mbytet. Shume shpejt do perpiqet te shpetoje koken (ngase nuk do shpetoje asgje nga anija...kupto...leket dhe vilat) dhe po jep mesazhin qe te beje koncesion me gjykaten dhe SKAPIN (sic e quan ai) per te shpetuar te pakten femijet, se per vete nuk ka interes me, sepse eshte i ndegjegjshem qe po i perfundon ora biologjike.
Dakord 100% i nderuar mendimtar, por ja na ka lene pas Al-Bin Ladenin , si meshirim i qenies te Sali kermes. Sesht e thene qe ky komb te gjeje qetesi nga keto qelbesira qe punuan e punojne per Grekun e Serbine dhe kurre per Shqiperine.
Bravo Toni . Me hapur se Edi se ka bere njeri . Greqise detin , serbise veriun e kosoves. Kokes i ke rene.
Keshtu eshte kur lexon me sy mbyllur o kiu fiu
Po nuk ngordhi kerma....do haje mut gjithe jeten...i urojme ngordhjen bastardit komunist se shpejti....
Berisha ndihet i gëzuar,po i shtohen të korruptuarit, mbetet kryetar i hajdutërisë me titullin "Sorian" non grata.
U thinje aty ne prapanice te Rames o more Skendo-loqe / e prap se prape asnjehere dot nuk u poqe /
Po pse o Minxho ti vertet oer arsye per denimin? Me kte llogjike nuk mbetet oolitikan pa e denuar kurse Edin do e cojne ne ishullin e Napoleonit.
Zoti Minxhozi titull i goditur shkrim perfekt. Ju ndjek gjithnje ne analizat qe beni. Per ne popullin e thjesht e pa ngjyra partie jeni analisti me i besueshem. Me vjen keq per komentusit dumbabiste por i kuptoj e verteta dhemb.
Sa te ndjeshem sa keqardhje kane keta gazetaret per Berishen .Rri dhe e ngacmojne dhe i qajne hallin do tja heqin ate nofken NONGRATA apo jo .Po lereni o te uruar te vdese rehat si gjithe te tjeret .
Mendoni ju të partise të punës tëSh. që jeni konvertua socialist jeni e njejta jashqitje. Në kohën xhaxhit Shqipëtinë. Nuk e kanë udhëhequr Shqipëtarët por sorbet,malazezet, grekët,vëllehët dhe mgjupët që kanë qpifur për shqipëtarët e vërtetë dhe e kanë psua me jetë. E njëjta është me partinë e klounit,sharllatanit,drogirashit dhe trathtarit edvin kristaqit, që gjithë çka mundet me e më së paku Shqipëtar. ...pra durojeni që të ju këcej të gjithëve një nga një. ...ua pafëshi hajrinë balojzit Edwin kristaqit.