Nga Indrit Vokshi
Diçka për Thethin!
Pata pyetur dikë për leje ndërtimi në tokë time. Më tha, bëjë, se s’të thotë askush asgjë, s’të vjen kush. I thashë jo. Nëse unë ndërtoj pa leje veç me fjalën e dikuj, jam unë që po luaj bixhoz me lekët e mia. Nesër ta shemb e ske çfarë i thua!
Shteti nuk flet me fjalë, shteti s’ka gojë, shteti flet me akte e me vendime – ato janë goja e shtetit. Me shtetin s’ka besë as fjalë, ka veç vendime. Nëse do të luash bixhoz duke u bazuar te fjala private e zyrtarëve të shtetit, qoftë edhe kryeministri, luaj.
Para 18 vjetësh pata lexuar një libër për Oso Kukën. Më ka mbetur në mend diçka, shteti i kohës donte të rregullonte një rrugë që lehtësonte kalimin në ato malsi. Dikush i thotë jo, nuk na pëlqen shumë hapja e rrugës, se po u hap rruga, siç vijnë njerëzit e mallrat, vjen edhe ushtria më kollaj. Ne duam të ruajmë autonominë dhe kanunin, nuk e duam ushtrinë e shtetit prezente në këto malsi.
Ka dy zgjidhje, ose të pranosh ndërtimin e rrugës, të pranosh ardhjen e mallrave, të pranosh investimet, të pranosh hapjen, ose të mos i pranosh këto dhe të çmosh më shumë autonominë dhe pavarësinë historike kanunore.
Nuk mundesh t’i kërkosh shtetit edhe rrugën, dhe investimet, edhe aksesin, dhe mirëqenien, por njëkohësisht edhe të mos e pranosh autoritetin e shtetit. Mundesh mirëpo shteti s’ta pranon ketë lloj “pazari”.
Ajo çka duhej dhe duhet kërkuar për ato zona janë titujt e pronësisë dhe plani rregullues në përputhje me karakteristikat e zonës; që njerëzit të kenë siguri për biznes dhe të munden të fitojnë nga turizmi, të munden të pasurohen me pronat e tyre.
Këto pretendimet se kemi 2000 vjet këtu, është toka jonë, na ka rrejt apo pre në besë Rama, janë romanticizma epike, por vetëm kaq. Ketë gjë duhet ta kishin kërkuar përfaqësuesit e malsive në fjalë. Nuk e kanë kërkuar.
Dhe votat nuk janë dhënë në ketë marrëdhënie, por janë dhënë me tifozeri, burrë i mirë ky, burrë i mirë ai, komunizmi kështu, ballistët ashtu. Tani paguajnë faturën e qasjes në fjalë.
Fakti se qeveria ka lejuar dikë tjetër diku tjetër për të ndërtuar pa leje, nuk ndihmon askënd. Sepse çfarë po thua? Po thua më lejo edhe mua pa leje?
Këtu ka lloj-lloj pretendimesh, veç pretendimi për ligjshmëri, për siguri ligjore, për investim dhe zhvillim mbi baza të sigurta, nuk shihet askund.
Këto raste në vend që të shërbejnë për të reflektuar se çfarë modeli i zhvillimi na duhet, shërbejnë për të risjellë historira e steriotipe. Jo na ka hy komunizmi në malsi, jo s’ka hy turku, jo na preu në besë Edi Rama…!
Dakord, janë të mira këto për t’i gjetur kuptim jetës, mirëpo s’kanë lidhje me situatën e tanishme.
Tani duhet t’i kërkohet shtetit siguri dhe zhvillim mbi baza të qëndrueshme. Pronat i ndërtojnë vetë, shteti ka detyrë të krijojë kuadrin për zhvillim të sigurt e afatgjatë.
Shumë dakord. Këtu nuk flitet për pronësi, po për trajtimin e asaj prone. Ne nuk e kuptojmë fuqiné e ligjit ose e ngatrrojmë kur themi, ndërtoj né pronën time. Ligjet qé prodhon shoqëria, nga fuqia, janë analoge me ligjet e natyrës. Siç ato detyrojnë lëvizjen precise të planeteve, ligjet tona imponojnë sjellje korekte të shoqérisë ndaj tyre. Kur ndërtohej né Lané, doja dhe uné té ngrija njé biznes. Njé miku im më késhilloj; mos shko né lanë se një ditë do prishjen. Ashtu ndodhi. Nuk shkova atje po bleva tokë diku. Lana u prish kurse unë gëzoj pronën.
Çfarë lidhje ka kjo më aktin heroik të Oso Kukës? Apo je nga ata që tani del dhe ngre dilema të pista! Apo vetëm ia ke futur kot sa kishe për të thënë diçka? Shteti në rastet si kjo në Theth është me fajtor se vet ndërtuesit pa leje në pronat e tyre. Një shtet do të duhej të reagonte që në ndërtimin e parë për të pecjellur mesazhin që tani provon të përcjellë në formën më të shëmtuar. Të bësh paralelizma të kohës së hyrjetit vetëm sa për të dalë në mbrojte të pushtetit të Ram drogës është naivitet.
Puna është se nuk janë as në pronat e tyre o zotëri. E tha vetë një zonjë nga thethi në tv. Nuk kanë asnjë dokument toke as të ri as të vjetër. Për pjesën shteti më fajtor se këta jam dakord.
Po maloket e Thethit akoma me Lek Dukagjinin .Europa te pret me ligje Europiane jo me heu heu heu , veni plisat or heu .Keni byth ju dhe kosovaret sulmoni Serbin .
Po o mero po,por nga 35 vjet kemi ndertuar pa leje edhe tek toka jeme edhe tek toka tjetrit. Kur na djeg fajin e ka qeveria. Kete mesuam nga 35 vjet dhe tani e kemi te veshtire te hyjm ne hulli. Ceshte me e keqja qeveria i bie patkoit. Del sali muti dhe thot te demshperblehen,jo qe eshte gabim dhe kjo nuk ben. Mjer cilin genjen mendja se sa do te vonoj nje dit ligji vjen dhe godet keq.
O Cubi, artikullin nuk e ka shkruar Meroja, e ka shkruar tjetër autor. Apo lexo titullin dhe hec përtej, futi një koment kot pa lidhje..
Cfare thua mor merobazetar I sufllaqesh! Nga hartat e qyteteve, bregdetit, parqeve arkeologjike dhe monumenteve, zonat natyrore te mbrojtura janë zhdukur njollat e studimeve te "bardha" transparente me interes publik , prej 2013 janë shfaqur dhe po e mbulojne njollat e gjakut qe diktatura neokomuniste e Edvin Kristaq Rames si vampire mesjetare po I shteron ketij vendi. Ku jeton mor qen bythlepires qe nuk sheh ne te gjithe pasurite e ketij vendi sarkofage betoni dhe re cimentoje. Cfare bagetie te ka pjelle mor zorzop qe sheh " lejen" e kabinave 1-kateshe te perkoheshme dhe nuk sheh arkivolin qe po te ben gati , ty te parit, sociopati narcisist qe sngopet me vdekjen njerezore..cfare pjelle lobotamike perdor Ymeri qe tall bythen.
O kar me zile, artikullin e ka shkruar tjetër gazetar, jo Mero.. Na mbytën rrotat e karit..
Po Indrit Vokshi po,lepiju Rames qe po ja fal kujt te doje ai trojet tona,investitori strategjik ti paguaj tokat qe mer.Thethi I takon vendalinjve qe e kan mbrojtur me gjak,na del nje b-- q dhe ben çte doje ,ju a fal kujt te doje.Po dhe pushtuesit nuk kane bere ate qe po ben b--q jone !
Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë.
Ajo çka duhej dhe duhet kërkuar për ato zona janë titujt e pronësisë dhe plani rregullues në përputhje me karakteristikat e zonës; A jane bere ndonjehere keto???!!!
Ore qe paska me gelbaze se gelbaza se dija . Edi beshtyn Bolino lepin , beshtyn Mero lepi ky gorja qe as nuk e ka idene se kush eshte Oso Kuka .
Për ne Italianét përdorin njé shorehje: mëndjen e parë të shqiotarit ma pastë mushka, të dytën unë. Me këtë rast malsorët do mësojnë ç' është ligji dhe do braktisin atë kanunin mesjetar që s'vlen sot.
Problemi iThethit dhe i zonave te tjera te ngjashme duhet te zgjidhet ne interes te zhvillimit modern dhe banoreve te zones! Dhe kam shprese se keshtu do jete! Por, me cdo kusht duhet te distancohemi si shoqeri nga referencat kanunore te deformuara dhe te nxjerra jashte sistemit dhe kontekstit! Ndersa meshtaret te mos kthejne syte nga Mesjeta, kohe ne te cilen kisha kishte dhe pushtetin politik! Te ruajne ekodistancen ungjillimore dhe te mendojne dhe sillen si njerez te Zotit!