Nga Dorian Matlija*
Përtej një përgjigjeje Kryeministrit për Thoma Gëllçin, avokaturën sovrane të shtetit dhe ca gjëra të tjera që thuhen në kësi rastesh…
Dëgjova sot ligjërimin publik të Kryeministrit, i cili kishte marrë në konsideratë një mesazh publik që postova në faqen time në Facebook. Konkretisht, ai nuk ishte dakord që Avokatura e Shtetit të kishte mbajtur qendrim pro Thoma Gëllçit në Strasburg, sepse fundja, sipas mendimit të tij, Avokatura e Shtetit, si organ sovran që përfaqëson Republikën e Shqipërisë, ka detyrë të mbrojë shtetin dhe se nuk ka çfarë ndikimi të ketë nga qeveria. Mua më ngjau që me këtë rast bëri një devijim nga përgjegjësitë politike të qeverisë në raport me shkeljen e të drejtave të njeriut që raportohen në Strasburg. Në fakt, Kryeministri gabohet, por nuk do ndalem vetëm këtu. Historia ka një përmbajtje dhe një kontekst.
Si fillim, Avokatura e Shtetit varet nga Kryeministri. Po të ishte ndryshe do varej nga Kuvendi. Avokatura e Shtetit në gjyqet në Strasburg quhet “agjenti qeveritar“ dhe shteti mbrohet nga pushteti ekzekutiv. Nuk mbrohet as nga Kuvendi dhe as nga ndonjë xhep i pushtetit gjyqësor. Qeveria mund të ndodhë që të mos jetë dakord me gjykatat vendase dhe mund të jetë dakord me ankuesin që ka paditur Shqipërinë në Strasburg. Madje, në çdo gjyq atje në Strasburg, Gjykata fton palët që të zgjidhin çështjen me pajtim. Dhe herë pas here ndodh që të arrihet pajtimi. Madje, është pjesë e mekanizmit “kontrollo e balanco” që është i domosdoshëm. Pra, gjykatat e vendit mund t’ja fusin kot, të shkelin të drejtat e individëve, dhe kur Gjykata e Strasburgut pyet “agjentin qeveritar” (Avokaturën e Shtetit në rastin tonë), kjo e fundit mund të dalë kundër gjykatave vendase dhe pro individit ankues. Në këto raste, Avokatura e Shtetit bën një marrëveshje, ose deklaratë të njëanshme ku pranon shkeljet e bëra, si dhe ofron zgjidhje për problemin, duke shtuar edhe një shpërblim dëmi që e merr përsipër vullnetarisht.
Në praktikë, në të paktën tre raste ku unë kam qenë i përfshirë, Avokatura e Shtetit, gjatë kohës së kësaj qeverie, ka ofruar zgjidhje me pajtim. Në rastin Veizi dhe të tjerët kundër Shqipërisë, në rastin Myrtaj dhe të tjerët kundër Shqipërisë, si dhe në rastin Matlija kundër Shqipërisë. Dy të parat kanë lidhje me të drejtat e shkelura të familjarëve të të vrarëve të 21 janarit, dhe e treta ka lidhje me shkeljen e të drejtës për informim që më është bërë mua personalisht nga Kryeministria për një dosje që nuk ma jepnin. Mbase ka edhe të tjera si këto raste.
Pse ndodhi që Avokatura e Shtetit në rastet e 21 janarit ra dakord me ankuesit dhe doli hapur kundra gjykatave vendase? Sepse u bind që gjykatat shqiptare kishin shkelur standardet. Ankuesve iu mor përsipër riçelja e hetimeve, si dhe një shpërblim dëmi për andrallat që kishin kaluar për ta çuar çështjen deri në Strasburg. A është e drejtë kjo mënyrë veprimi? Po, është e drejtë dhe e bazuar në Konventë dhe rregulloren e Gjykatës së Strasburgut. Po pse nuk e bënë të njëjtën gjë edhe për Gëllçin? Aty kishte shkelje të hapura të standardeve nga gjykatat shqiptare. Madje Strasburgu i bëri të qarta që nga mënyra se si i shtroi pyetjet për qeverinë. Por Avokaturës së Shtëtit nuk iu duk me interes për të rënë dakord me Gëllçin dhe madje e luftoi përmes një morie shkresash e kundërshtimesh, duke bërë të bardhën të zezë e të zezën jeshile, a thua se erdhi dita e qametit që Gëllçi i rrezikshëm mund të transformohej befas në viktimë dhe SPAK në persekutor.
Për ta futur lexuesin pak në kontekst, për habi, Avokatura e Shtetit ishte aty kundër Gëllçit edhe kur ai kërkonte në gjykatën e Tiranës që të hapej gara për Drejtor të RTSH. Për çudi e them sepse RTSH mbrohet zakonisht nga juristët e vet, përveç rastit Gëllçi ku juristëve të RTSH-së iu hoq demonstrativisht autorizimi në mënyrë të paprecedentë për ta kaluar direkt mbrojtjen te Avokatura e Shtetit, e cila as sot nuk arrij dot ta kuptoj pse kundërshtonte hapjen e asaj dreq gare. Asaj gare që si përfundim u hap me urdhër gjykate, por vetëm pak ditë pas arrestimit të Gëllçit që nuk mund të rikandidonte dot nga biruca ku e futën.
Ajo avokatura sovrane, qëlloi dy herë kundër Gëllçit, një herë në Tiranë kundër të drejtës së tij për të garuar për drejtor dhe një herë në Strasburg kundër arrestimit pa baza dhe shkeljes së prezumimit të pafajësisë. Ajo avokatura sovrane jo vetëm që nuk duhet parë si sondë jashtëtokësore nga Kryeministri, por duhet, dhe siç e thashë më lart ka ndodhur herë të tjera, të orientohet nga politikat e qeverisë. Aq më tepër kur ajo reklamon që synon BE-në. Aty ku ka shkelje të ligjeve, konventave e standardeve ta pranojë shkeljen dhe të kërkojë marrje masash, e jo të luftojë kot kundër gjithë logjikës së Strasburgut, apo ligjeve tona vendase, kur në fund prapë dihet që do humbasë, por do humbasin edhe ca vite nga jeta jonë. Qeveria dhe Kryeministri i kanë të gjitha mundësitë që të rregullojnë standardet jo andej nga fundi kur vijnë dhimbjet e ardhjes së ndonjë veze, por që kur jepen shenjat e para që ka diçka që nuk shkon. Gëllçi e dha sinjalin që në vitin 2021. Jo një sinjal, por dy.
Ai e dha sinjalin në një kohë kur i vetmi rrezik real që përfaqësonte Gëllçi ishte që kishte shndërruar RTSH në një përbindësh që kishte thithur befas shikueshmërinë, kishte shtuar një mori kanalesh të reja, i kishte përpirë konkurencës edhe Champions League, Formula 1, etj., kishte investuar në teknologji të reja në studio, në antena, në programe kompjuterikë e aplikacione telefoni, kishte bërë reformë administrative si dhe transmetonte edhe ca investigime të hidhura. Dikush, ose disa, mbase e donin RTSH-në pa kokë dhe pa Thoma, dhe për ironi e akuzuan pikërisht për arritjet, për hapjen e një kanali të ri, për tenderimin e një teknologjie të re, për blerjen e Champions League, për atë aplikacionin RTSH Tani (i përjetshëm qoftë kujtimi i këtij aplikacioni tashmë të zhdukur), për antenat e riparuara, për mënyrën e menaxhimit kompjuterik të programeve, e shumë të tjera.
Akuzat ndaj tij ranë njëra pas tjetrës, por ama efekti i tyre, i shoqëruar me spektaklin e arrestimit në momentin kyç të rikandidimit, bëri që drejtori afatshkurtër i mëvonshëm (i zgjedhur pak ditë pasi Gëllçi u neutralizua me arrestim), mbase i terrorizuar nga çfarë i bënë Gëllçit nuk hodhi ndonjë hap me rëndësi dhe dha dorëheqjen shpejt. Më pas një dretor tjetër afatshkurtër, në dijeninë time u njoh në publik vetëm për shkarkimet nga puna që i bëri një morie profesionistësh. Sot, RTSH është jo vetëm pa drejtor, por edhe pa Këshill Drejtues fare. Sot e ka humbur jo vetëm shkëlqimin e përkohshëm që pati në kohën e Gëllçit, por po i bien edhe ciflat e asaj që ka mbetur. Dhe të mendodh që BE kërkon jo vetëm standarde në drejtësi, por edhe përmirësimin e medias publike.
SPAK dhe ajo avokatura sovrane u sollën si ai budallai i dobishëm që me një gur vranë dy zogj të bukur për standardet evropiane. Gëllçit i morën 10 muaj nga jeta në arrest pa standarde, dhe RTSH-së i morën lavdinë që duhej dhe mund të kishte si media publike me standarde. Thoma Gëllçi sot është mirë me shëndet e humor dhe i zgjidh vetë problemet me standardet e arrestimit, por RTSH sot është sëmurë dhe nuk do ishte habi edhe të mbyllej fare. Por, si çdo e keqe që ka një anë të mirë, edhe në këtë rast RTSH e ka akoma një vlerë në rritje dhe kjo është vlera e truallit të godinës.
*Avokat i Thoma Gëllçit
Avokate mos ha mut kot.. Qeveria shqiptare nuk kontrrollon avokaturen e shtetit dhe nuk mund te nderhyj te bej pazare sepse krijon precedent. Qeveria eshte pjese e shtetit shqiptare ashtu sic jane gjykatat, parlamenti e te tjera. Qeveria nuk eshte shteti shqiptare. Eshte avokatura ajo qe propozon zgjidhje qeverise jo e kunderta. Pastaj tjeter pune ka patur te drejte apo jo avokatura e shtetit. Nese ka dicka per ta bere pergjegjsi Ramen eshte ministria e drejtesise qe varet nga ai e qe nuk merret vesh ca mut pune bejne. Te drejtat e njeriut jane pergjegjsite e drejt per se drejt e minsitrise se drejtesise.
Fjalia e fundit perle! ????????????????. I madh avokati!
Absolutisht qe ketu fle lepuri Avokat. Me nxitjen dhe vajisjen e Frangajt dhe vejushes se Top Kanalit Rama urdheroi burgosjen e Gellcit (shokut te Olsit-vllait) duke i hapur rruge rrenimit te TVSH (i vetmi TV qe mund te shihnim ndonje ndeshje pa paguar) me qellim qe ne territorin e saj se shpejti te ndertohej nje kulle 37 kate plus antena ku Sandri, Vejusha dhe EDrama gezonin ne perqindje ndertimin. Tek dosjet e "riarkivuara" per djegje te Bashkise provohet lehte kjo gje. Drejtoresha e agjensise se Territorit aktuale prandaj mbante origjinalet tek "arkiva" e bandes se Elbasanit te cilet sja kishin besen as Rames as Frangajt... Nje kulle 40 kateshe ne te njeten procedure do te ndertohet mbi godinin e thesarit te Tiranes - ish trikotazhi ke rruga e Elbasanit. Jane perkatesisht rreth 43 kulla mbi prona publike te cilat do te garanci-siguronin pushtetin ekonomik absolut te Edrames per 100 vjetet e ardheshem... hani fara njerez sufllaqe dhe brohorisni Parti Edver..
nje kronike e thjeshte dhe pak si shume siperfaqesore qe deshmon kapjen e SPak dhe drejtesise se re nga oligarket, sidomos ata qe zoterojne mediat private.... te gjithe e dime c'baterdi kane bere me pronen publike e ne kurriz te privateve me ndihmen e duke shfrytezuar strukturat shteterore, ende sot i bejne karshillek e komande ligjit e shtetit... atehere si shpjegohet qe as edhe NJE hetim i vetem i kesaj drejtesise se re nuk ka nisur ndaj tyre?!! Edhe ta qe SHBA i kane shpallur non-grata si qofdtelargu vijojne te gezojne te qete milionat e vjedhura e te bejne ligjin
Edhe une e mbaj mend mire sulmin qe u be ndaj Gellçit,sepse fillova t'a ndjek RTSH sidomos ne emisionet sportive ,te cilat filloi t'i bleje dhe t'i transmetojë pa pagesë.RTSH nuk e kishte me qeverinë ne ekran gjata gjithe ditës,si dhe kryeministrin.Opozita kishte me tepër dalje ne tv.Filluan edhe emisione politike,me te ftuar nga dy krahët,qe e bene me interesant.U shtuan shume kanale.Mirepo kjo shtoi shikueshmërinë e publikut,sidomos sporti dhe te gjithe e dijme qe tv private do te bëheshin xheloze dhe dikush duhet te nderhynte.Dhe ky ështe rasti i pare qe Spaku ja futi kot,po ashtu gjykata,me duket per RTSH Agro,nje muhabet krejt kot,jo nje muaj para jo mbrapa,jo paketa dej,jo kendejku nuk kishte nje veprim korruptiv.Me sa duket per ti bere pune tv private,i dhane goditje RTSH qe edhe sot nuk e ka marre veten me
Shkrim i persosur dhe aspak tendecioz! Eshte shume e vertete se ne kohen e Gellcit Drejtor te RTSH-se , kjo e fundit u permiresua shume dhe ndoshta ka prekur interesat e klaneve monopolistike te medias ne Shqiperi, pra te Top-it dhe te Frangajt! Tani se cfare lidhjesh kane interesat klanore te ketyre televizioneve kombetare me organet e drejtesise nuk e di. Por, nuk arrij te kuptoj qasjen e qeverise ndaj drejtorit RTSH-se sikur te ishte femije kopil !
Nuk e kam idene se si ka qene dhe se si eshte historia e ketij Thoma Gëllçit, por nga sa lexova shkrimin e avokatit te tij, dhe menyra e te shprehurit, krijoj pershtypjen se ka plotesisht te drejte. Avokati meriton jo vetem nje "Bravo" te madhe! Dhe te vjen per te qeshur kur lexon "pendimin" qaraman te Braçes, se ishte koha kur sapo kishin miratuar formimin e SPAK-ut, kohe qe kishte nevoje vetem per duartrokitje ndaj tij (saken se i vente mendja ndonjerit per ndonje vrejtje).
Te lumte avokat! Nje shkrim i rralle dhe shume i qarte ne nje kohe te turbullt!
Dorian Matlija-Avokati i Popullit Shqiptar!
U arrestua sepsecfrangaj e kerkoi, sw gellci mori te drejtat sportive te cemsion ëiges, e boterorin
BRAVO avokat,shkrim profesional dhe plotesisht ne respekt te asaj çka duhet thene.
Sa keq po sillen shqiptaret e fronit me popullin e tyre ! As Turqia e as Hitleri nuk sillen si drejtesia shqiptare e e beniamini tyre Sali Krimineli. Shume shqiptare kam lexuar ne komente: largoni ate njeri nga Shqiperia , te shpetoje ai popull se ka futur lavren nga veriu ne Jug, ka infektuar njerezit dhe s'po gjen rehat vendi. PO te ishte i fuqishem parlamenti shqiptare duhej te merrte masa drastike edhe kunder drejtesise edhe kunder mediave te bosave te krimit. I paashe ne foto ne rresht kryetaret e partive politike qe ne fakt s'kane asnje antar, te shkonin tek Saliut te regjistroheshin per deputet te radhes. Edh parlamenti ardhsem te njejtat probleme do kete. Ngrihen kembet e bien kokes. E ka thene mire Driteroi: ne vendin tim e ne vendin tend-nje i çmendur , te gjithe i çmend ! 35 vjet, eshte bere 35 vjeç femija qe ka lindur dhe gjarperi hematues shqiptar aty, perreth Plepat qe e mbrojne dhe vazhdojne te rrenjzohen sot me Dumanin e kompani.
Avokat Matllia . Ke I sakte dhe I kthjellet..
Ka qene e vetmja periudhe qe une iu riktheva, fillimisht me dyshim TVSH por me pas me interesin dhe kenaqesine ndjekjes se lajmeve, programin per bujqesine, ndeshjet e kombetares, etj., me nje cilesi shume me mire se te gjitha kanalet e tjera. Por, nese si drejtues nuk shkon sipas interesave te kokeboshit qe na ka rene per hise ta kemi KM, ky i fundit te hedh ne plera. Interesat ishin te cvleresohej vlera e objektit ne menyre qe ky i gjati te mund te ngrinte kullen e rradhes. Por edhe Frangaj e Top Ch luajten rolin e tyre per ta minuar konkurrencen e forte te TVSH Pergezime avokat Matlija
Na henge shigen e mengjezit edhe ti avokare qe na shet pordhe si i zgjuar . Ti mut ishe avokat i ZONJES SE NDERUAR ZAMIRA DURDA e c'fare arrit te befsha mutin mu floket qe me mban e na tregon procedurat sikur te gjithe lexusit do behen jurista . Tere ato pare qe .errni duke shfrytezuar fatkeqesite e njerzve i harxhofshi per koken tuaj e mos gjeci derman e atje ku ju dhem me shume .
Zamira Durda arriti ta coj Fate Mediun ne gjyq dhe do vije dita e denimit . Harrove sa here ja hodhi ai me procedura ? Avokati arriti ta hap gjyqin me vendim strasburgu.
Bejeni Avokat Populli Dorianin! Nuk hengri luge corbe te prishur asnjehre. Mbroi hallexhijte e 21 janarit edhe kur PS i harroi. Bravo Doro!
Avokat,nuk kuptova asgje nga letra jote!!!!????
Avokati qe zhvat te dy klientet...vrasesin e viktimen..si ne rastin Gerdeci...e Ka shtyre edhe ky gjyqin ne kalendrat greke.ky duhej perjashtuar nga mbrojtja me kohe..eshte nje sali i vogel
Komenti i pare, i 'Po" jashtezakonisht i sakte, profesional, duket qe e njeh mire si funksionon avokatura e shtetit, dhe se qeveria nuk eshte shteti. Shteti jane te tre pushtetet dhe qeveria=ekzekutivi eshte vetem njeri nga to. Pra, avokatura e shtetit duhet te mbroje te treja pushtetet prane institucioneve nderkombetare te drejtesise, mire ose jo.
Sado ta mbrojne Thoma Gellcin komentues te tipit ERDOGAN, e zeza nuk behet e bardhe. Ai eshte nje hajdut i parave te RTSHse. U denua vetem per nje tender, nderkohe qe ka vjedhur me te dy duart. Tenderi ne fjake iu dha kompanise TBS96, e cila kishte cmimin 25 milione leke te rinj me shume se kompania tjeter ne gare, nderkohe qe pajisjet e ofruara ishin te njejta. Le te thote avokati Matlija arsyet pse u skualifikua kompania tjeter. Ai hesht, ashtu sic heshtin edhe te tjeret qe mbrojne Gellcin. Punonjesit e RTSHse i dine mire vjedhjet e Gellcit dhe veprimet e tij amorale ne RTSH. askujt nuk i ka ardhur keq per denimin e tij, por u ka ardhur keq te gjitheve per denimin e dy 25 vjecareve qe u bene viktima te Gellcit. Si mund te besohet mbrojtja qe i ben Gellcit gazetari Lutfi Dervishi, kur ai paguhej nga Thomai me nje rroge prej 4 mije euro ne muaj ne RTSH. Gjeni nje rroge tjeter te tille ne nje institucion tjeter publik. Gjykata e Strasburgut nuk hodhi poshte akuzat per vjedhje, por hodhi procedurat e arrestimit me burg. Avokati ben detyren e tij, por nuk tregon se si, i mbrojturi i tij, vidhte parate e RTSHse. Dokumentet e vjedhjeve te Gellcit jane aty, por askush nuk flet e nuk merret me to. Dhe askush nuk flet qe kompania tjeter, ajo qe u skualifikua, hapi nje gjyq, qe vazhdoi disa vite, kunder veprimeve te tij. ERDOGAN, ti duket qe je njeri i Gellcit. Po komenton te Tema. Trego per vjedhjet e tij, apo je paguar edhe ti me parate e RTSHse?