Ca fjalë për kardiokirurgjinë dhe Prof. Dr. Ali Refatllari! Duke mos harruar... Osman Stafën!!!

7 Nëntor 2024, 20:21Blog TEMA
Ca fjalë për kardiokirurgjinë dhe Prof. Dr. Ali Refatllari! Duke

Nga Bardhi Sejdarajsi

Mirë është të mos shkruash për veten! Sidomos në profesionin tonë të gazetarit! Po mua më duhet të them disa fjalë...

...në më shumë se dy muaj të fundit më është dashur të jem në spitalin “Nënë Tereza” për dy operacione në zemër! Në shtator tentova të zhbllokoj atentat e  tre koronareve të dikurshme! Por pa rezultat. Në urgjencë, një djalë i ri, nga Kukësi më thanë, mjeku Armand Gjana,  realizoi në vend të tyre një balonë në aortë!

Shkova në shtëpi me këtë operacion fillestar duke pritur çdo ditë këshillat e një mjeku të njohur, që mori përsipër zemrën time! Nuk e njihja më parë personalisht Prof. Dr. Ali Refatllarin, por njihja punën e tij, rezultatet në kardiokirurgji dhe arritjet e tij. Nga viti 2010 profesori i nderuar nuk shënonte asnjë incident të vetëm në atë që bënte çdo ditë: operacionet në zemër. Përfshirë tipologjinë e operacionit tim të planifikuar tashmë!

Pas më shumë se 5 javësh duhet të trokisja në kardiokirurgjinë e QSUNT! Nuk e dija saktësisht çfarë do kisha! Një eco kardiake e fundit nga kardiologia pasionante Edlira Rruci, solli një gjendje të re: muskuli im i zemrës-miokardi- funksiononte vetëm 25 për qind! Kaq gjak merrte trupi! Prof. Aliu ma thotë hapur këtë gjendje! Më thonë që rreziku i jetës ishte mbi 90 për qind! Më rekomandojnë të ve në dijeni bashkëshorten për gjithçka. Për më tepër Prof. Dr. Refatllari këmbëngul të kërkoi të kthehet vajza ime e vetme, që sapo kishte mbyllur studimet për Fizikën e Grimcave në Aachen të Gjermanisë !

Kisha dilemën të braktisja spitalin dhe operacionin. I’a thashë sime shoqeje! Nuk vendosëm të bëjmë këtë! Lajmëruam vajzën të vinte ne avionin e parë. Bëra edhe një veprim siç e gjykova në atë çast: ca kursime që kisha në bankë i tërhoqa të gjitha, pagova kredinë, faturat e ndryshme dhe lashë ca lekë në shtëpi.

Hyra në sallën e operacionit dhe vajzën nuk e takova dot. I thashë Prof. Dr Ali Refatllarit: “Nuk kam besim se do bëjmë gjë”! Më trembtte miokardi 25 për qind! Ky njeri i profesionit më thotë “do bëjmë çdo gjë që mundemi”! Të tjerë më përsëritën rrezikun e këtij operacioni! Mbylla sytë dhe prita narkozën!

Kishin kaluar tre orë operacion! Një ditë më pas, kur hapa sytë dhe pashë që dikush kishte vënë një garzë të lagur mbi buzët e thara nga anestezia; isha ende në këtë botë, ime shoqe më tregoi më pas për Prof. Aliun, djersët që e kishin mbuluar pas operacionit dhe një lumturi që njerëz të këtij profesioni e tregojnë çdo herë, çdo ditë, gjithë jetën! E mrekullueshme për një njeri! Për një profesionist kalibri!

Duke qënë se na i njohin fytyrën nga media, vlerësoj të gjithë ata që ju afruan shtratit tim në reanimacion, të parin Ermal Likajn, doktorin pasionant dhe të spikatur nga brezi i të rinjve kardiologë, nipi i mikut tim të hershëm Fatos Ibrahimi, që tha dy fjalë: “Bardhi, i’a hodhe”, anestezistin I. Bejko “me sukses shoku!” e të tjerë të shumtë! I keqardhur që nuk mund të mësoja emrat e të gjithëve në 10 ditët e reanimacionit dhe rehabilitimit! Të gjindur të gjithë! Ndihmues! Fjalë ëmbël! Njerëz që shpëtojnë jetë çdo ditë dhe nuk kursehen! Edhe në kushte të vështira kur një infermieri i duhet të shërbente deri në 6 pacientë në të njëjtën kohë! Edhe në kushtet kur spitali i ri i kardiokirurgjisë ecte me ritmin e breshkës, me tre-katër punëtorë, ndërsa tërë personeli kishte nevojë për kushte të mira pune! Por për këto më duhet të shkruaj njëherë tjetër!

Për tani më mbetet të jem i përulur ndaj dinjitetit dhe profesionalizmit të mjekëve të QSUNT, posaçërisht Prof. Dr Ali Refatllarit dhe historisë së tij tërësisht të suksesshme profesionale! Mirënjohje të pafund Prof Refatllari!

Por edhe një arradhe të tërë njerëzisht të pasioneve! Sa keq që nuk i di të gjithë emrat, nga Koxhaj (që më shpëtoj nga një moment i sikletshëm në sallën e operacionit), te shefja e reanimacionit, te Edlira, Johana, Anila, te Saimiri që të shëronte jo vetëm me profesionalizmin e tij, te ...sa shumë njerëz që ndihmuan!

Tani “jeta rinis gërmadhash” nga gërmadha ime, miokardi që furnizonte 25 përqind gjak! Dhe që donte dy bypass-e të mbante jetën time gjallë!

Jemi së bashku, familjarë, miq, shokë, bashkëpunëtorë!

Tani me “kolegun” Osman Stafa!

Në ditën e dytë të reanimacionit, në një grup Whatsapp të mjekëve të QSUNT, një nga shefat “e mëdhenj” të kardiokirurgjisë, “lëshon” një koment të gazetarit të News24, Osman Stafa! Nuk e njoh Osmanin, nuk besoj se e kam pasur student! Ma lexuan aty në shtrat një fragment të statusit të Osmanit. Unë nuk komentoj gazetarët! Aq më tepër shkrimet e tyre! Dëgjova kryeinfermieren aty që tha “shihi si janë gazetarët!”. Të tjerët qeshën! Ne ishim dy gazetarë në sallë, që brënda orës kishim bërë dy bypass-e! Unë dhe kolegu Y.D! Kjo, “shihi si janë gazetarët” dhe, sidomos shprehjet tallëse përsa shkruhej në statusin OS, më mërzitën! Në shtratin e reanimacionit nuk është se ke shumë mundësi, se nuk të lejon njeri të lexosh FB!

Prita sa dola në pavion dhe kërkova të lexoja “investigimin” e gazetarit, që e kisha fiksuar si njeri me mikrofon, duke ndjekur deputetët pas ndonjë aksioni “me zjarr”. Po vetëm kaq!

Tani Osmanit dhe “osmanëve” do t’u tregoj se si nderohet “raca” jonë, për të mos thënë atë që thanë mjekët në reanimacion!

Shumë vite më parë, në një shkollim në Greqi, për shkrim-raportim lajmi, kisha një profesor të vjetër në moshë. Sa herë hynte në klasë vizatonte në cepin e dërrasës dy këmbana! Nuk harronte asnjëherë. Një ditë prej ditësh,  në kolegia studente nga Ukraina i thotë: “Profesor, sa ortodoks jeni! Si nuk harruat asnjëherë të vizatonit këmbanat e kishës!”

Burri i vjetër, uli pak syzet dhe e pyet qetësisht: “Sa kohë kini që ndiqni leksionet e mia?”- 6 muaj profesor- i thotë ukrahinësja!

Shumë keq, i thotë profesori! Ato dy këmbanat nuk janë dy këmbana kishe, por parimi kryesor i gazetarisë “tundi të dy këmbanat”, pra lajmi ka dy burime!

Këtë aksiomë të grekut e kujtova duke lexuar “investigimin” e Osmanit! Dikush nga të pakënaqurit e grupit Whatsapp të kardiokirurgjisë kishte “rrëshqitur” drejt Osmanit ca të dhëna, që i shkruan Osmani në statusin e tij fejsbikist! Edhe unë do të bëja si Osmani! Do të marrja në konsideratë burimin, edhe pse anonim! Po Osmani ka harruar këmbanë e dytë! Nuk shoh të ketë pyetur asnjë njeri, asnjë zyrtar, asnjë funksionar, asnjë mjek, asnjë pacient!

“Ja se ç’të bëjnë gazetarët “- tha kryeinfermierja!

Osman Stafës mund të mos i pëlqejë asnjë rresht nga sa shkruaj. Është e drejta e tij! Edhe unë do të shkruaja për QSUNT! Do të shkruaja për shembull se pse punojnë 3-5 punëtorë për kardiokirurgjinë e re, kur ajo ju duhet të gjithëve! Pse një infermiere shërben njëkohësisht deri në 6 pacientë në dyturnsh, duke i dalë shpirti? Pse kateringu i QSUNT thotë se të “dielën keni ushqim të varfër” dhe sjell 30 gram djathe dhe 30 mlg qumësht pluhur??? Sa shumë ka për të shkruar! Dhe jo vetëm në QSUNT! Në tërë Shqipërinë tonë! Po ama, duhen këmbanat e profesorit grek në çdo rast!

Unë nuk e di nëse Osmanit i bie të shkojë në reanimacioni! Uroj jo! Është e rëndë! Nuk i’a uroj askujt! Po jetës nuk i dihet asnjëherë!

Është e vështirë t’u dalësh përpara me fytyrën tënde njerëzve që i fyen, i keqinformon, edhe kur e di se pikërisht njëri prej tyre është burimi i lajmit osmanin!

Kërkoju ndjesë këtyre njerëzve Osman! Tani duhet! Gazetaria nuk është vetëm kritikë! Është edhe ndjesë! Bëje!

Sa gjatë u mora me Osman Stafën!

Po duhet të ishte, në reanimacioni, si unë, të gjykonte shkrimin e tij “investigativ”!

“Eh si janë këta gazetarët” do të thoshin përsëri në QSUNT, duke lexuar “paçavuren” për QSUNT!

Një gjë ka rëndësi për mua! Mirënjohja për sa bëhet aty, për profesorët e zemrës, nga Ali Refatllari, te...

...sa shumë janë dhe sa profesionistë!

15 Komente

  1. L
    L.Xh

    Të lumtë Bardh Sejdarasi. Nder e respekt të keshë gjithmonë.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Grapshi

      Aliu eshte ai qe e plagosi familjari i pacientit me thike ne mos gaboj?! A ju jeni ftof ne tajare te gjithe

      Përgjigjjuni
      1. E
        Edi25252

        O Z bardhi 1 infermiere për 6 të sëmurë është lajm i mirë . Në Itali dhe Greqi ( këto shtete kam parë) ka klinika shtetërore dhe private me një infermiere për 10-15 të sëmurë . Ju uroj të shkuara dhe jetë të gjatë . Klinika e kardiologjisë ka qënë kampion që në kohën e prof Petrit Gaçe ????????????????????????❤️❤️⭐️⭐️????❤️❤️

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          Osman Stafa eshte nje qenush i Saliut nuk eshte gazetar. Nuk e keni pare, shkon perdite dhe rri si qen i lidhur duke e degjuar dite per dite.

          Përgjigjjuni
          1. k
            kirurg

            Mua më ka operuar pikërisht prof. Ali Refatllari. Më tha që ta kam bërë zemrën të re. Kam 11 vjet që eci dhe jetoj me këtë zemër të re. Mirënjohje pa fund! ????

            Përgjigjjuni
            1. 1
              1

              Z.Sejdarasi gazetaria eshte mision fisnik,kurse ju sera juaj dhe e Vangjelit e keni kthyer ne mjet perfitimi.Meqe ti me preke me tregimin tend per kujdesin qe treguan mjeket dhe infermieret po te tregoj dhe une historine time .Jam mesues i dal ne pension .kam punuar 42 vjet ne shtet ,paguar sigurimet dhe asnjehere vajtur te mjeku.Vjet kardiologu me thote qe ke nevoje per unaze (une jam qytetar i dores se dyte se banoj ne Vlore dhe nuk ka salle per nderhyrje te tille)Detyrimisht do veja ne Tirane.Ne QSUT nuk kishte radhe ,u detyrova te privati 5200 euro ,I mora borxh dhe kur u permiresova kredi . kJO ishte plotesim i kambanes se dyte per Osmanin.Si perfundim nga indinjata qe me pushtoi po te them TURP TY,TURP VANGJELIT qe mbroni nje gje qe nuk mbrohet.Po doni interesin publik mos shikoni trajtimin tuaj qe jeni me nder VIP-a por trajtimin e njerezve anonime.Ne mbyllje te uroj te shkuara

              Përgjigjjuni
              1. J
                Jugu

                Ti o zoteri te shkuara dhe shyqyr qe ke dale mire nga operacioni. Se te kan sherbyer tyja ne menyre profesionale, nuk do thote qe ju sherbejne gjithe pacienteve te tjere. Osmani ka guxim qe denoncon dhe mire ben se ndryshe te dobetit, fukarait, te pa krahut, mjeket ju punojne te 100-ndat. Nese Osmani shpif, atehere ke te drejte, por provoi qe ai shpif, bej ca kerkime dhe pastaj shkruaj tip pacavurresh.

                Përgjigjjuni
                1. p
                  pacient nga onkologjiku

                  Nuk mund te flasesh per nje gazetar tereni si Osmani aq me teper kur nuk i ke lexuar vete por ti kane lexuar Infermjeret qe kane konflikt interesi direkt per ato fakte qe tregon gazetari (qe nuk ka ilace ne Onkologji kjo dihet me kohe i nderuar nuk eshte e re) Ku e di ti se nuk ka pyetur edhe mjeke infermjere ? Po ai nuk mund ti tregoje se ata kane frike i nderuar se i pushojne nga puna.Te uroj te dalesh mire nga spitali por para se te dalesh zamet e ke te besh nje xhiro te vogel andej nga Onkologjiku dhe te siguroj se do te besosh kolegun tend qe pa e natemon pa aresye ,duke degjuar opinionistin -gjithellogun L.Vangjeli ......

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    POST

                    Ti je gazetar dhe i paske ca njohje , po njerezit e thjeshte si ja bejne zotrote ? Besoj per ata flet Osmani.

                    Përgjigjjuni
                    1. Z
                      Zhuljeta Begvarfaj

                      Te njenten eksperjence kemi kaluar edhe ne familja Begvarfi ne pavionin e kardiokidugjise ne spital Nene Tereza. Profesor Ali Refatllari se bashku me doktor z. Dumani jane mjeke me duar te arta por mbi te gjitha jane njeres me zemer te madhe. Po keshtu edhe profesotesh Edlira Ruci te sheron me njohurite dhe shpjegimet qe te bene per semundjen qe ke. Ne kete pavion personeli i mjekve dhe ai ndihmes jane kopetent dhe njerzor ne detyren e tyre.

                      Përgjigjjuni
                      1. l
                        luzati

                        Osmani ,ka treguar fakte i nderuar dhe jo opnione sic po tregon ti,te uroj shendet te dalesh shendosh ,por zamet e ke dil pak andej nga Onkologjiku ben nje shetitje te vogel dhe do kuptosh se kolegu jot i terenit ka te drejte.....

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          I urrej lepiresit

                          Po katnar lepires mbete ti! Ti thua te verteten tende Stafate tijen!

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kotfare

                            Bardhyl Sejdarasi ja ke fut kot fare. Je vemje ..... Gazetari i nderuar Osman Stafa nuk ka share mjeket e QSUT nga pikepamja profesionale. Ai vetem ka evidentuar krimet qe behen.

                            Përgjigjjuni
                            1. m
                              minushe

                              te shkuara!

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Mira

                                Ne nuk jemi vipa , po dok Ali Refatllari nuk ben dallime . Ai eshte njerzor ne sjellje korrekte e nje mjek shume i zoti .Respekte per doktorin .

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje