Nga Ilir Yzeiri
Në Moldavi, më 1 qershor 2023, u mbajt Takimi i Dytë i Krerëve të Politikës Europiane. Në kështjellën Mimi, në Bulboaka, 35 km larg kryeqytetit moldav, Kishinau, u mblodhën 45 kryetarë shtetesh të vendeve europiane. Çështjet kyçe që u diskutuan aty ishin bashkimi dhe përpjekjet për paqe e siguri, elasticiteti energjitik, shfrytëzimi i mundësive për lidhje rajonale, emigracioni, etj.
Ndërkaq, zgjedhja e Moldavisë ishte edhe një shenjë e fortë për t’i treguar Rusisë se Europa e bashkuar nuk do të lejojë një kërcënim tjetër ndaj këtij vendi, i cili disa herë ka qenë objekt i retorikës së luftës dhe ndikimit rus.
Po ashtu, ky takim u shenjua, për fat të keq edhe nga ngjarjet në veri të Kosovës, të cilat morën një vëmendje të veçantë aty. U gjet mundësia që edhe Armenia dhe Azerbajxhani të ulen në tryezën e bisedimve për të gjetur mundësinë e bashkëpunimit në vend të përplasjeve.
Mirëpo, në këtë takim, një ngjarje tjetër u bë virale në rrjetet sociale dhe mori po aq vëmendje sa edhe të tjerat. Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, në momentin kur gjithë përfaqësuesit e 45 vendeve të Europës ishin përballë kështjellës dhe sapo kishin mbaruar paraqitjen zyrtare përballë fotografëve, i hidhet në qafë kryeministres së Italisë Meloni dhe e puth lehtë në faqe.
Kjo skenë, në fakt, në pamje të parë, duket sikur thyen protokollin e ngurtë të takimeve zyrtare dhe është brenda stilit të shfaqjes së Edi Ramës, i cili njihet për paraqitjet e tij jo formale në takimet formale. Ai e përdor trupin e tij si artefakt mbi të cilin vendos në formë reklame veshje jo formale me ngjyra herë të errëta e herë me kontrast.
Deri tani ai kishte arritur ta ruante efektin pozitiv që vinte nga drejtpeshimi mes përdorimit të trupit të tij si artefakt në një sallon mode dhe përdorimit po ashtu si model në takime të formalizuara ku uniforma përcaktohet që në fillim ashtu si ajo e sportistëve që luajnë në një stadium të mbushur plot.
Ndërsa veprimi që Edi Rama, kryeministri ynë, kreu më 1 qershor duke iu hedhur në qafë e duke puthur në faqe kryeministren Meloni, ishte një rënie e theksuar stili, ishte shkelmimi përfundimtar që ai i bëri paraqitjes së tij dhe imazhit duke lëvizuar nga udhëheqësi postmodern që e përdor protokollin për të promovuar modelin e ti joformal dhe artistik, në gaztor entuziast. Ai u shfaq si imitim i zbehtë i Berluskonit, i cili, gjatë kohës që ishte në krye të Italisë, në takimet ndërkombëtare mbahet mend mw shumw për barsaletat me shije e pa shije që tregonte në këto takime, sesa për performancën politike. Një shfaqje e tillë e lodhshme i pat detyruar atëherë Merkelin dhe të tjerë që të liroheshin nga prania e bezdisshme e Berluskonit.
Unë e kam çmuar dhe e çmoj Edi Ramën si shtetar. Arma e tij më e fortë ka qenë marrëdhënia me ndërkombëtarët. Mirëpo, gjesti i fundit në Kishinau tregoi se lodhja dhe tejngopja me pushtet, vetëbesimi i tepruar, e bëri që të harrojë një çast se kontakti fizik për të shprehur mirënjohjen dhe respektin është një truk që përdoret vetëm atëherë kur hiqet uniforma formale e burrit të shtetit dhe jo në stadium.
Sepse pamja e 45 udhëheqësve të Europës përballë kamerave nga e gjithë bota riprodhon një spektakël madhështor në të cilin ata që filmohen, janë si aktorët që e kanë të përcaktuar tekstin dhe lëvizjet. Nëse dikush, qoftë edhe me dëshirën e mirë, del nga teksti e madje i hidhet në qafë aktorit tjetër, gjithë shfaqja dështon.
Ndaj Edi Rama në kështjellën Miri, 35 km larg kryeqytit Kishinau të Moldavisë pësoi një rënie të thellë stili.
Po' beni moralistin..rama e perqafoi nuk e ofendoi ,rrahu,shau,shpifi,poshteroi..etj....perqafimi eshte shenje paqe ,dashuri,mirekuptim,bashkepunim...vetem mendjembyllurit e kuptojne keq sipas midese tyre..une num shikoj asgje te keqe,vulgare..ajo u be mes njerezeve e Ka dashur te percielle edhe mirenjohje,bashkepunim per te miren e njerezeve...vetem shpirtzinjt ,mendojne vetem keq..gazetarit i kane ikur bletet dot.i uroj te kthjellohet
Nuk dihet konteksti paraprakisht qe te gjykojme a ka renie stili. Nuk mund ta gjykojme nje liber nga nje fjali e shkeputur.
Problemi i shqiptareve eshte se, tashme, etika-edukata-gramatika-llogjika kane vdekur me kohe .......33 vjet me pare. Ne kete kohe shqiptari eshte investuar me koke ne pisllek e degjenerim. Rama.......ashtu si '97, gerdeci, 21 janari, mega eksodi me anije, kanabizimi i vendit, jane evente shume-turpi i shqiperise. Kete prodhon shqipja......mut ndaj vetes.
Shpesh kur duan të thonë se si diktatura, fashizmi dhe komunizmi bashkohen, artikulohet shprehja "ekstremet puqen!". Me pak humor a nuk mund ta konsiderojmë dhe këtë përqafim si atë të një "komunisti" si Rama dhe një "fashisteje" si Meloni?
Kryeministri i popullit ne eksod mendon se fiton pike me budalleqet qe ben. Bota ua ka pire lengun ketyre gjerave. Pastaj ata e njohin mire bastardin qe rropi popullin me te varfer te Evropes. Ne ato samite ai ftohet si vasal per te ruajtur stabilitetin jo per respektim vlerash demokratike. Bota e di qe kerrici i Vucicit vetem vjedh zgjedhjet.
Ti Taulant ke lindur për së prapi , po si nuk the njëherë një fjalë sagllam mor burrë , apo grua , nuk e di se çfar je ! Ky i gjati shpesh e tepron ndonjë herë me veprimet që bën , po për rastin konkret , nuk po bën namin , një përqafim miqësor socialisto fashist. Nuk të mjafton kaq , për të mos bërë gurgulenë ? Le që lodhem kot unë , kujt mundohem ti flas ! Ti je një njeri komplet për së prapthi dhe i pa rikuperueshëm , apo i pa riciklueshëm ,me një fjalë mbetje që i ke konsumuar vlerat .
Pd dhe e djathta i kishin shpresat te Meloni dhe djathta e saj e mirestrukturuar korporativiste e pashoqe ne europe sipas te majtit Bresani. Edi Rama qe shqiptaret e quajne te majte, realisht fashist qe prej fillimit( shikoni qendrimin e tij alla Musolini ne sheshin Venecia ndonjeher te imituar prej te tjereve me se shumti ne fillime prej Arben Çukos se Lushnjes)ja dogji shpresat te djathtes( realisht te majtes) duke na qire Melonin ne kembe permes nje sveltine spektakolare. Te na rroje Saliu. Ps: kur po thoja qe Edi Rama eshte fashist nuk po e shaja. Fashizmi eshte nje forme e ndryshme e komunizmit duke theksuar qe Musolini ishte socialist perpara se te behej fashist. Edi Rama me i zgjuar mori socialistet e beri fashist ketu e kam fjalen per drejtuesit jo rrumbythet poshte qe votojne per xhaketen.
Ky i shkreti duhet ta beje gjithmone Nga nje jevgjiteri qe te bjere ne sy. Ose te thote ndonje gomarrllek, po s'ja marrin per keq, palle eshte thone.
Jo, zotëri, nuk është "rënie e theksuar stili", është një turp i paparë. Tani le të binden të gjithë pse Edi Rama e ka mbushur qeverinë me kukulla të vlerësuara vetëm për bukurinë fizike dhe jo atë mendore. Sepse, zonjat ministre, nëse do të kishin nder dhe tru, në bllok jepnin dorëheqje, kur shefi i tyre kryen markasrallëqe hapur me shtetaren e një vëndi tjetër, duke fyer me këtë rast gjithë trupën e tij qeveritare, për të cilën nga sot dhe tutje të gjithë njerzit që kanë nder do e trajtojnë sikur është haremi i një sulltani të pacipë, të shqepur katërcipërisht nga mëndja dhe morali shoqëror.
Evisa, nëse je mashkull, të kuptoj. Por nëse je femër, turp të kesh për këtë koment. Ke lindur skllave e seksit tjetër dhe ashtu do vdesësh. O zot ne flasim për barazi gjinore e ti moj shushkë i quan femrat kukulla.
Evisa, nga ajo pamje mua më duket se Meloni, duket e kënaqur. Nëse nuk do jetë fjala për ndonjë xhelozi prej ndonjë prej tyre, pse duhet të jenë ministreshat tona të mërzitura, aq më pak të dorëhiqen në grup, tani që iu rrit dhe rroga dyfish?
E sakte
Rënie stili (caduta di stile). O taljano, mos përktheni fjalë për fjalë por gjeni shprehjet e përshtatshme në shqip.
Ky te can bythen ndonjehere. Ik o Yzeir.
Asnje udheheqes i Evropes ose boteds nuk ka bere ndonjehere nje gjest te tille.
....një përzjerje midis servilit dhe palaços!.
Thjesht ngjan si një sjellje adoleshenti në oborrin e shkollës.
Pikërisht !
Hallall, ja bëftë Zoti! Si shpirt është tajlanka!
E gjeten rastin tani.per tu marre se nuk kishte tjeter.
Pa ber komente dhe analiza,per mendimin tim nje veprin i ille ska asgje te mire. Thjesht Rames i ka hyr tejmase vetja ne qejf.
hhhhhhhhhaaaaaaaa
haaahhhhaaaa
I neveritshem karagjozi.
Efekti i kokaines ????
E puthi ne faqe se do japi pensionet ne Itali Meloni
Palaço
Po pse duhet parë si gjë e keqe? Pa e ditur pse ndodhi dhe si ishte "muhabeti" nuk mund të gjykojmë. Dhe më kryesorja, të kesh kaq afërsi me Melonin që nuk ka dhe shumë kohë në detyrë besoj eshte diçka e veçantë që nuk e bën dot kushdo. Dhe ajo vetë duket se e ka shijuar momentin ndryshe nuk mund të ndodhte. Si perfundim mendoj se ishte një "3 pikësh" alla Rama...
Dolen rrangallet e foltores te gjykojne ramen,,,po' ikni o te mjere se jeni bo si plakat e lagjes,,,edhe baca non grata po' te njejten gje ben,,,vetem shpif e shpif,,,qa nonen po' te gjith isoj paskeni qene,,,po' cfar ju ka bo saliu ju ka perdhunu trute qe ne djep,
Ndoshta Meloni iu duk si cupat e liceut qe gjuante dikur ????
E puthi e Q*** e derci e merci! Ai ishte jashte ,ne oborr,ne tufe,midis gjithe atyre burrave dhe grave.Nuk ishte ne per qoshera,nuk flirtoi...se nuk eshte flirt. Rama eshte nje artist mendje hapur dhe liberal. Eshte karizmatik dhe teper elokuent ne bisede dhe fjalor! Gjesti i perqafimit te K/Ministres se djathte italiane,nga nje K/Minister i majte shqiptar,percakton nje epoke te re te marrdhenjeve teper miqesore me Italine,gje qe eshte e qarte se eshte partnerja me e mire shqiptare ne keto 32 vjet demokraci...! E djathta komenton me mllef sikur te ishte shuplake dhe jo perqafim. E zonja e pranoi perqafimin me kenaqesi. Verenei si e gre kemben e majte,ate nga ana e zemres,me sa finese dhe kenaqesi!!! Hani******Ngopuni**** Tfuuuuu! bashke me Izeirin qe filozofon!!!
Kaq shumë qënke shqetësuar o Yzeir që i vjen Edit deri tek rripi i pantallonave? Mos vallë t’u ankua Meloni për këtë “turp” të madh të Ramës?
Foton tjater ua kam rezervuar me puthje ne by...per Vucicin qe te kerceni perpjete nga lumturia. Me skenar e regji nga i perhershmi Endri Fuga.
Ndoshta ndoshta mund te jete edhe ndonje mesazh qe shqiptaret jane hamshora
BRAVO SALIU ..... TAULANTI.......VJEDH ZGJEDHJET SE SKA KUSH I VJEDH SE TY TI HOQI BREKET AMERIKA E STA MBAN.
Pse nuk mi botoni komentet
Sepse flet karlliqe
Il potere logora chi c'è l'ha.....thote italiani