Anti-amerikanë jo vetëm me fjalë

26 Prill 2022, 18:25Blog TEMA

Anti-amerikanë jo vetëm me fjalë

Nga Pajtim Bello

Është e papërshkrueshmë, e pa matshme por shumë domethënëse marrëzia e peticionit online kundër Ambasadores Yuri Kim. Në analizën “Çfarë kërkon Sali Berisha?!” botuar fillimisht në median ditore Shqiptarja.com në datën 17 Shtator 2021 shkruajta: “Të gjithë ndjekësit….sot janë thirrur të brohorasin rreth Saliut dhe kjo është më e pakta…

Atyre do t’iu kërkohet të rrjeshtohen në falanga mbështetëse që të dalin në rrugë,… të shajnë e të mallkojnë … mllefin më të madh e kanë ndaj SHBA, mllef që nuk do t’iu dalë kurrë as bashkë me shpirtin.”. Dy muaj më vonë në analizën “Shënjestra e firmëtarëve të Foltores është goditja e SHBA”, po në Shqiptarja.com datë 16 Nëntor 2021, paralajmërova: “… në PD janë konfiguruar dy palë. Ka një Palë Antiamerikane, ….që lufton…të shporret SHBA nga territori i Shqipërisë,…

Rrethi i ngushtë i ish kryeministrit ka mashtruar jo pak anëtarë të PD…. Nuk duhet lejuar që këta të gënjyer të dalin në sheshe ku veç bombave molotov do të grisen e digjen flamuj të SHBA dhe NATO. Sepse të betuarit antiamerikanë do ta shpien lëvizjen “paqësore” deri në këtë pikë”. Duket se ngjarjet janë përshkallëzuar dhe situata po precipiton me shpejtësi.

Mjerisht dhe për turp ka afruar dita kur do të shohim demonstrimet Anti SHBA dhe Anti NATO. Firmosja e Peticionit online është preludi i një ngjarjeje të shëntuar që, si një re e zëzë, ka herë është shfaqur në horizontin gjeopolitik të Shqipërisë. 

Zhvillimet në Rajonin e Ballkanit dhe lufta në Ukrainë për një kategori të caktuar njerzish dhe etnish kanë gjeneruar mllef antiamerikan dhe antiperëndimor. Kjo po ndodh edhe në Shqipëri ku me sa duket nuk mungojnë kategori të tilla që ndër vite janë grupuar në forma dhe për interesa të ndryshme por që n thelb jan antiamerikan.

Më një taktikë për të ardhur keq fillimisht kërkojnë kokën e ambasadores amerikane në Tiranë. Ngjan si lodër naivësh por nuk është kështu! Është lëvizja e radhës e një plani të studiuar nga njohës të thellë të taktikave të luftës së ftohtë. Ky peticion fokuson objektivin e goditjes: Prezenca e SHBA dhe NATO në Shqipëri. Sipas artit të luftimit qëllohet mbi pikën më të dukshme, në hallkën më të dobët të objektivit. Dërgohet një sinjal i koduar.

Kërkohet që SHBA të ulet në tavolinë me kushtet e Palës Anti. Nëse jo, do të vijë vala e dytë e goditjeve: do të kalohet nga njeriu përfaqësues tek institucioni. Nxitojnë, duket se koha nuk iu mjafton dhe punon kundër interesit të tyre. Nënshkruesit e peticionit do të lëshojnë maskën e anonimatit. 

Ata do të shfaqen mes një grushti njerëzish, disa të gënjyer e disa të paguar, do të nxisin dhunë dhe do të hiqen sikur frenojnë veprimet e dhunshme; një sjellje e turpshme dhe e vjetër e tyre. Edhe dita e fundit të betejës disa vjeçare po afron. Le të bëjnë të tyren, në fund mllefin do ta shkarkojnë ndaj vetvehtes. Pas 30 Prillit do të “luajnë vallen” nën melodinë: Është dita e kiametit. O gomari o izoti!

2 Komente

  1. N
    Një qytetar

    Është një kosovar në Fier, Ramush e thërrasin, që qëndron në kryesinë e PD dhe e zgjedhin deri edhe nën kryetar të degës së PD.Por deri këtu. Ai kopil, dobiç i zgjuar, sa herë që vijnë të deleguar nga qëndra e PD në Tiranë në mbledhjet e degës, seç ka nja dy a tre kosovar budallenj, të cilët pa filluar mbledhja i instrukton, që kur të filloj mbledhja ata të sulen për të sharë, bërë rrëmujë dhe kur duket se situata agravohet sa të prishet mbledhja, atëhere fap çohet Ramushi dhe si me shkop magjik, në moment zagarët që ai vetë i ka ndërsyer, ndalojnë dhe gjithçka kthehet në normalitet. Këtë ai e bënë për t'u treguar të deleguarve nga Tirana, se vetëm ai ka autoritetin e nevojshëm për t'i bërë zap këta të marrë. Ndaj, duket sikur thotë Ramushi, duhet t'a keni të qartë ju që vini nga Tirana, se pa mua nuk e siguroni dotë normalitetin në këtë degë të PD. Fiks të njëjtën gjë bënë Berisha. I ndërsen zagarët për t'u treguar të ardhurve nga qëndrat politike, që normaliteti në këtë vënd vetëm nga ai mund të mbrohet. Prandaj nëse duan qetësi në Shqipëri dhe jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë e më gjërë në rajon, duhet të ruajnë pozicionin e tij politik si drejtues i PD dhe jo t'a godasin, siç po bëjnë. Hë për hë, po bëjë një peticion unë, thotë Berisha, por më pas, nëse nuk më konsideroni faktor qetësie e rregulli, hëëë...., di unë se ç'ju punoj. Me një fjalë Berisha është thjesht një "shejtan budalla", asgjë më shumë, kaq është politika e tij, të cilës bota ja ka pirë lëngun me vakt e me kohë....

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali kario

      Sali Bërisha dhe Ilir Meta po punojne per destabilizimin e Ballkanit nepermjet Shqiperise. Kete sherbim po ja bejne Rusise se Putinit qe sot cfare nuk do bente ta zhgaterronte Shqiperine per llogari te serbise. Ruhuni nga Bërisha-Meta !!! Ata gjithmone kane qene agjente Sllavo-serbe!!! Te dy jane antishqiptaret me të eger në bote !! Populli te ngrihet te rrethoje Lalezin e ti vere në hu te dy!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje