I vetëm kundër të gjithëve!

2 Qershor 2023, 21:02Blog TEMA

I vetëm kundër të gjithëve!

Nga Kimete Berisha

Prej se i është trashur barku, u bë edhe më i rrezikshëm.

Çdo fjalë e tij pikon dhjam.

- Prijësi i djeshëm i protestave të dhunshme kundër Institucioneve të Kosovës - sot nuk di si t'i menaxhojë protestat e dhunshme të serbëve kundër Institucioneve të Kosovës.

- Kur protestonte kundër shtetit të Kosovës, kur e gjuante me gurë e me granata Kuvendin, policin shqiptar e quante 'majmun',

tash që serbët protestojnë kundër Institucioneve të Kosovës dhe i sulmojnë policët shqiptarë - policët i duken njerëz - nuk i duken më majmunë.

Me protesta të dhunshme e mashtroi popullin dhe erdhi në pushtet - nga protestat e dhunshme, ra.

Derisa e ka marrë pushtetin Albin Kurti i ka mohuar Institucionet dhe shtetit e Kosovës, baras me Serbinë.

 - 'I vetëm kundër botës', sot në Kuvend lexoi emra kriminelësh serbë që tha se po e mbajnë peng Veriun, për të cilët e pranonte se anipse e di kush janë ata dhe ku janë - ata janë të lirë!

- I dëshpëruar, i vetmuar, i rrethuar me budallenjë - çdo gjë që thotë, e thotë kundër vetvetes.

Qe, çka thotë Albin Kurti:

1. Antony Blinken është naiv - e Oliver Ivanoviç (prijësi i Rojave të Urës) ishte i mprehtë. 

(Oliver Ivanoviç u ka prirë Rojave të Urës për vrasjen dhe dëbimin nga Veriu tē civilëve shqiptarë).

2. Thotë: 'Mbrojtja civile janë kriminelë që po e kallin Veriun'.

- Por, bandat serbe të Mbrojtjes Civile marrin rroga nga Albin Kurti, pa punuar. Pra, paguhen nga Albin Kurti për ta sulmuar KFOR-in dhe policinë e Kosovës në Veri.

Ky është absurd.

Albin Kurti asnjëherë nuk i bëri problem rrogat e kriminelëve të Mbrojtjes Civile (të cilët, kuptoni shqip, marrin rroga pa punuar, duke jetuar në Leposaviç), ndërsa veteranëve të UÇK-së ua bëri me gjak socialin, dhe kategorikisht refuzoi t'i përfshijë në Ligjin e Pagave.

Albin Kurti tha sot në Kuvend: 'Askush nuk merd rrogë pa punuar, prandaj kryetarët shqiptarë të komunave Veriore shkojnë në punë'!

Nuk tregoi se pse veç Atiči nuk shkon në zyren e komunës së Mitrovicës në Veri, po fshihet në 'Boshnjak mahallë'!

Ka çka s'ka, ama këso çmendine nuk kemi parë m.

Kryetari i Leposaviçit, Lulzim Hetemi, po flen në zyre, në pritje për të shkuar njerëzit me tanske për të nxjerr certifikatën e lindjes.    

Ka çka s'ka, ama që flen njeriu në zyre, dhe sillet si lugat i vetëm ne një ndërtesë të braktisur (që i duket si hotel), kjo është e frikshme.

E ka pushtuar djalli, u tranu, a ku me ditë çka e ka gjetë.

S'di gjë për tē, veç e di se fjalën 'këtë' e shkruan 'kit'.

Tash ka kohë po argëtohet edhe duke shikuar foto seksi të miseve.

- Albin Kurti ua hoqi policëve shtesën e rrezikshmërisë në pagë - për t'i çuar në rrezik, pa dhimbtë.

Që Albin Kurti nuk është në rregull, dëshmon edhe kjo fjali që e tha atë ditë kur u lënduan dhjetëra ushtarë të KFOR-it në Veri.

Tha: 'Kurrë më mirë nuk i kemi pasur punë'.     

- Gjatë qeverisjes së tij, 120 mijë shqiptarë kanë ikur nga Kosova.

Askush nuk sheh të ardhme këtu, ku ministrat e tij kanë punësuar dhe punësojnē anëtarët e familjeve të tyre...

e vjedhin buxhetin cent për cent, e për atë që s'është me Albin Kurtin - nuk ka bukë.

- I ka humbur edhe talenti për mashtrim, prej se e deshifroi Ramush Haradinaj, me një intuitë të habitshme.

Ramushi, është i pari që e ka ditur se Albin Kurti është mashtrues i pashoq.

- Nuk i vjen turp, gënjen ashiqare, thotë se në qeverisjen e tij 'nuk ka korrupsion'.

Po qysh s'ka korrupsion.

Kurrë s'ka pasur më shumë korrupsion. Çka po 'do' ti korrupsion më të madh kur ministresha e jashtme akuzohet për fshehjen e pasurisë së saj.

As çerpiku nuk i lëviz hajneshës!

6. Mbrëmë, gazetares që e intervistonte i tha: 'Më ndihmoni' (kundër politikës amerikane).

Sot në Kuvend u tha deputetëve (më ndihmoni të vazhdojë t'i shpërfillë urdhërat amerikane dhe të shkojë t'i arrestojë kriminelët serbë,

që 1 orë para se të thoshte se nuk e di ku janë, tha se e di ku janë dhe ku i kanë shtëpitë).

7. Se në çfarë gjendje të rëndë është Albin Kurti, e dëshmon 'Dimali', i cili në emrin e tij flet për perendimin (që e çliroi Kosovën), si për 'lahperin' e mëhallës, me shpresë se kur ta dëgjojnë, ua flladit zemrat të gjithë ekstremistëve fetarë, që do të shkojnë pas fjalëve të tij.

Ky djali, zanoren I e shqipton si U - nuk thotë 'sIkur' por 'sUkur'.

Qe, kjo është 'ushtria' e Albin Kurtit - një tufë primitivësh, që guxim e konsiderojnë fyerjen.

8. KFOR nuk merr leje nga qeveria e Kosovës që të ruaj paqen në Kosovë. Prandaj, është qesharake që krejt bota po e lusin Albin Kurtin të mos e shkatërrojë botën.

Veriu nuk e zbulon pafuqinë e shqiptarëve, por e zbuloi budallallëkun e Albin Kurtit, i cili sillet thuajse siguria varet prej tij.

- Po të tallin, se nuk varet prej teje.

Qe, pyete kë të duash të tregon se për sigurinë në Kosovë përgjigjet NATO. 

9. Albin Kurti tashmë nuk po bën politikë, por fushatë parazgjedhore.

Po mban ymyd që popullin e Kospvës do t'i shfrytëzojë edhe 'një herë' si mburojë e gjallë kundër perendimit.

P.S. Vjosa Osmani, si shumë meshkujve-  rivalëve politik) para tij, edhe këtij ia tregoi qejfin.

Përveç problemeve të tjera që ka Albin Kurti, tash mangut edhe xhelozia...shkaku se bota ka hequr dorë nga ai, dhe po e merr seriozisht Vjosa Osmanin...e cila e përkahu AlbinKurtin  në çmendinë e tij, derisa u siguria se 'shpëtim' për të nuk ka.

13 Komente

  1. K
    Kimete te kemi me kimet

    Kimete ka pene te bukur eshte kenaqesi ta lexoshe

    1. O
      Obobo

      Artikull plot gabime. Pse i botoni çdo kllapi kesaj? Te shkoje te mesoje te shkruaj shqip njehere se nuk ka kuptim ne gjuhen tone fraza "ka çka s'ka"

      1. A
        Aaa JETË

        Shembullor, brilante, korrekte, zinj. Kimete. Analizë komentuese me të gjitha të verbëtat dhe pa asnjë fije dyshimi e pasqyron një personalitet psikopat mashtrues ordiner dhe kundër amerikan si babai i tij ideologjikë S. Berisha. Thotë i marri se di ku janë dhe ku kanë shtëpitë ata që rrahin policinë dhe fatkeqësisht dhe KFOR-in gazetaret etj. dhe iu dërgon paga në shtëpi pa punuar, ne ua paguajmë energjinë elektrike, dhe të gjitha tatimet e tërë infrastrukturën dhe u ndërtojmë fshatra mbi shtëpitë e djegura shqiptareve kurse shqiptareve nuk i lejohet ti rindërtojnë të vetat etj. Njerëzit po ikin nga Kosova nga çmenduria e kësaj Qeverie kurse veteranët e UÇK-s, pensionistet dhe shtresat tjera sociale nuk mund të blejnë as barërat dhe vdesin nga mjerimi. Kosovën e ka zëna HATAJA.

        1. S
          Sara

          Problemi nuk është Albin Kurti. Nuk e shkaktoi ai atë gjendje. Problemi janë pretendimet serbe. Sa më shumë lëshime bën Perëndimi dhe SHBA aq më tepër rriten pretendimet dhe oreksi i serbëve. Në këtë kuptim Albin Kurti është midis dy zjarreve. Të zbatojë Kushtetutën e ligjet e vendit apo të plotësojë kërkesat e Perëndimit. Për tu zgjidhur problemin duhet luftuar shkaku . Dhe shkaku janë pretendimet e serbëve të cilat duhet që tu vihen fre nga Perëndimi ndryshe nuk do ketë qetësi. Albin Kurti është pjesë e zgjidhjes së problemit dhe është i gatshëm për të negociuar. Perëndimi dhe SHBA duhet të jenë për zgjidhjen përfundimtare të problemit dhe jo të kërkojë vetëm në tërheqjen e Albin Kurtit por të detyrojë edhe serbët të tërhiqen nga qëndrimet e tyre.

          1. D
            Dardan

            Sara, Albin Kurti ka te drejte ne teori, por ne praktike nuk ka fuqi. Atehere duhet t'i degjoje aleatet e Kosoves qe kane derguar djemte e nenave per te mbrojtur popullin shqiptar te Kosoves dhe vete ate nga pushtuesit shoviniste serbe.

          2. F
            Flamur Struga

            Armiku me i madh i Shqiperise!Shqiptarise !eshte shqiptari.Eshte nje mallkim ky i cili po na percjell edhe ne sot.EBesoj me dhimbje se ai i cili e ka then ,ka qen shum i deshperuar!njelloj si ne sot intelektualet ,njerezit e pendes qe jane bere pale me armikun.Thuaj se jane te paguar per cdo artikull qe te mjegullojne !helmojne kombin mbare?Perse moje Kimete,te gjitha keto qe i ke then jane fraza plote urrejtje,ndaj vetvehtes dhe mbare Kosoves.Krahasimet e tua jane njelloj si te shtypit te vucicit!ai atje i ka pregatitur gazetart e vet te punojne per Vetvehten,ndesa ne shqiptaret!o faqja e zeze armik i vetvehtes jemi.Te jete kimetja adoleshente nuk e besoj por zhvillimi i trurit te kesaj peshon gjykon si truri i peshkut.Kjo qeveri qe e udheheq Republiken e Kosoves!verte ka perdorur edhe mjete jo te mira!por e mira e kesaj VV ishte se e shihte nga do te perplaste vala e terbuar Kosoven martire!beren mire qe e shpetuan .Ky veprim ishte nje akt patriotik se shtetin duhet ta ufheheqin ata qe ja duan ,sakrifikojne per lirine pavaresine e Atdheut.Kimete reflekto eshte shume e lehte te njollosish vetvehten familjen tende!,por nje dite do te vrasi ndegjegjja ngase me shkrimet e tua ke demtuar Atdheun dhe ke ndihmuar armikun!ate armik qe ka vrare ka djegur masakruar perdhunuar debuar cdo dekade per mbi 130vjete.Ne qofte se ti je bjie nga mamaja dhe babi shqipetar,kethehu ne anen e e duhur ,nuk jemi te tepert ti bashkohemi armikut dhe tja bejme varrin vetvehtes.Turp cfare pjella cfare debile ka brenda kombit tone.

            1. G
              Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

              Kimetja ka plotesisht te drejte!

              1. P
                Peseri une

                Ti Flamur je nje idjot i lindur. Thua se armiku kryesor i shqiptarise eshte shqiptari dhe na nxjerr Kimeten qe nuk eshte shqiptar por shqiptare si armikun me te math tonin. Mos valle Albini nuk eshte shqiptar? Merresh me nje shqiptare dhe harron shqiptarin qe ka qene ne burgun serb dhe eshte nga te rrallet qe shptoi i gjalle. Thone se doli i gjalle se kish misionin e shenjte te armikut te shqiptarizmes. Shprehja qe ti permend nuk eshte e sakte. Ai qe e ka thene e ka fjalen per spiunet me kombesi shqptare dhe idjotet si ty.

              2. P
                Patrioti

                Kimetja eshte me sakta! Pse nuk e bejn kryeministre presidente fisniken patrioten!

                1. A
                  Alpet.al

                  @ Patrioti, po te jene patriotet si ty , Shqiperine dhe Kosoven i ka marre lumi. Kimetja, o Patriot i dylekshit, eshte zorra e trashe e kombit shqiptar, aty ku perfundojne te tera te pegerat, plehrat, veremlliqet dhe menstruacionet e kombit. Per inat te Albin Kurtit dhe per qejf te Mero Bazes, kjo buce e terbuar qe jargezon dhe nxjerr helm, eshte bere pale me serbet, eshte rreshtuar kunder Kosoves dhe interesave jetike te saj.

                2. s
                  shqip

                  Po shume mire moj kimete te lexova e te kuptova 100%, edhe pse me nje dialekt me shume se gege.... por nje gje nuk na e thua ......KUSH ESHTE ZGJIDHJA????????? Nuk duam llogje Kavaje themi kendej nga Shqiperia.... na thuaj kush eshte zgjidhja si Vajze "e qute" qe je !!!!!! okay Albini e ka Gabim .... na thuaj KUSH ESHTE ZGJIDHJA??????

                  1. E
                    ELEKTORATI GRI

                    Lavdia nuk vjen vete .Lavdija eshte karakteristike e trimave dhe jo e servileve puthadoreve qe per pak post bien ne gjunje .Amerika nuk e shkeputi Kosoven nga Serbia se i erdhi keq per Shqiptaret por sepse kishte nevoje gjeopolitike tani po per arsye gjeopolitike po ja rikthen Kosoven Serbise.

                    1. ÇEKIÇI

                      Kimete te lumtë moj burrneshë Drenice Mirë bënë te shkruash çdo ditë dhe te ua tregosh vendin kush ku e ka Albini mashtrues Vjosa faqezezë Glauku injorant Shvarci kurvë e bija e kurves Albulena idiote Sveklla manjak Dhe kështu më radhë deputet e ministra rrugaq te VV

                      Lini një Përgjigje