Po sikur ta mbyllim edhe parlamentin!!!

20 Janar 2026, 12:02Blog Nga Ilir Yzeiri

Po sikur ta mbyllim edhe parlamentin!!!

Nëse ka një institucion publik të pavlefshëm për shqiptarët, të dëmshëm, të dhunshëm, të neveritshëm, ai është Parlamenti i Shqipërisë. Para disa ditësh, Kryeministri Rama, në një takim të gjatë e të lodhshëm me deputetët socialistë, në fillim, e pastaj me kryetarët e bashkive më pas, mesa duket, duke parë të vetmin kameraman që e ndiqte dhe e regjistronte fjalimin e tij dhe takimin në tërësi deri në fund, ashtu si një fëmijë i urtë që dëgjon muhabetet që bëhën në një dhomë miqsh, ky kameraman i RTSH-së, u bë shkak, mesa duke,t që Kryeministri ynë të kalojë nga argumenti i përmbytjes, i punës së bashkive, i plastamasit dhe plastikës të RTSH-ja.

Unë jam i bindur që kjo ka ndodhur për shkak të bezdisë që i ka shkaktuar Kryeministrit ajo kamera e RTSH-së që e ka ndjekur deri në fund. Është njësoj si ajo historia e shtëpisë që po përmbytet dhe fëmijës që qan. Nuk ke ç’t’i bësh ujit që po të mbyt dhe i fut një pëllëmbë fëmijës që po qan. Pavarësisht se në dukje nuk kishte asnjë lidhje përmendja e RTSH-së në atë takim, në subkoshiencën e Kryministrit tonë zien një shqetësim tjetër: çfarë duhet të bëjmë me institucionet publike? Çfarë duhet të bëjmë me atë që është traditë, çfarë duhet të bëjmë me të shkuarën, si duhet të sillemi me ato institucione që shenjojnë anën e përbashkët tonën.

Historia e shtetit shqiptar është një dramë e dhimbshme dhe, për fat të keq, lindja e tij, pra e shtetit tonë, nuk u promovua si një histori e përbashkët, por si një luftë me dy të kundërta. Mbretëria e Zogut u shenjtërua mbi rrënojat e qeverisë së Nolit në mërgim. Pra, Noli, mërgata amerikane që pat krijuar dhe ndihmuar që të ndërtohej shteti shqiptar, u përzu nga Shqipëria. Mbreti Zog iku vetë dhe u arratis pas pushtimit italian. Erdhi komunizmi dhe pas fitores së tyre dhe pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, ata që kishin bashkëpunuar me fashizmin patën të njëjtin fat. Pas viteve ’90, sa herë që Sali Berisha ikte nga pushteti, në atë çast shpartallohej edhe jeta parlamentare.

Zhak Atali, në një koment të fundit vinte re se edhe Parlamenti Francez ka nisur të ballkanizohej. Shqipëria nuk po arrin të bëhet një vend normal dhe të kuptojë se çdo të thotë të qeverisesh në demokraci. Ata që lindën në vitin 1990 sot janë 36 vjeç dhe të tjerët pas tyre edhe më të rinj, por të gjithë së bashku, në këta 30 vjet, kanë dëgjuar për vendin e tyre vetëm se shqiptarët janë banditë, se dikur komunistët vrisnin torturonin, masakronon, ndërsa tani pas viteve ’90, këtu njerëzit nuk bëjnë gjë tjetër po merren me drogë, bëjnë krime, shtet nuk ka sepse vendin e drejtojnë banditët, korrupsioni është bërë si përshëndetje. Tani edhe një parti e vogël nxjerr çupëlina e djelmth të rinj në rrugë dhe i pyet se a do të vini të dalim malit në luftë kundër korrupsionit? Shyqyr që na u pastruan sytë nga Altin Dumani sepse, sa ishte në krye të SPAK-ut, ai na kujtonte përditë se këtu të gjithë vjedhin, të gjithë janë hajdutë. E kini vënë re që korrupsioni ka «rënë» që kur u zhduk Altin Dumani nga ekrani?

Në këtë festival të marrësh institucionet publike vërtet janë një barrë dhe nuk i duhen askujt. Sipas kësaj narrative këtu secili duhet t’i dalë zot vetes. Të bëjmë nga një televizion për mëhallë (në fakt këtë e kemi arritur bashkë me portalet), nga një universitet për lagje dhe nga një spital për katër shtëpi. Yryshi që ka marrë privati këtu te ne është i frikshëm. Gjithçka që është publike jo vetëm që shihet si armiqësore, por ajo, në nënvetëdije, përjetohet edhe si e krijuar nga shqiptarët armiq. Ne kështu vepruam edhe me ushtrinë edhe me pasuritë e saj. Po përse kemi neveri nga ajo që është publike dhe e përbashkët? Përse ende nuk po gjejmë një vijë të mesme dhe të pranojmë të shkuarën tonë ashtu siç ka ndodhur dhe ta tregojmë atë ashtu siç duhet. Përgjigjja është e thjeshtë. Në vetëdijen tonë kolektive ne nuk jemi shkpëutur ende nga mendësia e klanit, e grupit dhe fisit dhe në ndërtimin e jetës nuk e kemi pranuar forcën dhe imperativin e asaj që është e përbashkët. Të ndarë në tre ose katër besime, edhe fenë e kemi përdorur për të rritur narcizizimin dhe egoizmin tonë ose për ta përdorur si një mur ndarës me shqiptarin e ndryshëm. Ne asnjëherë nuk e kemi pranuar qyetetin si hapësirë të përbashkët. Krijimi i metropolove të mëdha sot, nuk shihet si një mundësi për të jetësuar anët e jetës së përbashkët, por si një shans për të triumfuar uni krahinor, klanor e kriminal nganjëherë.

Tirana është bërë vërtet e bukur, por shihni sa pak ambiente të përbashkëta ka, sa pak terrene sportive, vende që u takojnë të gjithëve. Deri edhe futbollin kombëtar ne e kemi privatizuar nga një njeri i vetëm që quhet Armando Duka. Nuk ka vend në botë që të ketë privatizuar deri edhe kombëtaren. Universitetet publike thuajse po shuhen, spitali publik megjithë investimet marramendëse që janë bërë është i privatizuar nga brenda. Ndaj edhe ai lapsusi frojdian i kryeministrit tonë që kur pa kameramanin e RTSH-së që rrinte e filmonte akoma kur gjithë të tjerët kishin ikur, ai e telendesi televizionin publik në një mjedis ku flitej për përmbytjen dhe bashkitë, tregon se drama është më e madhe. Ajo që është publike në këtë vend, për fat të keq ka mbetur jetime.

12 Komente

  1. K
    Komentuesi

    RTSH KA VDEKUR DHE NUK ESHTE VARROSUR,,,, ESHTE MBUSHUR ME NJEREZIT E DEPUTETEVE DHE PARTIVE,QE NUK BEJNE ASNJE PUNE VETEM MARIN RROGAT

    Përgjigjjuni
    1. U
      Unë

      Doket qe as titullin e shkrimit nuk e ke lexuar me vemendje.

      Përgjigjjuni
      1. O
        Oligarku

        I nderuar Ilir ! Armiku kryesor i cdo gjeje publike ne Shqiperi eshte Edi Rama, i cili mendjen dhe shpirtin i ka te lidhur me oligarket dhe parate.

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kuptoni themelet

        Zoti Ilir, shqetesimi juaj eshte i arsyeshem, por i mungon analiza, shifrat krahasuese.

        Përgjigjjuni
        1. x
          xhoxhi

          Jo vetëm televizioni shqiptar që duhet mbyllyr një orë e më parë sepse nek mëson asgjë përveç gjërave të pista por edhe gjithë telvizionet duhen mbyllyr sepse që këtu fillonjnë pisllëqet,korupsioni,degjenerimi i militetit,mashtrimi nga reklamat.Kam tre vjet që nuk hap televizor dhe fle aq rehat sa nuk ka,Po pasurohen njerzit pa punë vetëm duke mashtruar njerzite thjeshtë.Mashtruesi dhe hajduti më i madh që i lëshon të gjithë të vjedhin është shteti që quhet shtet "demokratik"(SHTET LESHI ME NDER)

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cna ka gjete

            Publikja vjedh shtetin edhe ne te gjitheve,privati na vjedh e plackit nje nga nje sipas hallit qe kemi. Rtsh qe une ka vite qe nuk e shikoj,eshte pa vlere derisa atje jane punsuar nje tufe pensionistash te saliut dhe eshte ber si syri i peshkaqenit,kur ha buke edhe luti dervish binishi,imagjoni te tjeret si osman mula e nje karikaturist qe eshte ber si vet karikaturat e tij

            Përgjigjjuni
            1. i
              i ndjeri rami

              Vetem ndonje debil, apo patronazhist i ushqyer, nga kockat e hedhura nga surreli, nuk don te shikoje dhe ndjeje, qe me shume se rtsh, ndihen te vdekur, institucionet e ndryshme ne kete vilajet te dhjere oriental.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Munika

                Gjithe tevpaaftet skifter partish vegjetojne ne RTSH. Sa me shpejt te gjeje guri vendin e tij

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tomori

                  Izeiri! A e di qe ke plot te drejte. Kujt I duhet ky parlament?? Nuk e dime se cfar bejne keto mender deputete pervecse zihen!! 60% e tyre duhen vizituar per zkizofreni dhe te izolohen tek pesa.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Ladi

                    Ilir! Ti shkruan shume mire. Je i ditur dhe i afte. Shkrimet e tua lene gjurme ne memorjen e gjithkujt qe di te arsyetoje normalisht. Kam simpati per ndihmesen tende te vlefshme ne shtypin shqiptar. Por ne kete shkrim je ne kunderthenie. Ke deklaruar publikisht qe PD, ndoshta e ka mbaruar misionin e saj dhe, nuk ka asgje te keqe nese ajo shuhet..., jam dakord me ty, por pse nuk mund ta pranosh qe dhe kjo tvsh, ne kete gjendje qe eshte sot, nuk e paska mbaruar misionin e saj? - por ben akrobaci duke u pedredhur neper dege, thjesht sepse je rrogetar aty! Duhet te jesh parimor dhe i ndershem ne çdo situate. Thjesht tvsh, ka nevoje te jete ne treg, moderne, konkuruese, jo nje leneshe monotone, e merzitshme, perseritese deri ne vuajtje, pa pike fantazie, parazitare, halldupe dhe e mbetur ne shekullin dhe epoken e kaluar.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dursakja

                      Nuk e kuptoj se kush "punon" në tvsh. Çfarë informacioni bashkëkohor ekonomik, social, kulturor jep për qytetarin shqiptar. Për çfarë shërben dhe çfarë misioni kryen? Në këtë situatë përse qytetarët taksohen për asgjënë e "marrë" nga ky institucion?

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Bureto

                        Qysh në krye të herës duhet thënë që në diskursin e Ramës, kritikat e drejta ndaj RTSh si një institucion publik që mbahet nga taksapaguesit shqiptarë, nga shumë u keqkuptuan sikur ai kërkoi mbylljen e tij. Disa shkuan deri në absurd, sikur do bëhej shembja e godinës që në truallon e saj të lakmuar në qendër të Tiranës, do ngriheshin kulla?!?! Në fakt si çdo institucion, deri edhe vetë qeveria, duhet reformuar. Në këtë këndvështrim edhe titulli i shkrimit të Yzeirit, është ironik. Përderisa TVSH ka gjithë ato mangësi, dhe për këtë në vend që ta ndreqim, reformojmë a modernizojmë, le t'i biem shkurt: Ta mbyllim! Dhe Yzeiri krahasimisht me institucionin e parlamentit që është ku e ku më zi, atëhere pse të mos e mbyllim dhe atë? Kuptohet për veç sarkazmës, me pyetjen "po sikur", Yzeiri kërkon të thotë që për RTSh, rruga e reformimit dhe modernizimit, më kompetitivja në këtë rast në tregun mediatik, është rruga më e drejtë dhe jo masa drastike, mbyllja!

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje