Kur erdhi lideri në sallë dhe na begenisi

24 Maj 2022, 10:19Blog TEMA
Kur erdhi lideri në sallë dhe na begenisi

 

Nga Agron Gjekmarkaj

Dje ishte një ditë e madhe për parlamentin tonë! Vetë ai, vetë Lideri Edi Rama erdhi në sallë. Na begenisi se kishte kohe që na mungonte. I madh ishte gezimi që shkaktoi. Ministrushët si zymbylë  dhe ministreshat si burbuqe kthyen koken me buzqeshje të ëmbël e të përunjur e cila nuk mund të shperthente në gaz kurrsesi. Lideri e ka zët konfidencën e tepërt. Si adhurues i terezisë shfaqet ai.

Me hap të matur e të rëndë, me shikim të vrenjtur si projeksion mendimesh të shumta ja behu. Karrigen si të ishte një pupel e spostoi. U ul, leshoi një ehh të lehtë, krojti mjekrren me nge  dhe shikimin lëshoi cep me cep me qesëndi të përmbajtur pastaj pyeti çka ndodhur? Elisa  e cila kishte  përballuar furinë armike e vetme deri atë moment hazerxhevap e futi në temë. Armiqtë i tha kanë rrethuar Margeritin nga të gjitha anët me armë  qe tanët po u japin. Një "hëm" sfidues çau ajrin.

Por menjeherë dhjetë ministra u turren ti jepnin informacion  si per ti thënë asgjë e denjë për veshët e tu, por me një gjest dekurajues shpërfilljeje e ndërpreu shërbesen. Nuk po i jepnin adrenalinë  pergjigjet. Fap ata heshten njeherazi dhe një maraz lëngues  mbi fytyra u pa.

Nxorri telefonin dhe pyeti njërën prej ministreve  që ajo ti bënte një permbledhje siç mideja ja lyp.

Për Butrintin u bë sherr gjithë pasditen. Enea themeluesi vetë nga varri të jetë çuar nuk do ta mbronte siç bëri opozita.

Margeriti si Helena mbi bedena  shihte atë zezonë e tmerr dhe çirrte faqet teksa Tritani si Akili me makinën e tij të luftës e cila lëshonte gërr merr dërr dërr, puf puf  po i shkatërronte muret! Ina lëshonte shigjeta të helmura nga fat i tërbuar! Jorida mbushur me nostalgji urbane numëronte shkatërrimet dhe xhani i sëmbonte. Grida shihte  pa lëkundje qerpiku dhe duart ngrohte mbi zjarrin që kapi sallën.

Më pas filloi debati i vërtetë  dhe kjo ishte pjesa më goditese. Lideri foli si profet, shpesh e me pasion, siç ai di, sidomos kur u ngacmua për qëndrimet ndaj persekucionit komunist.  Aty i braktisi parimet e medha dhe parodizimet filloi.

Ekipi nga pas buzëqeshte, qeshte dhe kukurisej me dashuri të pamatë dhe elikzir. Bekim, bekim  shkrehej Ikonomi. Ky është bariu ynë ëndej Krifca. Këndej nga salla jo të gjithë pagëzoheshin me lumturi. Per shembull, Braçe zymtohej si xhind. Xhafës nuk i lëvizte asnjë muskul! Bora e shihte xhaxhi Fatmirin dhe se kuptonte dot merzinë e tij kur vete  ishte e gezuar me çdo gjë që Babo thoshte.

Mimi kishte ulur koken që të mos i shihej  heshtja. Pandi tunde koken sikur thoshte allah allah ç'na ka gjetur! Damua  shikonte Liderin drejt në sy dhe mallëngjehej teksa i thoshte gjitonit, "e kupton apo jo ne jemi bashkëkohes me ketë, na ka puthur fati në ballë na ka puthur more qafir"!

Ky është momenti kur ambicja fërkohet me mundësinë dhe shikimi i lyen rrugën me bindje.

Ministrja Ibrahimi  e cila qesh me vete pothuaj gjithmonë kur në pasqyren e Narcizit shihet po kaq, shkrihej  dje nga përdëllimi edhe kur të tjeret rrinin sus! Kjo e uruar pernginjet në gaz gjithë lezet sidomos kur flet Ai nga adhurimi e më teper kur llafosemi  ne të opozites si të padenjë.

Kumbaro ka ca kohë që rri e ngrysur si ditë dimri duke na preukupuar për shëndetin e marrdhënjeve të saj me Liderin.

Çuçi dukej si dollibash. Ai u printe duartrokitjeve  të furishme. Kur ato mekeshin  u jepte zemër duke i pllaquritur me deshire e zjarr pëllëmbet e levizur shpatullat.

Shalsi merrte sinjalin dhe ja kthente ison nga salla e kësisoj duartrokitja s'kishte të sosur. Blerina  nuk e fsheh entuziazmin e cili nuk po shpërblehet kur e si duhet.

Toni e di që ka një kohe per të mbjellë e një per të korrë dhe po mbjell me nge. Etilda gjithe diten e lume rri kokëulur mbi kompjuter  dhe të keput shpirtin se lodhet ! E  le të shkruarën  me përhumbje vetëm kur duhet duartrokitur!

Tao dje nuk ishte në formë. Damo e ministrushi Ben dukeshin të qeshur. I mërzitur  si gardian i rregullores, sepse seanca po zgjatej pa fund ndaj levizte  duart me padurim.

Lideri ishte gjithë shënd dhe po i këndeshin qyfyret. Perpjekjet e tij për autoritet nuk po merreshin në konsiderate nga Kryetarja Linditë e cila dje tek përtesa për të folur nuk kuptohej nëse  paqe kishte gjetur apo trazim fshihte.

Lideri pasi  u lodh së foluri u shkryth pak atje sipër dhe beri ca shakara me kripë  me Ulsiun i cili e zgjati koken nja 40 cm dhe e pa të arsyeshme të hokatej së qeshuri sikur për herë të parë e kishte zbukuar atë (të qeshurën), duke tundur kokën nga shkrepëtimat e gazit.

Nga ajo anë të gjithë ishin të lumtur dhe kokëzgjatur por kjo qe një padrejtesi për grupin e ministrave të ulur në krahun e djathtë. Ministrushi Arben i cili diçka kapi qeshi aq sa shefi t'ja degjonte zërin po pa treguar zell, të tjeret e asaj ane per inerci bënë sikur.

Manastirliu shpirt njeriu gjithmonë e buzëqeshur dje në një seriozitet çeherlinjesh ishte përfshirë.I vetmi minut  sherbeti ishte shakaja e Liderit.

Nikua qeshi per të qenë brenda as ulet shumë po as sa kukurima  e Ulsiut. E di ai, tepria të merr në qafë. Ja, nëse Ditmiri asokohe do i thoshte shiko, nuk po hyp në makine se nuk dua të të shtrengoj se boll halle ke,  më ndryshe do kishte qene fati i tij po i hengri goja që e hëngërt dheri.

Dy fjalë edhe per vete ! Pas duelit retorik me Triton nga ku dola i dërrmuar s'pata fuqi të flas. E shihja boten me mjegull dhe  më pihej ujë nga plagët, vetëm keto imazhe arrita të fiksoj si dëshmi e ditës parlamentare. Disa herë shkova në kafe të mblidhja veten ku vetem Grida lotoi bashkë me mua për dërrmën që mora! Por ishte e paharrueshme dita me liderin mes nesh, dhe Ai të tretën ditë i takon të ngjitet në qiell duke lënë mes nesh misterin dhe rrëfënjat për të!!!

 

31 Komente

  1. S
    Stape Pashi

    O Gjekprof, ç’a po thu o burrë? Ku mundet dot Ed Rama në fushën që e njeh më mirë se ju. Ju veproni me budallallëqe mediatike. Ai jua kalon përshalësh topin në këtë fushë. Nuk e përballoni dot. Populli që voton nuk sheh tek ju shpresë. Nuk ju kupton çfarë thoni. Mundohuni t’i afroheni halleve të Popullit. Aty mund të keni ndonjë shans. As Sa-lehi, as gjysma tjetër e PE-DE- së nuk bëni dot sa 30% e elektoratit. Pa elektorat, shkoni i mbani oturakun Sa-lehit!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Adi

      Edi u fut ne salle Gjeku me te tije Pantallonat i mbushi Me...dhallë Kaq mjaftoi qe Gjeku situatën Ta quajë diktature Si Enveri, dikur hynte ne salle Dhe deputetët bënin shurrë Përsëritet historia për shqiptarët Se të gjithë kemi lindur historianë E shamë Enverin me babë e me nanë Por bëjmë si ai, demokracinë e thajmë Moj Partia Demokratike Mbushur plot me gomerë, veç ndrite Kaq te bukur duki si anëtare Te gjithë buzëbardhë pa kapistallë

      Përgjigjjuni
    2. L
      Llazi USA

      Ky poeti ngeli tere jeten kar me syze,po meso dhe ti pak nga kjo bote, o lumath.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Roberto

        Po c'te mesoje ky o Llazi. Ky po fluturon me pras ne bythe sepse mendon se eshte analist pale tani qe eshte bere deputet e di si duket?? si gjeli maje plehut por mua me beri pershtypje titulli dhe tre a kater fjalite e para sepse vazhdimin nuk e lexova. Ne ato fjali kuptova qe Partia e Punes ka lene gjurme te pashlyeshme ne formimin e tij dhe dashuria per udheheqesin e partise shprehet fare mire ne keto fjali qe pavaresisht se Agroni si inferior qe ka qene gjithmone e shpreh "dashurine" per Ramen me nota ironike por ne fakt shpreh dashurine e munguar te xhaxhit Enver.

        Përgjigjjuni
      2. A
        Alniku

        Një gjë nuk e kuptoj si shpjegohet që ju (burrat) e PDsë merreni me gratë??? Më mir një njeri që i peshon fjala se disa që janë bërë anfibë TURP

        Përgjigjjuni
        1. I
          Ismail

          Qysh ne femijerine time e ndjeva se kisha talent per letersi dhe iu perkushtova krijmtarise letrare, por nese nuk do te kisha sukses ne kete fushe do te behesha deputet.

          Përgjigjjuni
        2. Z
          Ze qir

          BRAVO KOQJA E GJERGJ FISHTES(MENDER)

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Ze qir

            BRAVO KOQJA E GJERGJ FISHTES(MENDER)

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Ze qir

              BRAVO KOQJA E GJERGJ FISHTES(MENDER)

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Ze qir

                BRAVO KOQJA E GJERGJ FISHTES(MENDER)

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Stape Pashi

                  Shkruan për pesë( jo aritmetikish ) vetë. Elektorati që voton, o superprof, nuk merr vesh çfarë thua. Do vota apo do tituj doktorature. Mos jetoni në fantazi! Partitë janë elektorat. Nuk janë idiotllëqe elektorale që ju shkruani pasi lideri historik ju ka hequr brekët.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dori

                    Kjo GD qe s'i tunder çerpiku sikur po te pëlçen o malok muti po kujdes at maloken qe ke n shpi se ti heq brekt ty dhe asaj..

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Fjala

                      I mba kopjet e shkrimeve nipi Gjonit?!

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Lili

                        Po me fejtonet e tua do ta mundni Ramen,more debil.Na bindet 100%qe nuk dini te beni debat e te jepni mend.Ishalla nuk je ne PD kur te vijne ne pushtet se ti pa pushtet je budalla pa le kur te marresh ndonje karrige se c'lule do qendisesh.Provincial i vogel mbete.

                        Përgjigjjuni
                        1. p
                          pdisti i thekur

                          E megjithate sapo te ftoje Rama per nje gote vere ti do jesh i pari qe do vesh tja lepish sumen,Mos na u hiq kaq mencuran,shiko mor cun se te kane rrejt kur te kane thene se di te levrosh bukur dhe ne fushen e ironise humorit e sarkazmes.Te ka vleresuar tamam Tritan Preshi je Gomari shkrimtar

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nari

                            Me duket se Tritan Shehu i ka rene pikes per kete Gjekmutin,kur e emertoi shkrimtar gomar.Keto kohet e fundit po i pelqen vetja dhe medemek ironizon ne 360 grade,majtas djathtas,ne qender.Kushdo qe nuk mendon si ky katunari,bie pre e sulmit te Gjekmutit.

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Drane

                              Ky Gjekmarkagjoni per mesues katuni andej nga ka ardh edhe mund te bej.. po ktu n tiron uuuuuuuuuuuuu stonon shummm

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Bardha

                                Ky po bahet me te vertet roteren cari

                                Përgjigjjuni
                                1. "
                                  "BOHOTINA"

                                  Degjo Goni. E para qe dua te te them eshte mos i vendos foljet ne fund te fjalise se perben semundje ne te folur. Ndersa nese folja eshte ne fund te vargjeve te nje vjershe eshte kancer. Se dyti. Mire eshte ta studiosh fejtonin se je jasht fare. Se treti. Ti do te godasesh ne fushen qe Edi di me mire ne ate te publicistikes. E ke kot. Se pesti. Mundohi te kapni a te ironizoni, por e keqia eshte se kur fara juaj ka qene ne pushtet cdo gje e kini bere 1000 here me keq se ç'mundoheni te kapni tani qeverise. Dhe ne fund dhe keta nuk shkelqene, por ju jeni ku therret kjameti...

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Luani

                                    Mos te kane vene ndonje cimke,se u bere i padurushem o mesues byreku.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      The Rock

                                      Po Po o Gone po si puna juaj Rama ben çdo mengjes nga nje As nuk harrini ta kuptoni se çfare thote e jo me ti kunderpergjigjeni kurse ti je nje cope gomar qe as vete nuk e Di se çfare shkruan ta tha mire ai Preshi shkrimtar gomar. Go fuck yourself pice of shit

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Salvatori Rome

                                        Nuk mund te presesh ma shume prej nje provinciali. Provincialet e kane te veshtire te qyteterohen per shume aresye, por te veshtire e kane provincialet qe u rritet mendja te pakten vetem pse jetojne ne qytet. E na ne Shkoder themi se ne do ta mallkosh tjetrin, thueji ta rritte Zoti mendjen. Gjekmarkaj, ti paguhesh per nje pune sot, paguhesh per te perfaqsue ata njerez qe te kane dhane voten. Per asgja tjeter. Por asht zeje qe ti nuk e njeh, nuk e din si bahet, prandaj merresh me rromuze gjoja dhe bile me gjoja "elegance" perdor do turqizma, per tu duke "me kulture". je larg vite drite me Edi Ramen, vite drite per nga fakti se ai rrjedh nga familje te vjetra qytetare, si nga baba e nga nana, vite drite larg se ai eshte rrite e edukue nga dy prinder intelektual te mirenjohur ne Kryeqytet, vete ai me nje formim dhe nje dhunti te pashoqe ne artikulim, me nje reputacion te larte ne kancelarite perendimore. Mesues letersie bahet gjithkush, por Kryeminister, bahet vetem nje, ai qe eshte i afte ta fitoje ate vend. Gjekmarak. Merr e lexo editorialet e Edi Rames, ne pragun e shembjes se komunizmit e ne vazhdim e sidomos ato te shkruara ne "Koha e Jone". Krahaso bejtet tua me to dhe do shohesh se ti jo vetem nuk di besh ato, por as nuk di te kuptosh çfar ka dashte me thane Rama. Po. Edi Rama nuk asht i zoti sa ti me......"me rujt thite".

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Arian

                                          Prift je shumë i shplare

                                          Përgjigjjuni
                                          1. H
                                            Hiç, po them

                                            Gone mos e rruj hiç! Kjo turma qe te eshte vesulur e ka nga e keqja se ia zbathe breket shefit dhe i doli vrima e bythes e gjere sa tuneli i Krrabes nga te qirat ne bythe.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. D
                                              Drejtesia

                                              Po ti o Gjeke, per cfare shkon ne parlament, per ti bere analizen te gjitheve aty. Verja more mendjen punes se partise e halleve te popullit, se per kete pune ju kemi votuar, jo per te na shkrujt lloqe kavaje. Poet i madh ti !!!!!! Uuu pika qe s'te bie.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. T
                                                Tirona

                                                ky gjekmarkaj eshte nje rrot kari qe as vete nuk di pse eshte ne ate pozicion qe ka Dava maloku i trashe dhe kokbosh Edi Rama me keta kokloqe fshin bythen

                                                Përgjigjjuni
                                                1. i
                                                  ilko

                                                  Po ti qe je komplet TRAP e di!?

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. B
                                                    Bardhyli nga Kosova

                                                    TRADHTIA KA EMËR - HAŠIM DANILOVIČ THAČI ===================================== Shërbimet inteligjente perëndimore, KFOR-i e NATO-ja, e kishin identifikuar Hashim Danillovič Thaçin si kreun e ‘Grupit të  Drenicës’, grupit më të madh të krimit të organizuar, që merrej me vrasje politike; frikësim, haraç, uzurpime. I akuzuar nga po të sipërpërmendurit dhe nga media për përfshirje në vrasje politikr, krim të organizuar ekonomik, në privatizime të kurdisura, në tenderë, në punësime, në intriga politike, rrëzime kundërshtarësh dhe miqsh nga pushteti etj., Thaçi, njëri nga figurat kryesore që organizoi trazirat e 2004-ës, të cilat u bën baza, lajtmotivi për përmbysjen e imazhit të shqiptarëve para perëndimit, duke u kthyer nga viktima të Serbisë, në viktimizues të serbëve, pavarësisht që bilanci i vrasjeve ishte shumë më i lartë ndër shqiptarët në raport me numrin e popullsisë, se sa i serbëve; Hashim Danillovič Thaçi me kompani u kthyen në figurat qendrore të zvarritjes së shpalljes së Pavarësisë dhe njohjes formale nga perëndimi, po me trazirat e 2004-ës dhe me pengesa tjera më pas; Thaçi me kompani, Xhavit Halitin, Kadri Veselin, Isa Mustafen, Ramush Haradinajn, Fatmir Limën dhe rusofilin Behgjet Pacolli janë ata që e shtyn Kosovën furishëm drejt kompromiseve të dhimbshme në dialog me Serbinë; Thaçi në dy mandate kryeministër u shndërrua së bashku me partitë tradhtare PDK LDK AAK AKR dhe NISMA në zhvatës të Kosovës, denigrues të dinjitetit shqiptar, vazhdues të shkatërrimi të sistemit shëndetësor, arsimor, ekonomik, politik etj, të cilin proces e kishin nisur me QPK-në, dhe nëpërmjet instrumenteve tjera; Thaçi në dy mandate kryeministër me bisedimet në Bruksel, fillimisht me pranimin e Projekt-rezolutës për Asamblenë e Përgjithshme, e sollën fatin e Kosovës buzë ekzistencës, madje duke shkatërruar edhe rezultatin kulminant, Vendimin e GJND-së, që e njohu si legjitime dhe të drejtë Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës nga një IPVQ, në këtë rast nga institucionet e Kosovës, që ndodheshin nën administrimin e UNMIK-ut; Kur, të gjitha këto nuk mjaftuan, që Hashim Thaçi

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. T
                                                      Trapajani ne vijen e zjarrit

                                                      Sipas agjensie se intelegjences BW(Babà Wanga)emri i ketij prej koqove eshte Bardhyl Dushan Mugosha

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. H
                                                        Hiç, po them

                                                        Per te gjithe sufllaqexhinjte qe kane vjelle ketu: Sa sensibel e keni lekuren, po avash o trupjerdhur, nje shkrim satirik eshte. Sa ju dhemb poturexhiu me atlete i qire ne bythe denbabaden e nuk duroni dot as qimen. Sot ju kane dhene bonus edhe nga nje gote dhalle per gjithe kete zell qe keni treguar ne mbrojtjen e bythemutit Edvin Shkerdhate Rama.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. q
                                                          qytetar

                                                          PeDe - ja edhe sikur te ndahet ne mijra pjese . ...llum do secila pjese. Thjesht llum I coptuar.

                                                          Përgjigjjuni

                                                          Lini një Përgjigje