
Asgjë e papritur. Asgjë ndryshe prej nga sa ishte kumtuar më parë. Këshilli i Bashkisë së Tiranës e ka votuar propozimin për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e Kryetarit të Bashkisë.
Në shkelje të ligjit, siç kanë nënvizuar shumë prej juristëve. Madje, duke i çelur udhë një precedenti shumë të rrezikshëm. Por në përputhshmëri me porosinë, kinse me urdhërin e dhënë disa ditë më parë.
Erion Veliaj tani është edhe viktimë e një qëndrimi politik.
Për më tepër, viktimë e qëndrimit politik të atyre që me emrin e tij dhe nën këmbët e tij u bënë socialistë; u bënë tregëtarë, u bënë veprimtarë, patronazhistë, servilë, hipokritë, hileqarë e çfarë nuk u bënë.
Në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë së Tiranës, të thirrur enkas për të dëshmuar edhe publikisht Frontin e Bashkuar kundër Erion Veliajt, këshilltarët e Edi Ramës u bënë bashkë me këshilltarët e Sali Berishës. Me vonesë, por gjithësesi bashkë.
Këshilltarët e Sali Berishës e patën kërkuar shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës katër muaj më parë, m’u atë ditë kur siç e parashikon ligji, ai bëri plot tre muaj pa qenë në detyrë, prej se mbahet i burgosur.
Ndërsa këshilltarët e Edi Ramës, bënë sot pa asnjë ndjenjë turpi, pikërisht atë që e kishin refuzuar atëkohë, duke u bërë kopja karagjoze e këshilltarëve të Sali Berishës.
Erion Veliaj ishte i vetëm përballë tyre. Dhe i vetëm do të jetë edhe tash e mëtej.
Nuk i mundësuan as të drejtën formale që të dëgjohej për të mbrojtur veten dhe për të paraqitur argumentat e tij.
Tufa e këshilltarëve (njëri madje edhe pranoi se ishin dele!), u shpërfaq në plotërinë e vet si trupa më mediokre, krejtësisht e padenjë dhe e pavlerë për të qenë përfaqësuese e Tiranës në kuvendin e këshilltarëve të saj.
Këshilltarët kokëboshë, ata që vetë Erion Veliaj i përzgjodhi pikërisht për këtë cilësi dhe që i përdori sa qe në detyrën e Kryetarit të Bashkisë për çfarë ia deshi qefi atij, sot u shfaqën si një pellg llubatëtire, përmjerrë siç e meritojnë njerëzit që nuk kanë as minimumin e dinjitetit. Mbase, edhe ngaqë të mësuar të përdoren përdhunshëm, nuk dinë të jetojnë ndryshe. E meqë nuk e kanë më “Lali Erin” e tyre, po rendin të dëshmojnë për “Lali Edin” se çfarë janë në gjendje të bëjnë.
Shpresoj se gjithë sa ndodhi në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë së Tiranës, të paktën të mund të shërbejë që Erion Veliaj të kuptojë edhe aty ku është se kë ka përballë ose se kë ka kundër.
I duhet të luftojë me të gjithë.
Llubatetire je edhe ti qe kr shkruar kete shkrim sepse merresh me llubatetirat e bashkise por ke frike te permendesh kryellibatetiren qe detyroi llubatetirat te votonin sic votuan. Ne kete shkrim ai qe duhej te permendej me se shumti eshte ai qe nuk permendet fare! Edi Rama! Ky eshte strategu qe pasi rrasi lali erin ne burg, nuk e la as te vinte e te fliste. Prandaj nese nuk ke bole te permendesh kryellubatetiren na kurse adetin per te harxhuat kohe me llubatetirat sepse nje prej tyre je dhe vete!
Dakord.
Rofte mbreti poshte mbreti!
Krishti inspektoi burgun.Ne qeline e pare pyeti te denuarin: pse je denuar? UNE tha ai vodha nje lope.Krishti tha kushedi i shkreti mund te kish femijte pa buke.I falur qofte.Te qelia tjeter. beri te njejten pyetje.Une tha i denuari u zura me komshiun dhe ne zenie e siper e qellova dhe ai vdiq.Krishti tha se dhe ai tjetri duhet te kishte faj dhe e fali dhe kete.Te qelia e trete pyeti te denuarin :Po ti cke bere i tha.Ai iu pergjegj se nje nate dimri trokiti ne nje dere dhe i zoti e pranoi ne shpi .I dha strehe dhe ushqim po ky naten u ngrit dhe e vodhi.Krishti e degjoi uli koken dhe nuk foli fare.Mosmirnjohja eshte mekati me i madh.Veliaj ata i ktheu nga askushe ne dikushe
Mbreti vdiq! Rroftë mbreti!.... . Kështu është vepruar në të gjitha kohët.
Sic thoshte dhe nje “ intelektual”… t’i zbrezi shqiptari kalit, pothuajse gje e pamundur” . ( nqs veliaj dhe cdo veliaj e donte qytetin e tij, menjehere jepte dorheqien, i sakte apo i gabuar vendimi gjyqsor, nje kryebashkiak e di shume mire sepunet e perditshme nuk presin. te -tjerat - jane fiks ato qe kane mbjelle vete per “ te tjeret” por ja qe rralle, shume rralle, u bie te shohin cfare punesh bejne kur marrin vendime )
ka palaco te djathte ka edhe te majte ngjajne shume fundja te klonuar jane nga nena parti por ne fund, te gjithe palaco jane