Edhe në Listën e Vizave, edhe në Bordin e Paqes? “Paradoksi” nuk është amerikan

19 Janar 2026, 15:07Blog TEMA
Edhe në Listën e Vizave, edhe në Bordin e Paqes?

Nga Adrian Thano

 

Në pamje të parë, fakti që Shqipëria përfshihet në një listë vendesh me kufizime vizash nga Shtetet e Bashkuara dhe në të njëjtën kohë ftohet nga Donald Trump të marrë pjesë në të ashtuquajturin Board of Peace, duket paradoksal.

A mundet që një shtet të jetë aleat politik për SHBA dhe njëkohësisht burim rreziku migrator?

- Publicitet -

Po. Mundet. Kjo nuk është një kundërshti reale në logjikën e politikës amerikane, që përdor instrumente të ndryshme për qëllime të ndryshme. Ndaj këto dy ngjarje nuk përjashtojnë njëra-tjetrën.

Nëse do ishte ndryshe, Ftesa do ta zhbënte Listën. Në këtë rast kjo copë letër do ishte vërtetë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë.

Por ja që nuk e zhbën.

Shqipëria ka marrë një ftesë jo sepse ka peshë politike në konfliktin izraelito-palestinez, por pikërisht sepse nuk ka. Nuk ka interesa të pavarura, nuk ka kapacitet për veto, nuk ka ambicie për ndonjë rol autonom, nuk ka histori përplasjesh me linjën amerikane, etj.

Me pak fjalë, është një aktor “i sigurt”. Jo nga forca, nga parashikueshmëria. Ne nuk surprizojmë, nuk kundërshtojmë, nuk negociojmë. Vendimet merren diku tjetër, ne i ndjekim pas, përdoremi si të thuash, për legjitimitet numerik.

Jemi një emër më shumë në një fotografi ku ndoshta do jemi më të gjatët.

Për të mos folur për anën tjetër të kësaj historie. Çdo nismë që flet për “paqen”, ndërkohë që shmang realitetin e vuajtjes palestineze, perceptohet jo pa arsye si projekt neokolonialist.

Një vend i vogël si Shqipëria, me një histori pushtimesh dhe imponimesh nga të mëdhenjtë, do të kishte arsye morale të tregonte kujdes, madje edhe të reflektonte mbi refuzimin e një roli thjesht dekorativ. Jo për të sfiduar fuqitë e mëdha, por për të ruajtur një farë koherence dinjitoze mes historisë së vet dhe pozicionimeve që merr sot.

Mirëpo, shikoni ç’bëhet në Tiranë. Ky tekst i dërguar në dhjetra adresa paraqitet si letër personale dhe sukses i madh historik.

Kurse problemi me Vizat migruese, megjithëse është një kufizim real dhe konkret që prek jo pak qytetarë shqiptarë relativizohet. Banalizohet. Madje qytetarët shqiptarë të prekur nga ky vendim u shpallën “parazitë” (!)

Debati thelbësor duhet të ishte pikërisht për ta. Të sillej rreth pyetjes çfarë duhet të ndryshojë që qytetari shqiptar të mos shihet më si risk migrimi nga vendet e tjerë? Madje çfarë duhet bërë që ai të mos jetë i detyruar të emigrojë hiç.

Këto janë detyra reale të qeverisë, jo retorika e lavdisë boshe.

Pra çështja, nuk është aspak pse SHBA vepron kështu dhe ashtu. Nëse ka një “paradoks” ai nuk është amerikan. Është paradoks shqiptar. Shfryhet Lista dhe fryhet Ftesa. Pse-ja është e qartë.

Ftesa ka ardhur në një moment kur marrëdhëniet reale të qeverisë me SHBA-të janë më të ftohta sesa propaganda zyrtare do të donte të pranonte.

Ka ardhur edhe në një fazë kur hetimet për korrupsion janë në kulmin e tyre dhe SPAK-u, në perceptimin publik, me të drejtë apo pa të, shihet gjerësisht si një strukturë e mbështetur dhe e inkurajuar nga Shtetet e Bashkuara.

Në këtë kontekst, çdo sinjal, qoftë edhe formal, nga Uashingtoni shërben për të ndërtuar një narrativë qetësuese se gjithçka është nën kontroll, se marrëdhënia strategjike mbetet e pacënuar, se nuk ka arsye për shqetësim, etj.

Ndaj Ftesën po e përdorim si bonus të brendshëm, si oksigjen politik.

Kësaj i mbivendoset edhe rrahagjoksi ynë i përhershëm provincial me ftesat e huaja. Ky për dreq nuk ndryshoka kurrë.

As kur lideri ka lindur mes Tirane.

 

21 Komente

  1. A
    Alfred

    Rama ka nevoje te ngutshme dhe si ne ethe nxiton ta shese nje ftese rutine si qyrk imuniteti, sidomos penal!!!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sqarim per PeDerastet

      Lista e vizave eshte per shqipot qe shfrytezojne sistemin amerikan e marrin welfare ( ndihme sociale) dhe punojne dhe 1-2 pune tjera ne te zeze neper restorante (cash). Askush nuk u ankua as akuzoj shqiptaret per dembele por vetem per mashtrim te uncle Sam (zyres taksave) ki ne nje ane marrin $ si gjynahqare dhe anes tjeter punojne pa letra. Ky ishte dikur marifeti i azilanteve te pare shqiptare neper Europe ku nuk mendonin per pension as te ndertonin kredit per nje jete te begate.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Po çfarë do bën Rama në bordin e paqë?

        Shqipria dhe populli Shqiptar, kudo në botën demokratike dhe në botën e cilivizum, cilsohën dhe trajtohën si njerzit të dores së tret, për shkakun se jemi mysliman, dhe për shkat se Kush na ka qeverisur tashë 85 vite më parë. Jemi njerzë shumë të prapambetur, të varfër dhe me dhuntie barbare për të vrarë dhe vjedhur. Edi Rama, nukë ështe në atë bord si njeri i ditur, Edi Rama nukë ështe në atë bord se ka kushë rrespekt për poppulin Shqiptar sot, Edi Rama ështe në atë bord për shkate të korrupsion që ka lidhur në kurrizt të Shqiprisë si do mose me vendet e lindjes si Turqia apo Arabija sadite. Kush ju sherben Edi Ramës dhe Sali Berishës, janë anti Shqiptar. Çfarë do bën Rama në bordin e paqë për Gazën? do tu tregonë se si vjedhën 50 evro në një tunel të vet? Do tu tregonë se si shpopullohët një vend pa qëne në luft? Do tu tregonë se si njerzit jetonë pa uj pa drita në vitin 2026, pa qëne në luft?

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shipcat mbaji me larg nga vetja

        O Shipcaaa po kane te drejte qe ua pezulluan vizat.Se gati jeni ti sjellni edhe kafshet e shtepise ne USA,edhe gomeret poashtu.Pastaj jeni mashtruesa te papare,hajduter,shites droge…Genjeni per punen,keni deshire te punoni ne te zeze,vjedhni asistenca nga shteti…

        Përgjigjjuni
        1. L
          Linza

          Thano! Po le nam, je bere me keq se Pamfleti, Syri, si Andi Bushati, Fatos Lubonja etj qe dihet nga kush paguhen. Po dukesh si gjobaxhi ordiner. Edi Rama ka shumegabime por… Një shprehje e vjeter Angleze, që vlerëson ndershmërinë intelektuale, qe ty te mungon eshte: “Give the Devil his due” do të thotë: T’i njohësh meritat dikujt edhe kur nuk e pëlqen, nuk je dakord me të, ose e konsideron “kundërshtar”. Me shqip: T’i japësh hakun edhe armikut, ta pranosh të vërtetën, edhe kur vjen nga ai që s’e do, t’i njohësh meritat, pavarësisht kush është.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dakord

            Po fiks për këtë arsye nuk e voton populli këtë opozitë antishqiptare. Bravo!

            Përgjigjjuni
          2. A
            AS

            Shume keq qe ne Shqiperi behet politike jo me performancen e qeverise, partive, politikaneve, por behet me fotot, ftesat, ose fjalet e te huajve. - - - - - - Ftesa eshte politike dhe gjitheperfshirese nga US (https://time.com/7347276/board-of-peace-gaza-un-trump-billion-dollar-membership-fee/). Eshte me para per ata krere qeverish qe duan te qendrojne me shume se 3 vjet. - - - - - Per Shqiperine ftesa shihet si tregues suksesi, por i eshte derguar rreth 60 kryemistrave ne bote (https://english.elpais.com/international/2026-01-19/the-gaza-board-of-peace-60-countries-invited-for-a-fee-of-1-billion-each.html)

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vlora 97

              Per fat te keq kjo eshte e verteta e hidhur e qendisur me dor mjeshtrib bukur acik

              Përgjigjjuni
              1. l
                landi

                O idiot, ne listen e vizave e kemi perpara syve.Edhe textin qe shoqeron ate vendim.What the fuck are you talking?! jemi ne ate pike sa te na thoni:Mbreti nuk eshte lakuriq por ju nuk i shihni rrobat?!

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shyqyr

                  Shyqyr qe i shkuat afer te vertetes!!! Se na e shpifet me shkrime qe jane te gatshme te bejne harakiri per qeverine duke thene cdo lloj genjeshtre

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Ndot nga vetja nuk ju vjen ketyre

                    Eshte per te ardhur turp qe kemi nje kryeminister qe e shet si ftese personale per te dhe jo per vendin. Eshte turp qe kemi nje zevendeskryeministre si hajdutja Balluku qe ne vend te ishte ne burg, nxjerr ne facebookun e saj, ftesen e trump ne anglisht dhe madje dhe te perkthyer ne shqip qe elektorati i saj fshatar dhe i manget, ta kuptoje mireeee qe Edi Rama (pra dhe Balluku) jane te mbrojtur nga amerikaaaa! Nderkohe qe ajo eshte nje ftese per vendin dhe jo per individin dhe e ka marre nja 100 vende dhe ndermjet tyre dhe Putini! Kishte lezet te shikoje Melonin, zonje grua. Qe flet cdo dite me trump ne telefon. Dhe tha " edhe italia eshte ftuar" jo " jam ftuar une", apo " kam marre ftese personale nga trump" etj etj gomarlleqe qe tha Rama! E tmerrshme sa pak e respektojne kete popull sa i hedhin per konsum kete lloj ushqimi!!!

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      analist

                      Shume dakort me komentuesin Linza.Edhe une te njejtin koment do te beja.Brsvo.Nuk po e shkruaj per se dyti.

                      Përgjigjjuni
                      1. z
                        zigur

                        Ky flet si e ëma Zeqos në maj të Thanës... Pezullimi është i saktë SHKO PUNO.... Parazitët nuk i mban Amerika sepse ky shtet është mbajtur në saj të punës.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Turi

                          Nje kukull e gjate ne bord dhe disa dhjetra mije palestineze ne Shqiperi (meqenese shqiperia eshte zbrazur).

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            AI

                            Aman o njeri se po na fyen intiligjencen. Po e ke shume te thjeshte, jo vetem ti po te gjithe njerezit qe kan internet ne gjithe boten te shkojne ne WWW.WHITEHOUSE.GOV. E ke listen e bordit iniciator dhe bording e paqes per Gazen. Po ma gjete ti emrin e Shqiperis apo te kryeminstrit, do ta puth Meron ne tulle. Ftesa eshte tjeter gje dhe te jesh i caktuar eshte tjeter gje. Kjo ftese eshte njesoj si Found Raiser. Asgje me pak asgje me shume. Dhe Putini e ka mare. Do ta merte dhe Maduro po u tregua budalla

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Deda

                              Ne nuk krijojme probleme vetem ne amerike, por kudo ne bote. Po kemi njerez te mire dhe te afte por kemi po aq te korruptuar, parazite, perfitues ndaj shoqerise. Ka te bej me edukimin dhe sjelljen personale. Bota perendimore ka nje linje veprimi te qarte rreth te mires dhe te keqes. I mesojne qe te vegjel, ashtu si ne dikur.... Sot per fat te keq kjo linje ka humbur dhe vlerat morale ngaterrohen me interesa vetjake. Faj i shoqerise sone.

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Ladi

                                1 Bravo per Linza-n

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Kris

                                  Nje numer me shume ne bord.Ptesim qe mbledhjen e pare bordi ta beje ne Tirane.Deri atehere do te jene gati 20 qendrat e pritjes

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Lexues

                                    Këtu Adriani më duket se e tepron duke parë vetëm anët negative (që mund të mos dalin ashtu si e mendon). Rama nuk futet në listë sa për dekor. Pra, nuk duhet parë gjysma bosh e gotës, po dhe gjysma plot.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      K O R C A

                                      Ku jane 25 komente ketu. . . ? ! Une vetem 5 shoh ! Nuk eshte hera e paren qe ndodh keshtu . Dicka nuk shkon si duhet .

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        TIRONA

                                        Pjesa me e bukur e ketij shkrimi te qendisur eshte ajo ku flitet se ne oer shjaj te historis sone duhet te ishim me Palestinen jo me neokolonizatoret e saj. Po ku pyet narcizmi yne politik per femijet e vrare te Palestines. Dhe te njejtet qe levdojn narcistin e gjat kerkojn drejtesi per femijet e Gerdecit. Jo.mor jo. Hiqni dore nga adhurimi i ktyre "liderve" burreca te semur per pushtet. Nje bravo, bravo, bravo per kete editorial

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje