Mos, o “trim”

1 Qershor 2023, 19:25Blog TEMA

Mos, o “trim”

Nga Baton Haxhiu

Do duhej të ketë qenë një nga mësimet e para në zyrën e kryeministrit për Albin Kurtin se bota e real politikës nuk është një abstraksion teorik dhe komentet e tij nuk përbëjnë një pikëpamje të shkëputur nga pozita që mban.

Ai mund të ligjërojë sa të dojë në ndonjë katedër të dobët filozofie për imperializmin amerikan e kolonizuesit perëndimorë, por jo si kryeministër i Kosovës.

Fatkeqësia është se nuk po mëson dot, fati është se raste po i jepen mjaftueshëm.

Një tjetër ia dha sot Antony Blinken kur ri-precizoi edhe njëherë qëndrimin e tij në raport me atë çfarë ka bërë qeveria e Kosovës dhe skicoi po ashtu se çfarë pret nga Kosova e Serbia.

Ai, Blinkeni, ashtu siç duhet, nuk e nënkupton udhëheqjen përmes ndjenjave individuale dhe shtetin nuk e udhëheqë nga perspektiva subjektive, prandaj Kosova ende ka kohë. Kurti ende ka kohë.

Në vend se të thuhen më shumë fjalë, për fjalë që veçse janë thënë, qeveria e Kosovës duhet ta vërtetojë me veprim atë që Kurti e thotë para gazetarëve në deklarim se është përjetësisht falënderues ndaj amerikanëve.

Kryeministri falënderimin duhet ta shfaqë me hapa konkret për atë që po i kërkohet të bëjë.

Ai duhet të ketë një skenar të vizatuar dhe ta fillojë implementimin.

Hapi i parë urgjent dhe më i rëndësishmi është qartësimi i pozicionit të tij se ai dëshiron ta de-eskaloi situatën dhe këtë ta bëjë duke deklaruar se kërkon kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe pjesëmarrjen e tyre në procesin demokratik.

Mjaft më me këtë nonsens të shpjegimit të legaliteteve e legjitimiteteve. S’ka demokraci që përballon kryetar me 2 për qind të votuesve pjesëmarrës në zgjedhje.

Për të dëshmuar se e ka seriozisht, ai duhet të thërras Bashkimin Evropian dhe QUINT-in që përtej se në harmoni, ta asistojnë gjithë procesin.

Në çdo hap të procesit, Qeveria e Kosovës, Qeveria e Serbisë dhe partitë politike të Kosovës të përfaqësuara në zgjedhjet e sapo mbajtura lokale dhe partitë serbe të Kosovës të angazhohen konstruktivisht. Tavolinën ta gjejnë vetë.

Për ta pastruar situatën nga dyshimet Kosova dhe Serbia duhet ta ri-konfirmojnë përkushtimin e tyre për implementimin e Marrëveshjes Bazike (meqë janë zotuar se po e pranojnë).

Fokus i veçantë të jenë nenet 1,3,7 dhe 9 të Marrëveshjes Bazë.

Artikulli 1 kërkon që palët të zhvillojnë raporte normale. Artikulli 3, që të gjitha mosmarrëveshjet të zgjidhen përmes mjeteve paqësore. Ai 7, që ka të bëjë me krijimin e komunat e vetëmenaxhuara me shumicë serbe në Kosovë si dhe artikulli 9, ku të dy palës dhe donatorë angazhohen për të krijuar paketa financiare për zhvillimin ekonomik.

Kosova ta pranojë kërkesën amerikane për të larguar njësitet speciale nga godinat komunale, pasi që Serbia të largojë ushtrinë nga kufiri dhe të tërhiqet nga gatishmëria e shpallur për luftë.

Më pas, policia e rregullt e Kosovës – po qe nevoja e asistuar nga KFOR-i dhe EULEX-i – të mbetet përgjegjëse për sigurinë në terren.

Protestat të anulohen, jeta e përditshme t’i kthehet normalitetit, sepse s’mund të ketë normalizim për të ardhmen me jo normalitet në të tanishmen.

Ky normalitet do të nënkuptonte edhe funksionim normal të shërbimeve komunale (paramendojeni, për këtë po tensionet situata).

Ndërtesat komunale – siç kanë kërkuar amerikanët – të bëhen të qasshëm për personelin dhe punëtorët e komunës, derisa kryetarët e 1000 votave të spostohen pak.

Ata, po sa të krijohen kushtet, herët në muajt e ardhshëm, të japin dorëheqje dhe kështu të mundësojnë shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme nga presidentja Vjosa Osmani (zgjedhjet ju duken ide e mirë edhe Kurtit në Bratislavë).

Zgjedhjet i bie se do të duhej të mbaheshin diku nga fundi i gushtit dhe fillimi i shtatorit.

Pikat duhet të shkojnë barabartë me progres konkret në përcaktimin e kornizës ligjore për vetë-meanxhimin e komuniteti serb në Kosovë bazuar mbi marrëveshjen e arritur – asaj që po mundohet t’i ikë Kurti, përkundër se i është bërë e qartë me gjithçka se nuk ikën dot – ai edhe mund ta bëjë duke dhënë dorëheqje, por Kosova jo.

Dhe kështu, mesi i nëntorit duhet të gjejë të impelmentuar Marrëveshjen Bazë pothuajse në të gjitha pikat e rëndësishme të saj.

Pa këtë nivel përgjegjësie, pa një plan konkret bashkëpunimi, situata mund të përshkallëzohet dhe pozicioni i Kosovës të përkeqësohet.

S’është e thënë të jetë identik brenda këtyre linjave që kam shkruar këtu, por të jetë brenda kësaj logjike të ecjes konkrete.

Kjo, nëse plani është zgjidhja e problemit dhe qeverisja. Nëse Kurti ka plane të tjera, që s’lidhen as me qeverisje e as me përmirësim situate, atëherë në rregull. Por, ta ketë guximin e të tregojë.

Nëse po bën gabimin e pritjes së Borrell-it e Lajçak-ut, ashtu siç bëri në fillimet e tij, kur kritikonte Thaçin për linjën amerikane dhe mbronte Lajçak-un si engjëllin ndërmjetësues, atëherë ky është veçse një tjetër keqlexim i pafalshëm.

Dyshja evropiane tashmë e ka dëshmuar që nuk punon mbi nevojat e Kosovës, por mbi gabimet e Qeverisë së Kosovës.

Evropianofilin le ta luajë Kurti mbi konceptin evropian dhe mos ta kufizojë “dashurinë” e tij te Borrell e Lajçak, sepse ky është mazokizëm.

22 Komente

  1. A
    Avni Rustemi

    Linja Borell, Lajcak dhe Kurti e futi Thacin ne burg.

    1. R
      Raimond vlonjati

      Doli Baton deficenti . Ik ti o legen thyej qafen aty ne studion e Fevziut, spiun i piste

      1. R
        Raimond kari me gunga

        o Raimond vlonjati , o te qifshin deren e shtepise ore pis nga Colja ...o krimb , o pederast qe te qi gruan Meta spiuni ..

        1. R
          Raimond Koka

          Po o "Raimond " legeni. Po shkrimi eshte me se logjike, respekte Baton!

      2. P
        Poshtë maskarenjtë

        Dy trima pati Shqiperia. Enverin dhe Albinin qe ia thyejne hundet Amerikes. Eshte edhe Andi Bushati trim mbi trima. Por, ai nuk eshte kryeminister te pakten.

        1. X
          Xham Ajka

          Ha ha ha ha Per pak desh të mora seriozisht. Por kur fole per Andi Bushatin, me doli vera nga hundët. E kam fjalën per verën që pihet. Jo për Verën që ....... është kusherira ime. Do thoni ju, hë mo se kusherire të tretë e ke. Të tretë, të tretë, por me kusherinj të tretë e haje ne kohën e Enverit. Shyqyr qe jemi ne demokraci se do me kishin internuar si kusheri i Andi Bushatit.

        2. C
          CLIRIM GJATA

          KESAJ I THONE TE BENI ATE QE AMERIKA NUK BERI PER AGJEDHJET E SAJA KUR NJE PJESE E POPULLIT NUK QE DAKORT ME REZULTATIN. AI QE NUK VOTON NUK KA TE DREJTE TE KERKOJE TE TJERA GJERA POR TE PRESI ZGJEDHJET E ARDHESHME, SI PARTIA DEMOKRATIKE NE SHQIPERI. KETE QE KERKON AMERIKA DHE EUROPA LE TA BEJNE VETE PERPARA E PASTAJ TA KERKOJNE TEK TE TJERET. NUK MUND TE SHKELET KUSHTETUTA SE PER NDRYSHE NUK KA DEMOKRACI. SERBET I KISHIN PERPARA KUTITE. KESHTU NDODH EDHE ME MUA KUR NUK VOTOJ, NDJEK VENDIMIN E ATYRE QE VOTUAN

          1. K
            KATUNDARI

            A eshte shitur apo nuk eshte shitur Kosova nga DIKTATORI?

            1. Z
              Zina sallaksja me GOP

              Po po, trim eshte Andi Bushati, TE Ha MUNË!

              1. a
                astrit

                O Baton je lodhshem me perseritjet e argumentave qe ne baze kane hasmerine tende me Kurtin. Tango do dy veta o Baton. Kurti thjesht i kundervihet Vuçiçit kur ky provokon e tensionin situaten. Meqe e gjithe shkrimi yt eshte ne formen deshirore uroj qe Vuçiçi te ndigjoje ty e te terheq ushtrine, te rikthjes serbet e Kosoves ne institucinet e vendit dhe ti rikthehet bisedimeve e inshalla firmos ndonje nga marveshjet, ne te kunderten o Baton mos ju hakero Kurtit por po pate bole Vuçiçit. Se di se perse e ze ne goje Thaçin a e di se eshte ne burg dhe ma e bukura me firmen e vet!. O Baton une e di se paga jone miljonshe ne muaj ne euro te detyron te na lodhesh e te na rokonisesh koken thone diku andej nga Jugu

                1. A
                  Albin Kurti u Qin rrobt

                  Jane bo gjithe plehrat,hajdutet,tradhtaret bashke qe per hir te interesave personale shesin jo vetem Kombin,por familjen dhe nuk e kane problem.Jeni moterqire te deshmuar tashme te gjithe ju qe i nderseheni Albin Kurtit

                  1. O
                    Orbis

                    Ou ti mjeshter. Nuk ka demokraci me 2%. Po ne Shqiperi 200 familje bejn ligjin, vjedhin e tjetersojne prona, kane tere bizneset, plazhet e privatizume e malet. Cfare po na thua valle kshu? Ju po i thoni Albinit "Mos u bo si i fort Albin, se nuk zgjidhen me force punet", ju flisni per demokraci e shtetin e se drejtes. Por ju cdo gje me force e beni dhe me egersi te papare kundrejt vete bashkekombasve tuaj, Shqiptareve qe mezi presin te ikin sa me pare. Pra ju te fortit qe keni krijuar korrupsion kapilar e keni vjedh cdo gje ku as dosjen e pronave nuk merr dot ne Kadaster, junte fortit na u gdhite nje dite Robert Kaplan e Brezinski. Qe Albini eshte trap kjo dihet, por qe te mari leksione humiliteti nga spurdhiaket trima shqiptar kjo eshte komike. Per 24 ore ja u skuq bythen Serbia, vjen e ulet ne Tirane ja u kap dhe ato dashnoret , makinat e bukura dhe pronat e vjedhura qe do ju lejn ne sekonde. Rrini urt aty e mos u merrni me Kosoven, palaco analista servila te pocaqise se parise kriminale Tiranase.

                    1. R
                      Rikardo

                      Nuk jam tiranas por te garantoj qe jo serbe por edhe hungarez polak e cfar te doni te jete per tu perballur do i bejne vetem gropen vetes e te poshterojne veten dhe do humbin dhe ato pak territore qe kane Per cile serb e ke fjalen zotri per ata serbet qe i pllenoi Klintoni dhe nuk guxuan te ngrene zerin apo per ata serb qe u poshteruan nga malazezet dhe ne gjunje hane dryrin e gjate te Djukanovic per 30 vite ? Ky eshte realiteti

                    2. D
                      Demotakercita

                      A u quajten te rregullta zgjedhjet ne ato komuna?Kush i miratoi?Mendoj se serioziteti i nderkombetareve eshte i dyshimte dhe provokues.Qe,me 2,5% te votave te drejtosh ne demokraci ,eshte absurde.Por pse keta "LIDERET" na i pranuan,per te perulur Serbine?Ato zgjedhje duheshin anuluar.Tekat e Serbise shkojne drejt Kremlinit e nuk kane lidhje me Brukselin.E gjithe kjo eshte tallje dhe rritje tensionesh,nuk eshte bashkejetese.

                      1. M
                        Mohamed

                        Baton,pse nuk deklaroni qe albin kurtovic eshte i UDB dhe qe ajo gjoja qe keni presidente eshte aq e kapur sa edhe fjalimin qe mbajti ne parlamentin shqiptar e mori te gatshem tek zyra metes kur ishte president. Po te vesh re jo pak" analiste" ne ks ashtu sikurse edhe ketu si psh ai artan hoxha qe del tek ti ne opinion spiun i sigurimit shtetit,atje jane me pseudonime ne UDB. Asnje asnje fjale ????.

                        1. R
                          Realisti

                          Baton,ka 20 e ma shume vjet qe kujdesesh qe Serbia te perfitoje akoma nga ne. Si nuk te shterroi agjenda o "burr"..?! Nese kemi probleme te brendshme,ne duhet t'i zgjidhim vet. Si e lejojme Serbine te fus hundet ne Ks? Me çfare te drejte? Cili shtet ne bote do ta lejonte? Ne vend qe Serbia te akuzohej per gjenocid 1 shekullor ne duhet akoma te leshojme pè..?! Te njejten agjend ka edhe Albini. Ne vend qe te ul koken e te punoje pa zhurme,ai qellimisht ben zhurme duke faktorizu Serbine ne ate pjese te republikes. Agjend andej agjend kendej. Bastardè. Nuk ua kemi nevojen. Te shitun..!

                          1. B
                            Bujar Kanapari

                            O Baton, abstenimi eshte vote. Serbet i bojkotuan zgjedhjet, njelloj si PD ne Shqiperi. Serbet nuk jane ne token e tyre, por te Isa Boletinit. Do te jete turp historik rrezimi Kurtit ne parlament.

                            1. A
                              AJET DELAJ

                              Fatekeqesisht por realisht ne jemi nje shoqeri e vonuar qe ose nuk reagojme fare ose reagojme me vonese. Dy rrymat qe demtojne qenien tone kombetare padyshim qe jane fondementalizmi e enverizmi si shprehje e paster e pansllavizmit. Të tjerat besoj se I merrni vesh vete pasi ato qe perjetohen cdo dite ne hapsirat shqiptare ne Ballkan jane pasoja te ketyre izmave

                              1. N
                                Neandertali shpellave bizantine te mesjetes

                                Kodra pas bregut komentet....jemi popull shume konfuz

                                1. d
                                  doni

                                  baton paraziti flet per dike qe eshte votuar nga populli i vet ......batonit i eshte "batuar" me kohe makina

                                  1. d
                                    depresioni

                                    ore na coni ne luft te vdesim per vatan se na u ca bytha po vim verdall kot.... hapni ndonje front ktej afer te ikim te bejm ndonje krim lufte se u merzitem tu nejt kot ke kafja lagjes

                                    1. D
                                      Dardani

                                      Kur hajdutë të pa fytyrë spiunë të vuçiçit , si barbon haxhiu bëjnë politikë mjerë Shqiptaria .Allahu na ruajt nga derrrat e kanaleve të zeza ...

                                      Lini një Përgjigje