
Tani nuk është më problem Berisha.
Ai prej kohësh jeton në realitete paralele, ndërsa prej dy vitesh është kapur me thonj për të shpëtuar veten dhe të afërmit e tij.
Në aspektin njerëzor, kjo është normale, sepse të gjithë kanë të drejtë të mbrohem sipas mënyrave të tyre.
Mbrojta e Berishës ka qenë pikërisht bunkerizimi i PD-së dhe përdorja e njerëzve si mburojë.
Sado që u përpoq, nuk ia doli dot, sepse në fund po shkon të përballet i vetëm me drejtësinë.
Problem sot janë ata që vijojnë ta ndjekin në marrëzinë e tij dhe në shfaqjen e tij të fundit, ndërkohë që “Vëllai i Madh” e ka nxjerr përfundimisht jashtë “shtëpisë” së lojës politike.
Berisha është në apolitikë, sepse i ka mbaruar rruga, jo thjesht koha.
Ata që vijojnë ta ndjekin janë jo vetëm të pandershëm dhe të pamoralshëm, por, mbi të gjitha, ata janë armiqtë e vërtetë të Sali Berishës, sepse kanë dashur të përfitojnë nl mënyrë hileqare nga rënia e tij.
Ata që i kanë qënduar përballë kanë qenë shumë herë më të ndershëm, madje prej dy vitesh edhe e kanë “ndihmuar” duke i thënë se rruga e tij është një marrëzi drejt askundit dhe drejt vetasgjësimit politik.
Ata që vijojnë ta ndjekin i ngjajnë sorrave që duan të shqyejnë një kadavër të mbaruar politike.
Ata që i kanë qëndruar përballë, nuk kanë asnjë detyrim moral dhe politik ndaj Sali Berishës, sepse t’i thuash të vërtetën liderit apo udhëheqësit është akt i guximshëm, ndërsa t’i lëpihesh dhe t’i shkosh nga prapa drejt shkatërrimit të pakthim, me shpresë se do të fitojnë pas rënies së tij, është poshtërsi dhe amoralitet i madh.
Fytyrat e mbështetësve të Sali Berishës në mbledhjen e sotme të atij që ai e quan Këshill Kombëtar i Rithemelimit flasin më shumë se gjithçka.
Pavarësisht se ata e kuptojnë situatën në të cilën ndodhen, vijojnë drejt marrëzisë dhe drejt fundit.
Askush prej tyre nuk ka guxim të çohet dhe t’i thotë Sali Berishës: Koha jote mbaroi, ik në shtëpi, përballu vetë dhe na çliro nga pesha jote e mëkatit.
Ata vijojnë të sillen poshtërsisht, duke e dëshiruar rënien e tij, por duke mos pasur kurajo t’ia thonë Berishës në sy.
Si të tillë, ata janë armiqtë e vërtetë të Sali Berishës.
Koha e kriminelit e nongrates e shkateruesit te demokracise dhe drejtesise ne shqiperi ka mbaruar.Petrendia do i jape kriminelit ate qe i takon.Pas i kane shkuar hajdutet dhe kriminelwt e tjere edhe ata si ai do perfubdojne.Perendia perseri do te denohe ca me pare e ca me prapa gjithe hajdutet e kriminelet ishalla ketu e ketej do shpejtohen dheniet e llogarive ne baze gjithnje te dretesise.
Eshte vone per te gjykuar komunistin Berrisha ai e realizoje endren e tij shkaterimin e opozites . Ky nuk duhesh pranuar qe ne momentet e para , kur Edi Rama e shikone ne mes te themeluesve dhe thote : Po ky komunist cfare kerkone ketu heshtje nuk pati reagim nga te tjeret dhe iku ..... Sot po korret ajo çfare injoranca e rruges mbolli te pretendoshe qe nje komunist doktor i bllokmenit Kapo mik i familjes se diktatorit Hoxha sekretar i PPSH te sillte demokracine haaa désolé duhet je pak retardement mentale ta besoshe . Cfare duhet bere ? Bashs eshte çelsi duhet te shkoje ne SPAK dhe te rrefehet per kater protestues te vrare ne te kundert edhe ky do kete fundin e non grates
Armiku më i madh i Sali Karagjiçit është Sali Ram Karagjiçi
Armiku i vertete i Berishes eshte vet Ai , i cili eshte personifikimi i njeriut me vese me negativet qe mund te jene, keshtu qe mos harxhoje kohen te llomotisi per armiq imagjinar si Enveri dikur….
I kishte pas thënë bë.a , p.dhit po vie era! Kur dihet kujt i vie më shumë era.Kështu është edhe kjo puna e Salihut,po e akuzojnë pas 20 vitesh dhe kush po e akuzon ata që çdo ditë po plaqkisin pasurinë e popullit,dhe po e shkatërrojnë Shtetin Shqiptar e po ia bëjnë argatin Vuçiqit.Me këtë nuk them se Salihu nuk duhej burgosur por burgosja duhej bërë shumë më parë përmes fakteve të shumta qe janë edhe notare.Kampanja kunder Salihut nga shtypi,nga rrjetet sociale nga kundërshtaret politik,pa e prit verdiktin e gjykatës të bënë të dyshosh që mund të dënohet jo për të quar në vend ligjin por të ia bërë dikujt qefin.Mos harroni se qefet e huaja nuk ndalën kurr ato veq ndrrojnë formë dhe veprojnë në interes të armiqve të shqiptarëve.
Haha po kur thote Kryekomunisti sali, sic shkateruam Komunizmin ne ..90, do hedhim dhe komunistin RAMA nga pushteti, hahaha car shakaxhiu, kur Rama ska qene asnje dite komunist, por e kunderta e stij sistemi, kesaj i thone, qe te kesh dy bythe, nje ta mbash e nje ta cash. Po gallata ishte sot dhe me grate e mbledhura per ta mbeshtetur, sinqerisht ato do e sjellin ne pushtet haha.
Mbrojtesi me i Madh i gjyshit ka qene shoku Ramiz,shoku Sulo,..shoku…
Para viteve 90 te te gjithe populli i madh dhe i vogel kane qene komunista ne menyra te ndryshme ! Doktor Profesor Berisha u largua pegjithmone ! Me c'far ka hequr ky popull para viteve 90 nuk duet te egzistonte Parti Socialiste ! Qofshin ato qe jane !
Sali Berisha,kishte dy detyra kryesore te dhena nga UDB-ja jugosllave. E para-- shkaterrimi total i ekonomise se shqiperise,duke rrafshuar çdo gje mbi dhè qe ishte ngritur me aq mund e djeres nga populli shqipetar. E dyta-- te shkaterroi dhe te perçaj e t'a beje copa copa PD-ke si parti e pare pluraliste ne shqiperi. Te dyja keto i kreu me devotshemeri dhe besnikeri ndaj Millosheviçit,per te cilat ka mare lavderime te medha. Millosheviçi nuk eshte sot,por ekzistojn akoma ne Serbi njerzit e tij,te cilet kane akma shprese per groposjen e shtetit shqipetar. Tani Saliut,nuk i ka ngelur gje tjeter veç te shkaterroi drejtsien e cila eshte ngritur reforma ne drejtesi me vullnetin e shqipetareve dhe sponsorizimin e SHBA-s. Saliu do nje drejtesi me Adriatik Llallen,qe, t'a kete nen kembet e tija. Me te gjitha keto,ai dashje padashje,po shkaterron familjen e tij,te cilen do ta beje kurban te prapesive te tij dhe po e bene. Saliu,kurre nuk ka qene demokrate,por armik i betuar i demokracise,nje komunist vertete fanatik. Bravo Lapardhaja.
Për pak kohë në krah të Salehut do të mbeten vetëm Muli pa shkop dhe Albana pa të ardhme… Shpresoja shumë që ta frenonte Argita në marrëzinë e tij, por ajo më rezultoi më e marrë se i ati… GJYNAH…
Po te mos e mbaje ti peng PD-ne, Edi Ramen do ta mundte edhe rroja I godiness se PD-se.