Kërkime shkencore në fushën e Gjenetikës

23 Maj 2024, 12:05Blog Prof. Dr. Marenglen SPIRO

 

            Fillimet e studimeve të thelluara dhe serioze në fushën e gjenetikës në vendin tonë, janë të herëshme. Me kohë, biologët e rinj janë interesuar për këtë fushë, duke pasqyruar në vetvete rëndësinë e madhe të saj e duke u përpjekur për arritje të zbatueshme në fushën e biologjisë molekulare, së pari, dhe, më tej, pas disa specializimeve të rëndësishme, të mjekëve të rinj me perspektivë, jashtë vendit, edhe në fushën e mjekësisë, sëmundjeve gjenetike e hereditare. Ka patur, historikisht, edhe organizime institucionale, në kuadrin e Akademisë së Shkencave.

Sot, zhvillimi i shkencës së gjenetikës, krahas asaj të bioenergjitikës, është bërë një pioritet kërkimor me shumë peshë aplikative në vendin tonë. Veprimtaria kërkimore shkencore në studimet të gjenetikës bimore e shtazore dhe të gjenetikës humane, po ndeshet përditë me problematika që kërkojnë në vazhdimësi gjetje dhe zgjidhje të reja. Puna, tashmë disavjeçare, e specialistëve dhe kërkuesve të drejtimeve të ndryshme kërkimore, përmes aplikimit të teknikave dhe aparaturave të reja, bashkëpunimit midis grupeve kërkimore universitare, bashkëpunimit me specialistë apo ekipe kërkimore të huaja, pasqyrohet edhe me arritje interesante në përballimin e problemeve të shtruara për zgjidhje.

Komisioni i Biologjisë dhe Shkencave Bujqësore e Veterinare, së bashku dhe në koordinim me Komisionin e Shkencave Mjekësore të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në përputhje me objektivat dhe synimet kryesore, të përcaktuara nga asambleja e Akademisë së Shkencave, është pëpjekur për ta shndërruar në një traditë pozitive pasqyrimin e këtyre rezultateve, në simpoziume apo konferenca shkencore. Grupi i shkencëtarëve kërkues në përbërje të njësive të dy komisioneve të Akademisë, zhvilluan një aktivitet të gjerë studimor në periudhën e rënies së gripit COVID-19, duke dhënë një kontribut të shënuar në mbrojtjen e popullsisë si edhe komunikoi rezultate me rëndësi në shtypin shkencor, krahas studjuesve të tjerë, në arenën ndërkombëtare dhe Evropë, veçanërisht.

            Kohët e fundit, Njësia (tani e përherëshme, pas vendimit të fundit të Qeverisë) e Gjenetikës dhe Bioteknologjisë e Akademisë së Shkencave, në bashkëpunim me Komisionin e Shkencave Mjekësore, mbylli me sukses periudhën e parë trevjeçare, të një plani të aktiviteteve komunikuese të hulumtumive shkencore në vend, lidhur me evidentimin e problematikave të studimeve shqiptare në këtë fushë si dhe të forcave kërkimore përkatëse, nëpërmjet referimeve sipas akseve themelorë të veprimtarisë, duke arritur përfundime të rëndësishëm, lidhur me vijimësinë e këtyre studimeve, e komunikimeve me homologët jashtë vendit, projekteve të nevojshëm për veprimtari konkrete, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të qendrave të tjera, të atashuara pranë Akademisë së Shkencave.

Veprimtari të tilla janë kthyer, gjithashtu, në vende të shkëmbimit të përvojave, të diskutimeve e debateve shkencore por edhe në mundësi të bashkimit të ideve për hartimin e projekteve të përbashkëta kërkimore. Në këtë kuptim, kolegë dhe kërkues shkencorë të fushës edhe nga Kosova janë ftuar të marrin pjesë dhe të referojnë në ato veprimtari, mbështetur në marëveshjen e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve midis dy akademive tona. Duke qenë se në fushën e Gjenetikës Humane, ashtu si dhe në fusha të tjera, ngjarjet evuolojnë shumë shpejt, ky drejtim shkencor i gjenetikës ka qenë kryefjala e këtyre veprimtarive të rëndësishme profesionale dhe shkencore.

Në vijim dhe në këtë kuptim, studimet në fushën e gjenetikës së popullatës shqiptare përbëjnë një nga objektivat parësorë. Siç dihet, njohja dhe kuptimi i burimeve të diversitetit në popullata është thelbësor në kuptimin e mëtejshëm të mekanizmave të evolucionit të tyre. Shpeshtitë gjenotipike varen nga faktorë të tillë si martesat, përmasat e popullatës, mutacionet dhe tipet e migrimeve etj. Nga ana tjetër, studimet gjenetike lehtësojnë identifikimin e elementë të ndryshëm gjenetikë të lidhur me rrezikun e sëmundjeve të ndryshme dhe sigurojnë mundësinë e ndërhyrjeve në kohë për shëndetësimin e popullsisë.

Objektivi kryesor i këtyre studimeve është i lidhur me evidentimin e mëtejshëm të kërkimeve në gjenetikën e popullatës shqiptare, të cilat janë pjesë përbërëse të mozaikut të historisë gjenetike të saj. Studime të tilla pasurohen edhe me veprimtaritë kërkimore në Gjenetikën Mjekësore. Një seri konkluzionesh me vlerë u bënë, në këtë periudhë intensive, lidhur me problemet përkatëse të gjenetikës humane dhe shëndetit gjenetik, ndër më të rëndësishmet: të dhëna mbi shpeshtitë dhe shpërndarjen e cilësuesve të ndryshëm të vlerësuar në popullatë si dhe lidhja e tyre me proçeset migratore, vlerësimin e lidhjeve gjenetike midis nën-popullatave duke shfrytëzuar shpërndarjen e shënuesve të ndryshëm gjenetikë, karakterizimin në nivelin molekular apo kromozomik të sëmundjeve të ndryshme, studime në lidhje me karakterizimin gjenetik të aftësive të ndryshme sportive, perspektivat e studimeve gjenetike në popullatën shqiptare etj.

Shpresëdhënëse për shvillimet e afërme janë punimet që përparojnë lidhur me studimin e varianteve gjenetike në përbërje të kromozomeve në infarktin e miokardit dhe sëmundjes, mjaft të përhapur, të artierieve koronare në popullatën shqiptare, të dhëna premtuese mbi ndikime kromozomike në sëmundjet neurologjike, klasifikimi dhe karakterizimi i treguesve gjenetikë të sëmundjeve të trashëguara (hereditare) në vendin tonë, fekondimi i asistuar në shmangien e sëmundjeve gjenetikisht të transmetueshme, studime me vlera në lidhje me karakterizimin gjenetik të aftësive sportive, të cilat dëshmojnë për problematika të kohës të interceptuara nga studjuesit e Akademisë së Shkencave. Aplikime të dukshme të këtyre kërkimeve shfaqen, me efektivitet, edhe në metodologjitë e zbatura në fushën e kriminologjisë.

Multidisiplinaritetit të punimeve në këtë fushë ju vjen në ndihmë të çmuar dhe njësitë operative shkencore, bashkëkohore, të ngritura pranë Akademisë së Shkencave. Njësia e Nanoteknologjisë dhe Qendra e Inteligjencës Artificiale, në zhvillimet e tyre, sigurojnë mbështetje të fuqishme për zbatimin e metodave bashkohore në studimet në fushën e Gjenetikës.

 

 

9 Komente

  1. E
    Eva

    Paska akoma profesora ne shqiperi? Ka akoma shprese.

    Përgjigjjuni
    1. c
      cereeeeeeeeee nostradomsit e Akardemiseeeeeeeeeee

      haaaaaaaaaaaaaaa haaaaaaaaaaaaaa haaaaaaaaaaaaaaaaa thuaje edhe njiher amon hhhhhhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaahaaaaaaaaaaahaaaaaaaaaaaaaaahahahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaa o sa kom qesh

      Përgjigjjuni
      1. c
        cereeeeeeeeee nostradomsit e Akardemiseeeeeeeeeee

        haaaaaaaaaaaaaaa haaaaaaaaaaaaaa haaaaaaaaaaaaaaaaa thuaje edhe njiher amon hhhhhhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaahaaaaaaaaaaahaaaaaaaaaaaaaaahahahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaa o sa kom qesh

        Përgjigjjuni
        1. c
          cereeeeeeeeee nostradomsit e Akardemiseeeeeeeeeee

          haaaaaaaaaaaaaaa haaaaaaaaaaaaaa haaaaaaaaaaaaaaaaa thuaje edhe njiher amon hhhhhhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaahaaaaaaaaaaahaaaaaaaaaaaaaaahahahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaa o sa kom qesh

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ardi,Chicago

            Edhe une po qesh me loooottttt...po Kènua ça do aty? Jallaaa sa qesha???

            Përgjigjjuni
            1. e
              e verteta

              Akademia e Barinjve do ti shkonte me mire.Madje ndoshta do ofendohej grupi i barinjve qe mundohen shume per tu kujdesur per tufen e tyre nderkohe qe filogreke e filoserbe ne ASH (i thneshin) thjesht recitojne ato qe ju vene perpara.Ndoshta mendojne se duke "studiuar" gjenetiken do rrojne 1000 vjet kermat.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tironsi Denbabaden....

                Akademia u rrit dhe fale pjesmarrjes si Akademik , i katundarit te Mojsitit te Tirones shokut / zotit Beqir Meta me nje sy ne balle , me dignoze te lindur DAM , por si spiun i sigurimit te shtetit Sali NonGrata i Vicidolit e gradoi Akademik Beqir Meta se vec te tjera zbuloi Saliu ishte me nje sy ne balle.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tironsi Denbabaden....

                  Akademia u rrit dhe fale pjesmarrjes si Akademik , i katundarit te Mojsitit te Tirones shokut / zotit Beqir Meta me nje sy ne balle , me dignoze te lindur DAM , por si spiun i sigurimit te shtetit Sali NonGrata i Vicidolit e gradoi Akademik Beqir Meta se vec te tjera zbuloi Saliu ishte me nje sy ne balle.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Diplomimi per Biologji zgjat 9 vjet !

                    Cili nga Antaret e Akademise Leshterikut Komuniste , ka studjuar ne Europe Biologji ,e cila studjon pikerishte genetiken ? Na jepni nji Pergjigje o Maskarenje ,Mashtrues te paskrupull ,qe keni pafytyresine edhe te talleni me Opinionin Shqiptare . Ptu . Ju kisha hedhur ne Gjyq per kte Mashtrim te Opinionit

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje