Mos ma prek burrneshën!

24 Shtator 2025, 18:00Blog TEMA
Mos ma prek burrneshën!

Nga Kaon Serjani

Në kontekstin e debatit për Projektligjin “Për Barazinë Gjinore”, i cili e përkufizon gjininë përtej binaritetit burrë–grua, në ditët e fundit është risjellë në hapësirën mediatike pretendimi se “Burrnesha” përbën një shembull të ekzistencës së një identiteti gjinor jobinar në të kaluarën e historisë sonë kombëtare. Në këtë shkrim do të tregoj shkurtimisht pse ky pretendim nuk qëndron.

Fillimisht, pak kontekst. Burrnesha ishte një grua biologjike, kryesisht nga zonat malore të Shqipërisë së Veriut, e cila zgjidhte të jetonte si burrë për arsye shoqërore e familjare. Duke hequr dorë nga martesa dhe jeta seksuale, ajo merrte rol publik mashkullor: vishej si burrë, mbante armë, merrte pjesë në kuvende, punonte tokën dhe trashëgonte pronën e familjes. Kjo praktikë, e përmendur në Kanunin e Lekë Dukagjinit, u zhvillua si një zgjidhje funksionale në një kontekst shoqëror, ku mungesa e burrave rrezikonte sigurinë, nderin dhe statusin e familjes. Burrnesha fitonte respekt përmes sakrificës së virgjërisë dhe shihej si një “burrë social,” por pa e mohuar kurrë gjininë biologjike. Ky fenomen ishte i kufizuar gjeografikisht, i kushtëzuar nga rrethana praktike dhe i lidhur ngushtë me strukturën shoqërore të kohës.

Mes rolit të burrneshës dhe konceptit të transgjinorizmit ekzistojnë të paktën tetë dallime themelore:  Së pari, burrnesha përshtaste vetëm dukjen dhe sjelljen e burrit për t’iu përshtatur kontekstit zakonor, pa mohuar kurrë realitetin e saj biologjik. Në kontrast, transgjinorët shpesh kërkojnë ndërhyrje hormonale e kirurgjikale për të ndryshuar trupin, duke e mohuar biologjinë me të cilën kanë lindur.

Së dyti, thelbi i burrneshës ishte jeta celibate: ajo hiqte dorë nga dëshirat seksuale për të marrë një rol shoqëror, dhe ky betim ishte kusht për të fituar statusin e “burrit.” Transgjinorët, përkundrazi, nuk përkushtohen për celibasi; identiteti i tyre gjinor shpesh ndërtohet mbi shprehjen dhe afirmimin e seksualitetit, por gjithmonë në kundërshtim me seksin e tyre biologjik.

Së treti, betimi për celibasi i burrneshës ishte i përjetshëm; nuk ka asnjë dëshmi që një burrneshë të jetë kthyer në rolin e mëparshëm femëror. Ndërsa transgjinoria nuk bazohet aspak te një betim i palëkundur, por te një ndjesi e brendshme, e cila shpesh mund të ndryshojë. Ka raste të shumta kur personat e identifikuar si transgjinorë kanë ndryshuar mendje dhe janë kthyer tek identiteti i tyre gjinor i mëparshëm, në përputhje me seksin e tyre biologjik.

Së katërti, burrnesha plotësonte një nevojë familjare që zakonisht lindte nga mungesa e një mashkulli për garantuar trashëgiminë familjare, nga nevoja për punë jashtë shtëpie ose për mbrojtjen e familjes me armë. Marrja e këtij roli nga një vajzë ishte një sakrificë për familjen, jo një zgjedhje individualiste e bazuar në dëshira personale. Ndërsa transgjinoria nuk buron nga ndonjë nevojë familjare apo shoqërore dhe nuk përmban dimensionin e sakrificës; ajo mbështetet thelbësisht në subjektivizëm, ndjesi të brendshme dhe dëshira personale (“ndihem se jam një burrë që kam lindur gabimisht në trupin e një gruaje” ose anasjelltas).

Së pesti, koncepti i burrneshës nuk ishte një refuzim i rendit binar burrë–grua dhe as nuk mund të pretendohet se krijoi ndonjë gjini të tretë; përkundrazi, ai e pranonte dhe e respektonte këtë rend, duke kryer një rol shoqëror brenda kufijve të tij. Transgjinorizmi, në të kundërt, është një koncept që e ndan gjininë nga seksi biologjik dhe synon të rrëzojë vetë rendin gjinor binar, duke promovuar identitete të shumta të reja.

Së gjashti, roli i burrneshës ekzistonte dhe merrte kuptim vetëm brenda një konteksti shoqëror patriarkal, ku mungesa e burrave në familje krijonte krizë për sigurinë dhe mirëqenien e saj; jashtë këtij konteksti, institucioni i burrneshës nuk mund të ketë asnjë funksion. Transgjinorizmi, përkundrazi, paraqitet jo si i kushtëzuar nga rrethana të caktuara shoqërore, por si një identitet i pavarur nga konteksti dhe si një e drejtë universale, e vlefshme për çdo person dhe në çdo kohë.

Së shtati, burrnesha kishte kuptim vetëm në një kontekst shoqëror ku rolet e siguruesit, mbrojtësit të nderit dhe trashëgimtarit gruaja mund t’i fitonte vetëm duke marrë statusin e një burri. E kundërta nuk ndodhte kurrë: një burrë nuk kishte arsye për të marrë statusin shoqëror të gruas. Në kontrast, transgjinoria pretendon se identiteti gjinor është i vetëpërcaktueshëm dhe i hapur në mënyrë të barabartë për të dyja gjinitë pa kufizim, duke shpërfillur rrethanat historike e shoqërore që e kushtëzuan fenomenin e burrneshës.

Së fundi, të bëheshe burrneshë nuk ishte një zgjedhje thjesht individuale, por një zgjidhje funksionale për familjen dhe një vendim i miratuar nga komuniteti. Edhe kur një grua e zgjidhte këtë rol për të shmangur martesën e imponuar, ose për të fituar liri më të madhe, statusi i saj kishte vlerë vetëm nëse pranohej nga familja dhe legjitimohej nga shoqëria përmes Kanunit dhe zakoneve. Në kontrast, transgjinorizmi paraqitet si zgjedhje krejt personale, shpesh edhe kundër vullnetit të familjes ose komunitetit, duke u mbështetur vetëm mbi vetëpërcaktimin subjektiv për të ndjekur dëshirat personale me moton: “Kështu ndihem mirë me veten.” 

Të thuash se burrnesha ishte një formë e hershme e transgjinorizmit në historinë tonë kombëtare është një shembull tipik i anakronizmit – një lexim i së shkuarës me syzet e ideologjisë së sotme. Është një shtrembërim i realitetit.

Burrnesha përfaqëson një nder të gruas sakrifikuese për të mirën e familjes, një betim solemn për të mohuar veten për hir të një qëllimi më të madh. Ta keqlexosh si “burrë transgjinor” është një përdhosje e figurës së saj.

Ndaj, mos ma prek burrneshën!

14 Komente

  1. n
    na mbushe mendjen

    Jo Naqiu por Qaniu.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fajtori.com

      Nuk e kuptoj përse duhen këto ndryshime në ligj për të mbrojtur këta trans-gjinorët?Nuk ka nevojë të ligjërojmë nje deformim social biologjik nga ajo që është konsideruar normale deri më sot. Shoqëria jonë ka qenë konservatore dhe këto kohet e fundit po e shtyjnë me pahir drejt pranimit të disa koncepteve me një shpejtësi të madhe të justifikuar me disa dogma të cilat me demek na i kërkoka koha apo nevoja për tu integruar në Europë. Për mua, ndërhyrje të tilla të parakohshme për ti imponuar shoqërisë diçka të pa pranueshme për të, janë të dëmshme, njëlloj sikurse ishte dhe ndalimi i fesë në vitet 60. Në këtë rast është me sensin e kundërt duke i servirur shoqërisë të pranojë diçka që ende nuk është normale për shumicën!

      Përgjigjjuni
    2. N
      Noci

      Une e di se jo çdo femre,mund te merrte rolin e burrit.Ne ate kohe kur ndodhnin gjakmarrjet,ne mase, kishte familje pa burra dhe mund te kishte edhe ndonje femije te vogel ose e ruanin per te mos humbur fisi,mjera nga femrat qe ishte edhe trimereshe,pranonte te vishej si burrë dhe merrte gjakun e familjes.Ajo pastaj trajtohej si burre deri ne vdekje

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Po me ke te flasesh, me ate Karen, me Altin bythqirin apo me plaken kurve Ballahurin? Jane fundurina qe marrin leke per te joshur bythen e tyre.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkerdhatokracia malokare 7501

          Arsyetimi i artikullit qendron , nuk kam asnje kundershti por po dal pak nga tema per termis seks dhe gjini qe eshte e njejta gje per ne shqiptaret , kesaj i thone alihoxha hoxhealiu , ne gjuhen tone ndarja mashkull femer behet sipas gjinise , sex eshte fjale e huaj , lojra te tilla beni dhe me kombin si fjale shqipe dhe nuk eshte nevoja per Etni greqisht apo Nation latinisht , kush nuk e di fjala Komb ne sot perdorim me shume sinonimin Nyje . te dyja jane e njejti kuptim . Flm.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Burri, gjinia tjeter per gruas qe ben jeten

            Super artikull per dicka qe eshte kaq evidente. Njerez palaco qe bejne pis cdo gje dhe nje fenomen fisnik vetesakrifikues si ai i burrneshave. Behuni transgjinore bq cte doni por te pakten na lini ne te tjereve ne ate sistem vlerash qe ka mbajtur shoqerine gjalle. Askerkush sju ka ngare por ju doni te shtremberoni vlerat e shumices, asaj qe mban jeten ne toke.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pordh e radhës

              Mos ngatërrohet kari me doĺlarin

              Përgjigjjuni
              1. d
                drejtesia

                Me vjen keq,por hiqni foton e Djanes se veç burrneshe te mos quhet! Ajo ne radhe te pare eshte martuar nuk ishte nje grua e pamartuar,burrnesha zakonisht kalonin femrat qe ngelnin beqare dhe merrnin rolin e burrit te familjes dhe jo ato qe shkonin hu.me hu e gardh me gardh! Se i pelqente te vishej me vone ne menyren qe i pelqente,eshte pune e saj! Prandaj mjaft ma bete figure burrneshe se ofendoni burrneshat e verteta!

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Toni Montana

                  MIREMENGJESI TE GJITHEVE....URIME AUTORIT TE SHKRIMIT...I THE TE GJITHA ....ME SHUME PRISHET....MOS U MERRNI ME NJEREZ QE NUK DINE SE CJANE DHE KUJT I PERKASIN.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Davidi

                    E perdorka fyellin edhe per ti rene... Hahaha

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Po pra

                      Burrnesha është intuticion o njerëz vetëm respekt nuk mundet ta pëlyejnë ca maskarenj.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Nje anslize

                        Perfekte.

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          I din Vampiri i Viçidolit

                          keto ligje te Kanunit !?

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Erdhi Vampiri dhe u

                            bene kurveresha. Mallkuar zagaret e Vampirit.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje