VIDEO/ Ore, sa herë do e shkarkoni nga puna Yuri Kim?

12 Korrik 2025, 19:09Blog TEMA

VIDEO/ Ore, sa herë do e shkarkoni nga puna Yuri Kim?

Nga Gentian Gaba

Po t’u besosh këtyre, është hera e tretë brenda pak muajsh që “pushojnë nga puna” ambasadoren Yuri Kim. Hera e parë, sipas tyre, ishte në shkurt (ka madje edhe artikuj online për këtë), hera e dytë në mars, ku pretendohej se ishte nën hetim intensiv, sipas “ekspertëve” të Tiranës, dhe hera e tretë sot.

Mesa duket, kanë menduar se “e treta e vërteta”, pas lajmit se Departamenti i Shtetit ka nisur të largojë nga puna mbi 1.300 punonjës, si pjesë e një riorganizimi të thellë të agjencisë, sipas burimeve zyrtare të vetë Departamentit.

Sipas raportimeve, bëhet fjalë për 1.107 zyrtarë të shërbimit civil dhe 246 të shërbimit të jashtëm, që preken në këtë fazë të ristrukturimit, në kuadër të përpjekjeve më të gjera të administratës Trump për të reduktuar madhësinë e qeverisë federale.

Tani, nuk e di nëse lajmet në Shqipëri vijnë më shpejt se në Uashington D.C., por nga sa kuptoj, deri më tani asnjë profil i lartë nuk është prekur. Aq më tepër kur kujtojmë se zonja Kim u emërua ambasadore pikërisht gjatë mandatit të parë të presidentit Trump.

Nga ajo që shoh, këtu lajmi është frymëzuar nga pamjet e protestës përballë godinës së Departamentit të Shtetit. Por pikërisht këtu qëndron edhe keqkuptimi, sepse ndërsa jashtë protestohet, brenda godinës zyrtarët në detyrë, të ndarë nga protesta, duartrokasin në mënyrë simbolike në nder të punonjësve civilë që po largohen, si shenjë respekti për kontributin e tyre.


Se çfarë do të ndodhë me Yuri Kim, është punë e saj. Por ajo që më ka argëtuar këto ditë është mënyra se si ndërtohen realitete paralele, pa asnjë lidhje me të vërtetën (në Tiranë e kishin “shkarkuar” disa herë më parë), për të justifikuar gabimet strategjike në raport me SHBA-në. Rrëfime që ngjajnë më shumë me një lojë pasqyrash, e ndërtuar për të çorientuar publikun.

Dhe mbi të gjitha, kjo është pjesa më problematike, kjo qasje tregon mungesë të thellë reflektimi. Asnjë përpjekje për të kuptuar ku është gabuar, vetëm këmbëngulje për të shpikur armiq të jashtëm, për të fshehur dështimin dhe për të shmangur reformimin dhe ndryshimin e nevojshëm. Ndryshim që është kusht i domosdoshëm për të ndërtuar partneritete serioze përtej Adriatikut, nëse vërtet duan të përballen me një kundërshtar si Edi Rama. alfapres



 

8 Komente

  1. B
    Bert papa kur do arrestosh ramen

    Keto lajme na i sjell robert kaka papa

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

      Mendësi katunare saliste. Kjo vjen sepse Saliu në PD ka afruar vetëm katunarë si Nul Noka, Edi Klluf Paloka, Xhelal Mzat Mzoka, dhe Klevis Kërriç Balloka. Po të bëhet analizë, do të thotë që duke filluar nga Saliu, të gjithë të join doreheqjen nga forumet e PD. Por, këta shfrytëzojnë turmën dumbabiste pa tru që shkon mbrapa Saliut dhe mbijetojnë në opozitë. PS-ja do humbasë zgjedhjet mbas qeverisë Zaho 3. Kur të mos jenë më idiotët e mësiperm në politikë.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Te shohim cdo ndodhe.......

        Thone ne Washinton DC se Sekretari i Shtetit Rubio po shqyrton mu desine per te derguar Ambasadoren Yuri Kim perseri ne Shqiperi, nese ajo pranon!

        Përgjigjjuni
        1. Ku ka zë , s’është pa gjë !

          Po erdhi Yuri prapë , ç’do hanë , se barin e mbaruan ?!!!

          Përgjigjjuni
        2. V
          Valbona

          Pse kot u paguan 6 milion dollare nga i biri i Vukmanović-it dhe vellai nga babai iRadovan Karadžić-it?

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kazanet televizive

            Ku eshte problemi , te gjitha kazanet genjen, futja pordhes se askush nuk te degjone. Qe nje dite do vdese e di se eshte cikel, por qe te besoje çfare Bufi Fevziu Shkullaku Bushati Lubonja Cani Çurri Hoxha Vangjel Abilekaj Eni Vasili Peka Andi Bejte Bâton Haxhiu Erla Mehilli Grida Suma Rakipillari Rakipkari Barbaramo Sonila siliconi Krasta pédophili thone as i degjoje e as i besoje.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Babai Pollos

              Sido qe te behet puna me Yuri Kim, ajo mbetet nje grua e hekurt qe i beri gjithe demokratet , te ndershem dhe te pandershem qe te hane bar......

              Përgjigjjuni
              1. U
                Ushtari.

                Prsh Znj.Juri.Te uroj shendet te plote kudo qe te jesh.Vetem nje gje ke pere " keq " ne Shqiperi.I ke bere ca me zemer.Ju del shpesh naten ne gjume atyre dhe tak del nje lajm ne portalljet e tyre " gjoja " nga departamenti i shtetit.Une nuk e di ca i ke bere ketyre " bare miu " i ke hedhur qe edhe ne gjume u del apo u dalin ne gjume " bemat" e tyre dhe flasin neper gjume ah juri ah juri.A mos valle e kane me kozmonautin e famshem Juri Gagarin qe keta " pordhtallistet" e tanishem nuk e njohin fare dhe e ngaterrojne emrin e tije me tendin.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje