
Nga Carlo Bollino
Berisha është njeriu i gënjeshtrave dhe i obsesioneve. Në të largëtin 1991 mori drejtimin e Partisë Demokratike duke gënjyer studentët, të cilët rrëzuan regjimin pa atë, dhe njëkohësisht duke mashtruar themeluesit e tjerë të forcës së parë opozitare, duke iu paraqitur si njërës palë, ashtu dhe palës tjetër si dhe opinionit publik kombëtar dhe ndërkombëtar, si lideri i parë antikomunist në vend. Në të vërtetë, siç me mijëra dëshmitarë të kohës e dinë mirë, ishte vetëm një komunist i maskuar që nuk pati asnjë meritë në rrëzimin e regjimit, veç aftësisë për të krijuar një të ri në vend të tij, duke e quajtur “demokratik”. Që atëherë Berisha është i persekutuar nga sëmundja e dytë e tij, nga obsesioni për të vërtetën. Urren cilindo i çjerr të shkuarën e tij dhe natyrën e vërtetë që ka, cilindo që nuk i bindet në mënyrë të verbër, cilindo që nuk është i gatshëm të gënjejë për të konfirmuar gënjeshtrat e tij.
Mes obsesioneve të tij jam edhe unë, një gazetar, tek i cili urren logjikën, inteligjencën dhe të vërtetën e rrëfimit. Kur më deklaroi “non grata” në vitin 1995, kishte në dorë të gjithë pushtetin e një Shteti për të gjetur kundër meje prova të një mijë krimeve për të cilat më akuzonte. Por ne fakt pranoi rikthimin tim në Shqipëri duke pretenduar në këmbim vetëm një gjë: Dorëheqjen time si drejtor nga gazeta që kisha themeluar. E dinte shumë mirë që isha një njeri i ndershëm dhe me integritet dhe që nuk kisha bërë trafik droge, nuk kisha punuar në shërbime sekrete, nuk kisha bërë trafik armësh, nuk isha kreu i mafias, nuk isha Carlo-malavita, dhe gjithë epitetet që shpiku për mua në vite. Ai në të vërtetë dëshironte vetëm të më mbyllte gojën duke më hequr gazetën që pata krijuar, sepse kishte frikë nga e vërteta ime. Dhe mbi të gjitha, nga fakti se shumë më besonin dhe më besojnë.
Fatkeqësisht për të, u riktheva në Shqipëri si gazetar i lirë, dhe si gazetar i lirë munda të shkruaja te Shqiptarja.com dhe report TV intrigat e kryera nga qeverisja e tij. Përfshi ato të bëra në favor të dhëndrrit për t’i privatuzuar të vetmin kompleks sportiv të pranishëm në Tiranë, duke e transformuar në 19 kulla; dhe shumë nga marrëdhëniet e vajzës së tij dhe pjesës më të madhe të biznesmenëve që vinin në Shqipëri pas 2005, të cilët për të marrë favore nga Berisha kryeministër, duhej të paguanin faturat e konsulencës në studion ligjore të Argitës (të maskuar mbrapa emrit të një shoqes së klasës) . Në ndryshim nga shumë gazetarë “investigativë” që publikojnë mesazhe whatsapp policësh apo kriminelësh, Shqiptarja.com dhe Report TV bënë një investigim të vërtetë dhe publikuan me dhjetëra dokumenta që janë prova reale të akuzave të përmbajtura në shkrimet e publikuara. Mes biznesmenëve me të cilët Argita dhe bashkëshorti i saj kanë bërë afera falë ndihmës së qeverisë Berisha, ishte dhe serbo-boshnjaku Damir Fazlliç, mik familje i Berishës dhe perfitues i favoreve të pafundme nga ana e qeverisë së tij.
Serioziteti me të cilin kryem ato investigime, ka lënë pa fjalë edhe vetëm Sali Berishën, i cili është i bindur se edhe ato prova të grumbulluara nga ne janë përdorur bashkë me materiale të tjera nga qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe nga Britania e Madhe, për ta deklaruar person “non grata”. Të jem i ndershëm, unë nuk e di nëse është vërtetë kështu (nuk jam kontaktuar nga asnjë autoritet amerikan apo anglez për të konfirmuar atë që kemi shkruar) edhe pse është e afërmendsh që për një gazetar do të ishte një medalje e bukur, nëse është vërtetë kështu. Dhe është edhe e lezetshme të besosh se pasi u deklarova (padrejtësisht) person “non grata” nga Berisha, të jem pikërisht unë që kam kontribuuar për ta deklaruar person “non grata” atë. Një lloj ligji “i kundërpeshës” do të shprehej Dante Alighieri.
Pavarësisht faktit se si i kanë përdorur amerikanët dhe anglezët, ato investigime me dokumente dhe dëshmi, përmbajnë provën e pakundërshtueshme të korrupsionit të Sali Berishës dhe të familjes së tij që edhe SPAK po përdor tani në hetimet që po kryen. Eshtë vetëm kjo arsyeja që e shtyn Berishën të më demonizojë dhe të më transformojë në obsesionin e tij: Urren të vërtetën që tregoj. Dhe urren faktin që dhjetëra mijëra shqiptarë më besojnë, duke përfshirë me sa duket autoritete amerikane dhe angleze.
Për këtë arsye rreshton (dhe financon) dhjetëra “gazetarë”, “analistë”, portale e deri televizione duke u përpjekur të më ulin reputacionin. Dhe sot, sikur të ishin prova kundër meje, përmend po ato shkrime të porositura e të paguara nga vetë ai. Në të njëjtën mënyrë pretendon pafajësi të familjarëve të vet apo të Damir Fazlliçit duke përmendur vendimet e marra nga prokurorë apo gjykata të kohës, që ai i kontrollonte totalisht. Berisha vazhdon të gënjejë deri në atë pikë që sot përballë një çete adhuruesish të vet, është betuar që nuk kishte asnjë lidhje jo vetëm me banda apo me histori korrupsioni familjar dhe qeveritar, por as me skandalin e firmave piramidale!!
Beson se shqiptarët mund të mashtrohen përsëri si 30 vite më parë, kur tregonte se kishte çliruar Shqipërinë nga komunizmi, por që në fakt zëvendësoi komunizmin me “demokracinë” e tij personale, duke ja vjedhur popullit edhe domethënien e kësaj fjale të shenjtë, të ëndërruar për 45 vite.
Carlo Ke kaq vjet qe na can by.... Ore 1 pyetje, kur gjithe shqiptaret iknin ne itali , ti erdhe ne shqiperi. Pse???? Pse sakrifikove kaq shume, dashuria per shqiperine qe nuk te lidhte asgje??? Nga na dole ti pronar i madh tokash ne mes te tiranes???? Karlo sikur vetem keto 2 pyetje te marin pergjigje shqiptaret, do te zene me hu. Po boll o gore e mafies italiane ne shqiperi boll.
O beni-zeni merru me ato qe thote Carlo, jane te verteta? Pastaj do merremi edhe me pronat e Carlos, he loqe.
Drini-prapa pseudonimit "ben" fshihet ndonjeri nga ata per te cilin flet edhe zoti Bollino. Persa i perket ardhjes se Carlo Bollinos ne Shqiperi, me sa di une, bashkeshortja e tij eshte shqiptare dhe ai ka shtetesine shqiptare. Ne lidhje me "pronat" e tija ne Shqiperi, keto jane thashethemet e nevojtores se Berishes, ose mundet te jene edhe prona te gruas se tij. Une keto gjera nuk pretendoj se i di, por mjafton qe te thote dicka Berisha dhe e kunderta eshte gjithmone e vertete. Qelbanikun Salih Berisha e kam degjuar per here te pare qe ne kohen e komunizmit nga im ate, njeri nga kirurget me te famshem te Shqiperise dhe lidhet me rikthimin e tim eti ne Tirane, nga provincat ku e kishin derguar si pasoje e luftes se klasave. Kur ministria e shendetesise, nisur nga nevojat e vendit, mendoi qe ta rikthente ne kete ministri si dhe ne fakultetin e mjekesise si pedagog, kjo ide u kundershtua nga Berisha me cilesine e Sekretarit te organizates baze te PPSH-se te spitaleve dhe Fakultetit te Mjekesise me aresyen se vinte nga nje familje e deklasuar. Vertet gjysherit e mi kane qene ne gjendje te mire ekonomike, por kane qene patriote qe i kane dhene vendit qe nga koha e pamvaresise. Nga fisi im kane dale 13 partizane ne lufte kunder pushtuesit fashist. Ishin financimet e familjes time si edhe te shume familjeve te tjera patriotesh shqiptare qe financuan luften. Perrallat e kohes se komunizmit se si partizanet luftonin kembezbathur dhe me barkun bosh, duke ja rrembyer armet armiqve, mbase i beson ndonje idjot, por jo njerezit qe kane dy para mend ne koke. Berisha ka qene spijun vullnetar i Sigurimit famekeq te Shtetit komunist, qe ka raportuar koleget e tij qe ruheshin prej tij. Kushdo qe ka punuar ne sistemin e mjekesise ne ato kohera e di shume mire se kush ka qene Salih Berisha.
ik er fis mut
ben ! rrofte lexhenda pasi per popllin nuk na .......
Ben! I rrofsh bythen Bollinos.
Këto pyetje të mundojnë ty o shpellar????? Ti je anëtar i çetës për të cilën flet Carlo. Kjo do jetë vera e fundit në liri e familjes saliut o plehrë.
Italianet kane ikur ne gjithe boten, erdhen ne Shqiperi ne kohen e zogut dhe qe perpara ketij. Gazeta e Carlos ishte hapur ne Shqiperi qe ne kohe te Zogut dhe Carlo erdhi e rihapi pas demokracise. Nje gje me ben pershtypje me kerrma si puna e ketij Benit se ne kemi djemte e vajzat tona kudo ne Itali e Greqi e ne gjithe boten. E qe te kete njerez qe ua ze goja ti thone nje intelektuali italian se cdo ne Shqiperi, te vjen ta heqesh nga vetja emrin shqiptar. Po te jesh i bindur o Carlo se ky Beni eshte ose dhendrri burgaxhi i Saliut ose vajza kufome e ketije te fundit. Turp per shqiptare te tille!!!
Debila si puna jote Ben. e mbajne gjalle politikisht sale malokun qe na turperoi me injorance, hajduteri e ca ka te keqe kjo bote.
Benit mos ja merni per te kea se ai paguhet per keto komente.
Ju ka ik petlla beno eee? Ne vend qe ta benit mik te nderuar karlon e bete armik o debila. A behet armik nje njei ri zgjuar si Carlo? Ai eshte perendimor o trap nuk eshte rrit te lagja Tropojes a e kuksit. haini mutin tani ti dhe te gjithe pdistat qe e sulmoni. jua pata thene. Bejeni mik Bolinon jo armik, po ju jeni shpellare.
O @beno, po 'i besoj' dhe unë në ato që thua dhe për të cilat pyet Carlon. Po m'u përgjigj tani dhe ti mua për pyetjen: Si ka mundësi që Saleh Berisha arriti të fuste në burg ish-kryeministrin dhe më pas kryetarin e PS në opozitë me pushtetin e tij, të cilin gjykatësit e plepave të tij, e dënuan për korrupsion me 12 vjet burg (u lirua dhe doli i pafajshëm dhe u shpërblye me paret tona, me nja 80 mln. lekë për burg të padrejtë) dhe nuk qe i zoti ky pra Salehu (8 vjet kryeministër i gjithëpushtetshëm 2005-2013), t'ia bënte këtë "mafiozit" Bolinno?!?! Ma dërgo të lutem një përgjigje të sinqertë, por këtë jo si militant por si një qytetar i lirë, që shpresoj të jesh!
rrofte bolino ,sepse po ja merr edhe meros me keto shkrime
Karlo Bolino! Mos u beje mersk fare per ato qe thot Berisha dhe qent e tij qe lehin kundra teje. Juve personalisht,gazeten tuaj televiziononi tuaj shqipetaret i lexojne dhe i degjon me shume besim dhe bindje. BERISHEN E PERCMOJN.
Karlo Bolino! Mos u beje mersk fare per ato qe thot Berisha dhe qent e tij qe lehin kundra teje. Juve personalisht,gazeten tuaj televiziononi tuaj shqipetaret i lexojne dhe i degjon me shume besim dhe bindje. BERISHEN E PERCMOJN.
Bravo Bolina! Shkrim më së i goditur. Ja ke thënë të gjitha të këqijat që ka sali Berisha cjapi plak serb. Është njësoj që duhen tre breza që fshatari të bëhet qytetar ashtu duhen shumë kohë që komunisti të bëhet demokrat. Saliu është më komunist i keq se Enver Hoxha,ce mbi të gjitha është super kriminel , super haajdut si dhe "non grata" i shumicës së shqipëtareve. E ka thënë fsllxhorja në TV se nuk e ka të gjat jetën më thumë se nga viti 2023. Amin
Te lumte
Jeni fisnik Carlo!
Ben, një pyetje për ty: Pse e fillon komentin me 1 pyetje dhe e përfundon me 2?!
Me vjen mire qe nje gazetar italian si Bollino po le dhe do te lere nje shenje te madhe dhe pozitive ne historine e gazetarise investigative ne Shqiperi. Se bashku me kolege te tjere nga Shqiperia, si Hoxha, Baze, etj. eshte berthama moderne e gazetarise investigative, ka patur dhe ka guximin te perballet me nje kryemashtrues, kryebandit, kryemafioz, kryekomunist, kryehajdut, sic eshte kryemalavitozi Berisha (bashke me kopene e cakejve qe i shkojne mbrapa). Ajo qe e ben te vecante Bollinon eshte origjina italiane dhe si shkodran qe jam me vjen ne reminishence familja Marubbi, qe ishte shpallur "non grata" ne Itali dhe u be aq "grata" ne Shqiperi, saqe formesoi historine moderne shqiptare te kohes nepermjet deshmive fotografike. Bollino po e ben nepermjet fjales dhe shkrimit... une e falenderoj jashtezakonisht shume!
Te lumte Karlo ! Duhet ne njoni kshu si puna jote qe tja plasi ne turi ktij
Avanti dhe gjithmone perpara z.Bolino! Jeni i vetmi gazetar cilesor dhe vecanrisht ne zhanrin investigativ,ne kete vilajet te humbur ne toke europiane. Te tjeret, vecanrisht mender invetigativet,jane qen rrugesh,qe lehin,ne kolibet e perdala te televizioneve, vec genjeshtra,ose ato ngjarje qe i dine te gjithe. Ketu z.Bolino,dhe kete ti e di me mire se askush,qe gazetari se pari,eshte shndrruar ne nje kone e mjere i nje pronari injorant dhe te djallezuar,se dyti gazetari i vilajetit ka nje formim te cunguar kulturor gazetaresk,dhe se treti me kryesori i mungon TRIMERIA. Dhhe trimeria e munguar,ne kete cep te bastarduar anadolli,justifikohet me edukaten dhe kulturen e deformuar keq qytetare.Prandaj dhe vet fjala TRIMERI,ketu ndihet e denatyruar;ajo eshte zevendesuar me emrin EGERSI,shoqeruar me injorancen orientale,se si mund tja fusesh tjetrit nga mbrapa thiken,apo si mund ti marresh jeten atij per nje fjale goje.
Jeni gazetari më i mirë në Shqipëri Carlo Bollino. Gjatë viteve, si një gazetar i lirë dhe i ndershëm ja ke çjerrë maskën njeriut më të urryer në Shqipëri Sali Krimineli. Saliut i është shtrënguar laku dhe po përgatitet për burgun që po e pret. Të gjitha të zezat i ka palaço Sali Krimineli: -Vrasës dhe delenxhi, gënjeshtari më i madh, mashtrues, hajdut me çizme etj. Pasi të qërrohet ky vrasës Shqipëria do relaksohet, të klonuarit e Saliut do marrin malet dhe ky popull do bjerë në qetësi.
Ikni o saliberishta se nuk ka njeri me me guxim sa Karlo. nuk ja ben syri terr ka 30 vjet perballe malokut. Kush e njef Karlon e di mire se eshte njeri qe i respekton nji me nji ligjet shqiptare. Eshte korrekt edhe pse vepron ne tregun e cmendur te mediave ku kolege ka Ndroq trafikantin apo kur kishte thithlopen Kokedhima. Ai saliberish bq nuk e tha nje fjale per ndroq trafikantin apo per sander miltarderin por vetem per Carlon. E pyetni veten pse?
Boline hap komentet te Shqiptarja e pastaj flasim, i censuroni dhe kur nuk permbajne fyerje po thjesht mendime. Nje gazetar I lire qe gjasme jep te drejten lexuesit te shprehe opinionin e tij dhe pastaj boton vetem komentet pro qeverise Rama nuk eshte gazetar I lire po censurues i paguar nga pushteti. Merr shembull nga Mero dhe te tjere.
Bravo Carlo! Nje shkrim per tu duartrokitur!
O Komentuesi Ben I Hengç Mune Z.Bollino.Gazetar trim dhe i pa lekundur.I ka çjerre Masken Sali Kermes dhe Spurdhjakeve te Tij.Respekte per Carlo Bollinon ! Ku jane gazetaret Shqiptare = apo lepijne kockat qe u hedh Zeni-SyPeshkaqeni . !!!
Mos vazhdoni te merreni me Karlon ju te berishes se di me shume se 100 avokate shqiptare te mbledhur bashke. Kini kujdes se e kam nga eksperienca. Ju jep uje ne bisht te luges te gjitheve e keni provuar apo jo?
“Fisniku” lecian Bollino, ti te shkakton te perziera dhe diharre. Shko menaxho pronat dhe parate qe ke bere duke ia lepire Rames dhe mos na derdellis se boll kemi Merin na majfton e na teperon
Follow money, per te gjithe politikanet dhe zyrtaret e larte te dy kraheve...that's all. Eshte kaq e lehte. Lerini per nje cast pasurite monetare te fshehura ne parajsat fiskale (bejeni ne nje te ardhme te afert). Nje cift studentesh ekselente te punesuar e firma private marrin se bashku rreth 3000 Euro ne muaj dhe nje shtepi te thjeshte 70 metra katrore e marrin pas 10 vjetesh kursime. Kure nje vile ne Gjirin e Lalezit e blejne pas 120 vjetesh.
Merret me ty se je klient i Qeverrise. Merret merret me ty se je hajdut dhe pazarxhi i lajmit. Merret me ty per koncesionet e tua dhe per shkollat we i kethen ne televizion. Ja pse merret.
Berisha merret me Bolonon sepse po i cjerr masken si kryekriminel, kryehajdut dhe kryeagjent i sherbimeve serbo-franko-ruse.
Te lumte Bollino
Faleminderit që jep kontributin tënd për të vërtetën Bollino! Mos dëgjo Salën e shpurën e tij antishqiptare. Të lumtë që i çjerr maskën hipokritit, Uria Hipit, gënjeshtarit e derdimenit Sali. FALEMINDERIT.
Bollino, sipas sondazheve te fundit Sali Berishen e urrejne 88% e shqiptareve te RSH; kane qendrim indiferent 10% dhe e duan vetem 2% e malokeve qe kane vrare dhe vjedhur bashke me te.
Berish komunisti apo ballisti?????????????
Ik o Bole-ino merr çekun ke inceneratoret, mashtrues pa kocka. Ik kap ndonje prone publike private sa ke zorren e trashe te Rames si biberon. Me vone flasim perseri. Do kthehesh ke farat.
Pse merret me ty pyet ti? Sepse nje mut jeni te dy, si ti dhe ai.
Boleino je perfundimisht deshtak. Perveç se kar je dhe lecca culo
Carlo! Meriton mirënjohjen dhe respektin e çdo shqipëtari të ndershëm dhe patriot. Faleminderit për kontributin e vazhdueshëm në fushën e gazetarisë duke dhënë shembullin e një gazetari trim,objektiv dhe sy hapur.
O qen me emrin ben ti do te jesh ndonje qe ta ka leruar te teme Sali qeni ose ndonje qe ja mban ne goje e i lepin bythen e fishkur nje krimineli si Sali qen Berisha . Karlo ka meriten e ti ne denoncimin e krimeve te atij maskarai qe nuk eshete i vetem po ka shume nga atate te quajtur dhjertore ku me siguri ben pjese edhe ti . Ndesa qe thua pse Karlo ketu jemi ne tjeter epoke ( o ben ) qen po ty nuk te le Saliu te shohesh se u mbyll ai kapitul qe te tregun Salu kur ta fut ne goje ti besh freski . Une jetoj ne Amerike e ketu dihet si eshte popullsia pokam qene ne Itali e Greqi e pothuaj gjysem per gjysem mos thone 50- 50 sikurse do te behet edhe Shqiperia , iku koha e Sali qenit .
Bollo pervetsove nje toke we do behej shkolle
Nëse dy maskarenj i nxjerrin të palarat njëri-tjetrit, kjo nuk don të thotë se njeri prej tyre ndryshon nga tjetri,se njëri është burrë i mirë dhe tjetri maskara.
Zoti Bolino..... Nga i gjithe populli shqiptar keni dhe do te vazhdoni te keni mbeshtetjen me inkurajuese , te shkrimeve tuaja me intelekt dhe profesionalizem. Jeni nje gazetar qe shkruani dhe mbroni me fanatizem gjithmon te verteten... Kjo eshte ajo qe quhet "Drejtesi" dhe ka fuqi madhore per nje popull si shqiptaret qe , edhe mbas dyzet e pese viteve te shkuara...... duheshin edhe tridhjete e tre vite te tjera te jemi me te njejtet poletikane qe per interesat e tyre bejne ne kurriz te popullit c'te duan; shesin dhe shkaterrojne vendin vrasin e djegin njerez e femij te pafajshem si ne rastin e Gerdecit .... Rasti i 21 Janarit ku vrane kater protestues ...Piramidat.. qe ju vodhen parate dhe i lane pa shtepi e pa para....mbeten ne meshire te fatit e sa persona u vrane... I shiten grekut detin i moren pronat e tokat njerezve dhe ngriten vilat lluksoze dhe u bene miljonere e miljardere me djersen e vjedhur te populli t mbushen bangat ku deshen neper bote..... dhe vazdojne nga spiuna e zagare pamvaresisht qe po bejne jete "mondane" perseri ne (Gen) po ata jane..... NDOFTA DO KEMI FATIN MBAS GJITHE KETYRE VUAJTJESH , SIKUR PO SHIKOJME PAK DRITE NGA TUNELI....DREJTESIA Z.BOLINO ..... NJE PJESE E MADHE E GAZETAREVE SHQIPTAR DUHET TE NDJEKIN RRUGEN TUAJ ... Rrespekt dhe falenderime.