Fjala e plotë e Berat Buzhalës në darkë me bizneset shqiptare në New York për të ndihmuar financiarisht Presidentin Hashim Thaçi:
Ishte dhjetori i vitit 2010. Së bashku me Hashim Thaçin dhe Bekim Çollakun, ishim në një restorant në Prishtinë të quajtur "Imixh", duke parë një ndeshje futbolli, kur na treguan se në gazetën The Guardian kishte dalë një artikull ku përmendej një senator zviceran me emrin Dick Marty. Artikulli përmbante pretendime se kryeministri i Kosovës ishte i dyshuar për trafikim organesh.
Nuk e di se si e kemi parë pjesën tjetër të ndeshjes.
Kjo ngjarje ndodhi mes qeverisë Thaçi I dhe Thaçi II.
Pa e lexuar mirë raportin, pa e shqyrtuar burimin e tij, filluan reagimet nga udhëheqës të organizatave joqeveritare dhe politikanë të ndryshëm, duke kërkuar që Thaçi të largohej nga skena politike, duke thënë se nuk ishte më i përshtatshëm për të qenë figura kryesore politike e shtetit të ri.
U tha se Thaçi, me të gjitha këto akuza mbi supe, po i bëhej barrë shtetit të njomë.
E mbaj mend mirë se atë kohë, në një konferencë për gazetarët në Bruksel, Thaçi shprehu gatishmërinë e tij që pretendimet e senatorit zviceran të hetoheshin nga organe të pavarura.
Pretendimet e senatorit zviceran ishin diçka mes filmave horror dhe fantastiko-shkencor. Thuhej se krerët e UÇK-së u kishin marrë organet pengjeve serbe në një shtëpi të verdhë në Shqipëri dhe i kishin shitur ato.
Sot, ju garantoj se operacione të tilla mjekësore, ku bëhen transplante organesh, siç pretendonte Dick Marty, nuk mund të kryhen as në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Gjithsesi, kur shumë njerëz fillojnë të besojnë një gënjeshtër, edhe mendjet e arsyeshme fillojnë të dyshojnë.
Ah, të mos harroj, i pari që foli për këto krime ishte një deputet rus në Këshillin e Evropës, i quajtur Konstantin Kosachev. Ky deputet, dy vjet më parë kur filloi lufta në Ukrainë, akuzoi forcat ushtarake të Ukrainës për marrjen e organeve të rusëve të zënë peng. Gjithashtu, kur filloi lufta në Siri, ai akuzoi forcat që luftonin kundër Bashar Al-Asadit se po ua merrnin organet civilëve dhe po i shisnin.
Ajo që dua të them është kjo: akuzat për trafikim të organeve kanë qenë pjesë e luftës speciale ruse, kudo që ata kanë marrë pjesë, qoftë drejtpërdrejt apo tërthorazi.
Në rastin e Kosovës, përmes këtyre akuzave u njollos i gjithë Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së dhe Thaçi. Duke qenë se Rusia dhe Serbia e kishin humbur betejën për të ndalur pavarësinë e Kosovës, atëherë filluan përpjekjet për delegjitimimin e saj. Delegjitimimi bëhet duke i paraqitur ata që kanë luftuar për pavarësi si kriminelë dhe banditë të rrezikshëm.
Thaçi i hapi rrugë hetimeve. Ai miratoi në Kuvend të gjitha ligjet dhe ndryshimet kushtetuese që kërkoheshin për hetimin e këtyre akuzave, duke e ditur se po krijonte një rrugë për hetimin e vetes.
Kundërshtarët politikë shpifnin se Thaçi po e bënte këtë sepse besonte se nuk do të arrestohej. Kur u arrestua, ata thanë se nuk e dinte, ose se e kishin mashtruar, duke ngritur lloj-lloj insinuatash.
Ajo që është fakt i pakontestueshëm është se Thaçi e vuri veten në dispozicion të drejtësisë.
Pasuan hetime shumë të gjata. Një prokuror amerikan me emrin Schwendiman u mor me këtë çështje. Pas dy vitesh, ai tha se nuk kishte bazë për ngritjen e një aktakuze, por atëherë e larguan dhe emëruan një prokuror tjetër, Jack Smith, i cili deklaroi se mund të ngrinte një aktakuzë.
Besoj që e keni dëgjuar emrin Jack Smith.
Jack Smith urdhëroi arrestimin e Thaçit një vit para se ta kishte të gatshme aktakuzën. Ai e urdhëroi arrestimin e Thaçit në kohën kur ky i fundit po përgatitej të shkonte në Shtëpinë e Bardhë për një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Donald Trump.
Pasi e ngriti aktakuzën, nuk vonoi shumë dhe Jack Smith u kthye në Washington, tash me një aktakuzë kundër Donald Trump.
A kanë lidhje këto dy raste? Analizojeni vetë.
Edhe një gjë tjetër për të nënvizuar paradoksin e këtij rasti.
Neni i parë i ligjit për themelimin e Dhomave të Specializuara thotë se aktakuza duhet të bazohet në raportin e Dick Marty-t. Aktakuza nuk ka asnjë lidhje me raportin e Dick Marty-t.
Ajo aktakuzë nisi për trafikim organesh, por përfundoi me raste të gjykuara më parë në Hagë, nga UNMIK-u dhe EULEX-i.
Thaçi po gjykohet për raste për të cilat janë shpallur të pafajshëm Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Rrustem Mustafa dhe secili komandant tjetër.
Asnjë fjalë aty nuk thuhet për trafikim organesh. Asnjë. Ndërsa pjesa më e rëndësishme e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së akuzohet për krim të organizuar. Jo si individë, por si strukturë.
Dhe nëse ka krim të organizuar në këtë rast, atëherë krim të organizuar kanë kryer ata që kanë orkestruar këtë tribunal.
Atje po gjykohet lufta e UÇK-së, po delegjitimohet pavarësia e Kosovës.
Nuk e di, nuk kam përgjigje, pse ka ndodhur një gjë e tillë. Nuk e di, nuk kam përgjigje, se si ndodhi që interesat e luftës speciale ruse u përputhën me interesat e aleatëve perëndimorë.
Thaçin e kam takuar para një muaji.
Trajtimi i tij atje është johuman. Nuk ka privatësi. Në takim, përveç meje, ishin edhe një polic dhe një përkthyes.
Pavarësisht këtyre rrethanave, ai mbante moralin dhe buzëqeshte. Diskutuam për atë natë kur ishim bashkë në restorant dhe doli lajmi për të.
Ai shpresonte dhe unë shpresoja që rrethanat politike do të ndryshonin në Amerikë dhe drejtësia do të fitonte.
Mbase diçka e tillë ndodhi dje.
Raportet e mia me Thaçin nuk kanë qenë gjithmonë të mira. Binduni që, nëse nuk do të isha i sigurt për ato që po them, nuk do të dilja këtu për të kërkuar ndihmën tuaj për Hashim Thaçin.
Duke ndihmuar Thaçin, nuk ndihmoni vetëm individin Hashim, por luftën e UÇK-së dhe historinë e Kosovës, e cila është sulmuar dhe është vënë në rrezik.
Te lumte Berat dhe shkoi deri ne fund nismes tende, e drejta dhe lavdia e UCK nuk mund te perdhunoset nga nje prokuror, kjo lavdi duhet te kerkohet edhe nga qeveria e Kosoves e cila fatkeqsisht po e le ne rruge. Suskese Berat
Emer qyteti , mbiemer insekti haaa ky eshte shoku Grenelle , grupi Bubuzhel Berati , Bleona Qerreti , Evi Kokalarin dhe jevgu Kellici do fusin Sorros ne burge dhe sekretarit te PPSH shokut Salplehu do ti heqin non grata.
Këtu nuk ka rendesi se kush është Berat Buzhala, apo Saranda Drenica, apo Elbasan Krasniqi, apo edhe Vlora Çitaku. Dihet që shqipetaret e Kosovës vene emra te tillë. Këtu flitet per nderin dhe dinjitetin e UÇK dhe Luftes Çlirimtare te Kosovës. Ne kete pikë, Berati nuk po ndihmon Hashimin por Kosovën. Nuk po e bën si Saliu Qeni, apo Al Bin Kurti, qe jane gati te djegin Shqipërinë dhe Kosovën per interesa personale.
Mos e ngaterro Buzhalen me idiotet or shoq!! Mund te mos jemi dakord me shume opinione te tij si psh ,kjo ideja idiote e kombit kosovar ku filloi te mbeshteste Matoshet e Spahinjte,por duhet edhe vleresuar si gazetar, qe nuk ngurron te thote ate qe mendon,ate qe eshte e bardhe e thote te bardhe dhe ate te zeze te zeze,nuk jane te shumte gazetare te tille. Ajo qe ben pershtypje eshte se nuk i dihet ku jane istitucionet shqiptare ne Shqiperi dhe Kosove qe te behen mur ne mbrojtjen e UCK-se??!! Historikisht kemi qene te sulmuar,pse historia nuk mund te perseritet ?? Dhe atehere kush do marri guximin tj dali zot vendit ku ke kete bindje qe ne fund te lene te kalbesh keshtu?? Asnje!! Dhe ky eshte qellimi i asmit te perjetshem te shqiptareve,te luftoje te shkuaren dhe te ardhmen e nje trupi drejtues aktual dhe te mundeshem te nje populli qe ke ne plan te vazhdosh ta sundosh,dhe pikeridht ne ,po nejme lojen e tyre,duke bere po punen qe ata kerkojne,braktisjen e luftetare dhe drejtuesve per lirine e Kosoves,UÇK.
Ky Buzhala me duket kokra e idiotit ne analiza qe ben...
Kur je koqe kanari për vete ashtu do thuash për këdo Ju sufllaqexhinjë vetëm Kol Kyçin dhe Bolinon lëvdoni 24/7 se ashtu ju kanë urdhëruar
Hera e pare qe i jap nje bravo te madhe Berat Buzhales,me ne fund qe dikush po merret me ceshtjen e Hashimit dhe shoke! Bashkohuni per mbrojtjen e kosoves,lirine tuaj!
Atëhere, nëse Dhoma e Specislizuar bie ndesh me nenin një të thëmelimit, siç thotë Buzhela; Kuvendi i Kosovës ta abragojë (shfuqizojë) aktin për krijimin e saj dhe t'a shpërndajë atë. Kaq e lehtë është. Udhëheqësit e UÇK-së të kthehen në shtëpi, si të pafajshëm, dhe akuza të paguajë dëmshpërblimin për ta, për ditët e izoimit. Por besoj se nuk është aq e thjeshtë; ky gjyq është thjeshtë politik, për t'i treguar të tjerëve, se edhe kur je në të drejtë të zotit, të gjen belaja, po veprove si ata, pa marrë leje. Akuzuesit, nëse kanë ankesa, le t'i drejtohen gjykatave vendore apo ndëkombëtare të Agës, për të kërkuar të drejtën e tyre, jo vetëm ndaj udhëheqësit veç e veç, por për ç'do pjesëtar të UÇK-së. Kjo nëse është ashtu siç thotë Buxhela, që gjyqi ka dalë nga konteksti ligjor i tij. Gjithsesi, është një gjyq politik, e dalë nga një marrëveshje e mëparshme e mes më të mëdhenjve; mos kujtoni se ka ndodhur rastësisht. Jam plotësisht solidar me komandantët tanë të UÇK-së atje.
Historikun e ngjarjeve për arrestimin dhe mbajtjen në burg të kreut të UÇK, Hshim Thaçi dhe të tjerë, gazetari i njohur, Berat Buzhala, e përshkruan saktësisht dhe ky fakt është një plus për personalitetin e tij. Një tjetër e vërtetë është se për "Raport-akuzën" e Dick Marty-it në Bruksel kanë votuar pro edhe delegatët e sali katran faqeziut, që sot jargavitet nga penxhereja e katit të 8 dhe prrallis norma e standarde "demokratike". Ky qëndrim i këtij banditi është një thikë në shpinën e Kosovës Martire, të UÇK dhe të komandantëve të asaj Ushtrie Kombëtare me në krye Hashim Thaçi, pa të cilën nuk do të ishte e mundur Republika e Kosovës - shtet i pavarur. Të gjithë shqiptarët dhe miqtë e tyre mund të kontribuojnë me kënaqësi, duke mbledhur ndihma humanitare për të pafajshmit, që mbahe pa asnjë të drejtë në burgun e Hagës me akuza false, të sajuar nga qarqet ruso-serbe etj.
Shume je shperndare ne analize. Me sa dime Thaqi dhe nje pjese e kupoles se UCK-se ne ate kohe akuzohen per krime dhe vrasje te personave qe nuk ishin dakort me keto kriminele qe e perdoren UCK-ne si mburoje, duke ja ulur vete vlerat, qe luften per pushtet po e paraqesin si veprime te UCK-se . Nuk jane akuzuar per trafik organesh.