Sot, me dhembje dhe mall të thellë, mora lajmin se Ambasadori Werner Daum është ndarë nga jeta.
E ndjej si një humbje personale. Një humbje jo vetëm për njeriun që qëndroi në një pikë kyçe të historisë sonë në vitin 1990, por edhe për mikun tim — një njeri me të cilin ndava jo vetëm momente të rënda e historike, por edhe mendime, letra, kujtime dhe heshtje kuptimplotë që vetëm miqtë e vërtetë i ndajnë.
E kam për nder që e kam njohur Ambasadorin Daum jo vetëm si përfaqësues të një shteti të madh dhe të drejtë, por si njeri — i drejtë, i ndjeshëm, i përulur dhe i guximshëm. Ai nuk qëndroi pas xhamit të trashë të protokollit diplomatik. Në ditët e korrikut të nxehtë të vitit 1990, ai qëndroi pranë nesh, përballë frikës, përballë mureve të sistemit që po binte, por që kafshonte ende.
Ishte ai që, me një vetëdije të thellë morale dhe përgjegjësi njerëzore, përballoi presionin dhe ndihmoi në shpëtimin e jetëve tona. Jo si detyrë diplomatike, por si akt njeriu. Ai ishte aty kur hyrëm në Ambasadën Gjermane më 2 korrik, dhe kujtoj përjetësisht mënyrën sesi foli, si dëgjoi, si i trajtoi të gjithë me dinjitet — edhe kur kishte rrezik, edhe kur kishte pasiguri.
Më vonë, në vitet që pasuan, lidhja jonë vazhdoi. Në një letër që më dërgoi, shkruante:
“Shumë njerëz nuk i jetojnë revolucionet apo nuk arrijnë që të marrin pjesë në to. Ju e bëtë. Unë e bëra dhe kam bërë të tjera gjëra përpara dhe më pas, por me një pjesëmarrje të qetë në lëvizjet e ngadalta të njerëzimit. Këto mund të shkojnë përpara me përmirësim apo të shkojnë për më keq dhe kush e di?”
Në këtë reflektim të thjeshtë qëndron thelbi i tij: modestia e një njeriu të madh që e kuptonte lirinë si proces të brendshëm, jo vetëm si ngjarje politike. Ishte një zë që më mbështeti, më kuptoi dhe më dha një dëshmi të heshtur që ajo që bëmë nuk shkoi kot.
Në librin tim “Guri i fundit i dominosë”, kam përfshirë pjesë nga komunikimi ynë, sepse besoj se ai zë — i kthjellët, i drejtë, i thellë — meriton të mbetet i dëgjuar edhe pas largimit të tij.
Werner Daum ishte një nga ata njerëz të rrallë që vjen në jetë për të lënë gjurmë jo me zhurmë, por me qëndrimin e tij të qetë dhe të palëkundur.
Sot, i them lamtumirë me dhembje, por me një falënderim të thellë.
Lamtumirë, mik i rrallë.
Mirënjohja ime është e përjetshme.
Avash ti ore se na plasi trapi për këtë...
Werner Daum nuk ka qene asnjehere ambasador dhe mos i atriboni tituj qe nuk i takojne, ka qene vetem i ngarkuari me pune prane ambasades mbas largimit te personelit dhe ambasadortit Dr. Klose. Ne vitet e punes normale te ambasades ka qene atasheu kulturor, nje nepunes i rangut te trete. Ka qene promotori i futjes se njerezve ne ambasaden e tij sic edhe ka monitoruar te gjithe ate situate kaotike ne korrikun e vitit 1990. Shpreh ngushellimet e mija me te sinqerta duke qene se kam pasur rastin ta takoj ne ato dite kaotike si edhe ketu ne Canada
Ilir e paske honger dhe ti nga corba e saliut Po ai nuk ishte ambasador po ci duhej te vinte te saliu ketij mo aman. Saliu te ben pithtar
Bravo z. Ilir Demalia ( Syci ) qe me kete shkrim te hapur qe tregon " Mirenjohen " e Ambasadorit z. Werner Daum..... te gjithe Shqiptaret duhen ti jene " Mirenjohes " te ndjerit Ambasador z. Werner Daum.... dhe gjithe Shteti Gjerman per kontributin dhe ndimen qe ka dhene dhe jepe akoma Shteti Gjerman per Shqiptaret dhe Shtetin Shqiptare , per rindertimin e Demokracise ne Shqiperi.... me mijra Shqiptare Jetojne edhe punojne ne Gjermani .... dhe ky nje kontribute i madhe ndime per secilin Shqiptare dhe Familiet Shqiptare .... edhe juve z.Ilir Demalia ( Syci ) do ngeleni ne Histori per kontributin qe po jepni duke luftuar kermen kriminelin me kryesore peneciline vellain siamez te Karacici sali kriminelin...
Bravo z. Ilir Demalia ( Syci ) qe me kete shkrim te hapur qe tregon " Mirenjohen " e Ambasadorit z. Werner Daum..... te gjithe Shqiptaret duhen ti jene " Mirenjohes " te ndjerit Ambasador z. Werner Daum.... dhe gjithe Shteti Gjerman per kontributin dhe ndimen qe ka dhene dhe jepe akoma Shteti Gjerman per Shqiptaret dhe Shtetin Shqiptare , per rindertimin e Demokracise ne Shqiperi.... me mijra Shqiptare Jetojne edhe punojne ne Gjermani .... dhe ky nje kontribute i madhe ndime per secilin Shqiptare dhe Familiet Shqiptare .... edhe juve z.Ilir Demalia ( Syci ) do ngeleni ne Histori per kontributin qe po jepni duke luftuar kermen kriminelin me kryesore peneciline vellain siamez te Karacici sali kriminelin...
Kujtoj ate Korrik shume te nxehte te 1990-tes, kur punonjesi i ambasades gjermane ( ndoshta mund te ishte i ndjeri Daum ) erdhi tek njeri nga dyqanet e bukes ne Tirane me furgonin e vogel te ambasades, te blinte buke per 3200 shqiptaret qe kishte ne oborrin e ambasades. Shitesja, sipas urdherit qe kishte marre nga superioret e saj, refuzoi ti jepte buke. Keshtu benin edhe shiteset e dyqaneve te tjera. I shkreti gjerman, shkonte cep me cep te Tiranes per te blere buke per shqiptaret e vet, dhe kthehej duarbosh, sepse keshtu ishte urdheri !!!!
Bukur dhe respekt per kete shkrim mirenjohje .....por ate fjalen "hyrem" ne amdasade zevendesoje se eshte fshtarake edhe per ca prej nesh nga jugu qe e perdorim.