Preka, malësori shkodran me një shqiponjë floriri te varësja nën gushë, ishte refugjat si gjithë të tjerët. Kalonte gati përditë nëpër udhët e zemrës së Athinës, përqark sheshit “Omonia”, sidomos kur ngelej pa punë sezonale. Ose më saktë “punë në të zezë”. Ilegal pronari, ilegal punëtori me mëditje ! Të dyja palët i fshiheshin kontrollit tatimor e policor. Me dokumente personale apo fare pa to. Të sakta e shumica kallpe! Pak mund të komunikonin greqisht. Mjaftoheshin me “garancitë” e vërtetimeve që lëshonin sekserët e matrapazët (paguar nën dorë e mbi dorë) me vula e pa vula, me firma e pa firma. Hajdutët e “moderuar” dhe në dukje disi “shpirt njeriu” u qanin hallin nën petkun e shoqatave bamirëse me emrin tingëllues “vorioepiriote”. Treg fitimprurës i veçantë për gjahtarët e të papunëve hallexhinj, por edhe për ata pa ndonjë dokument “zyrtar” në xhepa. Dhe ndryshe nga ca megalomanë e “patriotë” të krekosur që i pagëzonin me përbuzje “matrapazë politikë”, unë i etiketoja vazhdimisht si shushunja e “xhambazë ekonomikë”. Shumica e tyre, jo vetëm që ishin injorantë në fushën e Polit(h)ikës por realisht dëmtonin pa masë edhe vetë qarqet e vjetruara ekstremiste që ende synonin në thelb shtimin e numrit me “ushtarë të Vorioepirit”. Megjithëse binin ndesh me qëndrimet e matura shtetërore për publikun e gjerë. Për mua dhe kolegët e mi profesionistë që i njohëm nga afër, ata pehlivanë të parave pa djersë ishin dhe mbetën sot e kësaj dite “xhambazë ekonomikë”, mashtrues e abuzues të rëndomtë me fatgremisurit nga Shqipëria. Dhe jo vetëm me këta. Botë hallemadhe, që herë të hedh e herë të pret si kokërr portokalle! Nuk thosh kot hokatari Prekë “këtu njëri është i marrë, o ti, o unë !”. Dhe largohej me hap sorkadhi përkrah lumit të makinave. Po kur e kapnin në autobus si të “paligjshëm” dhe e çonin në stacionin policor më të afërt ?
Duke zotëruar mirë të folmen greqisht, shpesh tallej “seriozisht” me disa punonjës policie. Nuk më ikën nga memoria një rrëfim i tij te kafe “Kaceli”, as 10 metra larg kioskës “Everest” ku vinte edhe shtypi shqiptar. Bashkëvuajtësit buzëpaqeshur, në shoqërinë e tij nuk mund të rrinin dot pa vënë buzën në gas. Ishte vërtet si një dritëz e pakët gëzimi mbi fytyrëvrarët refugjatë me hallet e paqara as nga malet me dëborë. Një herë, ashtu të papunë, e karfosën në paraburgim. Në qeli u njoftua se do të kalonte para trupit gjykues. Avokati ia preu shkurt: -Nuk shpëton dot pa u dënuar me jo më pak se 3 muaj heqje lirie… Dhe aty për aty, mendoi të përshtaste një anekdotë shkodrane si barkë. Dhe e tregoi lirshëm në sallën e gjyqit :”Atë vit dimri bëri herët dhe qe i egër, me borë e ngricë. Salja qe pa familje, pa punë, pa shtëpi. Kur e qesin para trupit gjykues, prokurori flet me të egër: - Prap ti këtu ? Si s’u binde, ma!
-Pooo, se kam luejtë mendsh m’u bindë !
Prokurori nxehet, kthehet nga trupi gjykues dhe kërkon dënim minimal me tre muaj burgim. Salja, sa e ndien, kërcen dhe flet:
-Ju lutem, zoti kryetar, zotni prokurori ka lypë pak !
-Paak ?
-Po ! Më dënoni gjashtë muaj !
-Po pse, neni i Ligjit kaq thotë.
-Nuk di ç’thotë ligja, unë di vetëm këtë: Ku dreqin do ta shkoj këtë dimër ? Zjarr jo, ushqim jo, veshje e mbathje jo, pare jo…më mirë se aty në burg s’jam kërkund! Pra, më futni atje dhe, kur të nisë vera, më nxirrni prapë…”.
Trupën gjykuese dhe sallën i mbuluan të qeshurat nën zë. Ndërsa Preka shpëtoi paq. Ai “të varte në qese të duhanit”!...Dinte të fshikullonte e tallej vendshe edhe me ndonjë kokëtul që ngulte këmbë si mushka rreth politizimit të yshtur e të ndryshkur me etiketën “vorioepiriot”. Dikë nga Himara që lëshonte shkumë nga goja për përkatësinë etnike, ai e thërriste jo pa shpoti “vorioqimariot”! Dhe citonte seriozisht kapedanin e Bregut të Detit, mikun tim të dashur, Petro Markon e papërsëritshëm. Por një ditë ishte trishtuar gjer në dëshpërim: Në kafenenë e marrë me qera nga dy himariotë, kishin goditur e fyer rëndë Dinin, aktorin shqiptar refugjat nga Gjirokastra. E goditën faqezinjtë. Përse vallë ? Sepse aktori i mirënjohur fliste vetëm Gjuhën e Nënës labe, fliste shqip (?!). Fliste njëlloj si te filmat “Njeriu me top” e gjer te “Skëterrë ’43, pa përmendur këtu mjaft drama e role të interpretuara me mjeshtëri në skenën e Teatrit Profesionist. Ky ishte dhe mbeti “faji” i tij ! Dhe nuk iu nënshtrua urdhërit absurd të himariotit të çartallosur…Këtë episod të hidhur e kujtuam ditët e fundit në qytetin e gurtë, kur aktori kuçiot Kudret Alikaj recitoi dhjetra vargje, pas një veprimtarie gjurmëpatharë të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë. Mirëpo, pushteti i fjalës “gatuan male, por edhe kakërdhi”. Në pluralizëm, disa llafollogë egërshanë pa anë e fund, ardhur si të arratisur e të babëzitur nga lëndinat e Bujqësisë e të Ushtrisë, kanë vite që menderosin nëpër “tualetet” e medias së shkruar dhe krekosen si gazetarë akshami e sallami me spaleta (më saktë: me pafille të dhuruara xhaba nga ndonjë President karagjoz, pa kulturën më minimale publicistike dhe pa njohuritë elementare të Gazetarisë!). Papërgjegjshmëri dhe paaftësi sipërore e mendore, që mbushin me të pëgëra mjerisht tempullin e fjalës së shkruar. Sa për ca “qimariotë” që kërkojnë qiqra në hellin “etnik”, profesori i nderuar i Gjuhësisë, Rami Memushi, e tha shkoqur e qartë edhe ditët e fundit :” Jo pakicë greke në Himarë, por himariotë me shtetësi shqiptare dhe greke”.
Kjo botë e krokolepsur “e mbushur plot me rezilë” (të paemër e të pafytyrë), ndoshta nuk shëmbëllen me qeraxhinjtë e Grebenesë që merrnin përsipër t’i bënin “të fala Nënesë”, nuses lehonë a me barkun te goja teksa prisnin e prisnin pa fund kurbetlinjtë e përvëluar nga malli dhe vetmia vrasëse. Mund të pëlciste edhe vetë kali e mushka, por jo shpresa e besimi ! Gjurmë erërënda pikonin ende edhe rreth sheshit “Omonia”, veçanërisht të dielave ku takoheshin refugjatë nga shtete të ndryshme. Të dukej vetja si brenda një kontinenti të çuditshëm. Ndërsa ato pak këngë popullore shqiptare, herë me zë të ulët e herë me zë të lartë, pikonin helme e zehere. Edhe këto nuk i shpëtonin dot rrjetës policore “vorioepiriote”, ku vrisnin veshët e ndonjë “nacionalisti” të thekur a racist budalla. Por disa arvanitas të moshuar nuk i fshihnin dot lotët për Gjuhën e Nënës. Dhe thërrisnin në ndihmë historinë, kur kryetari i parë i bashkisë së Kryeqytetit grek, fjalimin e parë publik e paska mbajtur shqip ! Rreth një gote birre a vere, jo shumë larg kafenesë me “pronarë” himariotë , miku im përmetar Vaskë Logo (kronikan i paarritshëm në emigracion, me zë e figurë), që sot prehet nën kodrën e Bolëngës bashkë me usta Laver Bariun, gati po më lutej të kryeja rolin e hedhësit në këngë. Qëroi grykën me pak ujë të bekuar Përmeti dhe me zërin e tij bubullimë, shkrepi fort këngën shqiptare: “Kush është lule e vilajetit,/ Himara në Breg të Detit…”. Më thoni, në cilën gjuhë të botës tingëllon më bukur ?! Pa mbaruar ende, afrohet kamarieri vetullngrysur dhe transmeton prerë “urdhërin” e pronarit namusqar: “Nuk lejohet në lokal !”. U ndez një sherr jo dosido, që u rrokullis gjer në rrugë. Madje Tomori, dhëndërr në minoritet, u përlesh keq me një sojsëz që lejonte vetëm këngë greke ose “vorioepiriote”…
Prekë Pëllumbi, mjeshtri i komunikimit në shqip e greqisht dhe me humorin e tij të pashtershëm e fin, e gjeti aty për aty shtegun e shpëtimit: Na ftoi te lokali “Argjiro” ! E menaxhonte miku ynë Vangjel Qiqi, ish-punonjës tregtie i zoti në Gjirokastër. Minoritar i zgjuar e dinjitoz, që e kish pagëzuar me atë emër jo pak emocionues. Vërshuan prapë këngët popullore shqiptare. Nuk u qasën as skifterë policie e as “xhambazë ekonomie” nga zyrat e mykura “vorioepiriote”. Se Polit(h)ikës së vërtetë i merrnin të keqen! Intelektualët dhe shkrimtarët kokëplotë grekë e arvanitas, as që i begenisën ndonjëherë ato zyra fantazmë që shpesh thithnin si shushunjat gjakun dhe djersën e fukarenjve mërgimtarë. Në fundvitin ’98 e fillimvitin 1999, kur po dëgjohej gjëmimi i UÇK-së në Kosovë, mijëra shtetas shqiptarë marshuan përmes udhëve të Athinës në mbështetje të vëllezërve matanë kufijve e maleve ! Por unë kujtova edhe një shënim tepër domethënës të historianit skrupuloz, Pëllumb Xhufi, ku na bën me dije se “kronisti bizantin Jeraku zbulon se në betejën e Kosovës(qershor 1389) morën pjesë edhe krerë të tjerë shqiptarë nga Himara(Akrokeraunet) e nga Epiri…”. Përkatësia dygjuhësore e fshatrave (3 greqishtfolëse dhe 4 shqipfolëse), nuk e ndali e as e fiku zjarrin e atdhetarisë dhe të shqiptarisë. Përkundrazi. Historia ka mbajtur e mban shënim. Por këngën në gjuhën dhe buzët e bashkëstudentit e të gazetarit trim nga Dhërmiu, Llambro Ruci, në mjediset e Fakultetit, nuk mund ta harroj : “O Himarë plot me mënde,/ nuk u dhe, e nuk u tunde,/ keshe besë dhe kuvende,/ e para kudo u gjënde !...”. Shkurt, djallësirat dhe kartat e djegura “vorioepiriote”, i kapërcejnë gjerdhet donkishoteske. Dje, sot dhe nesër …
Thjesht c@r me syze.... gezuar ramazonin
Doli prape ky palaçoja qe e ka turirin si 2 Lekësh... Çfare gomari eshte ky Kristo Mertiri nuk e gjen te kerkosh gjithe laberine.
Ky "Tajari" ngjan shumè me hallatet e gomarit ! I merr tè keqen gomarit tè Nastradinit !...
Kot sthone njerzia u ftofsh ne Tajare o Tajar. Po ti Cke kur te pelqen shkrimi, mos lexo. Po ti je si puna e mizes me duket. Nuk rri dor pa ngrene m....... Hajd ne Tajare o Tajar
Megjithe respektin z. Mertiri do te thoja qe je shume larg se njohuri Himariotet, historine dhe kulturen e tyre. Kjo qe ke shkruar eshte thjesht pamflet propagandistik qe Himares i vjen rrotull pa pasur guximin, deshiren dhe etiken profesionale te hyje brenda dhe te preke thelbin e saj. Duke te njohur aftesine profesionale do te thoja qe ne kete rast se ose e ke pasur te porositur ose te ka rrembyer histeria mediatike antihimariote qe “ ngaterron kekun me byrekun”. Ca nga injoranca, ca nga “ patriotizmi” qe nuk e dine cfare eshte, ca nga inati apo urrejtja apo xhelozia personale dhe ata me kryesoret nga makuteria per t’i rrembyer Himares cdo ngaster toke. Zoti Mertiri! Himariotet kane 30 e ca vjet qe tallen si askush tjeter e neperkemben nga pushteti qe te mos te marrin pronat e te pareve te tyre te krijuara me djerse e gjak. Egzakt sipas Katovices…. Ke shkruar zotrote ndonje rresht per kete hall te tyre???!!! Kjo sa per nje shembull…..
Ça dreq gazetari është ky që nuk ka mësuar të shkruajë mirë në kompjuter! Le ato fjalitë, që fillojnë në një mëngë e mbarojnë te lidhesha e këpucës! Tipik i provincës.
Ky "kirurg" eshte nga ata bytheshpuarit ne burg. Ne vend te "bisturise" mban kallamin e ushtrise per autogjueti te "mjekesise". Po pse shan te tjeret o te lirofte Kina nenen kur vete nuk di te shkruash?
E mer Krirug, me duket e mban kot mbi shpine kete emer. Kam pershtypjen qe ti duhet te jeshe berber. E po te jesh i tille, taksiart shko e hiqi nje tegel keti gazetarit. Se helbete vape tani e leshi tepert te djersit.
E mer Krirug, me duket e mban kot mbi shpine kete emer. Kam pershtypjen qe ti duhet te jeshe berber. E po te jesh i tille, taksiart shko e hiqi nje tegel keti gazetarit. Se helbete vape tani e leshi tepert te djersit.
Ça dreq gazetari është ky që nuk ka mësuar të shkruajë mirë në kompjuter! Le ato fjalitë, që fillojnë në një mëngë e mbarojnë te lidhesha e këpucës! Tipik i provincës.
Natyrisht që fillimisht emigrantët e parë që shkuan në Greqi patën shumë vështirësi. Dhe e para ishte komunikimi. Ata që ditën gjuhën greke patën shumë privilegje. Ata bënin edhe rolin e ndërmjetësit midis punëdhënësit grek e emigrantëve shqiptarë. Dhe ka pasur edhe shumë abuzime me ta. Por edhe vetë emigrantët për përfitime ekonomike ishin gati të ndryshonin emrin dhe kombësinë. Kështu që ata kishin përparësi në plotësimin me dokumente edhe bonuse të tjera ekonomike. Dhe grekët e shfrytëzonin me mjeshtëri duke peshkuar sa më shumë emigrantë që konvertoheshin në "vorioepirotë". Pastaj problemet për emigrantët shqiptarë qenë të shumta. Mbi ta binin "skupat" sa herë që përkeqësoheshin marrëdhëniet midis shteteve. Greqia zyrtare e dinte që emigrantët shqiptarë gënjenin kur deklaron " vorioepirotë" por e mbyllte një sy, pasi do ta përdorte këtë numër të madh kur ti nevojitet. Dhe e përdorte si presion mbi Tiranën zyrtare. Është e vërtetë që kur u shpall Athina kryeqytet nga viti 1832 kishte më shumë shqiptarë se grekë, prandaj edhe kryetari i parë i bashkisë mund të ketë qenë shqiptar. Por Himarën e bëjnë greke ata që duan të përfitojnë nga Athina zyrtare. Por kjo varet edhe nga kushtet ekonomike e kulturore të popullsisë. Të cilët joshen ekonomikisht për tu deklaruar si "vorioepirotë ".
Minorikaret zhduken shume lehte: mos u flisni greqisht, injoroni simbolet , muziken dhe qdo gje greke ……..
Ky artikull tregon të vërtetat e dhimbëshme të emigrantëve shqipëtar në fillim të viteve 90.Kristoja i përshkruan me vërtetësi vuajtjet e shqipëtarëve.Politikanët grek dhe qeveritë e atyre viteve janë sjellë shumë keq me emigrantët,por ndryshe ëahtë sjellë populli grek në përgjithësi.Ka patur edhe individ të veçant që janë sjellë si ushtarët e N Zervës.Po ju tregoj një shembull vetiak.Ndodhesha në Athinë tranzit dhe së bashku me një mikun tim po udhëtonim me autobuz për në shtëpin e mikut tim.Unë po bisedoja në shqip me mikun tim,kur dëgjoj një grua greke që na u drejtua neve.Unë nuk kuptoja greqisht dhe pyeta mikun çfarë dreqi kërkon kjo buçja që bën me këmbë e me duar nga ne.Thotë mos flisni shqip në autobus.I zemëruar i tregova gishtin e mezit korofillakes greke e cila u tërbua.Mos ja zgjat më tha miku im i mirë se ajo mund të telefonoj policinë dhe më nxjerr probleme mua. E till ka qenë politika greke me ne shqipëtarët,ndryshe janë trajtuar shqipëtarët në vëndet e tjera të BE.
Gazetaret mercenar nuk Kane Asgje te perbashket me te verteten!Kush mund ta mendonte qe diktatori kosher te drejte kur ju kundervihej ketyre lloj njerzish???!!!
Sikur te kishte Shesh te Omonias ne Kostantino-polin e Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos nuk do ishte keq,apo jo o Xristo. Apo nuk te linin ish Vorio Epirotet dhe Ilyret e turqizuar te ashtuquajturit Geni-tsaros tamam (turqisht) si ata te Greqise qe do flisnin "Shqip" ku i thonin popullit ital nga popola. Shtetit nga state Valles nga Vals Kenges nga Kantare,Kendoj. Kuptoj nga Kapito Pranveres nga Primavera Veres nga Vino Stepise nga Spiti,Spital (Stepi per te semure). Semundje nga Sickness. Nuses nga Nimfat,Nifi e Mithollogjise Greke. Martese,Martohem nga Marito. Divorc nga divorc,ndarje. Mashkull nga masculine,Male. Femer nga Female Moter nga Mother "gabimisht" Priftit nga Priest Shenjtore nga Saint latinisht. Agim nga Avgi greq. Mengjes nga Morning angl Dite nga Day,Drite. Darke nga Dark angl. Erresire nga Erevus greq. familje nga family,femije etj,e te tjera,ecetara. Akroqeravno eshte Greqisht o Xristo Mavria. Qeravno ne Lashtesi i thonin banoret vendas te quajture Vetetime nga veziret,Pashallaret,Bejleret,Agallaret etj, Se cfare Mbiemri ke o Xristo e tregon se cfare Kombesie ke ne Vorio Epirin e Kastriotit.Greke e qene o Xristo.Edhe Emrin e ke ndryshuar e ke bere "skiptare" Kristo. Epiri Egzistone o Xristo. Fatkeqesisht i ndare nga You qe jini Bastarde. Edhe Flamurin (Fllug angl) Greke e kini o Xristo Mavria ate te Kaurrit te Derrit te Bizantit. dihej kush considerohej kaurre o Xristo.Te paret e Tu Greke. Po ne Bregdet perse (perke ital) e quani Shen-Vasil (Shenvasi ne kohen e turkut Enver) latinisht dhe jo Agios Vasilis sic i quanin Ilyret dhe Epirotet? Agia Sofian a nuk e ndertoi Perandori Ilyre Iustinianos ne 532A.D? Perse nuk e quajti Latinisht Shen Dija? Je i infektuar (Infection) me "Covid" ne tru o Xristo.
Sa me shume te shtremberoni te Vertetat …. deri te nje koment … aq me shume do jetoni te perkulur dhe te fshehur…