Mjegulla e opozitës dhe çakalli i Ramës

7 Nëntor 2023, 11:25Blog Nga Namir Lapardhaja

Mjegulla e opozitës dhe çakalli i Ramës

Ndërkohë që një pjesë e opozitës është duke u varur në kangjellat e Kuvendit, nuk është duke lejuar zhvillimin normal të komisioneve dhe seancave plenare, ka ndezur zjarrin për të djegur vetveten, shkakton zhurmë për të mos u dëgjuar asnjë fjalë e arsyeshme, mediat matanë Adriatikut na bëjnë me dije se hyqymeti i Shqipërisë ka arritur një marrëveshje me qeverinë italiane për zbarkim të emigrantëve në brigjet e Shëngjinit dhe në zonën e Gjadërit.


Kjo marrëveshje e panjohur për publikun shqiptar, e padiskutuar në asnjë forum apo institucion vendor, e paekspozuar ndaj asnjë grupi interesi, e mbajtur në fshehtësi të plotë nga qeveria shqiptare, nuk mund të kalojë dhe të arrihet në një periudhë kaosi, në një kohë të turbullt, në një moment ku vetëm për politikë nuk flitet.


Nuk duhet të ndodhin gjëra të tilla për ta kuptuar se si Edi Rama e trajton qeverisjen, por këto detaje përforcojnë bindjen e thellë se pushteti për të është një çiflig personal me të cilin mund të bëjë ç’të dojë, pa pyetur kënd, pa i dhënë llogari kujt, pa u kontrolluar nga asnjë institucion apo pa mbajtur asnjë balancë në ushtrimin e pushtetit.


Arritja e një marrëveshje të tillë, vjen në një kohë kur Kuvendi i Shqipërisë është shndërruar në një arenë cirku dhe shfaqjeje, ku një grup deputetësh janë kthyer në badigardë dhe mbrojtës të zellshëm të Sali Berishës, duke tentuar të trembin sistemin e drejtësisë për të mos iu afruar edhe më shumë atij apo familjes së tij,  gjë që shkakton tërheqje të vëmendjes dhe lënien e sheshit të politikbërjes në duart e ‘përsheshit’ të Edi Ramës.


Gjithçka është e koordinuar me mediat dhe pronarët e tyre oligarkë, të lidhur njëkohësisht me Berishën dhe Ramën, të cilët në prime time i kanë vënë gjithçka në dispozicion sherrnajës dhe heronjve të kangjellave, ndërsa nuk kanë folur asnjë fjalë, nuk kanë bërë asnjë emision, nuk kanë harxhuar asnjë minutë transmetim, për të diskutuar apo për të vënë në dyshim marrëveshjen Rama-Meloni.


Nuk mund të mohohet ndihma e madhe që Italia fqinje i ka dhënë dhe vijon t’i japë Shqipërisë, mirëpo gjithsekush prej shteteve respektive në arritjen e marrëveshjeve dypalëshe duhet të shoh interesat e saj.


Shqiptarët më shumë se kushdo tjetër, e kuptojnë brengën e emigracionit, duke qenë se një pjesë e madhe e tyre jetojnë me këtë brengë, mirëpo kjo nuk mund të jetë arsye që Shqipëria të boshatiset prej tyre, si pasojë e keqqeverisjes 30-vjeçare, dhe të popullohet me emigrantë.


Marrëveshje të tilla të një rëndësie të veçantë, nuk mund të arrihen në ilegalitet dhe të merren vesh vetëm nga media e vendit fqinj.


Qeverisja, marrëveshjet, aktet, vendimet, janë diçka publike, ndaj ato nuk mund të trajtohen si private, nga kushdo qoftë.


Në Kryeministër i vetëdijshëm për rolin dhe interesin e vendit të tij do duhet të shkonte në Romë me dy prioritete të qarta: ndihmën e Italisë ndaj shpejtimit të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE dhe kërkimin ndihmë të kryeministres Meloni, duke e ‘shfrytëzuar’ në interes të problematikës së qytetarëve të vendit të vet, për të shpejtuar çështjen e pensioneve, që është ne negocim e sipër dhe që nga pala italiane ka një ngadalësi të pakuptimtë.


Mirëpo, Edi Ramës, me ç’duket, më shumë se sa për qytetarët e tij, i intereson protagonizmi dhe ambicia përsonale për t’u parë dhe për t’u trajtuar në Perëndim si një politikan që bën gjithçka dhe ofron çdo gjë kur bëhet fjala për kërksesat e tyre.


Ai është thjesht një politikan tipik ballkanas, që, në mungesë të legjitimitetit dhe të pakënaqësisë së madhe brenda vendit, kërkon të imponohet nëpërmjet “shitjes së shpirtit” jashtë tij.


Në mjegullën ku ndodhet sot politika në Shqipëri, çakalli i Ramës ‘legjitimohet’ të shqyejë gjithçka gjen përpara.

21 Komente

  1. B
    Buda

    Marreveshjet e fshehtaa te Edi Rames me Melonin padashje te kujtojne marreveshjet e fshehta te Mbretit Zog me Ducen e Italise fashiste. Në shkurt 1936, ministri fuqiplotë i Mbretërisë së Italisë në Shqipëri Mario Indelli i deklaroi Duces mbylljen me sukses të plotë të bisedimeve paraprake për nënshkrimin e 17 marrëveshjeve më të mëdha italo-shqiptare të arritura deri në atë kohë midis qeverise se Italise dhe Mbretit Zog. Nga 17 marrëveshje, 13 ishin me karakter ekonomik e financiar, 1 kishte karakter të fshehtë ushtarak, ndërsa 3 ishin premtime të dhëna me gojë nga Mbreti Zog, të cilat u përmbushën të gjitha). Në një telegram dërguar legatës italiane në Tiranë, në prag të nënshkrimit të marrëveshjeve të marsit 1936, Duçja i kishte porositur të dërguarit e vet me një frazë të vetme: “E rëndësishme është që të mbetet ndonjë thikë në dorën tonë” (“Importante che resti qualche coltello per il manico”). “Thika”, sipas porosisë së Duçes, ishte kamufluar në nenet e marrëveshjes së fshehtë ushtarake të marsit 1936, e cila nuk ishte shtruar për miratim as në Parlamentin e Mbretërisë Italisë e as në atë të Shqipërisë. Tre vjet me pas, Ducja e arritit qellimin e tij: pushtimin ushtarak te Shqiperise; Meloni do te arrije me shpejt objektivin e kolonizimit me emigrante aziatiko-afrikane te Shqiperise.

    1. S
      Sali karaxhic

      Buda,,dukesh qe je gazater i paguar sali karaxhici,,ti do jesh nga ata qe se Ke par emigrimin me sy,,,per vet faktin si ata bicim gazetaruces e anal-istet qe jetojne e Jan pasuruar pa' levizur nje here nga shqiperia,,,dukesh qe je nga ata tipat,bushati,rakipi,qim peka,dhe shum e shume,,,qe merni haracin cdo dite neper studiot e paguara nga zeni babit,apo dhenderushi kauboj,,,ju keni per flamur vetem Paranè,,,te fala saliut te sheqeres,,dhe thuaj ti bej rrobat gati xenit,,se ben ftohte atje,,,

      1. P
        Patronazhisti

        Jojo! Te fala ty e...Saliut e Sheqeres bashke me Ramen e Rilindjen! Suksese ne jete ty edhe gjithe sufllaqexhinjve si puna jote sepse Partive qe ju mbajten 30 vite me sufllaqe JU ERDHI FUNDI!

        1. P
          PS

          Kush nga ju sufllaqexhinjte e Rilindjes eshte i zgjuar ka kuptuar qe: KUPA U MBUSH EDHE SOT EDHE U DERDH! Nese hyn edhe ti te keta te zgjuarit jep... doreheqjen nga ai posti ku ke vjedh edhe sikterisu ne Gjermani pa te ardh rradha...! SE NA HAPET BARKUN MOTERQIRA PA BESE!

          1. P
            PS

            Se harrova ...merrni edhe kopilin e Sheqeres me vete se vjen era si puna juaj

          2. S
            Samiu

            Sali Berisha (ish Kryeminister) dhe Lul Basha (ish minister i jashtem) ne menyren me te fshehte Beri Marreveshjen e famshme per detin ku i falte qindra km det Greqise... Kjo marreveshje u muar vesh vetem kur u firmos ketu ne Tirane...

          3. S
            Sali

            Rama beri nje veprim dinjitoz e njerezor per te strehuar keta njerez te shkret per nje muaj .harojme se dhe ne kacavireshim anijeve.te vesh shenjen e barazimit midis akteve te kriminelit sali dhe keti veprimi eshte insurance.teoria berishiste te gjithe maskarenj ka hyre ne palcen e gazetarise shqiptare

            1. P
              Po ja jep votat me zor kriminelit sali

              Kudo nëpër botë,ku hyjnë emigrantë ilegal,ngrihen kampe dhe ndiqen procedurat e azilit ose riatdhesimit,kurse ky trapi jonë shkon e i thotë melonit na i sill ne,boll kemi jevgjit e çeçenët tanë,por ky na sjell të tjerë për t'i hapur telashe vetes edhe vëndit. Kur nuk ke pula mos bëj ish more trap se për të keqen tënde është dhe po bën(të gjithë këta plehrat)që të adhurojmë Enverin që me të vërtetë vuajtëm por nuk i kishim këto probleme që nga shitja tokës e detit,e deri te pushtimi nga të huajt e drogaxhinjt.....

              1. A
                Arian

                Perpara se te shkruash nje artikull lexo dhe meso se cilat jane kompetencat e nje qeverie e zgjedhur me vota nga shumica e popullit dhe pastaj jepni opinione.A jeni ne terezi ku jemi ketu per cdo veprim qe ben qeveria duhet mendimi iPOPULLIT thoni ju.jo mor jo qeveria punon ska kohe per llafe dhe per rastin konkret ca humbje ka shqiperia nga kjo vetem perfitime

                1. U
                  Ui

                  Si paska perfitim kur vete me goje e tha, qe spo merr asgje ne kembim?

                2. Q
                  Qytetari

                  Mirë e ke ti se duhet patjetër të shkruash ndonjë shkrim për të marrë pagën e ditës pa kujtohu pak: Ata qindra mijra shqiptarë që u derdhën porteve të Italisë kujt i morën leje, qeverisë Italiane apo parlamentit Italian. Qënke i zgjuar ti gazetar: sipas teje Edi Rama duhet të ndërhyjë në qeverinë Italiane për të përmirësuar statusin e qindra mijra shqiptarëve në Itali d.m.th sipas teje vetëm ne jemi të zgjuar (të marrim çtë marrim nga vendet e tjera) ndërsa kur ata që të kanë ndihmuar për 30 vjet me rradhe në çfarëdo situate që ka qënë Shqipëria kur ata kanë nevojë neve të ngrejmë gishtin. Hajde koqe gazetar hajde! Po pse në mendjen tënde të cekët do shkojë Rama? Ky është ndryshimi që ti akoma nuk e kupton: Rama është lider, ti je një gazetar si mijra të tjerë që shkruan artikuj sipas interesit të bosit tënd që të paguan.

                  1. X
                    Xhevdeti

                    Shume sakte. Politikanet e ketyre 31 vjeteve gjoja demokraci, i a kane bere Shqiperise ate qe nuk kane bere te gjith pushtuesit qe e kane zaptuar kete vend. Me gjith pushtimet e egra, shqiptaret i qendruan çdo dhune dhe mbijetuan me gjithse te rrethuar me Dmiq te eger qe na kane vrare e prere egersisht dhe arritem te mbijetojme dhe ne vutin 90 ishim 4.5 milion e po beheshim gadi 5 milion. Me ardhjen e bandave kriminale e mafioze, me ne krye vrases, hajdute, kontrabandiste e kolaboracionist me qeverite jo dashamirese ndaj Shqiperise, sot po shkojme afer 2 milioneve dhe pas 20 vjetve parashikohet te biem nen 1.000 milion banore. Qeveritaret e paudhe vidhen e shkatrruan çdo gje dhe i kane te tyret firmat qe merren me plotsimin e bevijave te vendit me çmime shme te larta. Shkatrruan ardhmeribe e kombit, rinine, e lane pa shkolle, e droguan, i a vrane ndjenjen e patriotizmit dhe dellin per pune, dhe hapur, pa pike tyroi mbushen Shqiperine me afgane, bangladeshas, iraken, siriane e dreq e te birin dhe kete e shesin si fisnikeri, besnikeri nda perendimit ne nje kohe qe ka 33 vjet qe rrekemi te begemi pjese s Europes dge nuk na qas kush dhe pse? Sepse Shqiperia nuk ben reforma dhe ka korrupsion te larte. Dhe kush i frenon reformat? Kush ben korrupsion? Populki? Jo e bejne politikanet qe paturpesisht fajin tentojne t ia lejne qytetareve. Keta pisa politikane e shkatrruan kete vend, ku gjysma e e pophlksise mbahet me dergesat e enigranteve.

                    1. *
                      *****

                      Shume bukur, bravo qeveria dordolece e liderit boteror qe ju dha shanci te jete shpetimptar i nje vendi te Eu-se sot, pas ngercit qe pati duke mos i dhenje nje zgjidhje imedieate konfliktit ne Palestine. Qeveri e mirekordinuar per te mbajtur fsheshur gjithcka. Administrate kukullash dhe papagallesh. Ju befshin ilace ato taksat.

                      1. I
                        I juaji Edver Rama

                        Unë jam Vin Koleka alias EDrama ose siç me thonin shokët në fillore Edi Kurva. Dëgjoni këtu: Unë do ti q.. nonën të gjithëve pa përjashtim. Do zhduk edhe nga arkivat Shpipërinë e shqiptarët. Do ngelem vetëm unë dhe skllevër të botës së tretë. E kam edhe amanet nga Ramizi që iku zemërthyer prej jush delet e mutit. Unë dua të kem rreth e rrotull vetëm kukulla të pastreha, si ajo gruaja shterpë, pa fëmijë, që ka humbur emrin në bordello e luan me dildot dhe vibratoret.

                        1. L
                          Lamir Dhaparlaja

                          Name Lapalaja ne perpjekje qesharake per te lare M...me SH...mbi surratin e Rames duke ja 3-fishuar dhe kohen ne pushtet (30 vjet thote Namja kur dihet se shpopullimi eshte atribut i 10 viteve te mbreterimit te Rames)

                          1. N
                            Naim Frasheri i ri

                            Nuk marë përsipër të të jap mëndd o z.Naim(emrin e ke shumë të këndshëm)e për të shkruar shkruan këndshëm por mos haro se KRYEMINISTËR KEMI E.K.RAMËN dhe jo ju gazetarëve, hë xhanë hë.Ai mendoj se nuk është i mangët,as me kartelë në ndonjë shtst tëEuropës.

                            1. N
                              Niko

                              Lapardha,e humble fillin!

                              1. G
                                Gjuhtari

                                O gazetar, shko nderro emrin se ke emer qesharak, pastaj shkruaj per Ramen...

                                1. Z
                                  Zhvejku

                                  Shqieria ka 33vite qe po vidhet nga “aleatët” në bashkëpunim me politiqenët tanë dhe ngritja e zërit nga qytetarët ka qën zero, kurse për rastin konkret ka një zhurmë si nga opozita ashtu dhe nga shumë “analistë” e qytetar, harojmë qe shqiptarët e shqipëris dhe te shteteve ballkanike janë në krye të kërkesëvet si azilantë në europ, kjo tregon se ne jemi më racistët në europ dhe duhet ta pranojmë, kurse Edi si mik dhe nxënës i sorosit është zbatues i vendimevet dhe katrahurës qe kanë gatuar homot e perendimit, përfitimi do jet me ca pika pozitive ne opinijonin perendimor, dhe mallkime nga ata qe do strehohen tek ne.

                                  1. C
                                    Coli

                                    Shum gabim Edi Rama qe nuk ka pyetur Nakeq Lapordhane. .Mul Noken dhe Edi Paloqen

                                    1. E
                                      ENTSOE

                                      Te shkruash me kembe, Jo me koke. Sikur I detyron njeri qe shkruajne!!?

                                      Lini një Përgjigje