Letër publike Eni Vasilit: Mbylle RTSH-në për ta shpëtuar

14 Korrik 2025, 09:38Blog TEMA
Letër publike Eni Vasilit: Mbylle RTSH-në për ta shpëtuar

Nga Baton Haxhiu

E dashur Eni,

Njihemi shume gjatë. Po ta shkruaj këtë letër me vonesën që ma imponoi një ditë dhe nuk mund të isha i pranishëm në tryezën që kishe organizuar për Radio Televizionin Shqiptar.

Edhe nuk kisha dëshirë të prish punë me praninë, sepse ndaj mendime radikale për këtë institucion.  Edhe ajo tryezë ku ti u gjende, për të ardhmen e një institucioni të vjetër, të lodhur, të përçudnuar, por ende të papërdorur siç duhet, ishte një çast për të folur pa ndrojtje. Ndaj po e bëj tani, publikisht.

Pse nuk erdha në tryezën për të ardhmen e RTSH-së? Sepse mendova se është më mirë të them të vërtetën nga larg, se sa të hesht nga afër.

Kam qenë në shumë tryeza, por kjo më frikësoi jo për shkak të pranisë, por për shkak të mungesës së sinqeritetit që shoqëron zakonisht fjalët në emër të institucioneve publike. RTSH nuk ka nevojë për mendime të kujdesshme. Ka nevojë për një shok elektrik institucional. Dhe unë desha ta them ashtu siç është:

Mbylle RTSH-në për ta shpëtuar!

Sepse një institucion që nuk reformohet nga brenda, ka nevojë të rindërtohet nga jashtë.

Kur një institucion s’ka më të ardhme, duhet t’i japësh një tjetër lindje.

Dhe kjo nuk ndodh me letra mirëkuptimi, por me vendime që duken të pamundura. Me ndihmën e profesionistëve të ftohtë, jo me servilë të butë.

RTSH nuk është një çiflig për militantët, është një borxh ndaj kujtesës.

Arkiva e tij është thesari më i madh që ka Shqipëria dhe është përdorur më mirë nga televizionet private se sa nga vetë shtëpia që e ka ruajtur.

Institucioni që s’është i askujt, por që të gjithë e shkatërrojnë.

Politikanët e përdorin, bordi e bllokon, dhe brenda tij është ndërtuar një solidaritet frikacakësh që bashkohet vetëm për të mos ndryshuar.

Prandaj nuk erdha në tryezë. Sepse nuk kam më dëshirë të flas për ndryshime, por për shkëputje. Sepse RTSH nuk ka nevojë për drejtim, por për ndërprerje.

Dhe sepse ti, Eni, me gjithë peshën që mban tani, nuk duhet ta mbash këtë institucion me frymëmarrje të aparaturës.

Duhet t’i japësh një zemër të re.

Po mundohem të sqaroj pak më gjatë gjithë këtë problematikë.

RTSH nuk është një televizion që ka humbur rrugën. Është një rrugë që ka humbur kuptimin. Dhe ti tani nuk je thjesht drejtore. Je roja e fundit që mund të mos dorëzohet përballë një institucioni që ka nevojë të shpëtohet prej vetvetes.

Nëse do të filloja nga problemi më i madh, ai nuk është brenda mureve të RTSH-së, por jashtë tyre: Bordi.

Një bord që ndërtohet me vota politike, me pazare të vogla parlamentare dhe që, më shumë se sa të përfaqësojë publikun, përfaqëson hijet që rrinë prapa çdo vendimi. Ata nuk njohin median. Nuk kuptojnë ritmin, nuk ndiejnë urgjencën e përmbajtjes. Ata imponojnë projekte që s’kanë lidhje me misionin publik. Të shfaqin miqësisht kërkesat e partisë dhe pastaj bëhen gjykatës të asaj që vetë nuk e kuptojnë.

Ky bord është bllokues, jo mbikëqyrëse. Dhe e vetmja mënyrë për të mos u shkatërruar nga presioni i tyre është të mos u shërbesh.

RTSH dhe Ministria e Jashtme janë dy nga institucionet që, në mënyrë paradoksale, përfaqësojnë më mirë Shqipërinë publike. Sepse në to janë grumbulluar njerëz të të gjitha kohëve, ideologjive dhe paaftësive. Komunistë dhe demokratë. Royalistë dhe socialistë. Por më shumë se gjithçka, dashnorë të politikës dhe klientë të përjetshëm të sistemit.

Aty, brenda, ka një solidaritet të fshehtë midis kundërshtarëve. Ata që luftojnë për të mos punuar. Ata që ndihen të kërcënuar vetëm kur u përmend fjalën “ndryshim”.

Do të të dalin përpara si “sindikalistë”, si “profesionistë”, si “të përndjekur” dhe si “kolonë kurrizore”. Në fakt, janë rezistenca e pajetës, që ka mbijetuar vetëm sepse askush s’ka pasur guximin t’i përjashtojë për paaftësi. Ata do të bashkohen kundër teje jo pse je e padrejtë, por pse je e re dhe ke një ide.

Dhe prandaj, vendimi më radikal dhe më i drejtë që do të mund të propozoje është ky: mbylle RTSH-në për gjashtë muaj. Me vendim Kuvendi.

Kërko një reformim themelor me ndihmën e një ekipi nga BBC ose ARD. Të ftohtë, profesionistë, pa interesa.

Le të rekrutojnë ata njerëzit që meritojnë të jenë aty. Ti nuk ke përse të largosh 400 vetë. Ata do të të mallkojnë përjetë. Por nëse kjo ndodh nga një trupë ndërkombëtare, institucioni rifillon pa ngarkesën e armiqësive personale. Dhe kjo do të ishte rruga më e pastër drejt rilindjes së vetme që mund të ndodhë.

Sepse ajo që ke në dorë është shumë më e madhe se sa duket. RTSH-ja ka një arkivë që është pasuria më e madhe publike që ka Shqipëria. Një arkivë që mund të transformohet në një galeri kujtese, histori, edukimi dhe sensibiliteti. Në vend që të mbetet një magazinë pa kontekst.

Deri më sot, këtë arkiv e kanë përdorur të gjithë përveç vetë RTSH-së. Televizionet private kanë ndërtuar mitologjinë e së shkuarës mbi materialin e RTSH-së, ndërsa ky i fundit nuk ka ditur as të vendosë titra.

E keqja është se shumica e drejtuesve të RTSH-së kanë ardhur nga kanale të tjera. Si të ishin me mision të shkatërrojnë atë që u besua të ringjallin.

RTSH-ja ka një Orkestër Simfonike që nuk e ka asnjë televizion publik në rajon. Por anëtarët e saj i sheh në dasma. Në mbrëmje lokalesh. Në televizione të tjera. Sepse RTSH-ja nuk ka ditur t’u japë dinjitet.

Me këtë orkestër mund të krijosh çdo javë një spektakël: Nga “filarmonia e kujtesës”, te muzika popullore, nga rock i viteve ’80, te bashkëpunime me grupe si “Gjurmët” – koncerti i të cilëve, e them me bindje, ishte një nga mrekullitë më të mëdha që kam parë.

Orkestra është një perlë që qëndron në sirtar. Dhe çdo sirtar i kyçur është një akt i vogël tradhtie ndaj qytetarit që paguan për të.

Po politika?

Çfarë mund të të them?

Në Shqipëri, çdo deputet ka nga një emër për të punësuar, një hall për të zgjidhur, një emision ku do të duket dhe një mendim për të imponuar. Dhe nëse nuk u jep gjë, të shpallin arrogante. Nëse u jep, të bëjnë peng. Nuk ke si të fitosh. Prandaj nuk duhet të negociosh me pushtetin, por të mbijetosh me dinjitet. Të mos jesh as aleate, as armike. Të jesh një drejtore që përfaqëson një qytetari, jo një komision.

Dhe më e rëndësishmja: RTSH-ja nuk është një kanal. Është një sistem. Është Televizioni. Është Radioja. Është Orkestra. Tashmë janë edhe mediat sociale. Dhe çdo njësi ka nevojë për drejtim. Jo për mik. Jo për militant. Jo për vetëkënaqje. Po për menaxhim të dijes. Dhe ata që kanë dijen, nuk janë shumë. Janë pak. Por duhet t’i gjesh. Dhe duhet t’i mbrosh.

Dokumentari në Shqipëri është kthyer në një fletë-rrufe digjitale. Një zë i vetëm, pa imazh, pa arkiv, pa sens. Si një gjyq politik i viteve ’50.

Nëse do të mbetesh në histori si drejtoresha që i ktheu gazetarisë dokumentarin, do të kishe bërë më shumë se shumë të ashtuquajtur “reformatorë”.

Njerëzit sot informohen përmes zhurmës së TikTok-ut. Por kujtesa nuk ndërtohet me algoritëm. Ndërtohet me strukturë, kontekst dhe shpirt.

RTSH-ja duhet të prodhojë edukim dhe sfidë. Pyetësorë për nxënësit. Gara të dijes në shkolla. Një ring ku shqiptarët mësojnë nga njëri-tjetri, jo vetëm nga opinionistët e lodhur.

Nëse nuk e bën këtë, do të mbetesh vetëm një “drejtoreshë e radhës”. Dhe RTSH-ja do të mbetet siç është: një kafaz që vjen nga e kaluara, pa të ardhme.

Të gjitha këto që po të them, nuk janë ide që mund t’i realizosh vetë. Disa prej tyre nuk janë as të mundshme. Por është detyra jote t’i thuash me zë të lartë. Sepse televizioni publik nuk është vendi ku bëhet ajo që mundet. Është vendi ku dëshmohet se çfarë duhet.

RTSH-ja duhet të përfaqësojë njeriun shqiptar. Njeriun real. Jo vetëm atë në Shqipëri, por edhe në diasporë. Aty ku fjala shqipe ruhet si bukë e shenjtë. Dhe për këtë, ne kemi nevojë për një RTSH që nuk është thjesht zëri i shtetit, por memoria, kultura dhe rezistenca e një kombi të tërë.

Në fund Eni po ta them përvojën time.

Nuk e them nga largësia, por nga përvoja. Kam qenë në bordin themelues të Radiotelevizionit të Kosovës menjëherë pas luftës. Dhe e mbaj mend mirë se si BBC erdhi me përulësinë dhe përkushtimin për të ndërtuar një medium publik nga hiçi.

Ata sollën etikën, trajnimet, kuadrin e gazetarisë së lirë dhe ndërtuan një RTSH të dytë, por këtë herë me frymën e shërbimit ndaj publikut dhe me respektin për profesionalizmin.

Dhe për aq kohë sa BBC qëndroi, RTK funksionoi. Kur u larguan, ajo që ndërtuan qëndroi edhe pak, por pastaj politika bëri atë që di të bëjë më mirë: e minoi përbrenda. Dhe e la të përçahet midis grupeve dhe grupimeve, e të harrojë pse u ndërtua.

Ky mësim është universal. Një televizion publik nuk mund të qëndrojë në këmbë nëse nuk ruhet nga ndërhyrja politike. Dhe nuk mund të ecë përpara nëse nuk ka në thelb të vetin dijen, profesionin dhe karakterin. Këto janë të pakta, por ekzistojnë.

Për këtë arsye, po ta mbyll këtë letër me një ftesë publike:

Ftoje një mik tonin të përbashkët. Ai është ndër të paktët që e njeh me rrënjë dhe me filozofi thelbin e një televizioni publik. Ka eksperiencë editoriale, sensibilitet të fjalës dhe më e rëndësishmja, një ide për drejtimin që duhet të marrë një medium i tillë.

Në një vend ku shumica e njohin vetëm mediat komerciale, A.SH.  është ndër të rrallët që e kupton diferencën mes spektaklit dhe misionit. Dhe ekuilibrin për distancën higjienike profesionale ndaj pushtetit, edhe kur është kundërshtar në bindje.

Nëse do ta kthesh RTSH-në në një institucion që i përket qytetarit dhe jo bordit, politikës apo pasqyrës boshe të vetes, nuk do të mjaftosh vetëm ti. Por do të mjaftojë të krijosh një rreth të vogël njerëzish që nuk duan pushtet, por kanë dije.

Kështu nis çdo kthesë e madhe.

Me respekt të thellë, dhe me bindjen se kjo letër nuk është vetëm për ty, por për çdo drejtues publik që e kupton peshën e një institucioni.

24 Komente

  1. R
    Rtsh 3dhe vete eni me talebanet nuk e shikon

    Po e mbyll ENI rtsh,ku do i zgurdulloj syte ajo kur del sali krimineli,ku do hane buke qyl foleja e grenxave te saliut.... Ti nuk permend emra,por atje jane mbledhur talibanet fanatik te saliut,si ne cdo fushe nuk punohet vetem vidhet,pihet kafe me thash e theme....

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pipi

      Edhe pse nuk jam i fushës së art-kulturës e kuptoj që kjo letër duhet lexuar nga të interesuarit dhe, ajo që është më e rëndësishmja, duhen zbatuar disa udhëzime të saj, jashtë çdo prapamendimi xheloz tipik shqiptar.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patrioti

        Mbylle qe ta bejme kulla se e ka sheshin ne super vend. Shko ore spiun i Ivica Stanishiçit.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arkivisti

          Partiot, P A R T I - ot! E lexove shqetësimin? Lexoje!.... . Nuk po i thotë mbylle TVSH dhe ik prej aty!..... Por mbylle me vendim kuvendi..... . Mbaje 6 muaj mbyllur, mos transmeto asgjë.... . Pushoji të gjithë militantët të PS apo PD, shokët e shokëve, djemte dhe vajzat e miqve....... . Mer ekspertë nga një ose dy televizione ndërkombëtarë. Ata të hapin konkurimin, dhe të punësojnë vetëm të aftët...... . Ka edhe specialistë shqiptarë që mund të ndihmojnë...... . Dhe i jep një emër........ 400 të punësuar sot në TVSH...... . Gjysma nuk shkojnë në punë fare. Dhe marin rrogën. Punojnë në punëra të tjera. Kanë biznese dhe janë në borderonë e TVSH-së..... . Bile ka që punojnë jashtë shtetit........ ........................................... . Batoni ka shumë të drejtë. Por me ç'shoh unë, Eni nuk ka bythë të reformojë televizionin.

          Përgjigjjuni
        2. D
          Davidi

          Lene Enin t qihet içik me shoqnin e vjeter.

          Përgjigjjuni
          1. d
            dori

            Baxhella Eni Vasili do rregulloi TVSHurrën....!!!!

            Përgjigjjuni
            1. E
              Enio

              Shqiptaret e Kosoves thone qe ky Batoni ka qene spiun i UDB-se. Edhe sot sipas tyre, ben punen e Serbise. Kush eshte ky antishqiptar qe kerkon te mbyllet RTSH-ja?

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mondi

                Nuk jam shume dakort Baton Ne tvsh punojne shume veta mbajne femijet ata njerez me bukue mund te ristrukturohet po jo te mbyllet Te aftet te vihen ne role drejtuse po te mos hiqen nga puna as nje punonjes

                Përgjigjjuni
                1. M
                  MËMËDHEU .

                  Këshillit drejtues,e Eni Vasilit R.T.SH është këthyer në një strehë antarëve të KAMUFLUAR TË P.D.S.B. DUKE FILLUAR NGA TY ENI.JU NË SA JU KAM NDJEKUR NË EMISIONET POL,SOC-KULT, E HISTORIKE KENI DEMIGRUAR TË VËRTETËN,KENI MOHUAR TRADITËN NË FUSHA TË NDRYSHME E NË VEÇANTI NË ATË HISTORIS SË LUFTËS SË 2 BOTËRORE KU PATI FITUES E HUMBËS TË CILËT JU NGJITËN SI MUTI PAS KËPUCËS NAZI-FASHIZMIT.JU NUK FLISNI PËR DËSHMORËT E LUFTËS ANTIFASHISTE-NACIONAL ÇLIRIMTARE. R.T.SH NUK ËSHTË VETËM E NJËRËS PALË POR SHTETËROR E I TË TËRËVE ENI.ME ARDHIEN TUAJ NË PUNËN E RE KE HARUAR SE SHQIPËRIA KA ART E KULTUR DHE NGA 1941 DHE DERI NË 1990 QË NJË PJESË E MADHE DËSHIRON TA SHOHË E DËGJOJ.ZHVILLIM TË SHKENCËS NË SHQIPËRI KA PATUR E PARA DEMOKRACIS.JU ENI I KENI GJETUR PUNË TË ASHTUQUAJTURVE GAZETAR QË NUK I KA PAGUAR DOT SYRI,M.C.N.24, E KUDI UNË.ENI JETA DO TË RRADHIS NË TË ASHTUQUAJTURË 'INTELEKTUALE,MEDIOKRE,TË POLITIZUAR100% E SHËRBËTORE TË BINDUR TË SALIUT ME KOMPANI. R.T.SH ËSHTË E SHQIPTARËVE MOJ ENI.TURP QË JE DREJTORE,TURP.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bobi

                    Mbylle Eni, sepse ne vend te RTSH-se do te kemi RTS Shiptarski te Beogradit me Batonin drejtor rajonal per Tirana, Drac, Kosovo i Metohije! Paramendoni nje qytetar ne Beograd te bej thirrje per mbylljen e RTS-se! Eshte njesoj si te thuash te mbyllet BIA, Policia dhe Ushtria ne Serbi. Ka marr fund per nje ore! I hedhin sheqer ne serbator te makines ose ja presin tubon e frenave ose ja presin tokezimin ne dush dhe shkon ne te semes! Ne cdo vend, televizioni publik pervec se i sherben qytetareve, artit dhe kultures, eshte dhe nje dore e zgjatur e shtetit qe formon identitetin kombetar, prodhon narrativen shteterore per ceshtjet kombetare dhe promovon ne bote linjen e politikes se jashtme te atij vendi. Duke qene se Shqiperia praktikisht sot eshte nje satelit serb, po RTSH-ja duhet mbyllur, sipas Baton Stanishicit!

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Km

                      TVSH ishte ma gut è dhe prostitute Nishani. I mbaruan hunjte ne Itali dhe ka bardhe te gjeje burre Ne TVSH, si yll bukurie qe eshte.

                      Përgjigjjuni
                      1. Q
                        Qytetare i Tirones.

                        Bton rob qiri spiun i uds zagare

                        Përgjigjjuni
                        1. Q
                          Qytetare i Tirones.

                          Bton rob qiri spiun i uds zagare

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Milua

                            Dora e djathtë e ish shefit të udb'ës këshillon udhëheqësit shqiptar si të sillen me mediumet shtetërore. Faji nuk qëndron i vetëm te ky majmun, por te kapoja i tijë që e strehoi në Tiranë. Cili është interesi i Edi Ram's t'i strehoj kuislingët që i ikën drejtësisë kosovare. Haxhiu (Stanišić), Zeka (značka), buzhala (buza)? Me siguri këta ambasador të pashpallur të serbisë, vëllau i edit i rekruton dhe paguan.

                            Përgjigjjuni
                            1. d
                              drejtesi e munguar

                              Batoni,me kete keshill kerkon te krijoi nje turbulence.RTSH-ja eshte institucion shteteror,qe qekur eshte krijuar(me gjithe politizimet) ka prure emancipim.Si cdo institucion edhe ai ka nevoj per tu rinovuar e depolitizuar.Jo Eni por cdo punonjes duhet te ndryshoj,qe ai institucion te behet zeri i te vertetes,zeri i drejtesise ete mos jete zeri i qeverise apo i militanteve te partive.Modele per radio-televizione te tilla ka kudo ne bote.

                              Përgjigjjuni
                              1. V
                                Vjosa

                                Z Baton ,mbyllja është një fjalë goje ,por ju duhet ta dini ENI jo vetëm s'ka BYTHË por nuk ka as KOQE ajo ka vetëm atë dreq vegël që tani punon me hpçe .Ajo është një manekinë që i veshimn edhe roba burri edhe roba griaje.

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Mandi

                                  Merr A.SH. thote Batoni mos e ka fjalen pet Armand Shkullakun? Edhe kjo i duhet Enit dhe e rregulloi RTSH. Qyqja?!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Aron

                                    Jane njerez jo-profesional qe nga Eni Vasili.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Media e lesh regjimit

                                      Shihni kryeministrin dhe me keq eshte i gjithe shteti, me gjithe hajna e horra institucionet e tij!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. C
                                        Cubel Breca

                                        O baton ky emrin publik e ka gjoja por ky ka qen eshte dhe do te jet ne sherbim te sali qenit. Gjynah qe mbahet me parat e taksa pagesve shqiptar. Harram I pacin.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. .
                                          ......

                                          me mire te rrije televizion sesa te behet kulle shumekateshe .......

                                          Përgjigjjuni
                                          1. V
                                            Veterani

                                            Jam plotësisht dakord me letrën dhe mendimin e z. Haxhiu për mbylljen dhe ristrukturimin e TVSH. Unë nuk jam specialist por kam kuptuar TVSH ja nuk I shërben publikut nga i cili paguhet as që është në nivelin që kërkon ai. Bashkohemi me shqetësimin e z Haxhiu një reformim I thellë dhe pa vonesë.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. F
                                              Fixi

                                              ASh eshte Armur Shkurti,skenaristi i Fix- Fare

                                              Përgjigjjuni
                                              1. K
                                                Kot

                                                Eshte simbolike thirrja e mbylljes ore zoterinj komentues. Zeri eshte tek fryma qe perfaqeson aktualisht menyra sesi funksionon qe ne menyre figurative me mire te mos jete se sa eshte keshtu. E para personit qe I drejtohet ky gazetar eshte problemi qe ketu del bllof. Ne ka nje person qe nuk eshte per ate vend eshte kjo qe eshte sot dhe gjithe ato ide e argumenta shkojne ne tym. Pashe nje inicial aty por ai me teper te ngatron se dy nga persona qe fillojne me keto iniciale per mendimin tim jane jo vetem medioker por thellesisht sa dhe qimet e bythes se tyre bejne politike. Uroj te mos jene ata qe mendoj une perndryshe me duhet ti heq vizen dhe te dyshoj per inteligjencen e ketij analisti.

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje