Petro Marko – monumenti i lënë në harresë i një kombi që ka humbur busullën morale

27 Nëntor 2025, 14:32Blog TEMA

Nga Ilir Demalia


Sot, nëpërmjet një shkrimi të ndjerë të Laureta Petishatit, n’ u rizgjua përpara syve një realitet i dhimbshëm: gjendja e turpshme e varrit të shkrimtarit, publicistit, poetit dhe luftëtarit shqiptar Petro Marko. Ky varr i braktisur është më shumë se një plagë e vogël estetike; është një dëshmi e trishtë e mënyrës se si shoqëria jonë ka zgjedhur të shpërfillë figurat e saj më të rëndësishme, ndërsa ndërton monumente të rreme për interesa të ulëta provinciale e klienteliste.

Para se të flasim për të ardhmen, duhet të përballemi me të vërtetën e së shkuarës: ne kemi ngritur për dekada monumente të falsifikuara, narrativa të shtrembëruara, mitologji provinciale që kanë zëvendësuar elitën qytetare me servilë, gënjeshtarë dhe manipulues. Këto kanë ndërtuar kulturën që na sundon sot—një kulturë e provincializmit të zhurmshëm, e oborrtarëve të rregjimeve të ndryshme, e njerëzve që i kanë shërbyer së keqes duke shkatërruar mundësinë e lindjes së elitave të vërteta kulturore, morale e qytetare.

Petro Marko – njeriu që i përkiste botës, por mbeti i braktisur në vendin e vet

Petro Marko nuk është thjesht një shkrimtar i mirë. Ai është themel i letërsisë shqipe moderne. Publicist, romancier, poet, luftëtar i Spanjës, mik i Heminguejt. Njeri që mendoi dhe jetoi përtej kufijve të ngushtë të mendësisë provincialo-katundoro shqiptare.

Ai u burgos nga komunistët që në fillim të regjimit. Për 40 vjet Sigurimi i Shtetit i mbajti dosjen më të madhe të ndjekjes. Djali i tij, Jamarbëri, u arrestua sapo mbaroi fakultetin për gazetari; një familje e tërë u ndëshkua sepse Petro Marko nuk dinte të përkulej, nuk dinte të gënjente, nuk dinte të shiste penën. Në gjithë jetën e tij Jamarbëri I biri nuk botoi asnjë poezi gjatë diktaturës—vetëm pas viteve ’90 ato mundën të shihnin dritën dhe jo të botuara nga Madu por nga miqtë e tij

Vepra e Petros eshtë monumentale jo për madhështinë e temave, por për thellësinë njerëzore të tyre: lufta kundër diktaturës, plagët e autoritarizmit, drama e individit, stoicizmi i njeriut të gjunjëzuar që nuk dorëzohet kurrë. Nga “Hasta la vista” te “Qyteti i fundit”, nga “Shpella e piratëve” te “Nata e Ustikës”, nga “Ara në mal” te “Një emër në katër rrugë”, deri tek kryevepra e tij autobiografike “Intervistë me vetveten”, Petro Marko mbetet një ndër zërat më të pastër e të ndershëm të kulturës sonë.

Nuk ka gënjyer kurrë. Nuk ka manipuluar. Nuk ka bërë kompromis moral. Ky ishte fati dhe mallkimi i tij.

Petro Marko në kujtesën e qytetit

Kush nuk e kujton Petron e madh, me cigaren në buzë, si një xixëllojë e lodhur shprese? Me pardesynë fesh–fesh, që i hapte era e Tiranës sikur të ishte pelerina biblike e një shenjti të përvuajtur. Me atë pardesy kishte vizituar birucat e Spaçit dhe Ballshit, ku mbante forcë e shpresë për të birin.

Tirana e para vitive 90’ e njihte, e respektonte, e përshëndeste. Një shenjë e vogël qytetarie që mbijetonte mes rrënimeve të mëdha. Petro të jepte ndjesinë e atij qyteti që ne nuk e kemi më: mira e tij stoike, qetësia, fjalët e maturuara që dilnin përmes stuhive të jetës.

Ai nuk iu afrua kurrë Lidhjes së Shkrimtarëve. Nuk i duhej. Ai e kishte lexuesin në zemër të qytetit dhe lexuesit e tij e kishin Petron në zemër të ndërgjegjes së tyre.

Pas viteve ’90: vallja provinciale që fshiu qytetarinë

Regjimi ra, por vendin e tij e mori një invazion tjetër: ai i pseudo-elitave, të cilët rendën të parët në rresht për të qenë “demokratë të orës zero”. Shkrimtarë që kishin ngritur monumente letrare diktatorit; poetë që kishin bërë gara servilizmi; bashkëpunëtorë të Sigurimit që u shndërruan brenda natës në flamurtarë të lirisë. Ajo nuk ishte frymë lirie por manexhim i regjimit që u shit si Liri Duke vazhduar të gënjehet, manipulohet dhe falsifikohet ende sot.

Kjo valë e re demoniake, provinciale-katundare, e masakroi atë pak qytetari që kishte mbetur. Në këtë furtunë, Petro Marko u tërhoq ngadalë—si vala e qetë e detit të Jonit që s’gjen më breg ku të prehet.

Ndërsa zagarët e sotshëm ngritin mauzole për idhuj të rremë…

Ironia e madhe është se sot, në parlament e në kulturë, njerëz pa asnjë meritë, pa asnjë vlerë, pa asnjë emancipim moral, kërkojnë mauzole për ata që i ngritën monumente letrare diktatorit. Të njëjtët që sot shkatërrojnë gjithçka qytetare, kërkojnë të nderojnë shërbëtorët e së shkuarës.

E ndërkohë varri i Petro Markos—monumenti i vërtetë letrar i Shqipërisë moderne—rri i braktisur, i shkreti, i zhytur në heshtjen e llahtarshme që ai paratha në poezinë e tij “Kënga e Valës”:

“Po ah, o vend që lind ç’ka vdes,
pse hesht mbi varr, i gjallë?
Përherë syri yt do jesh’
me llahtari në zall?..”

Shqipëria, me gjithë zhvillimet e saj të rreme, vazhdon të endet në këtë “zall me llahtari”, produkt i sundimit provincial-katundar, i vulgaritetit që kemi mbjellë në vend të vlerave.

Një thirrje: Varri i Petro Markos duhet të jetë monument kombëtar

Varri i Petro Markos nuk është thjesht një vend prehjeje; duhet të jetë një monument kombëtar. Një vend nderimi. Një shenjë e ndërgjegjes sonë kulturore. Një vend ku shkollat të çojnë fëmijët, ku lexuesit të vendosin një lule, ku qytetarët të kujtojnë se ky vend ka nxjerrë njerëz të ndritur—dhe nuk ka të drejtë t’i harrojë.

Harresa e Petro Markos është prova më e hidhur e rrënimit tonë moral.

10 Komente

  1. f
    fshatari.pafshat

    Ilir Demalia dhe Petro Marko, dy dimensione nacionaliste, politike, sociale, kulturore, ushtarake, deri edhe mjedisore krejtesisht te ndryshme ne kohe dhe ne hapsire - shqiptare. Demalise dhe shume te tjereve si ai t'u ndalohet te flasin per Petro Markon, edhe ne Kafene, e jo me te shkruajne...

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qaniu

      E PARA ,,,PETRO MARKOS , SI ORTHODHOKS I BESIMIT GREKO BIZANTIN TI VIHET KRYQI ORTHODHOKS MBI VARR ,,,NUK ESHTE DIKTATURA ATEISTE E ENVERIT MEHMETIT E KADRIUT TANI ,,,

      Përgjigjjuni
      1. L
        Luli

        E para,eshte detyre e istitucioneve qe ta shpallin varrin e Petro Markos monument kombetar!Nuk e beni ju,lexova me pare artikullin e nje fare Petoshati,dhe kam te njejtin mendim,pra e shpallin monument kombetar,vetem istitucinet qe ju perket e drejta si te tille, e dyta,eshte kontributi i tij- ka qene luftetar i spanjes,thote dikush,ka nje sere veprash letrare,thote dikush tjeter,ka qene i burgosur nga rregjimi i kaluar….thote dikush tjeter! Te mos harrojme se me i madhi i letrave tona,I.Kadare,eshte varrosur ne varrezat publike,dhe familja ben kujdes.Ish kryeministri,F.Nano, eshte varrosur ne varreza publike….kaq kisha!

        Përgjigjjuni
        1. V
          Votusi

          Ti ore zoteri e di shume mire historine e familjes se Petros, gruas dhe djalit kshu qe mos hap debate kot. Petro ishte shkrimtar i madh dhe nuk nderroi kurre idet anti-fashiste dhe kombetare as para 90n dhe as pas 90. Ishte dhe do te mbetet nje njeri i madh. Fajin nuk e ka kombi por fundurrinat fashiste dhe anti kombetare qe here shfaqen si sharlatane e her si idiot te dobishem apo edhe me keq si "modernist" apo "evropian" pa atdhe. Fajin e kane fundurrinat ne pushtet qe nuk duan te repsektohen njerezit e medhenj. Shqiptare jane te denuar tu shplahet truri dhe te asimilohen ne evrooiane pa atdhe, kulture e dinjitet.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Asd

            Petro Marko? Nuk ka familjare te kujdesen? Pse u kerkohet taksapaguesve edhe ndreqja e varreve? Per mua vetem Skenderbeu meriton qe te kujdesemi gjithe shqiptaret.

            Përgjigjjuni
            1. a
              astrit

              E para Petro Marko eshte Grek apo Shqiptar se fisi i tij Marko ne Dhermi deklarohen Grek. Petro Marko komunist nje deshtim i dhimbshem i tij, komunizmi nje fatkeqesi kombetare per Shqiperine, komunizmi nje deshtim i madh i njerzeve te te gjithe botes, si shkrimtar i realizmit socialist nje si gjithe te tjeret e kesaj ryme artistike i deshtuar. I burgosur nga sistemi i tij politik ndjej keqardhje. Me vjen keq per fatkeqesite e familjes se tij qe si mbaruan kurre. Si njeri perball dhunes te diktatures se proletariatit qe ai e deshironte dhe ka luftuar per te, ka qene i dobet tejet i dobet. Te drejten per nje varr dinjitoz e kane te gjithe. Do kontriboja modestisht per financimin e nje vari dinjetoz megjithse nuk me lidh asgje me bindjet e tij komuniste

              Përgjigjjuni
              1. B
                Byrektore Shqupi

                Astrit, mos je një ish punonjës i sigurimit komunist?

                Përgjigjjuni
              2. Z
                Z

                TI VIHET KRYQI MBI VARR ,,,SE NUK ESHTE MYSLYMAN ,,,STOP

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vjosa

                  Astrit ,të lash mirë atë gojën tënde të ndyrë (atje në Lanë) pastaj folë për Petro Markon.Ai nuk ka pritur kurë vlersime nga ballisto -fashistët .Petro është më madhështori i letërsisë Shqipe.Mundohu të lexosh diçka nga vepra e Petro Markos .

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Poseidon

                    NUK KA NDONJE GJE TE VECANTE VARRI SEPSE DUHET MIRNBAJTUR NGA FAMILJA POR EDHE SHERBIMI KOMUNAT NUK SE E NDALON NJERI TA MIRMBAJE......POR GJEJA DUHET PARE NE ASPEKTIN E VEPRES SE PETROS .......DHE KJO DUHET BERE NGA INSTITUCIONE ,,DHE NE NJE PERVJETOR CFARDO,NDOSHTA EDHE NE NJE VEPRIMTARI LETRARE , DUHET QE TE BEHET REKOMANDIMI PER NJE BUST NDOSHTA , POR VLERESIME JO SE NUK KA ,,,PSH NE VLORE ESHT NJEQIND EMERTIM O ME SHUME NE EMER TE PETROS......EDHE SI ANTIFASHIST ,SHKRIMTAR E NJERI I URTE I PAPERZIER,NDOSHTA DJALI QE PASKA MBARUAR FAKULTETIN DHE KA KRUAR ME GJITHE HITHRE E K A BERE TE VETEN ME REGJIMIN ,POR AI VLERESOHEJ NO PAK EDHE PER LUFTEN EDHE SI SHKRIMTAR......POR TANI AI BEN NDER KOMBIT,PRANDAJ DUHET NDOSHTA EDHE NJE. DATE NE KALENDARIN E LUFTES ANTIFASHISTE POR EDHE SI SHKRIMTAR....

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje