Albin Kurti nga veprimet ilegale me Asociacionin dhe Ekipin Menagjues, prodhoi presedane jokushtetuese. Pastaj hyni në aventurën e radhës: T’i imponojë shumicës serbe kryetarë shqiptarë me gjithsejt 13 vota të serbëve në katër komunat veriore të Kosovës. Kur nuk i dhezi ideja mujshare u rrok me Amerikën.
Ai duhet të rikthehet në legalitet, tue ia ndajshtu legalitetit legjitimitetin popullor e demokratik. Dhe të ndreqet me ShBA-në, ose ai nuk ka me qenë në gjendje me qeverisë.
1.
Ndërhymja unilaterale e NATO-s në Kosovë (1999) ishte jolegale (u gjet nji modus në Kapitullin VII të Kartës
së OKB-së me e legjitimu si intervenim humanitar!?) por kishte legjitimitet të gjânë.
Porse, zgjedhjet në veri të Kosovës (2023) ishin ligjore (legale) por pa legjitimitet popullor dhe demokratik.
Shteti si aparat i dhunës legjitime menagjon me kufijtë, si mjet legalistik, por jo me sovranitetin, këtë e bân politika (nji Qeveri e ligjshme);
Qeveria e menagjon sovranitetin e popullit dhe mirëmban demokracinë.
Pa këto dy segmenten lëndohet edhe legaliteti, sepse sovraniteti buron nga populli, për popullin dhe përmes rrugëve ligjore realizon të drejtën e vet.
Sovraniteti i takon popullit dhe populli duhet të zgjedhë, korrigjojë dhe, nëse është e nevojshme, të shkarkojë liderët e tij politikë.
Sovraniteti popullor në kuptimin e tij modern është një ide që daton në shkollën e kontratës sociale të përfaqësuar nga Thomas Hobbes (1588-1679), John Locke (1632-1704) dhe Jean-Jacques Rousseau (1712-1778).
Albin Kurti nga veprimet ilegale me Asociacionin (obligimet Ndërkombëtare 2013 dhe 2015) dhe Ekipin Menagjues prodhoi illegalitet që përkthehet në veprime jokushtetuese.
Ai duhet të rikthehet në legalitet, tue ia ndajshtu legjitimitetin popullor e demokratik.
Në këtë rast, duhet rikujtuar Kurtit atë që e thotë titani i diplomacisë amerikane Henry Kissinger se “veprimet Ilegale që bëhen menjëherë, (pra tashti) përkthehen në veprime afatgjate antikushtetuese (që marrin shumë kohë.)”
2.
Glauk Konjufca e pranon qe ndodhi një keqkuptim me ShBA-në kur u pranu ana legale e zgjedhjeve në veri, por tue mos ditë me zbërthy e lexu drejt mesazhet diplomatike, edhe ma hiq ato gjeopolitike, lidershipi kosovar mesazhin amerikan për legalitet në tanë territorin e shtetit e keqlexoi si dritë jeshile për ndërhymje policore në veriun e Kosovës.Edhe pse e dijshin së zgjedhjet nuk kishin legjitimitet popullor dhe demokratik.
3.
Albin Kurti nga Bratisllava ka bërë me dije se âsht i gatshëm me i digjue kërkesat e serbëve lokal, ndoshta edhe me u pajtue me ta për me shku në rizgjedhje në katër komunat veriore, nëse të njëjtit kishin me qenë më paqësor në protesta.
“Nëse duan protesta paqësore, me kërkesë për zgjedhje të parakohshme, ata e kanë një kryeministër që ka qenë gjithë jetën aktivist politik dhe është më shumë se i gatshëm t’i dëgjojë dhe ndoshta të pajtohet me ta”, tha Kurti.
4.
Në kontinuitet kam avoku që zgjedhjet në komunat veriore të Kosovës të shtyheshin, sepse Prishtina nuk kishte kriju kushte demokratike për to. e Beogradi mezi priste t’i ngrihte kurth Kurtit.
Prandaj edhe nuk i pengoj.
Perëndimi (vendet e Quint-it gabuen në vlerësim!?) kurse këtë pranim ligjor, Prishtina politike e keqpërdori.
5.
I vetëdijshëm për realpolitikën, kam deklaru se zgjedhjet e jashtëzakonshme brenda tre muejve, në katër komunat kosovare në veri të vendit janë domosdoshmëni, por nga shpura e pushtetit (turmokracia) jam marrë nepër gojë, si nji tradhtar. E tash, kur Kurti me gojë të vet e pranon së kryetarët “e tij” janë teknik ose administratorë dhe e pranon mundësinë për zgjedhje të jashtëzakonshme, sëshpejti, i thojnë vizionar, jo tradhtar!?
Më 28 maj kam publiku shkrimin në FB (opinion i botuem në prâmje në gazetën 10) se Serbia duhet me e pranu realitetin se nuk ka me pasë nji Republika Srpska të dytë në Kosovë, pra Jo Asociacion me kompetenca ekzekutive, kurse Kosova pranon zgjedhje të jashtëzakonshme për pushtetin vendor në katër komunat veriore në afat optimal për tre muej, që do të kishin legjitimitet popullor e demokratik.
6.
Për kâ bien kâmbanat?
Për shurdhana (politik) si kreu i Kosovës, sigurisht jo!
Mos shkruaj me nëndialekt të katundit tënd se pe dhin shkrimin, o Halilooo!
Mero gjeje nje perkethyes se çfare ka shkruar askush nuk e kupton .
Janë këta akademikët nga Kosova, dhe ca nga tanët që e shkatërruan gjuhën, me demek gegërisht, por edhe unë që jam nga veriu s’e marr vesh. Gjuhë e bastarduar përzjerë me serbokrotaisht, jugosllavisht, globalisht, esperanto e ca fjalë shqip. Pika që s’ju bie me këtë gjuhë që vetëm shqip nuk është.
Te lumte Rezi jo vetem kaq po ky gabel eshte antishqiptar i terrbuar ka ne urrejtje pathollogjike per Shqiperine dhe eshte ne grupin e kombit koqevar ku nuk hyne pak multi-etnike gabime i Mero Baze qe botone specie te tilla qe bejne pise vjuhen tone une jo qe nuk e kuptoje cfare shkruane po as nuk e mare mundimin ta lexoje kete magjyp te krahines se Kosoves
Ky me Buzhalen jane ate aventurieret e idese te kombit kosovar, ndoshta shpresojne akoma te ken nje komb Kosovar prandaj shkruan me nendialektin e katundit,ashtu si e coleson nje komentues me lart.
Albini si k.minister kishte te drejte ne shume gjera qe kishte ne mendje ,por ne kushtet qe ndodhet shteti kosovar kur mbrohet nga te huaj edhe çdo veprim duhet te jete ne dakortesi me aleatet,sepse per çdo gje qe ndodhi faji ju la Kosoves dhe nuk eshte hera e pare.Çfare fitoi me veprimet ,asgje veç humbi me teper ne syte e aleatëve.Tani jane te detyruar te fillojne çdo gje nga e para duke filluar bisedimet me Serbet lokale e zgjedhje te reja.Patriotizmi duhet atehere kur kemi edhe shume miq te mire me vehte duke bashkepunuar me sinqeritet
Llogjika eshte e thjeshte bejeni te paguaj cdo person qe ka shkaktuar kete dem.
Ky Halil leshi është një langaraq muti.Ai kërkon krijimin e kombit kosovar.Ai është një dritshkurtër.Harron ky mustërmuti se për gati 100 vjet janë vrarë mijra patriot për flamurin e Ismail Qemalit dhe bashkimin e trojeve shqipëtare.Ky është një fytyrë e urryer që duhet të jetë nongrata në Shqipëri,si saliu Viçidolit në Amerikë.
Qashtu or tai te kam dhi mu ne shkrim se s'muj me kuptue