Nga Enver Robelli
Pa media të pavarura, vdes demokracia. Pa lexues dhe lexuese të gatshëm për të paguar për informata që i ofrojnë mediat e pavarura, demokracia vdes edhe më shpejt. Sepse mediat që nuk mbijetojnë nga puna e tyre dhe nga investimi i lexuesve, nuk janë të pavarura. Financohen nga grupe të interesit, nga politikanë të korruptuar apo përmes metodave joetike, duke tentuar të zgjojnë vëmendjen e publikut klikues.
Në tregun medial secili ka qejf të thotë se është i pavarur. Por dekoratën e pavarësisë mediat ia japin kryesisht vetes, nuk ka instancë që vendos për këtë, andaj duhet parë me kujdes punën e secilit medium për t’u bindur në pavarësi. Në shumë vende gjendja e mediave është dramatike. Kosova, për shembull, është vendi i vetëm në Evropë pa gazeta të shtypura. Në Maqedoninë e Veriut gazetat e shtypura mbijetojnë kryesisht falë Qeverisë, e cila është e obliguar të publikojë në gazeta të shtypura disa vendime e njoftime. Në vende si Shqipëria, gazetaria e mirëfilltë gjendet vetëm në disa qoshe periferike, pasi që mediat e mëdha ose i ka futur Qeveria nën kontroll, ose pronarët e mediave janë shndërruar edhe në ndërtimtarë që marrin tenderë nga ministritë, dhe mjetet e tyre të informimit i kanë vënë në shërbim të pushtetit.
Me vështirësi nuk përballen vetëm mediat në trevat ballkanike. Edhe në Zvicrën e pasur, sipas një analize të portalit nga Zürichu, “Republik”, një platformë që mezi mbijeton vetëm nga parapagimi që e bëjnë lexuesit, së paku dy gazetarë në javë ia kthejnë shpinën gazetarisë. Më 2023 ishin 96, në 4 muajt e parë të këtij viti - 23. Në dy dekadat e fundit në Zvicër janë zhdukur 70 gazeta, shumica lokale apo rajonale. Në mediat me shtrirje nacionale nuk raportohet ose raportohet tepër rrallë për ngjarjet lokale. Nëse nuk ka media lokale e rajonale, atëherë publiku nuk e merr vesh se çfarë ndodh në komuna e qyteza. Kjo vlen edhe për Kosovën. Mediat interesohen kryesisht për tema të nivelit nacional. Se çfarë ndodh nëpër komuna rrallëherë merret vesh. Ndoshta ndonjë komunë kryen edhe punë të dobishme, por askush s’raporton për to. Siç nuk raportohet as për skandale që nuk kanë “potencial” nacional. Me krizën e mediave është zbehur edhe krenaria e gazetarëve për profesionin dhe është rritur urrejtja populliste dhe paushall ndaj gazetarëve për shkak të disa “deleve të zeza” në treg. Kjo është fatale për cilësinë e debateve publike dhe gazetarinë në përgjithësi.
Mbi 50 studime të ndryshme tregojnë se aty ku s’ka gazetari lokale, korrupsioni dhe mungesa e transparencës janë në rritje. Në vise të tilla thellohet edhe hendeku mes të pasurve dhe të varfërve. Sipas mediumit zviceran “Republik”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 20 vjetët e fundit është mbyllur një e treta e rreth 9000 gazetave. Në periudhën e njëjtë kohore numri i gazetarëve ka rënë për gati dy të tretat. Sot çdo i pesti amerikan jeton në një “news desert”: sipas studimeve në SHBA tashmë ekzistojnë 204 shkretëtira të tilla mediale, ku nuk ka fare as gazeta, as webfaqe me informata lokale, as redaksi të transmetuesve publikë. Në 228 qarqe nga 3000 sosh së shpejti gjendja mund të jetë e ngjashme, pra të shndërrohen në shkretëtira mediale.
Një punim masteri në Gjermani tregoi së fundi se aty ku nuk ka media lokale, përkrahja për partinë radikale djathtiste Alternativa për Gjermaninë (AfD) është dukshëm më e madhe. Mungesa e mediave profesionale favorizon përhapjen e lajmeve të rrejshme, spekulimeve, popullizmit medial (sepse nuk ka vetëm popullizëm të politikanëve) dhe skandalizim të ngjarjeve periferike me qëllim të komercializimit digjital.
Pasojë e kësaj “gazetarie” është depolitizimi i shoqërisë. Në ambiente të tilla njerëzit i besojnë gati çdo gjëje. Ka njerëz që besojnë se një president i Zvicrës ka lozur në piano melodinë e një kënge patriotike shqiptare. Janë aq të bindur, saqë nëse ua tregon të vërtetën, ndihen të fyer. Politikani zviceran ka luajtur një pjesë në piano dhe dikush mbi të ia ka veshur një videomontazh të melodisë shqipe. Montazhi ka marrë botën digjitale shqiptare.
Para 4 vjetësh portale të ndryshme, por edhe njerëz të dynjasë digjitale e shpërndanë me shpejtësi rrufeje një deklaratë të cilën thuhej se e kishte dhënë Giorgio Napolitano kur ka qenë president i Italisë (2006-2015). Napolitano citohej me këto fjalë: “Nëse Ibrahim Rugova dhe Arbën Xhaferi do të kishin qenë amerikanë, gjermanë apo francezë, ata do ta kishin pushtuar botën me diplomaci, por për fat të keq këto dy figura i përkasin një populli shumë të vogël…”. Se ku dhe kur e ka thënë këtë Giorgio Napolitano nuk dihet. Portalet nuk e jepnin burimin. Një portal shkroi vetëm kaq: “...bëhet e ditur se (Napolitano) gëzonte respekt shumë të madh për presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova”. (Vetëm nga një portal lajmi qe shpërndarë nga klikuesit gati 600 herë). Çdo lexues kureshtar do të donte të dinte se çka domethënë “bëhet e ditur”: kush e ka bërë të ditur? Kush e dha këtë haber? Ndoshta Napolitano vërtet ka thënë diçka të tillë, por pse mungon burimi i lajmit? Për aq kohë sa burim të lajmit nuk ka, jemi të prirë të besojmë se bëhet fjalë për një lajm me napolitanka, pra lajm të rrejshëm.
Shume e drejte zoti Robelli. Pa media të pavarura, vdes demokracia, por edhe me media gjobevenese nuk ka demokraci, por lincim te personave qe nuk e kane fatin qe te shprehin versionin e tyre te fakteve. Nje media qe vendos gjoba nese nuk i jep privilegje "shefave" te tyre, quhet mafie mediatike.
Edhe dicka tjeter; Kur thoni: "Një punim masteri në Gjermani tregoi së fundi se aty ku nuk ka media lokale, përkrahja për partinë radikale djathtiste Alternativa për Gjermaninë (AfD) është dukshëm më e madhe". dhe me poshte vazhdoni: "Mungesa e mediave profesionale favorizon përhapjen e lajmeve të rrejshme, spekulimeve, popullizmit medial (sepse nuk ka vetëm popullizëm të politikanëve) dhe skandalizim të ngjarjeve periferike me qëllim të komercializimit digjital". Pra sipas mastershkruesit gjerman (me siguri pjese e livizjeve liberale" dhe sipas jush qe na e citoni, partia e ashtuquajtur "radikale" gjermane perfitoka nga mungesa e gazetave lokale duke perhapur genjeshtra. A nuk eshte nje anembajtje ky pohim i mastershkruesit gjerman qe juve i meshoni ne kete artikulin tuaj? Askush nuk mundet te pretendoje se nje parti legale politike perhap genjeshtra qe te siguroje mbeshtetje, pa patur prova per kete qe thoni. Mbase aresyeja e mungeses se ketyre gazetave ne ato zona ku AfD ka ndikim te forte ka nje spjegim tjeter shume me te thjeshte. Mbase popullsia e ketyre zonave eshte ngopur me propoganden boshe liberale te ketyre gazetave lokale dhe i ka bojkotuar ato duke shkaktuar edhe falimentimin e tyre. Fakt eshte se liberalizmi nuk po gjen me mbeshtetje ne masat e popullit Europian qe jane te lodhura me humbjen e kohes dhe fondeve te taksapaguesve per projekte qe lidhen me levizjet e ylberit, apo teorive nga me absurdet qe bien ndesh me opinjonin popullor. Thuhet se politika eshte ne sherbim te popullit. Ne fakt ky slogan ka shume kohe qe eshte hedhur ne koshin e plehrave dhe sot politika kontrollohet nga lobet e korporatave dhe njerezve te tjere te fuqishem qe financojne politiken. Edhe nje i ri, me mendime progresiste te vlefshme per vendin duhet te kete fonde te konsiderueshme qe te mbeshtese kanditaturen e tij per te zene nje vend ne zyrat publike. Nuk eshte e rastit se perse partite e djathta europiane kane marre e po marrin cdo dite me shume mbeshtetje nga popujt ne vende te ndryshme Europiane dhe me gjere. Njerezit jane te lodhur me politikat boshe te ashtuquajtura "te drejta te njeriut" qe propogandohet rendom nga te gjithe politikanet ne pergjithesi dhe nga ata te majte ne vecanti. Realiteti tregon qarte se nuk ka "te drejta njeriu" sot ne asnje vend te botes. bile edhe ato demokratike. Shiko p.sh. se cfare behet ne Greqi; nje vend anetar i BE-se dhe qe pretendon se ka standartet me te larta te demokracise si "shpikes" te konceptit te ketij termi. Greqia nuk njeh asnje minoritet ne territorin e saj. Historikisht dhe sistematikisht, qeverite e cdo ngjyre te atij vendi, kane shtypur cdo te drejte demokratike te minoriteteve atje, pa folur per genocidin e ushtruar ndaj shqiptareve cam, qe u vrane, u perzune dhe tere pasurite e tyre i jane sekuestruar nen pretendimin absurd e bashkepunimit me pushtuesin gjerman. Eshte per te qeshur e per te qare se si i justifikojne keto veprime pushtetaret greke kur ne nje ane jane kunder "luftes se klasave" qe eshte tipar karakteristik i regjimeve komuniste dhe nga ana tjeter, penalizojne edhe ato cam qe nuk kishin lindur ne kohen kur disa individe prej klanit te tyre bashkepunuan me nazistet. Ana tjeter qe te ben te irritohesh eshte se Napolon Zerva, qe ishte ne krye te falangave te andarteve greke qe ushtruan genocid ndaj cameve, ishte njeri nga kolaboracionistet me te dalluar te nazisteve gjermane gjate tere kohes se pushtimit te Greqise prej ushtrive hitlerian. Por le ta leme menjane persekutimin e myslimaneve cam dhe te kthehemi tek allvanitasit ortodokse te cileve, edhe se perbejne nje numer te konsiderueshem te shoqerise se sotme greke, nuk u njihet asnje e drejte, duke filluar nga e drejta e shkollimit ne gjuhen shqipe. E kunderta ndosh ne Itali, ku ne zonat ku jetojen arbereshet, qe jane shume me pak se sa allvanitasit ne Greqi, perseri ata gezojne shume te drejta, duke filluar nga e drejta e shkollimit ne gjuhen shqipe, por edhe ne perdorimin e gjuhes amtare si gjuhe e dyte ne institucionet qeverisese lokale. E pra, komuniteti arberesh i ka fituar keto te drejta ne Itali ne kohen kur te djathtet kane qene ne pushtet. Ka shume gjera ne kete artikullin tuaj qe i mungojne nje analize me te plote te temes per te cilen keni shkruar.
Perseri ky cop muti oriental,i ndodhur ne Zvicer,vazhdon te bej karashillek nga kjo gazete.
Ma honksh mutin.
Shkrim interesant si gjithmone i zotit Robelli edhe komentet, une desha te shtoj se ne Shqiperi shtypi i ri demokratik "u pushtua" nga te shkathit qe ne shembullin e Berluskonit e perdoren turpshem per favore personale, me tipiku eshte Fania. Ne kushtet e reja, kur shtypi i shkruar po zhduket dhe portalet informojne e dizinformojne si ju intereson, ndersa qytetari nuk di si te mbrohet nga balta e tyre, ja vlen qe te financohen zyrtarisht dy gazeta te pavarur ne dore te dy stafeve gazetaresh te mirepaguar dhe qe mbajne pergjegjesi per ato çka shkruajne, njera me prirje te majta dhe tjetra me prirje te djathta. Keshtu ne çorben e perditeshme njeriu mundet te mesoje te verteta te cilat jane merre nga burime te sigurta e te pergjegjeshme. Kushdo qe ndjehet i fyer nga portalet, mundet te afishoje aty te verteten e tij. Nje sygjerim per shtypin serioz: une lexoj me endje komentet shoqeruese, por here pas here, veçanerisht kur shkruajne zonja gazetare apo politikane, shfaqen komente thellesisht te uleta e fyese. Keta duhet te bllokohen si spam, sapo te shfaqen. Mendoni sa mendje te bukura, veçanerisht zonja, druhen te shfaqin mendimin e tyre ne gazeta, sepse sharamanet do ti shajne "me liber shtepie".
Me te vertete mendon ky idiot se ne Zvicer ka demokraci? Ky oriental qe shkruan ne kete gazete ka formim shume me te dibet se nje coban ne Shqiperi.
Ma honksh mutin.
Me te lumte Enver Robleili shprehuer si te ishte Ai- *ENVERI i 50 viteve -krenari e shqiperise.*Dhimbia e Mdhe POPULL* me Ju.
Me te lumte Enver Robelli. sa shprehesh me Atdhetari.