Nga Adrian Thano
Të njëjtët, që pak muaj më parë e mbushnin me lavde, sot e flakën tej me një votë të ftohtë, si leckë të vjetëruar.
A është rënia e Veliajt një reflektim politik? Ndëshkim moral? Goditje e korrupsionit që premton një mëngjes më të pastër për shoqërinë? Një triumf i drejtësisë?
- Publicitet -
Do duhej të ishte.
Por ky nuk është një shënim mbi fatin e ish-kryebashkiakut, por mbi hipokrizinë dhe karakterin njerëzor në kohën e interesit. Mbi teatrin politik pa dinjitet. Mbi fundin e pashmangshëm të atyre që mendojnë se mund të ndërtojnë pushtet me njerëz pa bosht dhe hierarki politike pa filtër vlerash.
Veliaj është sot pasqyrë e vetes: i rrethuar nga njerëz që u përzgjodhën jo për integritetin, por për bindjen. Dhe ja ku jemi: Këta, thjesht orientojnë kokën nga era. Dje ishin me të, sot e shkelin.
Në një vend ku çdo promovim varet nga “njëshi”, ku politika u hap dyert vetëm rrufjanëve dhe të përkulurve, harroje karakterin në kohë të vështira, ndershmërinë e brendshme, integritetin personal, forcën e personalitetit përballë tundimit të interesit.
Pasojat e kësaj politike që zgjedh njerëz pa shtyllë kurrizore e tejkalojnë Veliajn. Ata që firmosën largimin e tij janë reflektim i një sistemi që nuk kërkon mendim, as karakter, vetëm bindje të verbër dhe servilizëm.
Problemi është që ky model ka dëmtuar rëndë jetën publike, ka përhapur një mesazh dëshpërues me ndikim të thellë në shoqëri: që nuk duhet të jesh i ndershëm, as i aftë për të bërë sukses; që integriteti nuk shpërblehet; që nëse nuk u puth duart këtyre, nuk të hapet asnjë derë; që karakteret e fortë nuk kanë vend në politikë; që kjo e fundit bëhet me njerëz që zgjidhen jo për vlerat, por për dobësitë.
Edhe kur i promovojnë si “të rinj”, si “modernë”, apo si “profesionistë” të ardhur nga jashtë, në fund dalin kartonë njerëzorë pa qëndrime, zgjatime të sistemit që i lindi.
Katër-pesë duar kanë gatuar një klasë politike ku çdo gjurmë karakteri është zëvendësuar nga shtirja, imitimi, përshtatja për interesa; gjithçka për të mbajtur pozita, përfitime ose mbrojtje. Pa respektuar asnjë parim të vërtetë, pa i qëndruar besnikë as asaj që shpallin vetë!
Shikoni “kundërshtarët politikë”! Dje desh e dogjën të gjallë në zyrë, duke ia bërë gjyqin pa gjyq, sot janë ulur në bankën e moralit dhe i mbrojnë “të drejtën e fjalës”! Një tjetër batak, ku s’ka më parti, por rreshta që ndërrojnë ngjyrë si kameleonë.
Shkarkimi i Veliajt, edhe nga njerëz që vetë i zgjodhi, ushqeu dhe ngriti – është një leksion brutal, së pari për atë vetë. Por edhe për atë që sot vërvit rrufetë e që ka ndërtuar një kastë të ngjashme me oportunistë pa bosht. Sot lotojnë nga “emocioni” kur ai flet dhe i thurrin lavde të trasha në publik, nesër do bëhen rresht për t’i hedhur baltë mbi varrin politik.
Adhurues të përkohshëm, varrmihës të sigurt! Do gëlojnë, deri kur politika të mos jetë më pronë e “njëshit”, por pasqyrë e shoqërisë.
Te lumte...................................
Pyetja është kush duhet të mbizotëroj besnikeria ndaj individit apo besnikeria ndaj shtetit atdheut kombit, këtë duhet të mendojme para se ti zgjedhim kush duhet të drejtoj shtetin... Shteti kombi është i secilit nga ne, ne jemi pronarët e tij kur të kuptojmë këtë mund të ket shpres për ne, personi është për ata që ka rreth e qarkë e që i bëjnë frek atij... për ndonjë kothere
Jo jo, titulli i shkrimit eshte vetem nje: "kur te ha qeni arumun i Surrelit". Bastardi Ramuti qe po deshqiptarizon Shqiperine e po kriminalizon shtetin.
Po po Thano sot u kujtove ti. Ai pocaqia nga ura vajgurore do mbahet mend si nje nga me te peshtiret ne tranzicionin shqiptar. Nje medioker, i paarsimuar( nuk tregoi njehere diplomen), padinjitet, me fjalor capaculesh, skuth, i paburre, lepires deri ne ndot, zagar si njeri e si politikan, i lidhur me 100 fije me kurvat dhe kurvaret e showbizit te dhjere shqiptar, duke dhene favore, llokma paraje se ata as like ste bejne po nuk paten perfitim. Nje i pasinqerte as me veten, propagande me cdo dalje, kudo per pak show, se e dinte qe po dole ne TV je i rendesishem. E mori shume vone ate qe meritonte. Shante gruan e F.Nanos duke u veshur me vello ne 2004-2005.Sot Ajola bredh me breke e dantella firmato, aq i pacipe sa dhe gruan perdori deri ne fund...Nje mjeran qe fshiu bythen dhe Endrit Braimllari, nje koqe debili.
@Spiro; Ptuuuu, burre qe merret me tantella dhe gra. Mos e ndot artikullin brilant, mer pis burre.
@Çmë ha karin ti me gjithe bushtrat dhe kurvat qe ngelet gjithe jeten duke iu lepire pushtetit.
Spiro, vajte shume shpejt ne fis, Veliaj dhe Tahiri do mbahen mend gjate ne politiken shqiptare.
Hajde pallosh, hajde. Me korrespondece e ke mbaruar filloren shoku?
Spiro, pse .... mashkull je ti? Nga komenti dukesh si feshkull. Si ata eunukët e Saliut. Na qelbe komentet, mire te tha Tironsi. Po ik mër grua e keqe, se ti as te shash nuk di. Veliaj ka nja 50 gjera per t'u sharë, por asnje nga ato budallallëqet qe thua ti. Ku i ke degjuar, nga Flamur Noka? Se tamam komente prej Nokisti shkruan.
Kur qe lali eri, kishte uje, peme perdite, kopshte e cerdhe cdo jave, dhe shkolla nja 40 e ca te reja cdo vit. Tani hani mut se shqiptari sta fal suksesin
Hahahahaha.....deri ku shkon pafytyresia e bythelepirsve te lali dhjerit.
Shkrimi juaj z. Shano nuk kerkon koment, e ke qendisur shkelqyeshem dhe pa emera kryetaresh, Edi Rama dhe Sali berisha e konfirmuan bashkepunimin mes tyre
Bravo,shkrim i shkelqyer.
Ky o i vetmi rast ku i tradhturari shpallet fajtor, dhe tradhetarer shkojne neper studio e i mesojne femije e tane se me qene tradhetae o vlere! Vaj me det!
Oh tani u kujtove ti per karakterin njerezor qe ke 12 vjet qe perdor gazeten si pushke per ata qe guxuan te kritikojne veline, me shkrime te porositura te ndyra . 12 vjet liufte e piste me leket e vjedhura te Velise ndaj cdo njeriu qe nuk u perlye me ate neveri te berit politike si veliaj. Rama eshte fatkeqesia e madhe e ketij vendi e keshtu do mbetet ne histori por me heqjen qafe te Veliajt, sapo ka filluar pastrimin shpirteror te tij. Kjo eshte Karma. Dale dale se ate qe u bete kolegeve tuaj gazetare qe nuk e shiten b si ju , do ta keni dhe ju si karmen tuaj mbi krye. Letyra . Ke kurajo flet per karakter njerezor ti.
Bukur shume z. Thano. Ke nje mendim fort te thelle. Eshte hera e dyte qe te lexoj dhe vertete ke nje pene te shkelqyer. Mos ja ver re nicknames qe une perdor.
I vetmi qendrim realist, bravo o thano, kjo eshte e verteta.
Ne kete gjendje eshte katandisur SH B A kush nuk eshte besnik i Tramp fluturon nga karrigija edhe te tjera.Dhe jo Shqiperia.Sa me thelle te futesh me llume eshte,boll me kaq.
Kush agjenture e Ka 'Primatin' ne kete vend pa' Zot,pas abandonimit te 'Haleatit strategjik'!? C'far perfaqesohen nje grup me 20 Hajdare i quantur SPAK....kur duhet qe nuk kemi as shtet e as pushteti gjyqesor!? Dime qe breket e Xoxe Jane ne duar te DADOS po NUK dime qe breket e DADO-s Jane ne duarte e Asfali-se qe i tund si flamuri krriminelin Beleri per te shantazhuar B.Q EDvin....me karrote integrim!?
O byrazer, do na tregosh edhe ne se me kë shkonte Fazlliçi nga familja Berisha, apo do na lesh të vdesim injorantë? Ta dimë edhe ne te varfërit që vetëm lëçitim gazetën. Jo per gjë, po paske informacione per sherbimet sekrete, dukesh shumë i informuar. Se nga i merr vesh ti është puna jote, por ne vetëm pietje po bëjmë a i vrarë. Mo na e merr per ters. Pleq hesapi.
Erion Veliajn “nuk e hëngri drejtësia, e hëngri bataku”. Erion Veliaj nuk u rrëzua nga ndonjë gjykatë, as nga ndonjë betejë publike. U rrëzua nga të vetët, me votë nga ata që vetë i zgjodhi, i rriti dhe i ushqeu me pushtet. Njerëz që sot i japin shkelmin me të njëjtën zell që dje i bënin temena. A është ky ndëshkim për korrupsionin dhe fillim i një epoke të re? Jo. Është thjesht skena e radhës në teatrin e vjetër të politikës shqiptare, ku heronjtë ndërtohen për t’u djegur, dhe të "tutë" bëhen armiqtë më të mëdhenj. Sepse kjo politikë nuk kërkon mendje të forta, por koka të ulura. Nuk nuk promovon të zotët, por të përdorshmit. Veliaj është produkt i kësaj fabrike: i rrethuar nga njerëz që i shërbyen sa kohë ai kishte forcën e partisë pas. Tani, kur ajo forcë është në rënie, po i mbyllin derën. Jo se janë më të ndershëm se ai, por sepse era ka ndryshuar. Edhe opozita, në këtë histori, nuk mbetet pas. Dje donin ta linçonin, sot i mbrojnë “të drejtën e fjalës”. Jo për parim, por për leverdi. Asnjë nuk është koherent. Të gjithë janë të gatshëm të ndryshojnë qëndrim sapo shohin mundësi për përfitim. Ky vend nuk ka opozitë. Ka grupe që vrapojnë nga një karrige në tjetrën, në pritje të një momenti të volitshëm për të hyrë në valle. Shesin moral sipas kursit politik. S’kanë qëndrim, kanë interes. Ndaj nuk duhet të na habisë ky çorientim total: në politikën shqiptare, edhe hipokrizia është strategji. Politika shqiptare nuk ka memorje. Ka interes. Ajo nuk njeh miq, njeh nevoja. Kush i duhet, ngrihet në qiell; kush i prish punë, zhytet në baltë. E gjitha sillet rreth një logjike primitive, ku çdo figurë është e përdorshme, por asnjë nuk është e pazëvendësueshme. Ndaj edhe të rinjtë që promovohen sot, dalin nesër versione më të përmirësuara të të njëjtit model: ambalazh i ri, brumë i njëjtë. Veliaj nuk është viktimë. Është pasqyrë. Sepse kush ndërton pushtet mbi duartrokitje të detyruara, përfundon i vetëm sapo ato duartrokitje ndalojnë. Në politikën shqiptare nuk ka garanci për askënd. As për liderët. As për servilët. Askush nuk është i sigurt në një sistem që përçmon karakterin dhe i fal gjithçka oportunizmit. E vetmja mënyrë për të ndryshuar diçka, është të përmbyset ky model. Të dalin në skenë njerëz që nuk kërkojnë thjesht pushtet, por dinjitet. Deri atëherë, historia e Veliajt do të jetë thjesht një nga shumë të tjera.Kjo nuk është një histori për një njeri që ra. Është një kujtesë për këdo që mendon se politika është fushë për pushtet personal. Nuk është. Ose nuk duhet të jetë. Sepse në fund, të gjithë ata që mendojnë se do sundojnë përjetë me turma që thonë “po”, do përfundojnë të rrethuar nga njerëz që thonë “jo” sapo fryn era ndryshe. Nuk e ka fajin vetëm “njëshi”. E ka fajin edhe “rreshti” që ka pranuar për vite të rrijë i përkulur. Por harrojnë që asnjë fron s’është i përjetshëm.
bravo
Thano, ti je pene e mprehte, por legen nuk eshte i tradhtuari, por tradhetari - si juda me krishrin
Dueli: miza dhe elefanti , ne fakt dy palet miza
Doli dhe ky kellira te mbroj kelliren. Harxhoni kot fjalet se nuk ju vlejne o vemje. Mbaroi koha juaj. Beni mire te pini aq mall ya te vdisni ne enderrat qe keni jetuar. Cdo formule tjeter eshte e dhimbshme.
Shume i sakte i nderuar Thano!
Z. Adrian ke harxhuar shume kohe per t'ju mbushur mendjen nje thundrakeve qe ne hapesiren e tyre mendore ka vetem nje NJESH dhe keta qe i lepihen si kurvat kur u ben gojore. Thjesht: Keta quhen dhe jane Bythe-qire.
Fiks Te pakten dhe ca si ky Mire qe i publikohen Por Veliaj nuk justifikohet Politika ka rregulla te pashkruara Sfitoi dot, tani le te rrije ne burg bashke me ilir meten
Per sa shruan, autori ka te drejte VETEM, NEQOFTESE, ata qe ngriten kartonin per ta shkarkuar, jane njesoj hajdute si Veliaj. Ndryshe, a duhet te jete akoma kryetar nje hajdu?
Njerez pa shtylle kurrizore, servile deri ne peshtirosje te kryehajnit qe drejton sektin e ripjelljes .
Sepse AVOKAT Ardiani! Ata dinë më shumë dhe kanë fakte se Lal Zdromsi (ky yll i këputur në politikë). Nuk ishte asgjë tjetër veçse një kokërr hajduti i kapur gafil. Dhe dije se po i bëjnë nder që s'ja kanë hap të gjitha. Se po ja mbajnë si garanci. Po foli....! Ja hapin te gjitha dhe Lal Çer ZDROMSi, Mjaftist, 99-çi shkon andej nga ka dal. Karma is a BITCH (Kjo vlen edhe për e-Dramën).
Do te deshiroja qe te dali i paster , megjithse nuk e besoj te jete pa hic fare . Por sido qe te jete Erion Velia ne krahasim me ata qe jane gezuar qe u shkarkua po sidomos plerat me krye pleren Sali mut Berisha ngelet vite drite larg perpara me i mire se te gjithe byth qiret e karakurvat e pd . Plot byth qira po kur degjo jevgun Kellici , mender dr Ilir Alimekaka nje tog me mute me dy sy apo ajo pith qelbura cupa e Zhulalit gru e Bumcit te vjen te kesh dy bythe nje ta cash e nje ta mbash . Apo kur degjon thesin me mut TELITI qe na i paskerke qefi ti zere vendin Erion Veliat e qe besoj terroridti Sali do e vere ne gare e do ta shohim se si do te dali , po nuk doli me zi se jevgu .
Leksione ordinere nga Ushtari enverist i Dabullave...!
Dabullat i kanë zyrat mes Tiranës. Po te duash te kaloj dhe telefonin Hajde dhe flasim se dukesh qe je racë trimash o gjenerali joordiner i Sadhiut
Shumë drejt ke shkruar Z. Thano, të lumtë! Fatkeqësisht dhe gazetaria në shumicën absolute është kthyer në shërbim interesi!
Domethene o Thano qe politika nuk do te jete kurre pasqyre e shoqerise sepse jetojme ne nje sistem kapitalist te eger dhe me norma Trapistesh. Pastaj mos harro qe Shqiperia nuk eshte akoma sistem kapitali por feudalizem,ku beu eshte me i zgjuari,ai vendos dhe ç'vendos. Dikur ne kohe te shkuara ka pas qarkulluar nje barcolete per nje ushtar qi i dhane nje thes me p.. a dhe brenda kishte vete nje k......!Duke i trazuar qe te kapte me te madhen kapi k....n,edhe puna jone o Thano keshtu eshte.
I nderuar z.Thano ! Shqiptarët janë njerëz nën ndikimin Otoman akoma.Ne të shesim kur nuk bën a'sgjë po kështu me të njëjtën mënyrë kur bën shumë, d.m. th .nuk punon mirë je i ikur dhe po kështu je i ikur dhe më keq e me pasoja të rënda , kur punon mirë shumë.Nuk e kemi të qartë akoma ç'ka bërë e ç'faj ka ERJON VELIAJ por atë nuk da ta zvëndësoj si k/Bashkie a'snjë kandidat tjetër.Tirana e sotme ka emrin VELIAJ.Me sjelljen në këtë formë ndaj tijë ,gjithë sistemi i katër pushteteve të pa "VARURA" ka rënë . Pasojat i mban në kuriz si gjithmonë populli ynë një përdorimsh .Ne jemi njerëz që nuk meritojmë shpresë.Me shpresat tona bën ç'të dojë UDB ja dhe gjithë kulishët e sajë në Parlament ,në Mediat ditën dhe natën ,në shkolla , e kudo.Tani kalojmë mes plerash .Morali këtu është zvëndësuar përgjithmonë me imoralitet , pabesi , servilizëm , interesa e plot të tjera . I madhi DUKA tha; UNË JAM BURRI MIRË POR JAM KOT SË KOTI KËTU PO NUK VODHE NUK JE BURR I ZOTI. Ju falnderoj si qytetar për ato pak rreshta që flasin aq shumë ,ato janë pasqura jonë morale .
E ke qare, bravo. Nuk ke cfare i shton shkrimit. Jane kthyer ne bythlepiresa te gjithe qe merren me politike. Te shkretet ne qe presim nga keta te pa dinjitet. Eshte kjo demokracia qe donim?? Per leke e pushtet te mos kete dinjitet???
Ne nje vend ku shkon voton Erion Veliajn, dhe merr Ols Dadon me 5a ne juridik qe s’e le te parin te punoje, duhet ikur nga syte kembet!
Te lumte Thano! Veliaj e hengri nga besimi i tepert te njerezit e gabuar, po nuk u hidhen diamante derrave jo - s’di si e kane bere gjumin ata keshilltare sor, per turpin e tyre! Mallkuar qofshin keta anonime!
Ols Dado qe me Belinda Ballukun kete vere ne Greqi, ne Grand Bretagne ne Syntagma, paguar nga Beso i Taiwanit. Dasmen kur e kane lene? Koken e Erionit do hane me shampanje?
Rofte Mbreti Poshte Mbreti .....
Bravo z.Thano. Nje e vertete e hidhur se. si funksionon sot politika, me hipokrite, te paafte e servile.
Adrian Thano a te kujtohet mjafti,mjaft thoshte athere para Fatos Nanos, Veliajt ja futen te vetet,po e vertete,ne fillim ja futi gruaja,pastaj ata qe mbante be zyre,e ne fund ato qe i kishin ngopur bythen me para. Velaj harroj cdo gje,zyren e bashkise e hapte vetem per dallaveraxhit e mallistet,nga shoket e vjeter nuk gjen nje te flasi mire,mosmirnjohes arrogant me njerezit e thjeshte,Tirana eshte e vogel,cdo parti do ta bente hasha kur te nerrte vesh ato qe berj ai.
Përshkrim brilant për karakteret e bythëlëpirsve por ky fenomen ka ekzistuar gjatë gjithë historisë së Shqipërisë. Me ardhjen e Edi Ramës ky lloj pështirësie u kthye në sistem. Sistem i cili prodhoi edhe Erion Veliaj-n. Pra Erionin e hëngri sistemi për të cilin personalisht bëri gjithçka. Një ditë papritur Karma vinë patrokitur dhe të gjenë...
Radiografi politike dhe sociale e tufes te politikaneve. Skaner i integritetit dhe moralit. Nxjerrje lakuriq e gjithçkaje te ndyre qe ata e mbajne te mbuluar me hipokrizine e perditeshme. E peshtire kur e lexon por e perkryer ne llojin e vet per tufen tone politike. Nje bravo e madhe per z.Thano!
Adrian Thano - respekte pa fund per shkrimin. Edi Rama nuk diti të ikte me nder. Nuk është puna tek Veliajn, po Veliajn nuk është ndonje kriminel. Nuk kam simpati per të, por nuk është kriminel. Në një vend ku kanë qenë kryeministra Sali Gerdalla, Pandeli Gjynah Majko, dhe Ilir Flori Meta, pse të mos behej edhe Veliajn kryeministër. Nuk na mori lumi 8 vjet me Sali Qenin kryeministër, e pse do behej qameti me Veliajn? Sot Rama do kujtohej si politikani që ikur me nder dhe u hapi rrugen te rinjve. Por jo. Pushteti të hyn ne tru si droga. Dhe Rama nuk e leshon pushtetin njesoj si Berisha PD-ne. Ore, le ta arrestonin pastaj Veliajn, e arrestuan si kryetar Bashkie, do ta arrestonin edhe si kryeministër po ka vjedhur. Por Rama do kishte ikur, do kujtohej si legjendë. Ndersa tani? Tani do kujtohet vetëm per oligarkët, per ministrat kukulla, dhe per thikën që i nguli Veliajt. Do thoni ju, qe Veliaj e meriton te arrestohet. Ore, nuk jam kontra, nuk jam kontra, por jo per brekë e kanatjere se është turp. Kush është i paanshëm e kupton makinacionin, kur mbylljen sytë perpara inceneratorëve dhe Bankers Petroleum, por Veliaj nuk paska kontrolluar dot gruan dhe duhet futur ne burg.