
Nga Kreshnik Spahiu
Mos i fyeni patriotët shqiptar……
Nuredin Seci mund jetë çdo gjë, bashkfshatar i juaj, elektiçist me përvojë, alpinist i guximshëm por emri tij në kontratë nuk është për Shqipërinë por kolateral i partisë.
Pas publikimit të kontratës së lobimit mes Partisë Demikratike dhe “Continental Strategy” zërat nga Partia Demokratike që justifikojnë burimin e parave 6 milion dollarë, pretendojnë se fatura po paguhet nga “patriotët shqiptarë”
Referuar kontratës, patriotët janë tre persona:
1- Nuredini
2- Gruaja e Nuredinit
3- Djali i Nuredinit
Me pak fjalë, patriotizmi financar qenka brenda një familje. Emra të tjerë nuk ka si financues.
Pyetja është, pse një patriot që do Shqipërinë, të financoj partinë për Aleancën me Greqinë? Në kontratën që ka nënshkruar Nuredin Seci si garant financiar, parashikohet mbështetja e koalicionit Aleanca Madhështore Berisha-Beleri.
Unë jam i qartë për motivet jo parimore që Berisha pranon edhe me “djallin” të bëjë aleancë që të vij në pushtet, por s’mund kuptoj pse një patriot shqiptar është gati të jap 6 milion dollarë për një aleancë patriotike greke dhe jo shqiptare.
Si ka mundësi një parti e cila në 35 vjet nuk ka asnjë donacion zyrtar më të madh se 10.000 dollarë, e gjen në “patriot” dy javë para zgjedhjeve të paguaj 6.000.000 dollarë të heqi Berishën nga lista e zezë e SHBA…
Nuredini mund jetë burri më i nderuar në SHBA, por mos ja prishni emrin dhe qetësinë.
Madje edhe mediat kur e pyetën ai tha:
“Më lini të qetë se unë jam me pushime në palzh me familjen”.
Lëreni Nuredinin se ai mund jetë mik dhe besnik i idealeve të partisë por do i hapini telashe.
Prej 4 vjetësh u justifikuat që dosja Non-Grata nuk ka prova për korrupsion. Madje me këtë motiv keni bindur dhe Carlos Trujillon dhe Chris LaCiviten që Blinken dhe Biden e shpallën Berishën si Non-Grata pa prova.
Gradualisht filluam ta besonim edhe ne që dosja Non-Grata s’ka prova deri ditën që ju me duart tuaja depozituat 6 milion fakte.
Nga sot ajo dosje është plot me prova, faqet e së cilës po i numërojnë dy avokatët e Trump.
Shqiptarët mund ti bëni budallenj duke ju treguar përralla me “patriot” që paguajnë miliona dollarë për aleancën tuaj me Greqinë, por amerikanët s’do u besojnë kurrë që ato janë paratë e elektriçistëve apo hidraulikve të “diaspordhës” tuaj.
Diaspora jone nuk ka me Fan Noli apo Faik Konica! Tash, kemi diaspodhen me lloj lloj injoranti qe dehen me Doktor Mortjen dhe Tallava! Uroj qe shteti amerikan ta kontrolloje kete elekticistin qe ka lek xhepi gjashte milion dollare!
Saktë,topi se luan,ska më Nol e Konicë,Vatra është e bushur me spiunë të UDB e spiunë 300 eurosh që i dërgoi kryetradhëtari Sali ! Fatkeqësisht Vatra e ka humbur shkëlqimin që e kishte.Nuk arritën ta shkatronin shërbimet sekrete sërbe,greke e ruse por e ariti Saliu dhëndri sërb.
Spahiu, qendrim atdhetar,sqarim i domosdoshëm për "patriotët".
Forca Niku se me 11 mbyllet bankomati.
Bufi premtoje ne Greqi do t'ju jap detin po fitova , çfare jane 6 milion dollare per nje shtete si Greqia nje vila buze detit . Fatkeqesi eshte mungesa e drejtesise ne Shqiperi , nese nuk funksionone drejtesia nuk funksionone as demokracia. Per Bufin dhe buferit e tjere preferoje te mos harrxhoje kohe
Je I sakte Kreshnik. Po del sheshit pasuria qe u eshte vjedhur shqiptareve dhe paaftisia (ose ortakeria) e drejtesise per te keyer misionin e vet.
po. mir e ke ti. o kreshnik. po ne shqiperi nuk ka drejtesi. se po te kishte. drejtesi. sali krimineli. duhesh kalbur ne burk qe ne. 97. 98. piramidat. gerdecin 21 janarin. po a numerohen krimet. e keti. krimineli. zgjou. o drejtesi. se po na hane te gjalle. me. tomor. alizotin ne krye