Nga Martin Leka
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis dje ka pësuar një “shok” të vërtetë politik. Ka humbur jo pak, por dy emblemat e Greqisë politike: Athinën dhe Selanikun. Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, kandidatët që mbështeste qeveria e Mitsotakis kanë humbur bashkitë kryesore të Greqisë, Athinën e Selanikun.
Kostas Bakojanis, që është edhe i afërm i kryeministrit grek, ka rezultuar humbës përballë Haris Doukas, kandidat i mbështetur nga PASOK. Në Selanik, qytetin e dytë më të madh pas Athinës, fitues është shpallur Stelios Angeloudis, që kandididoi si i pavarur por që u mbështet në këtë fitore gjithashtu nga PASOK, përballë Konstandinos Zervas, kandidatit të Demokracisë së Re të Mitsotakis.
Vetë kryeministri grek nuk e ka fshehur dot keqardhjen deri në zemërim për këtë humbje që edhe pse në përqindje në shkallë kombëtare doli fitues, balotazhi tregoi shumë më tepër se sa përqindja.
Duke humbur Athinën e Selanikun, Mitsotakis ka humbur zemrën e Greqisë. Tashmë në mënyrë figurative, kryeministri grek do të duhet të mendojë mirë për të ardhmen e tij dhe të Demokracisë së re, pa “zemër”. Ka një ngjashmëri me zgjedhjet lokale te vitit 1992 në Shqipëri, ku ndërsa partia Demokratike fitoi pushtetin qendror në Mars, tre muaj më vonë, humbi zgjedhjet lokale në një rast të paprecedentë.
Pak a shumë, e tillë duket edhe situata në Greqi, ku pritet që gjithnjë e më shumë llogaritë elektorale të jenë në një tjetër barometër nga ai që tregonte motin politik para ditës së djeshme. Kjo duket edhe nga fjala e kryeministrit grek Mitsotakis, i cili edhe pse nuk e ka fshehur dot trishtimin e zhgënjimin e tij për humbjen e Athinës e Selanikut kur tha mbrëmë se “kjo nuk është një natë e mirë për Demokracinë e Re”, por nga ana tjetër, ka theksuar se “është detyrë e qeverisë të bashkëpunojë me ta”.
Mesazhet politike të qytetarëve grekë në kutitë e votimit u dhanë dhe ato do të lexohen më qartë në ditët në vijim. Ndoshta pritet që konfigurimi i ri politik të përfshijë ngjarje interesante që mund të zhvillohen në opozitë, qoftë me ndryshimin e lidershipit të partisë kryesore të opozitës, qoftë edhe me atë PASOK, parti e cila mbështeti fituesit aktualë të bashkive të Athinës e Selanikut.
Përtej zhvillimeve politike në fqinjin tonë jugor, humbjet e kandidatëve të Athinës e Selanikut kanë padyshim edhe një lidhje me Shqipërinë. Me saktësisht me Himarën. Akoma më saktësisht me Fredi Belerin.
Dy kandidatët humbës, Kostas Bakojanis, ish-kryebashkiaku i Athinës dhe Haris Doukas i Selanikut, pak javë më parë, në një rast të padëgjuar, erdhën në Shqipëri dhe morën pjesë në mitingje në Himarë në mbështetje të kandidatit të shumëpërfolur Fredi Beleri i arrestuar dhe akuzuar për korrupsion zgjedhor.
Siç duket, “hajmalia” e Belerit si dhuratë për ndihmën paska qenë ogur i keq për ta. Duke mbështetur një të inkriminuar, humbën!
filloj tu bo analistin ky hajduti ka njel pa lek. po ne pune je mor gruqire?
"spiuni ........"! Shum mllef kije mren vedit or bac. Baj kujdes se sun t ban mir gjith ky inat i qorrum.
A mor psikopatriot ,,cdo gje e lidhni me belerin ,,,,shpejt a von do lirohet ,,,dhe ju do hidheroheni ,,,,,kultura grekorthodhokse do mbijetoj ,,,,
Profeti,. A të ka dhjerë papuja në gojë sot apo akoma?
Ta kete dhjer do jet mire , se te mesuar jane keta larot duke ngrene mut , po mos ja ka mbeshtetur ne byth thuaj
Sali Ram Berisha-edhe ty ta qi grun qe ta shofsh inotin kerm se ai emer qe ke vu eshte emer inerum po ti duhet te jesh moterqiri
O Martin , mos u mer me gungen e tjetrit , shiko tenden , e cka kerciti ne se ke humbi dhe ku fitoi Micotaqi ? Ti shiko vendin tend , dhe mos be gabime qe bejne helenet ….atje ku te shikojne halene e tyre , u ngelen syte mga ne …..