Domethënë: Primadona- Hyjnorja- Divjaka!
Kaq është thënë në këto tre fjalë.
Duket se Divjaka vjen nga dy të parat: Diva dhe Divine. Edhe pse i thua ‘Diva dhe Divine’, prapë janë fjalë modeste për realitetin. Kush nuk e njeh atdheun, nuk mund të besojë ‘sa qiellor’ është ky i shkretë. Edhe ata që janë detyruar ta njohin, i varen në qafë dhe shajnë nga mëngjesi në mbrëmje. Disa e kanë për detyrë ta shajnë; disa fitojnë diçka duke e sharë; disa kanë helm në zemër dhe nuk e dinë ça shikojnë as në Divjakë, as në Breg, as në Vermosh.
Divjaka tani është një qytet i këndshëm, i freskët, i qetë, jetëgjatësor. Ditën e diele burrat mbushin shëtitoren dhe takohen për kafe; burrat e moshuar- desha të them. Më krijuan të njëjtën shije si ‘venedikasit e Shkodrës’. Këta janë shkodranët, në fakt; por kur dalin për në kafe, si venedikasit e vjetër, veshin kostume të mira dhe këmisha të bardha. Kryetari i Bashkisë, Fredi Kokoneshi, tha se ‘njerëzit këtu nuk duken; në mëngjes shkojnë e në mbrëmje kthehen nga puna’. Nga Lindja ndodhen kodrat e fushat- tanimë të qëndisura me shtëpi, vreshta, parcela e rrugë që të çojnë o në kryeqytet, o në Vlorë. Perëndimin e kanë zënë pishat e famshme që nuk ngrihen nga toka, por bien nga qielli si perde të rënda skene ku luhet teatri i dyfishtë: Andej deti dhe dunat e rërës; këndej laguna dhe qyteti që jetojnë si dy qytete më vete.
Gjithçka këtu bashkohet e ndahet, jo si në dashuri platonike, por si në interesa jete.
Pse Divjaka quhet ‘E para’ ose ‘Diva’?!
Divjaka është Dive edhe për vreshtat dhe verën më të mirë në botë.
Diva nuk është vetëm rrënjë e emrit ‘Divjaka’. Diva këtu ka edhe kuptimin e sotëm të artistes së Madhe. Divjaka nuk është vetëm vendi i perandorëve ilirë, por edhe ‘teatri i zonjave’. Në sitet arkeologjike të zonës është regjistruar një nga portretet më të hijshme të gdhendur në gur: Erinia ishte perëndesha e hakmarrjes dhe është gjetur ne murin e jashtëm te Kishës se Divjakës. Çuditshëm, flokët e saj kishin formë gjarpërinjsh; dhe kjo ‘Diva- Divjakë’ është mbrojtur me gjithçka, edhe me frikën e gjarpërinjve.
Si u mbrojt këta 30 vjet të tmerrshëm Divjaka, kur u rrënua gjithë vendi? Me ‘gjarpërinj’ u mbrojt Divjaka. Vlora u sulmua dhe u rrënua, Tirana u rrënua disa herë; Cërrikut dhe Kuçovës i vunë flakën në vitin 1997; vetë selia e qeverisë dhe selia e Televizionit Publik Shqiptar u rrënuan në vitin 1998… Por Divjaka u mbrojt nga ‘gjarpërinjtë’ e vet. Divjaka është e Para që ka mundur ta bëjë këtë. Në Divjakë të thonë se ‘lagunën e mbrojti Aldo Bare’. Aldo Bare është njeriu që nuk ka njeri që nuk ia di emrin; por për keq. Ai tani ndodhet në burg, sepse ka kryer krime. Por Lagunën e mbrojti në vitin 1997 dhe nuk la njeri të shkelte…. Pse? Sepse e donte për vete? Sigurisht!, e donte për vete, Aldo nuk ishte një Robin Hud, thjsht përfitues me forcë; por tani Lagunën e kemi ne. Sikur të ndodhte kështu edhe me krimin tjetër, shtetëror, sot do ta quanim një dhuratë. Të paktën, siç ndodhi me Aldon, të na kthenin paratë e vjedhura përmes korrupsionit madhor. Këta nuk po na i kthejnë.
Me shpresë te zoti se Lagunën nuk do të na e marrë një pushtim tjetër, pushtim i butë, me pallate.
Në Divjakë ka tjetër klimë qytetare; këtu sendi nuk mallkohet e mbahet në ferr. Edhe njerëzit, me njëri tjetrin, nuk kanë as një përplasje. Hajde pak në pedonalen e qytetit: Në skajin verior ndodhen dy monumente ‘heroizmi’, të dyja në krah të njëri tjetrit dhe kundër njëri tjetrit. Njëri është ‘Dëshmorët e Atdheut’- 1944; tjetri është ‘Martirët e Demokracisë’-1991. Po t’i marrësh sipas histerisë së përgjithshme post- komuniste, ‘dëshmorët e atdheut’ do t’i kishin eliminuar këta ‘të demokracisë’, ashtu si këta ‘të demokracisë’ i refuzojnë ata të “Luftës’ dhe u heqin varret. Këtu i venë së bashku; Divjaka është e para që e bën këtë ‘naivitet’.
Hyjnore (didvine) është vërtet; nuk e them nga dehja e atdhedashurisë.
Të dy varkëtarët e shërbimit në Lagunë, dy burra të rinj e peshkatarë nga Divjaka, na njohën me atë krijesë të “Qiellit’, që rrallë shtet tjetër në botë e ka. Po të nisësh rrugën në gjatësinë e Lagunës, ta dish se ke kalëruar mbi një avion që të çon mes qiejve: Poshtë nesh e varkës reflektohet qiell, përballë nesh ka vetëm qiell, dhe lart qielli. Nëse ka bota një vend të qetë ku nanurisin shpirtrat, kjo është Laguna e Divjakës. Ka një sipërfaqe prej 4.500 hektarë; ndoshta më e madhja në kontinent; por më e bukura- po e po.
Laguna ka mijëra ishuj; sa më shumë afrohet stina e turizmit veror, me qindra ishuj të rinj lindin.
5 për qind e shpendëve të të gjithë rruzullit, ndodhen në Lagunën e Karavastasë. Këtu jetojnë 230 specie zogjsh, që rrallë në botë mund të ndodhë. Karavastaja është vendi më i afërt i Europës për në drejtim të Lindjes, ku jeton pelikani kaçurrel; edhe disa çifte të pelikanit blu, gjithashtu. Ishulli i pelikanëve ndodhet në mes të Lagunës, i rrethuar nga roje, nga përkujdesje dhe i vëzhguar vetëm me dylbi. Mbrohen në fshehtësi të madhe, si gjeneralë lufte ose si diktatorë shtetesh… Në Karavasta gjen 29 lloje amfibësh dhe reptilësh. Ndodhen 25 lloje gjitarësh; rrallë kund tjetër nuk e gjeni vidrën, nuselalën, kaprollin dhe dhelprën e kuqe.
Divjaka si ‘Divine’ ka lidhje me ‘Qielloren’; edhe ata njerëz që vijnë këtu, papritur hyjnë në lidhje me hyjnoren: Lart qiell, nën këmbë qiell me pemë, para teje- qiell dhe zërat e miliona krijesave të natyrës të dhurojnë ‘kupën qiellore’.
Po nuk erdhe, nuk njeh atdheun tënd.
Pirdh pirdh Divjaka s ka asnji lidhje me Dive apo Divine. Eshte toponim sllav Shiko sa njerez ne bote kane mbiemrin Divjak apo Diviak dhe çfare prejardhjeje kane. Ne gjuhet sllave, serbe, maqedone etj dmth i eger, barbar. Ne ate slovake dmth derr i eger. E ti na derdellit per perandore ilire e veren me te mire ne bote. Sa per dijeni, ne kohen e atyre perandoreve qe ti i quan ilire, Divjaka nuk ekzistonte si vendbanim. Te paska rene vera ne koke keq fare
Dolei edhe Kori i Bretkosave ti beje kontra F.Cupit . Hahaha popull me idiot s'gjen ne Bote . (nuk te le Bakteria e Keqe hudh ne kte Toke ,me u zhvillu ) ---------Nji nga pasionet me idiote ne Bote ne maredhenjet ne shoqeri eshte Kundershtimi qe Shqiptaret i bejne cdo bisede -gjithckaje , dhe me e forta fare eshte se vet : s'ja kan iden per cfar Flet tjetri dhe cfar Flasin ata vet ! O e mjera Shqipni me ke Hajvan i zure kaq shume gamor Ti !!!!!!!!!!!!!!! Rrespekt Frok Djali ,qe rrepsekton Atdheun tend .qe thot Fjalen e mire ,qe edhe ne shqiptaret te ndryshojme Cere ,/surrat e sillemi e komunikojme si njerez te ksaj Bote dhe sigurishte qe i ben nji Sherbim mjafte te vyer Divjakes me kte Shkrim mjaft te bukur dhe kuptimplote ne disa kendveshtrime .
5 % ???!!! Futja kot!
Shume e vertete dhe Divjaka dhe sidomos ai pyll i bukur eshte ruajtur nga vete divjaksit puntor dhe atdhedashur
Frrok Çupi me të drejtën e autorit për shkrimin tuaj nuk fua të ngatërrohem ,e para nuk i di disa ngjarje historike që ju i përmëndni ,por kam dëgjuar për A.Baren që e përmëndni si shpëtimtar te lagunës ,por si dëshmimtar okular nuk mund të mos flas për një fakt të cilin e kam përjetuar me një keqardhje si një shqiptar që puna më lidhi për rreth dy dhjetvjeçarë në të cilët njoha njerëz punëtore dhe miqësorë ,aty bashkjetonin Skrapallinj dhe Divjakas e Lushnjarë ,aty prodhimi bujqësor dhe industrisl ruanin një "fqinjësi" që rastesia e bënte simbol të respektit dhe bashkjeteses fatlume ,kjo ishte midis gazit natyror dhe prodhimeve bujqësore të cilat peshonin në të ardhurat e Divjakasve por edhe gjith shqiptareve. Dëshmia ime që përmënda më sipër është se në Maj -Qershorin e vitit 1991 ( datën e saktë nuk e mbaj mënd) kam rastisur për çështje pune të shkoj rreth orës 14 në Divjakë duke u futur në krahun verior te saj ,nga fshati Sulzotaj dhe po atë ditë por gati në perëndim të diellit të dal nga Divjaka po në atë drejtim Kushdo që kishte shkuar në Divjakë tre fakte nuk mundet ti harronte kurre ,Serat e kooperatives së Divjakës, Gazin e vëndburimit Divjakë ,dhe qerret dhe Buallicat e Divjakës ,më sipër nuk e përmënda rastesisht bujqësinë dhe gazin e lagunën Kur kam dalë nga Divjaka atë mbasdite në rrugën e asfaltuar të vinte keq të kaloje përmes saj ,ajo ishte krejt e mbuluar nga domate ende të pa pjekura ,speca,shalqinj ,bostanë aty këtu edhe ndonjë dru a dërrasë që nuk ti zinte syri për shkak te ngjyrës së gjelber që kishte marrë rruga nga batërdia e shkaktuar nga falangat që kishte Azem Hajdari dhe i përdori për shkatërrimin e tyre pas takimit "elektoral" që zhvilloi në Divjakë ,nga të dhënat e Divjakasve ai mbrriti në fshat rreth orës 16 dhe u largua rreth ores 17 e 30 min ,dalja ime nga Divjaka ka qënë rreth orës 18 e 30 min Me sa shkruajta më lart doja të dëshmoja se kush e prishi Divjakën dhe kush e mbrojti Divjakën pavaresisht se njëri është në burg dhe jeton por tjetri edhe pse i ndarë nga jeta kishte një damkë se bashku me ithtaret dhe shefat e tij politikë e cila nga memorja e atyre Divjakasve që i ndërtuan dhe ushqyen fëmijët e tyre me ato sera nuk mund dhe nuk duhet t'a harrojnë kurrë Kjo nuk ishte ndodhi e shkëputur ,kjo ishte një batërdi në gjithë Shqipërinë Në se do ishte A.Hajdari gjallë ende ndoshta do konkuronte me Berishën ,sepse janë nga e njëjta specie dhe mund ta kishim edhe kanditat për president . Kështu i dashur Frrok ,nuk besoj se ke qejfmbetje që të shtova diçka nëpërmjet këtij komenti ...
E vertete,serat e Divjakes ishin shume bashkohore,por ku shkelte kemba e azemit me porosi te sali vampirit,kishte vetem shkatrrim ne emer te partise shkatrrimtare qe eshte katandisur ne nje tufe hajdutesh e kriminelesh qe presin vetem urdhrin e vampirit sali per shkatrrim e djegije.
"Qytetaria Divjakase "është një kostelacion në zhvillim të vrullshëm !
O Frok e morëm vesh që ke qenë në Divjakë! Ndonjë levrek, a si i thonë ata na Vlora LAVRAK... E përcollët andej ... Se për peshk ke shkuar, e nuk ke shkuar për shkrimin . Po si duket me rrugën e peshkut, ke dash me nxjerrë dhe lekët e rrugës dhe levrekut (me shkrimin) Leri këto shkrimet me peisazhe dhe aureola o Frok. Vazhdo ato me Saliun, se atyre punëve jua di më mirë telat, dhe e bën më mirë...
Per te prishur nje kasolle te vogel, po e pranojme se prishet per disa ore. Po nje qytet dhe krahine? Sa vjet do ti duheshin Azem Hajdarit per te shkaterruar Divjaken? Sa here e ke pare Azem Hajdarin sa qe gjalle ne Divjake? Apo erdhi Azem Hajdari me mijera tropojane me muaj per te shkaterruar! Shqiperine e shkaterroi dhe e vodhi vete populli, natyrisht jo te gjithe, Hajdari nuk ka lidhje fare me shkaterrimin, edhe nese ka bere ndonje thirrje te gabuar. Cdo gje qe u ndertua ne socializem, u vodh se pari nga drejtoret dhe te tjere kryesisht te rinj. Po ti vete ke vjedhur ndonje shtylle nga vreshtat, se shih rrushi rrushin dhe piqu. Divjaken e shkaterruan divjakasit, Kavajen kavajasit, Shqiperine shqiptaret. Popull qe di vetem te shkaterroi. E mbrojti Aldo Bare, dakord. Nga kush? Nga hajdutet e Divjakes.