Nga Fatos Tarifa
Kur Aristoteli e cilësoi njeriun një “kafshë politike” (political animal), ai nuk kishte parasysh majmunin. Njeriu, për Aristotelin, është një qenie shoqërore me aftësinë të flasë, të arsyetojë moralisht e në mënyrë racionale.
Këto aftësi e veçojnë njeriun esencialisht–dhe gjenetikisht–nga të gjitha krijesat e tjera të natyrës, edhe nga kushërinjtë etij majmunoidë, duke i dhënë kësaj “kafshe politike” cilësi njerëzore, shoqërore. Por nuk e bëjnë një “majmun politik”.
Aristoteli nuk kishte se si të fliste për “majmunë politikë” 2,400 vite më parë në Athinën e kohës së tij. Athina kishte njohur oligarkë aristokratë dhe përfaqësues demokratë të qytetarëve të saj të lirë, por filozofi i shquar, mësuesi i Aleksandrit të Madh, i Teofrastit dhe i Aristoksenit, nuk kish parë në kohën e tij përfaqësues të “demosit” që t’u ngjanin majmunëve që kacavirren nëpër dyer e dritare.
Pamjet e jashtëzakonshme e të pabesueshme që pamë sot në kangjellat dhe dritaret e godinës së zyrave të Kuvendit të Shqipërisë dëshmojnë majmunërinë politike të një pjese të atyre që do të duhej të përfaqësonin qytetarët shqiptarë në atë kuvend.
Në fakt, shkalla e emancipimit shoqëror e politik, madje edhe shkalla e zhvillimit intelektual e kulturor të majmunëve të tillë, është shumë më e ulët se sa ajo e shumicës së qytetarëve të këtij vendi që ata supozohet se i përfaqësojnë.
Ku kemi arritur! Në vitin e 23-të shekullit të 21-të dhe në të 33-in e një tranzicioni që pas çdo hapi para, bën dy hapa pas.
Ku na ka sjellë e ku po na mban kjo klasë politike që vetë ne, si qytetarë të këtij vendi, e kemi krijuar. Në mos e kemi krijuar, e kemi toleruar dhe ndihmuar të bëhet kjo që është.
Sot shkruaj për majmunët e politikës, për deputetë që sillen si majmunë, ose si majmunë që, fatkeqësisht, janë deputetë dhe, si të tillë, gëzojnë imunitet. Majmunë me imunitet. Imunitet për majmunë.
Natyrisht, jo të gjithë ata janë majmunë. Sot pamë vetëm disa të tillë. Pesë a gjashtë. Ka dhe të tjerë, por sot këta ranë në sy. Majmunë veshur me blue jeans që kacavirreshin këmbë e duar, si të parët tanë primatë, për të hyrë në atë godinë të Kuvendit të Shqipërisë me një qëllim të vetëm: të pengonin veprimtarinë e komisioneve të kuvendit duke prishur imazhin e atij institucioni që do të duhej të ishte një tempull i demokracisë. Një tempull ku ata të hynin fisnikërisht, si tempullarë, jo si majmunë.
Kjo është një pjesë e opozitës politike të këtij vendi. Jo e gjitha. Por e gjitha duket se nuk bëhet bashkë. Në fakt, sot në Shqipëri kemi politikanë opozitarë. I kemi në parlament dhe jashtë tij. Por nuk kemi një opozitë demokratike. Një opozitë që të respektonte rregullat e lojës demokratike.
Ky nuk është një fat i keq vetëm për opozitën. Ky është një fat i keq edhe për shumicën qeverisëse. Një fat i keq edhe për ata qytetarë që nuk e pëlqejnë qeverisjen dhe qeverinë e sotme, por që me këtë opozitë ndihen të papërfaqësuar.
Mungesa e një opozite të vërtetë është një fat i keq për vetë demokracinë tonë. Sepse pa opozitë, nuk ka demokraci.
Por, edhe pa një demokraci të vërtetë nuk mund të ketë opozitë të bërtetë. Është një situatë “Catch-22”. Njëra pa tjetrën dhe tjetra pa njërën nuk mund te ekzistojnë.
E kujt është përgjegjësia? Vetëm e opozitës? Jo. Përgjegjësia, sado destruktive të jetë një opozitë, nuk mund të jetë vetëm e saj. Pala që ka shumucën në parlament dhe drejton qeverinë ka gjithashtu përgjegjësinë e vet. Këtë përgjegjësi nuk e pranon ta marrë mbi vete as njëra, as tjetra palë. Ajo mbetet jetime. Por nuk është e tillë. Ka edhe nënë, edhe babë.
Duke i kundërshtuar dhe dënuar qëndrimet destruktive të opozitës dhe majmunërinë e sotme të disa eksponentëve të saj në kangjellat dhe dritaret e godinës së kuvendit, unë nuk i shfajësoj dot shumicën dhe drejtuesit e saj, as kryeministrin e vendit që e drejton këtë shumicë në një mënyrë autoritariste.
Të kërkosh ngritjen e komisioneve hetimore në kuvend është një e drejtë kushtetuese e opozitës. Kështu ndodh në çdo demokraci.
T’ia mohosh opozitës këtë të drejtë është jodemokratike, është antidemokratike. Kështu nuk ndodh në asnjë demokraci.
Shumica duhet të sillet ndaj pakicës dhe ta trajtojë atë siç do te dëshironte ajo vetë të trajtohej nga kjo pakicë e sotme nëse ajo eventialisht bëhej nesër shumicë.
Çështa, me sa kuptoj unë, është se, fatkeqësisht, kjo shumicë nuk ka frikë–dhe as mendon–se nesër mund të jetë pakicë. Një siguri e tillë, iluzore ose jo, jo rrallë e bën shumicën të mos u kushtojë vëmendjen dhe seriozitetin e duhur kërkesave të pakicës opozitare dhe të sillet në një mënyrë jodemokratike ndaj saj.
Kjo vlen të thuhet sidomos për kryeministrin e vendit, i cili si kreu i partisë në pushtet, ka shkëputur thuajse çdo marrëdhënie me opozitën dhe, në një masë të konsiderueshme, edhe kontaktet me qytetarët, duke u shndërruar në një “podcaster”.
Nga ana tjetër, vetë opozita e sotme, pavaresisht disa kërkesave legjitime të saj, ka mbetur peng i një individi moralisht e politikisht të rrënuar, të pashpresë e të padëshiruar, me të cilin nuk shkojnë dot askund, me të cilin nuk bëjnë dot asnjë hap përpara, nuk bëhen dot të besueshëm për shumicën e shqiptarëve dhe as të aftë ta kontestojnë e konurrojnë seriozisht shumicën e sotme në pushtet.
Ndarja e saj e vendosur dhe përfundimtare nga ai njeri do të ishte për opozitën gjesti i parë i kthimit në racionalitet dhe hapi i parë i rimëkëmbjes së saj politike, të cilit “rithemelimi” nuk i ndihmoi aspak.(Dita)
MAJMUN DHE KALUAR MAJMUNIT ME XHINSE FIRMATO, O TUNXH.
Eshte e vertete per kerkesat e opozites per ngritjen e komisioneve te hetimit, por ama kur ato jane te drejta. Nuk mund te ngrihet komision hetimi per nje çeshteje qe eshte ne hetim. Deputetet e Foltore me ne krye malokun koketrashe Salin,i kane ne menyre tendencioze,per te bere akuza e steriotipe te cilat Saliu i ka ne shpirtin e tij te zi.
Keto jane trajnuar kur tentuan te pushtonin godinen e PD
Keto jane trajnuar kur tentuan te pushtonin godinen e PD
Cfar ben o shpellar....
Z. Tarifa ata nuk jane opozite, jane te pandehurut e SPAK do gjenin aresye tjeter per tu bere shimpaze, nuk jane bere kane lindur majmun
Fshataret e pagdhendur "fituan". Ishte mbreselenese te shihje Mul Kangjellen kur I futi duarte tek te mbrapmet Salianje fshatar mashtruesit per tu futur nga dritarja e kuvendit, ne menyre te pakuptimte. Nongrata I madh e mori vesh. Salianji dukej I qeshur, edhe me shume. Ishte special gazmor I realizuar nga njrez jo civil, qe si mbushin me djen as kolegeve te PD e Lul Vuls. Gallata vazhdon ne saj te Sals, SPAK punon. Flm idiot, kafshe, shalwinje per spektaklin, po voten PS, perseri!
Zoti Tarifa jam dakord me shkrimin por sidomos me sjelljen jo ligjore qe po ben PS dhe kryeministri Rama me opoziten.Tani ka filluar te me ngjarje me kohen kur Saliu ishte k.minister,por mungon Jozi,se kjo eshte me e bute.aMungesa e k.ministrit ne salle shume shpesh jam i bindur se atij do t'i ule piket edhe pse nuk ka opozite.Mazhoranca ka detyre te bashkepunojne me opoziten ,dikush duhet te thote pse nuk lejojne te ngrihen komisionet si e drejte e opozites.Nuk mendoj se mazhoranca eshte fajtore me rrugen e mbrapshte qe ka zgjedhur,qe po ben te gajasen bota me ato budallalleqe se edhe opozita nuk po ndjek rrugën ligjore por rrugaçerine,qe te le te dyshosh se ata po perdoret nga Berisha per hallet e tija e me veprimet e tyre nenjefare menyre duan te paralajmerojne drejtesine se jane kocke e forte
Ja se do sjelli Rama tani ajkën e Afrikës dhe do e zgjedhi vetë opozitën. Belinda dhe Elisa dolën me fat
Artikull analitik is perkryer. Nje opozite e forte e ben qeverine me te ndergjegjshme ne sjelljet e veta.Fatkeqesia eshte se kte opozite s ka qeni ku ta kafshoj se i ngelet ne dore. Kam nje kerkese, , , , po deshet mos e perdorni prapanicen e Mulit ne artikuj, edhe fytyra do ishte keq boll.
Ju nuk I keni shpjeguar se në parlament dhe çdo ambjent huger nga dera . Çfarë faji kanë ata ? ATA janë rritur nëpër shpella.
SALIU KA THENE 25 VITEME PARE DHE NE VAZHDIM.STABILITETI I SHQIPERIS ESHTE NE DORE TE SALI BERISHES, BILES EDHE RAMIZ ALIA THA DISA HERE KUR SALIU NUK I KA PUNET MIRE AI KRIJON TRUBULLIRA DERI NE DESTABILITET TE VENDIT. TE GJIDH PRESIDENTAT E KRYEMINISTRAT NE SHQIPERI I KANE DITUR KETO DHE TE GJITH VETEM KANE SHAR , KRITIKUAR E AKUZUAR SALIUN POR VETEM KANE PRITUR CFAR AKTESH DO KRYEJ. TE VAZHDOJNE TE PRESIN. NE ASNJE VEND TJETER TE BOTES NUK KA NDODHUR NJE FENOMEN I TILLE DHE PER KETE MBAJNE PERGJEGJESI KOSOVARET QE I THONE SALIUT HIDHU SE KE NE. KEJO ESHTE TRADHETI E ARMIQESI E HAPUR POR NUK ESHTE AS E PARA AS E FUNDIT.
Majmune haxhiqamilsa...
Kete gjendje e ka sjell pakti i 2008 midis pozites e opozites,keta nuk jane deputet te zgjedher nga populli por jane zagar te kryetarve te partive,qeni lehe atje ku i hedhin nje kocke ,skeni par gje akoma.
Zoti Tarifa. Analiza juaj për t’u treguar i paanshëm nuk e ve gishtin në plagë. Përderisa këtë grupim intresaxhijsh e drejton një non grata dhe i marrë nën hetim nga SPAK për korrupsion, në Shqipëri nuk ka opozitë, por një grup majmunësh i udhëgequr nga një gorillë.
Te mendosh qe neser do vine pushtet me sjellje rugaçrie puuu puuu? Po ate nivel kane.
Majmunë politikë apo majmunë realë?!