Kallëzimi i Veliajt, një sinjal tjetër dobësie mbi drejtësinë e statistikës dhe jo të cilësisë

20 Janar 2026, 18:40Blog Nga Hermes Kafexhiu

Si mundet që Apeli i GJKKO-së të bjerë në batakun e një falsifikimi në rastin e Erion Veliajn?

Nëse pretendimi i ngritur nga Erion Veliaj rezulton i vërtetë, atëherë nuk kemi të bëjmë me një incident procedural, por me një krisje të rëndë të besueshmërisë së një prej institucioneve më të ndjeshme të reformës në drejtësi, Apelit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kallëzimi penal për falsifikim dokumentesh gjyqësore nuk është thjesht një akt mbrojtës i një të pandehuri. Ai ngre një pyetje thelbësore, “Si është e mundur që në dosjen e një gjykate speciale të administrohet një akt njoftimi me një firmë që pretendohet se nuk është autentike?”

Në çdo sistem serioz drejtësie, akti i njoftimit është gur themeli. Ai nuk është formalitet, por kusht i domosdoshëm për ekzistencën e procesit të rregullt ligjor. Pa njoftim të vlefshëm, nuk ka afate. Pa afate, nuk ka humbje të së drejtës për ankim. Dhe mbi të gjitha, pa njoftim nuk ka drejtësi procedurale, sado e fortë të jetë retorika penale.

Pretendimi se një vendim i Apelit nuk ka mbërritur kurrë në institucionin ku ndodhej i paraburgosur subjekti, ndërkohë që në dosje figuron një dëftesë sikur ai është njoftuar personalisht, krijon një kontradiktë që nuk mund të kalohet me indiferencë. Kjo nuk është çështje interpretimi juridik, është çështje fakti.

Nëse vërtetohet se firma është e rreme, atëherë dikush, ose ka falsifikuar një dokument zyrtar gjyqësor, ose ka administruar me vetëdije një akt të pavlefshëm, ose ka mbyllur sytë përballë një shkeljeje flagrante.

Të treja janë po aq problematike.

Reforma në drejtësi është ndërtuar mbi premtimin se institucionet e reja do të ishin më të forta se njerëzit që i përbëjnë, më të sakta se praktikat e vjetra dhe të papërshkueshme nga manipulimi procedural. Por raste të tilla, nëse nuk trajtohen me transparencë dhe përgjegjësi maksimale, rrezikojnë ta kthejnë “drejtësinë speciale” në një strukturë të fortë në emër, por të brishtë në standarde.

Askush nuk po kërkon imunitet. As po kërkohet favor. Ajo që kërkohet është diçka shumë më bazike. 

A funksionojnë procedurat siç duhet edhe kur pala është e paraburgosur dhe politikisht e ekspozuar?

Sepse drejtësia nuk matet me numrin e arrestimeve, por me korrektësinë e procesit. Një vendim i drejtë, i marrë mbi një procedurë të gabuar, mbetet juridikisht i dyshimtë. Dhe një gjykatë që toleron, qoftë edhe pa dashje, një akt të rremë në dosjen e saj, cenon jo vetëm palën, por edhe autoritetin e vet.

Kallëzimi i Veliajt nuk duhet parë si betejë individuale, por si test institucional. Një test për Prokurorinë, për administratën gjyqësore dhe për vetë Apelin e GJKKO-së. A janë në gjendje të hetojnë veten me të njëjtin rigorozitet që kërkojnë nga të tjerët?

Nëse përgjigjja është po, atëherë e vërteta, cilado qoftë ajo, duhet të dalë pa vonesë.

Nëse përgjigjja është jo, atëherë problemi nuk është firma në një dëftesë, por firma e drejtësisë mbi besimin publik.

4 Komente

  1. P
    P

    Si mund te besohet nje drejtesie kur aty ka prokuror jo vetem rrugec por dhe te politizuar si Olsi Dado?

    Përgjigjjuni
    1. E
      E verteta

      Mire e ke ti por nje drejtesi qe merr kallezim nga nje anonim qe nuk ekziston si rasit i Nesti Andoni eshte e pa degjuar ne bote. Cfare hetimi u be per firmen e Nesti Andonit? Nje gjykates qe nxjerr 2 vendime te ndryshme brenda 5 minutave vetem tek kjo drejtesia e re shihet. Me skandaloze, mos njohja e te akuzuarit me akuzen eshte per te ven duart ne koke, por jo ne Shqiperi. Keta te gjithe flasin, por askush nuk ben gje apo merr pergjegjsi.

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xxx

        Skandaloze thjesht!

        Përgjigjjuni
        1. f
          fjala

          Ore qe eshte skandaloze, tani e kupton dhe bufi, por çfare po behet?i Urgjentisht parlamenti duhet te mblidhet ne seance te jashtezakoneshme dhe te vendos me nje ligj special : te pezullohen punet e SPAK dhe gjykates posaçme, KLP-ja dhe KLGj-ja , te vendosen personat ne "sekuestro" per te mos levizur dhe gjykata e larte ti marre nje e nga nje te pandehur. Te nderpritet çdo komunikim me SPAK, Gjykaten e posaçme dhe KLP e KLGj, personat tu hiqet pasaporta per te levizur jashte Shqiperise. Te nderpritet çdo financim per keta persona dhe çdo mbeshtetje shteterore. Nje komision parlamentar duhet te merret me ta deri ne zberthimin e situates. Gjykata kushtetuese duhet te vendoset ne sherbim te drejtesise shqiptare per mbrojtjen e popullit nga kjo organizate helmuese , tradhetare dhe antishqiptare qe eshte vendosur per te qene drejtesia speciale ! Shqiptaret kane te drejten e zotit te mbrohen nga kushdo me te gjitha format, ne rast ne menyre demokratike te mbrohen nga keto struktura militare qe nuk perfaqesojne me drejtesine shqiptare. Duhet vepruar se nuk mund te rrihet me edhe 15 vjet te tjera qe te shikojme drejtesi. E pa mundur. Me shkrimet tona, fjalet tona dhe qarjet tona, prokuroret e SPAK, GJKKO, KLP e KLGJ, kane fshire bythen! PO ne pse mos ti fshijme nga kjo bote si jurist qe i kemi aprovuar ne kollonen me te larte te shtetit : drejtesi?! Ne rast te kundert, Populli duhet te bllokoje dyerte e tyre. Protestat e Lapajt, Agron Shehaj..... dhe Sali Berishes ne keto dite janari, jane ne perkrahje te krimit dhe vendimeve te padrejtesise qe bejne keta persona dhe prokurore e gjykata, pra keta jane bashkekriminele te drejtesise.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje